Nga arkivi i FB, qershor 2017
E keqja ndryshohet duke u nisur nga realiteti!
ZAJEDNICA SI EMBRION I MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE DO TË ZHVILLOHET NË NJË AUTONOMI TERRITORIALE SERBE, KU DO TË USHTROHET PUSHTETI I SERBISË NË ARSIM, SHËNDETËSI, ENERGJI DHE NË SHUMË FUSHA TË ADMINISTRIMIT TERRITORIAL!
Me emisarë e marrëveshje ndërkombëtare është shpallur pavarësia e Pakos së Ahtisarit dhe rrjedhimisht me të tillë emisarë e marrëveshjesh do të përmbyllet kjo histori e pakos. Për mua është e qartë, se me marrëveshjen finale Kosovës do t’i cënohet edhe më shumë integriteti i brendshëm… Një Kosovë e tillë nuk ishte aspiratë e luftës çlirimtare në krye me K-dantin Adem Jashari.
Nga Sheradin Berisha, më 17. 06. 2017
Zajednica është embrion i Pakos së Ahtisarit dhe jo vetëm! Me Marrëveshjen e Brukselit, Hashim Thaçi – Ivica Daçiç – Catherine Ashton (më 19 prill 2013) u vunë themelet e Zajednicës (Asociacionit), ndërsa me marëveshjen e 25 gushtit 2015: Isa Mustafa – Aleksandër Vuçiq – Federica Mogherini (po në Bruksel) u formatua kjo Zajednicë, e cila me negociata të vazhdueshme (duke përfshirë këtu presionin e jashtëm dhe atë të brendshëm), do të strukturohet si Autonomi Territoriale e drejtuar nga Lista Sërbe e Vuçiqit, si parti qeveritare e Beogradit në Prishtinë.
Rrjedhimisht Lista serbe duke qenë në krye të Zajednicës, do të ushtroj pushtetin ekzekutiv me ndihmën e qeverisë së Serbisë në aspektin financiar (me banka e dinarin serb), në arsim, në shëndetësi, në posttelekom, në energji, në polici, gjyqësi, dhe në shumë fusha tjera të administrimit territorial! Realisht përmes Zajednicës do të legalizohen të gjitha fushat e lartpërmendura dhe jo vetëm, të cilat kanë funksionuar pa u penguar në Kosovën e pas luftës deri më sot!
***
E keqja ndryshohet duke u nisur nga realiteti!
ҪFARË REPUBLIKE SHPALLËM MË 17 SHKURT 2008?!
Nga shpallja e pavarësisë, më 17 shkurt 2008, Kosova është republikë e Pakos së Ahtisarit:
– që ka 10 komuna etnikisht serbe, edhe pse u shpallë si multietnike!!!;
– ka 44 kisha e manastire “serbe” si: zona eksterritoriale të mbrojtura me ligje të veçanta. (Këto kisha e manastire nuk ishin sllave, sepse ato i përkisnin kohës paleolitike, iliro – dardane – arbërore …);
– Kuvendi i Kosovës ka 20 vende të rezervuara për deputetët e pakicave (janë 10 deputetë të pakicës serbe);
– ka dy shumica (2/3): shumicën e shumicës (të 80 deputetëve shqiptarë), dhe shumicën e pakicës (të 20 deputetëve të minoriteteve), një absurd i pashembullt në shtetet demokratike;
Pastaj në republikën e Ahtisarit, Serbia e pasaadhësve të Millosheviçit, Vuçiq – Daçiq:
– ka pjesëtarë të shërbimeve sekrete, brenda AKI’së;
– ka pjesëtarë të strukturave policore të Serbisë, brenda Policisë së Kosovës, dhe komandatin serb të policisë në veri të Kosovës;
Qysh nga përfundimi i luftës (qershor 1999) e deri më sot në republikën e Ahtisarit funksionojnë (pa u penguar) me ligjet e Serbisë:
– posta e Serbisë,
– telekomi i Serbisë,
– bankat me dinarin e Serbisë,
– ambulantat dhe spitalet e Sebisë,
– arsimi (nga qerdhet deri në universitet) me planprogramet e Serbisë. Madje UҪK-ja në historinë e tyre trajtohet si organizatë terroriste!
Në vazhdën e negociatave Kosovë – Serbi, më 19 prill 2013 dhe 25 gusht 2015 në Bruksel u nënshkruan marrëveshjet: Thaçi-Daçiq-Eshton, dhe Mustafa-Vuçiq-Mogherini për formimin dhe funksionalizimin e “Asociacionit të komunave me shumicë serbe” (Zajednicës) dhe disa marrëveshje të tjera.
Në verën e vitit 2013 nga dialogu i dëmshëm Thaçi – Daçiq, në Kosovë u formua ‘Lista Serbe’, parti kjo e cila përfaqëson interesat e Serbisë në Kuvend, në Qeveri dhe në institucionet tjera të republikës së Ahtisarit;
– Rrjedhimisht Lista serbe tashmë udhëheq me 10 komunat etnike serbe. Kryetarët e komunave edhe pse janë zgjedhur “legalisht” përmes zgjedhjeve me ligjet e Kosovës, ata i zbatojnë 100% ligjet e Serbisë, duke menaxhuar, e përsëris:
– postën e Serbisë,
– telekomin e Serbisë,
– bankat me dinarin e e Serbisë,
– ambulancat dhe spitalet e Sebisë, pastaj
– arsimin, nga qerdhet deri në universitet – me planprogramet e Serbise, dhe jo vetëm!
Pa u zgjatur më shumë, kjo është republika jonë, të cilën politika në Kosovë, Serbi, Bruksel dhe jo vetëm e menaxhon!
RRUGËDALJA!
Për ta ndryshuar këtë gjendje, prej vitesh kam kërkuar që republikën e Ahtisarit ta bëjmë republikë të Adem Jasharit, duke ndryshuar fillimisht Kushtetutën, që buron nga Pakoja e Ahtisarit, dhe nga e cila shkaktohen të gjitha krizat qeveritare…!
Në këtë kuadër rrjedhimisht kam kërkuar që të bëhet:
– reformë në ligjin për zgjedhjet;
– reformë në drejtësi (gjyqësi e prokurori);
– reformë në polici,
– reformë në siguri – AKI,
– ligjin për lustracionin në të gjitha nivelet e institucioneve të shtetit etj.etj.
Pa e bërë këtë hap substancial nuk mund të ketë ndryshim për zhvillim në këtë drejtim!
_______________
Shtojcë:
Funksionimi i ‘pushtetit’ serb në Kosovë nuk daton nga shkurti 2008, por qysh nga përfundimi i luftës, në qershor – korrik 1999! Lexoni: Si funksionon Serbia në Kosovë?!
STRUKTURAT PARALELE SERBE DHE FUQIZIMI I TYRE NGA UNMIK’u, KFOR’i, EULEX’i DHE QEVERIA E KOSOVËS! (1999 – 2011…)
Më gjerësisht lexoni 👇👇👇
——————————————–
Nga arkivi i FB, 10 shkurt 2020
QËLLIMI I PROTESTËS SË 10 SHKURTIT 2007
Më 10 shkurt 2007 u protestua në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Policia e UNMIK-ut hudhi bomba lotësjellëse, plumba gome dhe jo vetëm. E bëri tym e flak, plagosi dhjetra protestues e vrau dy të rinjë, Mon Balaj (26 vjeç) dhe Arben Xheladini (34 vjeç)!
Kundër kujt u zhvillua protesta?
Kundër pakos së Ahtisarit, decentralizimit – me formimin e komunave të reja etnike serbe, statusit të veçantë të „kishave dhe manastireve serbe“, dhe jo vetëm, të cilat u mitizuan gjatë historisë nga carllazarët kishtarë, nemanjiqët, dushanët, dinastitë e obrenoviqëvet, karagjorgjeviqëvet, pashiqëvet, drazhamihajlloviqëvet, dobricaçosiqëvet, e deri të millosheviqi, shesheli dhe pasardhësit e tij në krye me vuçiqin!
Pse?
Për të mos u shpërfytyruar sakrifica sublime e Adem Jasharit!
Sot ky shpëfytyrim po shpërfaqet në dialogim pa mbarim …!
DEKLARATA E AHTISARIT NË PRISHTINË: KY PLAN NUK ËSHTË PLANI IM; POR ËSHTË PLAN RUSE SERBË EUROPË MOJ PUSE VERBË Q’NA ROPE O, NA KOPE, QË ME SHEKUJ EDHE TEMPUJ, TERË OR, GJERË PELLAZGE ILIRE SHQIPTARINË?”
KETË PLAN PËR ÇUDI NUK E NËNSHKROI AS VETË SERBIA, PLANIN E VETË; POR, PËR BEFASI TIMEN, QË JU, KOSOVA E NËNSHKRUAT PA ASNJË VREJTJE; A, KAM MENDUAR QË KOSOVA KURRË NUK DO TA NËNSHKRUAJ DHE DO TI JAPË ME QINDRA VREJTJE; DHE, PREJ SOTIT UNË JAP DORËHEQJE, NUK MBAJ KURFARË PËRGJEGJËSIE; A JU, PAÇI VETË- VETIN DHE TERË KOSOVËN NË QAFË, QË ME KËTO GAFË E KENI SHKATËRRUAR DHE SHPARTALLUAR TERË DHE GJERË LIRINË, PAVARËSINË, DEMOKRACINË EDHE ASGJASIMIN E LUFTËS UÇK O, FITORËS NDAJ OKUPIMIT KLASIK AH O MIK, NGA SHKATËRRIMET TOTALE DHE GLOBALE, GJERË MASAKRA MASIVE DHE HOLOKAUSTE GJENOCIDALE NDAJ TERË DHE GJERË POPULL KOMBIT TË PELLAZGE ILIRE MBARË SHQIPTARISË; HEEEJ MORE, NDAJ MBARË SHQIPTARISË!!
TË FALA REFUGJATË LUFTË, SHKEPUR E TRETUR TERË TËRBIM MARRSHIM PA KTHIM GJERË NË AMSHIM, MU NGA BOTËKOTA MË BIZARE; A NA, GOLGOTA SHQIPTARE; DUKE BARTUR EDHE KRYQIN MBI SHPINË SIKUR TERË E GJERË MBARË PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARINË; ËH, MBARË SHQIPTARINË!! MANI NEW JERSEY USA 10 NËNTOR 2024