Një rikujti i bukur për historinë e 28 Nëntorit të 1912-tës!
Me rastin e festave të nëntorit, si dhe në shenjë të përkujtimit të datë së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë «Naim Farshëri” në Zvicër në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Zvicër organizuan prezantimin e njërit prej filmave më të suksesshëm të kinematografisë shqiptare, filmin “Nëntori i dytë”. Një mbrëmje plot emocion! – Një ngjarje nga e kaluara e lavdishme e popullit shqiptar. E veçanta e kësaj mbrëmje ishte pjesëmarrja e nxënësve të shkollës shqipe të mësuesit Vaxhid Sejdiu.
Fakt është se nxënësit e shkollave, studentët dhe të rinjtë në vazhdimësi duhet të njihen me faktet historike, duhet të njihen me të kaluarën e popullit shqiptar, me përpjekjet shekullore për liri dhe çlirim kombëtar. Një prej kryeveprave artistike është padyshim edhe filmi “Nëntori i Dytë”, në të cilin kurorëzohen përpjekjet e gjeneratave për ta shpallur Shqipërinë “të lirë e të mosvarme”.
Programi ishte pagëzuar “Festojmë Nëntorin Shqiptar”, ku në fjalën hyrëse përfaqësuesja e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Zvicër Znj. Monika Zguro, theksoi rëndësinë e këtyre aktiviteteve kulturore për prezantimin e trashëgimisë kombëtare dhe, në këtë rast shfaqjen e filmit „Nëntori i Dytë“, i cili portretizon ngjarjen më të rëndësishme të historisë kombëtare, atë të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Filmi solli para syve tanë, disa prej figurave kyçe historike kombëtare si Ismail Qemalin, Isë Boletinin Hasan Prishtinën, Luigj Gurakuqin dhe qindra e mijëra bashkëluftëtarë, të cilët e kurorëzuan me sukses shpalljen e Pavarësisë, në Vlorë më 28 nëntor 1912.
Salla ishte përplot e mbushur me nxënës, mësues, prindër dhe veprimtarë të arsimit shqip në Zvicër, në mesin e tyre sekretari i parë i Ambasadës shqiptare në Bernë Z. Valon Gashi, konsulli i Konsullatës së R. së Kosovës, Z. Vigan Berisha, mësuesi dhe bashkëkryetari i L.A.P.Sh. “Naim Frashëri” në Zvicër, Z. Vaxhid Sejdiu, kryetari i L.A.P.Sh.- it kantonal të kantonit Argau Riza Demaj, kryetari i Rrjetit të Bizneseve për Zvicrën Qendrore Z. Visar Robelli, gazetarja e gazetës albinfo.ch, Znj. Luljeta Ademi, mësuesit Minire Azemi dhe Isuf Ismaili, përfaqësuesit e grupit “Autoktonët” etj.
Pjesë e programit ishte edhe ekspozita „Në anën e duhur të historisë”, një udhëtim i dokumentuar nëpërmjet dëshmive të kohës që prezanton kontributin dhe rezistencën shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo ekspozitë plotësoi ngjarjen e madhe të Nëntorit duke e rikujtuar dhe vlerësuar trashëgiminë kulturore dhe historike të Shqipërisë.
Vlen të përmendim se mësuesi Vaxhid Sejdiu të gjithë pjesëmarrësve iu dhuroi librin “Të flasim dhe të shkruajmë drejtë” të Hajro Hajrës.
Sektori për informim
28 NËNTORI 1912 SHPALLJA E PAVARËSISË NGA UDHËHEQJA VEPRIMTARE OR, MBARË SHQIPTARE, NGA MADHËSHTORËT HEJ, ARBËRORËT KOLOSAL ME IDEAL TË LARTË, TË ZJARRTË, PËR PAVARËSI, LIRI ORE, TË MBARË TROJEVE KOMBËTARE SHQIPTARE; KATËR VILAJETË TERRITORE ME SHUMICË APSOLUTE SHQIPTARE: KOSOVËS, MANASTIRIT, JANINËS DHE SHKODRES; TERRITORE TË PASTRA ME SHUMICË APSOLUTE MBARË SHQIPTARE AFRO 140 000KM KATRORË,; A, LUFTËN PËR PAVARËSI MBRENDA SHQIPËRISË E KA UDHËHEQUR I MADHI ISMAIL QEMALI, KURSE TROJET SHIPTARE JASHTA SHQIPËRISË I KA UDHËHEQUR ORE HASAN PRISHTINA, QË EDHE ATËHERË KLANET FASHISTE RUSE SERBË GREKË TURKE, ISHIN KUNDËR PAVARËSISË TË SHQIPËRISË DHE, NDIQESHIN E PËRNDIQESHIN UDHËHEQJA PËR PAVARËSI TË TROJEVE MBARË SHQIPTARE; HASAN PRISHTINA SËBASHKU ME ISMAIL QEMALIN QË KISHIN PLANIN PËR SHPALLJEN E PAVARËSISË POR, PASI NUK U LEJUA SHPALLJA E PAVARËSISË AS NË PRIZREN DHE AS NË SHKUP, QË NË SHKUP DUKE SHPALLUR PAVARSINË FORCAT ARMIKE E BURGOSIN HASAN PRISHINËN BASHKË ME BASHKËLUFTËTARËT DHE, KUR HASAN PRISHTINA NGA BURGU I BEOGRADIT THOTË: MUA NUK MUNDËT TË MË NDALË ASKUSH NGA SHPALLJA E PAVARSISË MBARË SHQIPTARISË, VETËM VDEKJA!!” DHE, ISMAIL QEMALI MEMXI QË SHPALLË PAVARËSINË MBARË SHQIPTARE NË VLORË 28 NËNTOR 1912 PAVARËSI KOMPLET TERRITORE
SHUMCE APSOLUTE SHQIPTARE ME 140 000KM KATRORE MBARË KOMBËTARE SHQIPTARE; A,
ARMIQTË ANTI SHQIPTARË RUSE SERBE GREKE TURKE, ME PËRKRAHJEN E EUROPS ËH, PORSI SHTRIGA, DONIN TA SHKATËROONIN DHE SHPARTALLONIN TERË SHQIPTARINË, DUKE NDARË, PËRÇRAË COPA COPA; PORSE, VEPRIMTARË KOMBËTARË SHQIPTARË NGA SHBA SI FAN NOLI, FAIK KONICA EDHE MITHAT FRASHËRI, INTERVENUAN EDHE I NJOHTUAN SHBA-N DHE QË ME INTERVENIM TË PRESIDENTIT SHBA-T MEMXI QË PRANUAN PAVARËSINË E NJË SHQIPËRIE TË ASGJASUAR O, VETËM AFRO 28 000KM KATRORË, NDËRSA QË MBETËN MBI 80% TROJET DHE
POPULL KOMBI MBARË KOMBËTAR SHQIPTARË JASHTË TROJEVE TË NDARË DHE PËRÇARË NËN THUNDRËN BISHËS TËRBUAR, ISHË KISHËS VËRBUAR RUSE SERBË GREKË JUGOSLLAVE!!.
TË FALA REFUGJATË LUFTË TERRORIZUAR MË MARRSHIM PËR MERGIM PA KTHIM, MASHTRIM GJERË NË AMSHIM, NGA BOTËSKLLOTA MË BIZARE A NA, GOLGOTA SHQIPTARE; SI DIKUR OUH, DUKE BARTUR EDHE KRYQIN MBI SHPINË, SIKUR TERË OH, EDHE GJERË SHQIPTARINË!!.
MANI NEW JERSEY USA 12 DHJETOR 2024 1:00PM