Shkodër, 22. 10. 2016:
NËNË TEREZA
Fytyra jote engjëllore
Veprat tua shembullore
Ti ndryshove këtë botë
Nënë, kujtohesh edhe sot
Nga shkele, nga kalove
Ҫdo plagë e shërove
Ҫdo dhimbje pushove
Ҫdo fjalë dëgjove.
Gjithçka kapërceve
Ҫdo zemër ti ndjeve
Ҫdo mërzi e ndave
Ҫdo lot ti e thave.
Ҫdo njeri ndihmove
Ҫdo ankim pranove
Na solle dashuri
Pa ty çdo gje ish’gri.
Ti gjithëka ndryshove
Me paqe e mbulove
Shenjtëreshë emri yt
Për ne ishe nënë e dyte
Gjetsh paqe në atë botë
Ashtu si e solle në tokë.
***
BRENGË
Dhe rruga po ngrin
Mes errësirës
As nuk flas, nuk kam mendim
Palltoja mbi gjunj hapat mi ndjek.
Unë fshihem pas hënës
Pas fjalës së fundit që të thashë
Sa drita e saj unë bie me te
Pa dashur, me të humbas
Dhe shikimi ngrin.
E njejta rrugë
E njejta fshikëllimë
Asgjë nuk u struk
Gjithçka po ngrin
I ftohti si për inat.
Më fort po vjen, shpirtin ma mpinë.
Rrugëtar i heshtjes, po shkoj e pas ty të lë.
Rrugëtar i dhimbjes e i buzëqeshjes.
I brengës që nuk bën zë.
***
UDHË VERE
Unë zvarritesha për tokë
Me ty ecja kokë më kokë
Ere e madhe, debora binte
Gjurmët pas na i linte.
O ju gurë kur do të dilni
Nga kjo ngricë ju të shkrini?
Verë, o verë veroji këto male
Këtë fortunë, përpije, ndale.
Tatëpjetë era shkonte
Se linte verën të veronte
Po moj verë, ku do të shkosh
Ndër këto fusha s’do të verosh?
Zëri im ish aq i humbur
S’e zgjoi verën e përgjumur.
Udhë e gjatë ish tymnajë
S’shihej rrugë, as ndonjë pllajë.
Deri sa udha të mbarojë
Ndoshta vera do të verojë
Kur kalova dhe një arë’
Pash dy lule dhe ca barë
Bashk me dimrin që mbaroi
Udhëtimi im ndaloi.
***
DETI
O det i trazuar
Ashtu pse me sheh?
Vallë më ke harruar
Që bën sikur s’më njeh?
Por deti i vetmuar.
Më leshoi një zë: unë nuk të kam harruar.
Ti nuk erdhe më
Më fal
Ende s’jam në vete
Të kam thënë shumë fjalë.
Më mban shumë sekrete
Në bregun tënd shumë kam qëndruar
S’kisha tjetër kënd
Veç ti më ke ngushëlluar.
_____________________
ANGJELINA GEGAJ: BARIU I PAFAT
https://pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=5727