Durrës, 25 mars 2017:
NDJENJAT E STINËVE
Sa herë që vjen dimri
Edhe koha e trishtë troket;
Tek unë gjithë përenjtë zbrazen
Në shpirt ai plagët mi gjen.
Por prilli me lule çelur
Lëndinës së shpirtit lulëzon,
Ai të bukura ditë na fal
Buqetë gëzimesh me lule dhuron.
Pranvera mes gëzimesh ecën
Dhe verën motër rrugës takon,
E puthin me endje yllin polar
Dhe si flutur në shpirtin tim
Të dyja ato aty vallzojnë.
Dhe vjeshta me musht shege
E lag çdo ditë trupin tim ,
Atje takohen të katra stinët
Dhe jetë i japin shpirti tim.
Durrës, 20 mars 2017
ÇAPITET XHELOZIA
Ashtu si moçali me ujë të ndotur
Çapitet i gjori xheloz çorape grisur,
Mendimet pa bosht i lëshon në ajër
Dhe fjalët si gunga në mur i rrinë varur.
Më kot mundohet të fajsojë të tjerët
Tek sytë i lexohet qartë xhelozia,
I lodhur çapitet në kopshtin me gjemba
Në kullën e shpirtit i është fikur drita.
Nga dehja i janë mbyllur shtigjet e gjitha
As vet se kishte menduar ç’po ndodhte,
Sa edhe parmakët e drunjta të shkallëve
Nga xhelozia kockat e trupit i qenë thyerë.
Veç dimër i çapitet nëpër syt e tij
Dhe lulet e shpirtit në vazo tharë,
Xhelozët dinë të thonë vetëm një fjalë
Edhe të mirët iu duken si të marrë.
Si algat në pellgje me ujë të ndotur
Kopjaci e xhelozi me to aty noton,
Dhe shpifjet e fjalëve i zgjat pa fund
Si hunda e kërmillit kur ecën në bar.
Kështu qënka e thënë në këtë botë
Gjithë xhelozët çapiten humnerës
Edhe mburrjen e quajnë fat!
Durrës, 16 mars 2017