AMANTIA – QYTETI RËZELLITËS I CIVILIZIMIT TË LASHTË
Nga Besnik Imeri, Vlorë 13 Nëntor 2021
Qyteti i lashtë i Amantias, përveç fortifikimit dhe të vendbanimit në kreshtën e kodrës në fshatin Plloçë, zotëronte edhe një territor të gjërë që nga pikëpamja gjeografike ishte mjaft i larmishëm, male, pllaja, kodra të buta, lugina dhe fusha të vogla si ajo e Brusnjes, por edhe të mëdha në pjesën fundore të luginës së Shushicës. Në këtë territor tejet të favorshëm amantët kanë ushtruar njëkohësisht bujqësinë dhe blegtorinë por edhe zejtarinë. Blegtoria, nisur edhe nga territori malor dhe kodrinor mendoj se duhet të ketë qënë në vendin e parë, kullotat verore mbi malin e Kudhësit dhe deri në Matohasanaj janë alternuar me kullotat dimërore në kodrat midis Mavrovës, Amonicës, Kaninës, si dhe vargut kodrinor që fillon në Peshkëpi deri në Selenicë. Mendohet se në mbrojtje të këtij territori kanë qënë edhe fortifikime të tjera si: Olympe, Matohasanaj, Amonica, Hadëraj, Treblova, Kanina (Thronioni), Armeni e deri tek Nymfeu, Selenica e sotme. Një përshkrim të këtij territori që zotëronin amantinën e ka bërë edhe Pjer Kabana:
“Shtrirja territoriale e shtetit të amantëve, që përfshinte luginat e mesme të Shushicës e Vjosës dhe gjithë zonën malore që i ndan e që shkon deri në afërsi të Vlorës (Aulona antike), deri në fortesën e Matohasanajt, në kontakt me Kaoninë, i përshtatej më mirë një shteti të tipit të etnosit ose koinomit, se sa polisit. Territori i tij bashkon njëherazi toka bujqësore dhe zona të mëdha malore të përshtatshme për rritjen e gjësë së gjallë, zona verore dhe zona dimërore në kufijtë detarë.”[1]
Përpjekjen e parë për të lokalizuar Amantinë e gjejmë tek vepra e Pukëvilit. Sipas tij, rrënojat e Amantisë gjinden pranë fshatit Nivicë të Kurveleshit. I një mendje me Pukëvilin është edhe V.M.Lik. Edhe ai vizitoi rrënojat e Nivicës, dhe pa atje mbeturinat e qytetit të lashtë të Amantisë. Ndërsa në fshatin Plloçë, i pari që e ka identifikuar në këtë vend, ka qënë E.Izambert: Në vitin 1861 Izamberti tregon se arriti në fshatin Plloçë, dhe se rrënojat që shihen rreth kodrës, i përkasin qytetit të Amantisë…ai shënonte muret e akropolit, prej të cilit kishin mbetur vetëm themelet, dhe se, nën këmbët e mureve rrethues, shihen gjurmë të shumta varresh të skalitur në shkëmb. Ai kishte parë edhe një mur me 14 kontraforte, mbeturinat e qemereve të një porte dyfishe dhe 11 shkallë të një stadiumi antik…Gërmadhat e Plloçës si vend i qytetit Amantia, i njohu edhe gjeografi Guido Kora në vitin 1875…Monumentet arkeologjike të fshatit Plloçë i vizitoi edhe K.Paçi, i cili pasi shqyrtoi edhe burimet e shkruara antike, e vendosi Amantinë në rrënojat e Plloçës…Si mbështetje për lokalizimin e Amantisë në Plloçë, shërbeu edhe kulti i përhapur i Zeusit të Dodonës, të vrejtur tek monedhat, i cili, sipas Paçit shtrihej në të gjithë anën perëndimore të gadishullit deri në Shkodër…
Gjatë Luftës së Parë Botërore, në Plloçë, erdhi edhe arkeologu B.Paçe. Ai u shpreh gjithashtu për identifikimin e Amantias në rrënojat e Plloçës, duke shtuar se midis monedhave të gjetura aty me shumicë janë monedhat e Amanties…Lokalizimin e Amantisë me rrënojat e fshatit Plloçë e ka pranuar edhe L.M.Ugolini nisur, përveç të tjerash, edhe nga gjetja vetëm në Plloçë e një numri të madh monedhash prej bronzi me legjendën AMAN – TΩN, nga zbulimi i një tok monumentesh arkeologjike, dhe, më në fund, nga ruajtja e emrit të lashtë Amantie në trajtën e sotme Amonicë, në një fshat pranë Plloçës.” [2]
Në mënyrë përfundimtare lokalizimin e Amantias së lashtë në kreshtat e kodrës të fshatit Plloçë e kanë bërë arkeologët shqiptarë Hasan Ceka dhe Skënder Anamali: “Më në fund, provën më të qartë, na e japin monedhat me legjendën AMAN – TΩN, të cilat në Plloçë gjinden me shumicë, kurse në qëndrat arkeologjike fqinjë, ose mungojnë ose janë të rralla.” [3]
Por Paçe, Ugolini (indirekt) dhe Ago Agaj hedhin dyshime se, qyteti i Amanties nuk ndodhet tek fortifikimi i kreshtës shkëmbore pranë fshatit Plloçë, por poshtë në fushë midis tri fortifikimeve: atij të Plloçës, Amonicës dhe Mavrovës. Ndjekim së pari, Ugolinin.
“Të bollshme janë mbetjet arkeologjike që gjenden në perëndim të fshatit Ploçë, në një largësi më së shumti dy orë (bëhet fjalë për ecje më këmbë ose me kalë). Në qytet (që vendasit e quajnë “gjutet”), lokalitet që gjëndet rreth një orë rrugë në perëndim të Plloçës, gjenden të shpërndara aty-këtu nëpër tokë blloqe kuadratikë, të të njëjtit tip me të cilat janë ndërtuar muret e Plloçës. Sipas gjithë gjasave, ato i përkisnin murit mbrojtës ose ndërtesave të mëdha të këtij “qyteti”. Ka blloqe të tjera të të njëjtit tip, të shpërndara nëpër tokë në qafë të Bosit (mund të jetë qafa e Buallarit), që gjendet pranë po këtij vendi. Gjithashtu në qytet, në pronat e Hazbi Nurçes gjenden shumë mbetje tullash dhe tjegullash të lashta, gjurmë të mureve me blloqe të mëdha dhe varre në formë arke me pllaka të mëdha. Pak më në perëndim, drejt përroit Brumis, në truallin e zotërinjve Sulejmani, gjenden tre tuma të mëdha, të grupuara së bashku.” [4]
Pra Ugolini përshkruan dy vende, të cilat janë në perëndim të Plloçës, me diferencë nga njeri tjetri larg Plloçës prej një ore. Me të drejtë na lind pyetja, se, nëqoftëse e para ishte Olympe, atëhere kjo e dyta, me diferencë një orë nga Plloça është “Fusha e Brusnjës” në fshatin Vajzë, të cilën e përshkruan mjaft mirë Ago Agaj, duke dhënë edhe mendimin se në Brusnje duhej të ishtë Amantia e vërtetë, ndërsa kalatë e Mavrovës (Olympes), Amonicës dhe fortifikimi në kreshtën e Plloçës ishin në mbrojtje të saj. Por nuk përjashtohet mundësia, që në rastin e dytë, Ugolinimund ta kishte fjalën për kalanë e Amonicës. Për lokalizimin e tij duhen identifikuar personat dhe pronat e tyre, që përmend Ugolini.
Ndjekim Agon: “Rrëzën e fushës së Brusnjes, në fshatin Ploçë, populli e quante “rrëza e Qytetit”, duke nënkuptuar se dikur aty mund të kishte qënë një qytet i vjetër dhe i famshëm. Këto tri kala, të Ploçës, të Amonicës dhe të Mavrovës përbëjnë një zinxhir mbrojtës të qytetit të “Fushë Brusnjes”, e cila ndodhet në mes dhe e ruajtur mirë nga çdo anë dhe ku duhet të ketë qënë Amantia e Vjetër…Aty është gjetur një unazë floriri e trashë me gur të kuq të errët, në të cilën ishte gdhendur me një zotësi të pashoqe një grua me hushtë dhe kandar në duar (Perëndesha e Drejtësisë Mat)…” [5]
QYTETËRIMI I AMANTIES
Hasan Ceka, babai i arkeologjisë shqiptare dhe Skënder Anamali, një nga katërshtyllat e kësaj godine madhështore, tregojnë se Amantia u bë qytet i zhvilluar në shek. të IV p.e.s.: “Një dëshmi…japin monedhat e gjetura në Plloçë të cilat i përkasin shek. IV p.e.sonë. Midis tyre më të shumta janë monedhat e Dyrrahut, Korkyrës, Korinthit, Epirit dhe maqedonisë…Në fund të shek. IV Amantia filloi të kishte marrëdhënie tregtare edhe me Apulinë…” [6]
Duhet të themi se, sipas arkeologëve Luigi Maria Ugolini, Izambert, B.Paçe, K.Paç dhe drejtuesve të ekspeditës arkeologjike të saj, Hasan Ceka dhe Skënder Anamali, Amantia ka qënë një qytet i zhvilluar, pasi në të janë zbuluar monumente të rëndësishme arkeologjike si: mbetjet e një tempulli, stadiumi, mure madhështore, objekte arqitektonike, shtatore, relieve, mbishkrime në gur, ndërtesa, gjimnazi, dhe, si një gjë e rrallë, varret monumentale, një ekonomi dhe tregti e zhvilluar deri tek prerja e monedhave, një demokraci e zhvilluar dhe struktura shtetërore moderne për kohën, një jetë e pasur shpirtërore dhe një adhurimi i veçantë i perëndive pellazge të Dodonës dhe Olimpit, sidomos të kryeperëndisë së tij, Zeusit, dhe Afroditës etj; ku sipas Ugolinit Amantia duhet të ishte i rëndësishëm me një zhvillim të madh dhe i lulëzuar, i pajisur me shtatore, i pasur me ndërtesa të zbukuruara me mermer të gdhendur, si dhe i veçantë ndër qytetet e Ilirisë dhe Epirit.
B.Paçe ka kumtuar për një mbishkrim dhe për një reliev të gjetur në Plloçë, si dhe për teprica muresh me teknikë shumë primitive…Muret që rrethojnë kreshtën e kodrës ku ndodhet qyteti antik i Amantias, me një gjatësi të përgjithshme prej rreth 2100 m vendosin brenda tyre një sipërfaqe prej 18 ha. Muret kanë një trashësi nga 1.8 deri në 3 m dhe janë të tre tipeve: poligonal, trapezoidal dhe kuadratik izodomik. Fortifikimi ka pasur pesë porta, kullat janë të rralla dhe duhet të jenë ndërtuar në kohë të vonshme në periudhën e lulëzimit të këtij qyteti në shek. III dhe të II p.e.s. Dallues dhe veçori e mureve të këtij fortifikimi janë kontrafortet, që në pjesën perëndimore të tij në bashkëpunim me kullat shoqërojnë një portë kryesore të hyrjes në qytet. Qyteti duhet të ketë pasur katër porta.
Akropoli, si të gjithë sivllezërit e tij në qytetet e Epirit dhe Ilirisë, është ngritur në fillimet e jetës së vendbanimit apo qytetit, muret e tij, në pjesë të veçanta, janë ngritur me blloqe gurësh të mëdhenj të përmasave 2.60 m x 1.75 m x 0.90 m. Në to mungojnë kullat, ndërsa porta në pjesën juglindore është e veçantë me portikë dhe harqe zbukurues. Nëpërmjet një qafe, që ndodhet në rrëzë të kreshtës së tij, në pjesën jugperëndimore të tij, akropoli lidhet me një tempull të lashtë, i verifikuar si tempulli i Afroditës, dhe në kohë të mëvonshme, edhe me stadiumin dhe gjimnazin në pjesën lindore të tij.
Luigi Maria Ugolini në librin e vet “Shqipëria e Lashtë” për qytetërimin dhe lulëzimin e Amanties pohon: “Grupi i rrënojave të lashta…tregon se qyteti të cilit ato i përkasin (Amanties) duhet të ishte i rëndësishëm. Një hamendësim i tillë merr peshë nëse gjykohet që qyteti ishte i lulëzuar, i pajisur me shtatore, i pasur me ndërtesa të zbukuruara me mermer të gdhendur, dhe pse larg qëndrave me përhapje më të madhe kulturore, nën ndikimin e të cilave ai jetonte: Athina, Roma dhe, më vonë, Bizanti. Prandaj tek unë lindi menjëherë dëshira për të ditur, se cilit prej qyteteve të lashta…mund t’i përkisnin ato rrënoja që unë i kam kundruar me admirim…arrita në përfundimin se ato duhet t’i përkisnin qytetit të lashtë të Amantias, kujtimet historike të të cilit i kemi tek Cezari në lidhje me luftën civile, por edhe tek Ciceroni.” [7]
- Muret e qytetit
Për të pasqyruar këtë qytetërim të Amanties, nuk mund të mos e fillojmë nga muret madhështore të saj. Përsa këtë po i drejtohemi një prej shtyllave të arkeologjisë shqiptare, eksploruesit të saj, Skënder Anamalit, i cili në Kuvendin e I-rë të Studimeve Ilire, shtator 1972, nëpërmjet fakteve, pa e përmendur shprehimisht, hedh dritë mbi origjinën pellazgjike të këtij fortifikimi kaon. Ai na thotë se, akropoli i Amanties ka blloqe gurësh me përmasa: 2.60 m X 1.75 m X 0.90 m, dhe në vijim: “E.Izamberti për muret e akropolit të Amanties shkruante (më 1861) se nuk kanë mbetur – veçse themelet, pjesërisht helenike ose maqedone dhe pjesërisht nga juglindja prej gurësh të mëdhenj çiklopikë të vënë mbi shkëmbin e prerë -…B.Paçe u mjaftua të shkruajë në lidhje me muret e akropolit, se maja shkëmbore e Plloçës kurorëzohej me mbeturina muresh të një teknike shumë të vrazhdë…botanisti A.Baldaçi i vizitoi rrënojat e lashta të Plloçës. Dy herë, në vitet 1892 e 1894, ai u ndal në “shkëmbin e madh mbi të cilin ngrihen nga ato rrënime të ashtuquajtura pellazgjike…
Trakt muri pellazgjik. Amantia-Vlorë. (Foto.Shtator 2021)
…Nga akropoli i Amanties është ruajtur një copë mur që është, një shembull shumë i bukur i përdorimit të blloqeve poligonalë: shkëmbi, dhe muri sipër tij, formojnë një tërësi monolite. Mbi shkëmbin e skalitur me faqe të sheshuara janë vendosur blloqe gurësh poligonalë, me përmasa mesatate të puthitura mirë. Janë ruajtur tetë rradhë gurësh. Muri zgjatet këtu rreth 28 m. dhe ka një lartësi të ruajtur prej 8 m. Në këtë pjesë muri është ruajtur dhe një lug për kullimin e ujrave, i punuar në një bllok të vogël, i cili del pak jashtë. Kësaj faqeje muri i përket edhe një copë mur ku janë të përdorura me mjeshtëri, blloqe gurësh trapezoidalë…Lidhja e murit me shkëmbin këtu është bërë, duke sheshuar faqen e sipërme të këtij të fundit (shih foton më poshtë)…
Trakt muri poligonal. Amantia-Vlorë
Në skajin perëndimor të kësaj faqeje, në disa pjesë të murit janë ruajtur disa blloqe gurësh të mëdhenj: Një blok është 2.30 m i gjatë, 1.25m i gjerë dhe 0.88 m i trashë; një tjetër është 2.60 m i gjatë, 1.75 m i gjerë dhe 0.90 m i trashë…Ajo që bie në sy gjatë gjurmimit dhe studimit të mureve të akropolit të Amanties, është në përgjithësi, uniteti i tyre. Pavarësisht nga trajta e blloqeve paralelopipedi, poligonalë apo trapezoidalë, muri ka qënë ngritur në një kohë dhe ndërtuar me të njëjtën teknikë. Këta janë po ata ndërtues vendas që punuan edhe në ndërtimet e tjera të qytetit të tyre…
Në Amantie kemi teknikën e zakonshme të përdorur në përgjithësi, në ndërtimin e mureve në qytete e kalatë ilire, duke filluar nga shek. IV p.e.s.”[8]
Rrënojat e tempullit të Afërditës në Amantia.
Arkeologu Skënder Anamali e vendos, përfundimisht, kohën e ndërtimit të kalasë së Amanties në shek. e IV p.e.s. Pra, në antikitet, duke mos i lënë asnjë mundësi mureve të akropolit për një periudhë më të hershme të ndërtimit të tyre. Madje, çuditërisht, të gjitha muret e këtij fortifikimi i vendos në të njëjtën periudhë kohore ndërtimi. Gjë që duket pak e pamundur. Por ai me guxim thotë, se këtë fortifikim, këto mure, godina banimi dhe publike, stadiumin me gjimnazin, si dhe objektet e kultit, i kanë ngritur dhe ndërtuar vendasit.
Me fjalë të tjera, Izamberti, Baldaçi pohojnë drejtëpërsëdrejti se, akropolin e Amanties e kanë ndërtuar pellazgët, ndërsa B.Paçe duke folur për për teprica muresh me teknikë shumë primitive, le të kuptohet se ato kanë qënë mure pellazgjikë. Në të njëjtën kohë, Anamali na tregon se, Ugolini dhe K.Paçi i janë shmangur mureve të lashta të akropolit të Amanties. Ata-thotë Anamali-nuk i përshkruajnë muret rrethuese, të cilat kalojnë përqark majës shkëmbore të Ploçës, dhe që ruhen mjaft mirë në pika të ndryshme. Gjithashtu, as edhe monumentet, të cilat para tyre i kishte njoftuar E.Izamberti.
Ndjekim Anamalin:
“Monumentet arkeologjike të fshatit Plloçë i studioi edhe Karl Paçi (Patch), i cili mbasi i shqyrtoi edhe burimet e shkruara antike e vendosi Amantinë në rrënojat e Plloçës…Është interesante të thuhet se arkeologët, që erdhën në këtë fshat, Paçi e të tjerë, nuk i përshkruajnë muret rrethues të cilët kalojnë përqark majës shkëmbore të Plloçës dhe që ruhen mjaft mirë në pika të ndryshme, as edhe monumentet të cilat, para tyre i kishte sinjalizuar E.Izamberti. K.Paçi dhe më vonë Ugolini u tërhoqën më tepër pas monumenteve të shpërndara në fshat, nëpër shtëpitë dhe oborret. K.Paçi duke gjetur në Plloçë monumente të ndryshme arkeologjike, skulptura, mbishkrime, etj…”[9]
Në plotësim të këtij konstatimi të Anamalit japim një përshkrim të Ugolinit (i bërë në vitin 1924) për rrënojat e Amanties:
“Fshati i sotëm (i Plloçës) është në pjesën më të madhe i mbyllur në perimetrin e mureve të epokës greko-romake, të cilat, të përbëra prej paralelopidë gëlqerorë në përmasa më të mëdha apo më të vogla, mbronin qytetin e lashtë, ose më mirë akropolin, që gjendet mbi majën e rrëpirtë të kodrës. Brenda në fshat gjenden dendur rrënojat e qytetit të lashtë. Mund të thuhet se çdo shtëpizë ruan në muret e jashtëme copa skulpturore të lashta, që vihen si zbukurim i shtëpisë, sipas një zakoni mjaft të përhapur në Shqipërinë Jugore. Kam parë trungje shtatoresh, disa edhe me punim të kënaqshëm apo të mirë; stela me paraqitje figurative; voluta kapitelesh; friza të hijshëm me gjethe palmash ose me dredhka akanti; motive të tjera arkitekturore, etj.”[10]
Nga përshkrimi i mësipërm i Ugolinit mësojmë: Së pari, për kohën e ndërtimit të mureve të qytetit, siç i quan Ugolini, të periudhës greko-romake, gjë që është e vërtetë, pasi në këtë periudhë (helenistike) midis shekujve të IV dhe të III p.e.s qyteti i Amanties u zhvillua dhe lulëzoi. Vetë tipi, përmasat dhe teknika e ndërtimit të mureve të këtij qyteti i përkasin kësaj periudhe. Por këtu duhen përjashtuar trakte të veçanta të blloqeve të gurëve të mureve të akropolit, të cilat i përkasin një periudhe mjaft më të hershme, asaj pellazgjike, gjë që Ugolini nuk e përmend. Së dyti, për një masakër arkitekturore të objekteve arkeologjike të vendosura në mure shtëpish, ku nuk përjashtohet mundësia edhe e dëmtimit të tyre. Ne mund të pyesim, se ku ndodhen sot këto objekte: janë dëmtuar apo janë grabitur?!
Ne shtrojmë edhe pyetjen tjetër: Përse nuk kanë dashur ata (Paçi dhe Ugolini) të flasin për muret e lashta të akropolit? Apo ndoshta ju shmangën, pasi ato mund t’ju imponoheshin që të arrinin në përfundimin (e padëshirueshëm) mbi origjinën pellazgjike të këtyre mureve?!! Apo ndoshta, ‘të babëzitur’ për të marrë ose për të blerë objekte arkeologjike, skulptura, shtatore, mbishkrime, etj, nuk u ra ndër ment të vrojtonin muret e akropolit.
- Kronologjia e Amanties
Pavarësisht përfundimeve të arritura më lart, në lidhje me kohën e themelimit të vendbanimit të Amanties, ku edhe vet S.Anamali, në të njëjtin mendim me Ugolinin, nuk shkon më herët se mesi i shek. IV p.e.s. Megjithatë ai ngre disa pikëpyetje dhe arrin në disa përfundime. Ndjekim vëzhgimin e tij:
“…Në rrënojat e Plloçës objektet më të vjetra, të datuara nga monedhat i takojnë shek. IV p.e.s. Tani së fundi, përveç fragmentit të një ene me figura të zeza të gjetura në një varr të grabitur (Tab.XXVIII/1), janë gjetur edhe disa objekte të tjera, të cilat të shtyjnë të kërkohet në kodrën e Plloçës një banim më të hershëm. Së pari, janë disa figura prej balte të tipit arkaik, që mund të lidhen me kultin e Afroditës…dhe një majë heshte bronzi e vogël e tipit të disa majave të heshtave të gjetura në kodërvarret e Vajzës dhe të Matit (F.Prendi , Tumat në fushën e fshatit Vajzë-1957)…” [11]
Në vijim, Anamali kërkon një kohë më të hershme se shek. IV p.e.s. të ndërtimit të fortifikimit dhe themelimit të qytetit të Amanties:
Trakt muri poligonal. Amantia – Plloçë, Vlorë. (Foto.Shtator 2021)
Gurë pellazgjik në portën hyrëse të akropolit në anën veriore të mureve të Amanties. (Foto.Shtator 2021)
“Jo pa interes janë për Amantinë zbulimet e bëra në kodërvarret e Vajzës, në periferinë e afërt të qytetit. Lënda arkeologjike e zbuluar në këto varre i përket fundit të mijevjeçarit të II dhe fillimit të mijëvjeçarit të I p.e.s. (F.Prendi, Tumat e Vajzës-1957)…Pas pesë shekujsh kemi në këtë krahinë amantët, të cilët kishin pranë vendit të kodërvarreve të Vajzës kryeqëndrën e tyre dhe përreth saj qëndra banimi të tjera të fortifikuara (Olympe, Cerja, Matohasanaj etj)…Por përcaktimin përfundimtar të kohës së banimit të parë të Amantisë le t’ia lemë kërkimeve të ardhshme…” [12]
Pra me këtë përfundim, Anamali bën një lidhje të domosdoshme midis nekropoleve, tumave, dhe fortifikimeve; ku çuditërisht, ato janë parë të ndara. Pse? Sepse tumave, në bazë të gjetjeve, përgjithësisht u jepet si kohë mijëvjeçari i II p.e.s, ndërkohë që fortifikimeve rreth tyre nuk u jepet më shumë se shekulli i V p.e.s. Vetë tumat me infrastrukturën e tyre, për mendimin tim, flasin për një qytetërim. Po ku kanë banuar keta njerëz, që janë varrosur aty në varre prej guri, në kasolle prej druri? Anamali thotë se tumat e Vajzës (fshat ngjitur me Ploçën) që i takojnë fundit të mijëvjeçarit të II dhe fillimit të mijëvjeçarit të I p.e.s., (shek XI p.e.s – IX p.e.s) duhet të kenë shërbyer edhe si nekropol i Amanties, pra edhe Amantia, apo banorët e saj, i takon së njëjtës periudhe.
Mbetje muresh të godinës së gjimnazit pranë stadiumit të Amanties – Ploçë, Vlorë. (Foto.Shtator 2021)
Por Anamali bën edhe një pyetje retorike mjaf interesante, të cilës, me gjasa, nuk i ka dhënë përgjigje, për të mos cytur më tej mjedisin akademik me rrëfenjat e legjendave. Ndjekim këtë pohim interesant:
“A duhet të shohim tek amantët e shek. IV p.e.s pasardhësit e asaj popullsie që përdori varret e Vajzës? A mund të ndihmojë në këtë çështje legjenda mbi abantët të ardhur pas Luftës së Trojës në Ilirinë e Jugut dhe lidhja Thronion-Amantia?” [13]
Ne themi se legjenda mund të ndihmojë, pasi për prejardhjen e amantinëve është hedhur hipoteza, nisur edhe nga disa thënie të autorëve të lashtë, se ata jane eubeas të ardhur pas përfundimit të luftës së Trojës. Për këtë nisen edhe nga fakti, se në greqishten e vjetër fjalët amantë dhe abantë janë të përafërta dhe ndryshojnë njera nga tjetra vetëm nga ‘shqiptimi’ i një shkronje.
“Stefan Bizantini, në zërat Abantis dhe Amantia, është përpjekur të shpjegojë lidhjet Amantia-Abantia dhe amante-abante duke thënë se shkronja ‘b’ është kthyer në ‘m’ nga “barbarët”…Emrin Abantia në vend të Amantia e ka lista e Theorodokëve të Delfi e fundit të shekullit III dhe e fillimit të shek. II p.e.s…” [14]
Ndërsa unë do të thosha që, ashtu si sot, kjo është një diferencë e alfabeteve të qytet-shteteve helene dhe banorëve, përfshirë edhe qytetet, të Epirit dhe Ilirisë; ku këta të fundit, ndoshta nuk kanë ndryshuar alfabetin pellazg me atë fenikas, siç bënë helenët. Prandaj, ‘m’ helene, që ata e lexojnë ‘b’, këta tanët, “barbarët”, e lexojnë, siç shkruhet në alfabetin e tyre, ‘m’.
Këtë problematikë e ka trajtuar edhe Pjer Kaban (Pierre Cabanes).
“Origjina e amantëve ose abantëve në rajonin e Epirit ose të Ilirisë së Jugut është vënë tradicionalisht në lidhje me Eubenë dhe kthimet nga Lufta e Trojës. Ishte versioni i Pausanias (V, 22, 2-4), i cili i përshkruan këto popullata të ardhura nga Eubeja, të cilat në kthim nga lufta e Trojës, bashkë me disa lokras të Thronionit, me tetë anije u drejtuan drejt maleve Akrokeraune dhe u vendosën në prapatokën e tyre.”[15]
Nisur nga fakti, se prej Pauzanias kanë ardhur të dhëna të rëndësishme dhe të verifikuara, edhe kjo informatë mund të merret si e mirëqënë. Tetë anije që kanë marrë pjesë në luftën e Trojës mund të merrnin katërqind, dhe e shumta, tetëqind persona, qofshin burra të armatosur, por qofshin të shoqëruar edhe nga familjarët e tyre, janë shumë pak për të populluar një krahinë të tërë që popullonin amantët. Por duhet thënë edhe tjetra, se në lashtësi, me kaq burra mund të themelohej një qytet. Nëqoftëse kjo do të pranohej, atëhere kronologjia e mureve dhe fortifikimit të Amantias shtyhej në parahistori dhe vjetërsia e tyre, të paktën, shtohej, ashtu siç thotë në mënyrë hipotetike më sipër edhe S.Anamali, me pesë deri në shtatë shekuj, dhe kjo kronologji e bënte më të besueshme origjinën pellazgjike të fortifikimit të Amantias. Është me vend të themi se në atë periudhë, fundi i periudhës së bronzit, kur ka ndodhur lufta e Trojës, dallimi etnik nuk ishte i dukshëm, pasi të gjithë popujt e vendeve të Mesdheut ishin me origjinë të njëjtë dhe gjëndje pellazgjike, kishin të njëjtat doke, zakone, tradita, dhe ajo që është më e rëndësishme, flisnin të njëjtën gjuhë, pellazgjishten, pavarësisht ndryshimit të dialekteve. Rrjedhimisht, ardhja e mundshme e abantëve në këtë krahinë mund të ishte pranueshme dhe nuk do të krijonte probleme. Kujtojmë këtu legjendën e pranimit të danaidave nga pellazgët e Argosit.
Ky përfundim i arritur nga arkeologu Skënder Anamali, duke i shtuar edhe atë që, Izambert për akropolin e Amanties pohonte, se themelet…pjesërisht nga juglindja, përbëheshin prej gurësh të mëdhenj çiklopikë, ndërsa K.Paçiflet për rrënime të ashtuquajtura pellazgjike, dhe B.Paçe për teprica muresh me teknikë shumë primitive, si dhe informata e rëndësishme e ardhur prej legjendës të treguar nga Pauzania, është në të mirë të tezës tonë që, fillimisht vendbanimi i Amanties ka qënë i ndërtuar dhe i banuar prej pellazgëve. Kjo, nuk përjashton mundësinë, që në shekullin e V p.e.s, në periudhën antike, ky vendbanim të kthehej në një qytet të lulëzuar, me mure, godina banimi dhe publike të reja, stadiumin, si dhe me objekte kulti të reja deri tek tempujt, si ai i Afërditës, por edhe me një strukturë shtetërore moderne për kohën.
- Jeta shpirtërore e amantëve
Adhurimi i shpalosur dukshëm i perëndive peellazge prej amantëve ishte një tregues i qartë i qytetërimit të tyre. Arkeologu Skënder Anamali, kur flet për jetën shpirtërore të amantëve, tregon për adhurimin e mjaft prej perëndive pellazge nga amantasit e Amanties: “…Me interes të veçantë në Amanti dhe në Ilirinë e Jugut, janë dy relieve të gjetura në Ploçë, të cilat lidhen me kultin e një hyjnie vendëse, por që në skulpturë del me paraqitjen e Pan-Silvanit. Në një reliev të vogël është paraqitur Pani me tri nymfe…Panin me syrinks dhe të shoqëruar me tri nymfe e kemi të skalitur në një reliev të madh me prejardhje nga Durrësi…Një reliev i tretë me këtë paraqitje është gjetur në rrethin e Elbasanit. Në relievin e Elbasanit Pani me tri nimfat janë paraqitur para një shpelle. Ky reliev si punim i afrohet atij të Plloçës, por duhet të jetë diçka më i hershëm…
Relievi tjetër…figura qëndrore është një plak me mjekërr dhe mustaqe, lakuriq, ndejtur galiç, i cili shtrëngon në dorën e majtë një bri bollëku të madh dhe të mbushur…Në të djathtë të tij janë dy figura femrash…Ky reliev i gjetur në Plloçë…tregon se kemi një figurë mashkulli lakuriq të tipit të Priapit ithyfalik të theksuar dhe me fruta…relieve të tilla janë gjetur në shumë qëndra arkeologjike të vendit tonë, duke filluar nga Shkodra në veri, në Apolloni, Cakran, Vlorë. Tani së fundmi edhe në rrënojat e qytetit ilir Dimal…Në lagjen e përtejme të Plloçës, në këmbët e malit të Kudhësit janë zbuluar teprica arqitektonike. Shtati i parë, i ruajtur më mirë, tregon hyun Asklep…Shtati i dytë…trajtat lakuriqe të trupit flasin për një djalosh…Nga qëndrimi i krahëve, i këmbëve dhe nga dy tufa flokësh që bien mbi gjoks, figura tregon se kemi të bëjmë me Dionizin djalosh. Si shtati i Asklepit dhe ai i Dionizit i përkasin shekujve të parë të erës sonë…”[16]
Por edhe adhurimi i veçantë i kryeperëndisë pellazge, Zeusit, në Amantie pranohet njëzëri nga mjaft arkeologë me emër, shqiptarë dhe të huaj:
“…Monumentet arkeologjike të fshatit Plloçë i vizitoi edhe K.Paçi, i cili pasi shqyrtoi edhe burimet e shkruara antike, e vendosi Amantinë në rrënojat e Plloçës…Si mbështetje për lokalizimin e Amantisë në Plloçë, shërbeu edhe kulti i përhapur i Zeusit të Dodonës, të vrejtur tek monedhat, i cili, sipas Paçit shtrihej në të gjithë anën perëndimore të gadishullit deri në Shkodër…” [17]
Zeusi me kurorë dushku i gjetur në Plloçë (Amantie) të Vlorës.
Ndërsa Skënder Anamali pohon: “Në ballë të perëndive të nderuara në Amaniti është Hyu, Zeusi. Në Amanti, Zeusi del në përgjithësi me tiparet e hyut dodonas, të atij hyu që adhurohet në Ilirinë e Jugut, duke përfshirë dhe atë parthin. Kjo preferencë është e kuptueshme kur kemi parasysh fqinjësinë e Amantisë me Epirin, ku Zeusi i Dodonës nderohej shumë. Zeusi i monedhave të amantëve është i ngjashëm me hyun e monedhave epirote bashkëkohëse, madje edhe atëhere kur ai shoqërohet edhe me Dionën. Hyu dodonas është parë edhe në një kokë prej guri gëlqeror të gjetur në Ploçë. Nuk është e vështirë që në këtë kokë të dallohen tiparet e Zeusit të Dodonës; Hyu shikon para. Një mjekër e plotë më të cilën bashkohen edhe mustaqet rrethon fytyrën dhe zbret poshtë. Balli i gufmuar rrethohet me flokë të cilët bien në tufa të mëdha. Mbi flokë ai mban kurorë gjethesh dushku. Hyu është paraqitur me një pamje të qetë dhe njëkohësisht madhështore…”[18] Koka e Zeusit me kurorë dushku është symbol i patjetërsueshëm i Zeusit të Dodonës.
Arkeologët E.Hobdari dhe J.Buzo gjatë një ekspedite arkeologjike në Amantia në vitin 2014, tregojnë se në pjesën veriperëndimore të kalasë, u gjet një mbishkrim dhe nje fragment statuje prej mermeri që paraqiste një femër të veshur me himation. Ata janë të mendimit, se mbishkrimi ndoshta bën fjalë për ndërtimin e një tempulli (prytaneion) nga prytani Zopiros dhe skultura mund të portretizojë perëndeshën e vatrës Hestia, e cila ka qënë e vendosur pranë altarit me zjarrin e shenjtë…Prytaneioni mund të kërkohet në kufijtë e agorasë, e cila me siguri zë pjesën më të lartë të kodrës së Amantias…”[19] Nisur nga fakti i adhurimit të jashtëzakonshëm të Zeusit nga amantët e lashtë, mund të mendojmë se ky tempull mund t’i jetë kushtuar Zeusit, kryeperëndisë pellazge.
Skënder Anamali; përveç adhurimit të Zeusit, që pasqyrohet fuqishëm tek monedhat, mbishkrimet dhe objektet kushtimore; tregon për adhurimin e hyjneshës Afërdita tek amantët, dhe, aq i madh ishte ky adhurim ndaj kësaj perëndeshe pellazge, sa që amantët i kishin kushtuar asaj një tempull. Madje, jo vetëm kaq, por në Amantie janë zbulur me shumicë figurina prej bronzi kushtuar kësaj hyjnie. Ndjekim Anamalin:
“Në Amantie ka qënë i përhapur edhe kulti i Afroditës, e cila në këtë qytet mban epitetin Pandamos, si perëndeshë e dashurisë së lirë dhe e heterave. Deri tani nuk është zbuluar ndonjë paraqitje skulpturale e Afroditës. Në rrënojat e Plloçës është zbuluar një pllakë e vogël guri, një kushtim votiv i Afroditës Pandemia nga ana e Aristos, bijës së Aleksandrit, për vete e për të bijtë (zbuluar nga B.Paçe).
Një mbishkrim tjetër votiv kushtuar kësaj perëndeshe, mban një pllakë, e thyer për t’u vënë në murin e një shtëpie fshati, ku gjëndet sot e kësaj dite (Ugolini- Albania Antica- f.165). Afrodita Pandamos ka pasur në këtë qytet një tempull të saj…
Amantia, deri tani është qëndra arkeologjike, që ka dhënë numrin më të madh të figurinave prej bronzi…Midis tyre bie në sy një një figurë femre 7cm. e lartë e paraqitur në këmbë, e veshur me një robë të gjatë, pa mëngë. Fytyra ka tipare të rregullta dhe flokët janë punuar me kujdes, të ndara në mes dhe të mbledhura prapa në një tufë të madhe. Veshja është e bukur, e gufmuar mbi rripin që shtërngon mesin, plot lëvizje dhe pala të rregullta. Asnjë dyshim nuk ka që figura ka karakter votiv.
Me cilën hyjni duhet lidhur kjo figurë e vogël bronzi dhe figurate tjera që pasojnë dhe që përsëritin të njëjtin tip? Këo figura i kanë patur krahët es htrirë dhe mbanin atributet e hyjnisë…Po sjellim për analogji një figurë bronzi votive, pak më e madhe, 12 cm. e lartë, e gjetur në Dodonë. Sipas J.Karapanos kjo figurë paraqet Afroditën. Figurat e Amanties nuk ndryshojnë as nga qëndrimi, as edhe nga stili nga ajo e Dodonës. Nuk është vetëm ngjashmëria që na shtyn t’I lidhim këto figura me Afroditën, por edhe karakteri votiv i tyre dhe sidomos nderimi, që kjo hyjneshë ka pasur në qytetin e Amantias.”[20]
Ky adhurim në këto përmasa i hyjnisë pellazge, Afrodita, nuk besoj se ka filluar në shekullin e V p.e.s, madje, as tempulli kushtuar asaj nuk besoj se është i periudhës shek. IV, III, apo i II p.e.s. Jam i mendimit se adhurimi i kësaj hyjnie duhet të jetë edhe më i hershëm, kjo edhe për faktin se restaurimi i këtij tempulli, sipas arkeologëve, ka ndodhur në periudhën e perandorisë romake, pra jo më herët se fundi i shek.II p.e.s. Mendojmë se koha e ndërtimit të tij duhet të jetë më e hershme, ashtu si edhe vetë tumat që ndodhen pranë saj, fundi i mijëvjeçarit të II p.e.s.
- Mbishkrimet dhe jeta qytetare e amantëve.
Anamali na informon se në Amantie janë zbuluar katër mbishkrime në gur, të cilët paraqesin mjaft interes, pasi, njeri prej tyre, dëshmon ekzistencën e tempullit të Afroditës, dhe, dy të tjerë, të strukturës dhe formës shtetërore që përdornin amantët pas shekullit të III p.e.s. Prandaj këto mbishkrimee janë pjesë e qytetërimit të amantëve.
Përsa i përket njoftimit që na bën Ugolini për tempullin e Afroditës Pandemia në Amantia, ndjekim pohimin e tij: “Në murin e jashtëm të shtëpisë së Dinush Sinanit, që gjëndet në afërsi të fshatit Vajzë (Vlorë), ndodhet i ndërfutur një mbishkrim që qëndron në të si ornament…Pllaka mbi të cilën gjendet mbishkrimi është me përmasa 29-32 cm…Pjesa e shkruar shkon në 14×10 cm. Zoti Sinani më siguroi se e kishte marrë këtë gur, si dhe tjetrin që do të shqyrtoj më pas, në Plloçë, domethënë aty ku ngrihet qyteti i lashtë i Amanties…Edhe këtu dialekti është dorik… ‘O’ nuk mund të jetë veçse një gabim i skalitësit. Emri vetjak (Aspibuzehu) është mjaft i pazakontë… “Nën pritaninë e Menemit, birit të Drimakut, u krye restaurimi i tempullit të Afërditës” … Nga përmbajtja e këtij mbishkrimi rezulton se në Amantia kishte një tempull të Afërditës Pandemia, i cili iu nënshtrua një restaurimi. Nga sa mund të nxirret përfundim nga grafia, restaurimi ndodhi në epokën romake perandorake.”[21]
Vendosja e kronologjisë së restaurimit të tempullit të Afërditës në Amantie në prag të erës sonë tregon se adhurimi i perëndive pellazge ishte i fuqishëm deri në atë periudhë të vonë.
Anamali tregon edhe për dy mbishkrime të tjera të gjetura në Amantie: “Në gërmadhat e një shtëpie në Plloçë, Brenda mureve të akropolit të Amantisë, është gjetur një mbishkrim i fragmentuar prej guri në këto përmasa: 0.36 m.i lartë, 0.29 m. i gjërë dhe 0.12m. i trashë (mbishkrimi është shkruar në greqishten e vjetër)… “Agonotheti ka vendosur në emër të Hyut (Zeusit) të marrë prej Lysaniut….këshilli vendosi, le të ketë fuqi urdhëresa e Lysaniu deri sa ai i dhuroi me bujari mjetet për gara dhe le t’i shpenzojë Neikai vetëm 600 denarë e shënuar në vendim. Le ta ndajë ai vajin e nxjerrë prej dhuratës së Lysaniut sipas vendimit…”
Në Selenicë është gjetur një reliev me figurën e një luftëtari flijues (0.90m X 0.50m.): “Në kohën e Prytanit Lysenit, të birit të Sostrionit, Toksarhut Patronit të birit të Eukleidit.” [22]
Por Anamali si një studiues serioz dhe objektiv, pavarësisht se mbishkrimet ishin të shkruara në greqishten e vjetër, ai nuk ingatëron ato me etninë e atyre që i kishin shkruar dhe që banonin në këtëqytet, gati metropolitan dhe që rezatonte kulturë dhe qytetërim. Ai pohon: “…Gjuha e dokumenteve mbishkrimorë në Amanti është gjuha helene…Pavarësëshit nga përhapja e kulturës helene Amantia ishte një qytet ilir; nuk ka asnjë të dhënë burimore që ajo të ketë qënë koloni helene, sikurse është shprehur ndonjë dijetar…” [23]
- Prerja e monedhave
Por lulëzimin dhe civilizimin më të lartë Amania e arriti kur filloi të presë vetë monedha. Në Amantie, sipas arkeologëve Hasan Ceka dhe Skënder Anamali, ka pasur një periudhë prej 800 vjetësh të qarkullimit monetar,nga shek. IV p.e.s. deri në shek. e IV të e.s., ku nga mesi i shek.III p.e.s. e këndej, Amantie ka pasur prerjet e veta monetare.
“Një dëshmi…japin monedhat e gjetura në Plloçë të cilat i përkasin shek.IV p.e.s. Midis tyre më të shumta janë monedha të Dyrrahut, Korkyrës, Korinthit, Epirit dhe Maqedonisë…Në fund të shek. IV Amantia fillon të kishte marrëdhënie tregtare edhe me Apulinë…Në periudhën nga mesi i shek.III p.e.s. deri në shek. I p.e.s. fillon prerja monetare e Amantisë…Në mesin e shek.III p.e.s. (H.Ceka viti 260 p.e.s.) Amantia fillon prerjen e monedhave me legjendën AMAN – TΩN, që shënon jo vetëm emancipimin ekonomik, por fillimin e pavarësisë së qytetit…Kjo është edhe periudha e një qarkullimi shumë të madh të monedhave, dhe, nga gjetjet, i përkasin 317 copë monedha. Vendin e pare e zënë monedhat e Lidhjes Epirote me 141 ekzemplarë, të gjitha prej bronzi me përjashtim të një monedhe të tipit Zeus-Dione-Rrufe. Në bronzet mbizotëron tipi Artemis-majë heshte, dhe pas tij, tipi Zeus-Rrufe, Dione-Trikëmbësh dhe Herakli-Topuz. Fill pas monedhave epirote vijnë ato Amante, 91 copë, të gjitha prej bronzi; më të shumta ato të tipit Zeus-Rrufe e Zeus-Dione-Gjarpër, Artemis-Flakse dhe më të pakta ato të tipit Zeus-Rrufe me emrin Sostrion (prytani i Amanties pas shek. II p.e.s.)…Në Amanti duke filluar nga gjysma e dytë e shek. II p.e.s. nën ndikimin e Apollonisë, prytanët vendosin emrat e tyre në monedhat. I tillë duhet konsideruar emri SOSTRION i lexuar në një monedhë të Amantisë të tipit Zeus-rrufe dhe Artemis-obelisk (Hasan Ceka-Probleme të numizmatikës ilire, f. 80-81)…” [24]
Burhan Dautaj, pas zbulimit të Olimpes pranë fshatit Mavrovë të Vlorës në vitin 1961, gjatë ekspeditës së vitit 1979, midis të tjerave zbuloi edhe 36 monedha; 13 të Lidhjes Epirote, 6 të Apollonisë, 6 të Amanties, 3 të Orikut, si dhe 8 monedha të vetë Olympes. Në këto monedha ndodhen fytyrat e perëndive pellazge apo simbolika pellazge.
Monedha të Amanties:
1) Kryet .Zeusit me kurorë dushku, në shpinë Rrufe AMAN – TΩN; 2) Krenët e Zeusit dhe të Dionës, në shpinë gjarpër i rrotulluar (kutullaç), AMAN – TΩN, kurorë dushku; 3) Busti i Artemisës me stefane, në shpinë Flakëse AM-AN-TΩN, kurorë dafinash…
Monedha të Olympes:
-Tip Zeus-Rrufe, tre monedha; Faqe: Kryet e Zeusit me kurorë dushku; Shpinë: Rrufe, OΛΥΜΠA- ΣΤAN, kurorë dushku.
-Tipi Athina-Gjarpër, dy monedha; Faqe: Kryet e Athinasë me përkrenare korintike; Shpinë: Gjarpër i përdredhur rreth një shkopi, OΛΥΜΠA- ΣΤAN, kurorë dafine.
-Tipi Apollon-Obelisk, tre monedha; Faqe: Kryet e Apollonit me kurorë dafine: Shpinë: Obelisk, OΛΥΜΠA- ΣΤAN, kurorë dafine.[25]
L.M.Ugolini në librin e vet “Shqipëria e Lashtë” tregon se ka gjetur në Amantie 32 copë monedha bronzi, ku monedhat e prera nga amantët i identifikon si më poshtë.
– Kokë e Zeusit dhe e Dionës djathtas. Sh.AMANTΩN gjarpër. E gjitha me kurorë.
– Kokë e Zeusit të Dodonës djathtas. Sh.AMANTΩN rrufé. E gjitha me kurorë.
– Kokë e Zeusit me kurorë dafinash djathtas Sh.AMANTΩN-ΞΕ… [26]
Nga sa më sipër, por edhe nga trajtimi më i gjërë që S.Anamali i bën qarkullimit monetar në Amantie, del se ajo ka zhvilluar tregti me shumë qytete në Iliri, Epir, Korinthin dhe Korkyrën, pak në Apenine e deri në Sardë të bregut lindor të Mesdheut.
Por ajo që bën një përshtypje të thellë, është fakti se të gjitha monedhat e huaja, përfshirë Apolloninë, Dyrrahun dhe Bylisin, pothuajse nuk kanë simbolikën e Zeusit, kryeperëndisë pellazge të Dodonës. Përjashtim të dukshëm bëjnë këtu monedhat e Lidhjes Epirote, të cilat, ashtu si Amantia dhe Olympe, shfaqin një adhurim të madh për Zeusin, por edhe për gruan e tij epirote, Dionën. Përse Amantët dhe Olympasit kishin një adhurim të veçantë për Zeusin dhe gruan e tij dodonase, Dionën? Sepse ata ishin epirotë dhe kishin një lidhje të fortë shpirtërorë me Dodonën dhe Zeusin Pellazg të Dodonës, siç e quan Homeri. Pra, vetëm nga prerjet monetare, pa u ndalur tek të dhëna të tjera, Amantët, përfshirë dhe vendbanimet e tjera amantine, të Olympes, Thronionit (Kaninës), Amonicës, Hadërajt, Cerjes, Matohasanajt, Armenit, etj, bënin pjesë në Epir, dhe, nuk ishin ilirë ashtu siç thuhet nga arkeologët dhe historianët.
Trakt muri pellazgjik. Matohasanaj-qytet amantin, Sevaster, Vlorë.
- Ndërtimi i portit
Por kuadrin e plotë të një zhvillimi të ekonomisë dhe lulëzimi të tregtisë, përveç monedhave, e tregojnë edhe portet nëpërmjet të cilave bëhet kjo tregti me jashtë, dhe Amantia, megjithëse ndodhej mjaft larg detit, e kishte një port. Pothuajse të gjithë autorët e lashtë dhe të kohëve më të reja si port të amantëve tregojnë Orikun. Nuk mund ta kundërshtoj këtë, por më duket çudi, se si një qytet i madh dhe i zhvilluar të pranonte këtë rol vasal.
Qënien e Orikut si një qytet port i amantëve, përveç faktit se Oriku ishte vetë një qytet i zhvilluar dhe i fortifikuar, e kundërshton edhe fakti, që nisur nga prapatoka që ai zotëronte, duke filluar nga tokat pjellore të fushës dhe kodrinave, që sot ndodhen në Rradhimë, Tragjas, Dukat-fushë dhe Dukat-fshat, del se i kishte të gjitha burimet për një ekonomi dhe tregti të zhvilluar, dhe,nukkishte nevojë të merrte apo pranonte mallrat e amnatëve për t’i tregtuar jashtë. Tregtimin e mallrave të amantëve orikasit do ta pranonin vetëm nëqoftëse mallrat amantine të eksport-importit, thjesht do të përpunoheshin aty kundrejt taksave të majme. Por në këtë rast të dytë, nuk do të ishin dakort, sidomos për një periudhë të gjatë, amantët.
Historia ka treguar se në antikitet mjaft qytete ilire apo epirote që ndodheshin në brendësi të tokës, që nga autariatët, desidiatët, etj, që dilnin në bregdetin dalmat, kanë pasur koridore të daljes në det, koridore, të cilat i kanë siguruar me hir apo me pahir. Kështu ka ndodhur edhe me bylinët e me amantët, të cilët kanë pasur dalje në det më në jug të daljes së qytetit të fuqishëm të Apollonisë, dhe, ndoshta më në jug të grykëderdhjes së Aosit (Vjosës së sotme). Këtë na e tregojnë autorët antikë.
“Në lidhje me territorin e Amantisë, dhe shtrirjen e saj në bregdet janë me interes, padyshim, të dhënat e Ps.Skylaksit e të Ptolemeut. Në paragrafin e përmendur thuhet se Amantia kishte një rrip toke të gjatë 60 stade. Sipas disa dijetarëve, në këtë bregdet, kishte një qytet, i cili nuk ishte qytet i brendshëm. Për ekzistencën e dy Amantivë kumton edhe Ptolemeu; një qytet në brendi të vendit dhe për një skelë që del në det…Na duket se duhet të pranojmë që si Amantia dhe Bylisi kishin nga një koridor të ngushtë në breg të detit dhe një liman, më në veri Bylisi dhe më në jug Amantia (C.Praschniker, Muzakhia und Malakastra, Vien, 1920, f. 68-83).” [27]
E dhëna nga autorët antikë, se Amantia kishte një rrip toke të gjatë 60 stade deri në bregdet, është mjaft interesante, pasi 60 stade janë rreth 10.620 metra, pra rreth 10 km e gjysëm, ndërkohë, që në ditëte sotme, me rrugë automobilistike ajo është rreth 45 km larg nga qyteti i Vlorës. Atëhere, pse autorët antikë japin distancën 10,6 km? Kjo vërteton edhe njëherë se territori i amantëve në perëndim është shtrirë deri në kodrat përreth qytetit të Vlorës, apo Aulonës antike, ndërsa në veri, duke përfshirë të gjithë pjesën fundore të luginës së Shushicës, deri në bregun e majtë të lumit Vjosa, përfshirë dhe Selenicën (Nimfeun antik), ku ata ndaheshin nga bylinët.
Dimë gjithashtu nga autorët antikë, se Thronioni, Kanina e sotme, ishte një fortifikim i tyre i shkatërruar deri në themele nga apolloniatët në shek. e V p.e.s. Por kjo nuk ua hoqi të drejtën amnatëve që kodrat përreth Kaninës të ishin të tyret. Prandaj, për të dalë në bregdet, saktësisht në Triport të Zvërnecit, nga kodrat e Kaninës apo ullishtat e Vlorës, Qafa e Koçiut sot, në një rrip të ngushtë toke, nuk u duhej më shumë se 10,5 km. Sot, largësia nga qëndra historike e qytetit të Vlorës deri në Zvërnec me rrugë automobilistike është 10 km. Por në antikitet rrugët këmbësore dhe të qerreve ishin më të shkurtëra se ato të autokarrove sot.
Kjo zgjidh njëkohësisht edhe enigmën e toponimit Triport, të mbetur deri në ditët e sotme, dhe që ndodhet në kodrat buzë detit pranë fshatit Zvërnec të Vlorës: Tri Porte, të parin e kishtë vetë Aulona, të dytin, Amantia, dhe, të tretin, Bylisi.
- Nekropolet.
Tumat e gjetura pranë qytetit të Amanties, varret antike prej pllakash dhe blloqesh guri, dhe së fundi, një numër i jashtëzakonshëm i varreve monumentalë, flasin qartazi për qytetërimin e amantëve. Në mënyrë të hollësishme ato janë parë nga arkeologu S.Anamali në ekspeditat arkeologjike të realizuara aty.
“Në nekropolin e Amantisë, tërhoqën vëmëndjen e gjurmuesve, në mënyrë të posaçme, disa varre për ndërtimin e të cilave janë përdorur blloqe gurësh të skalitur. Qysh në gjysmën e dytë të shek. XIX E.Izamberti shënonte se në krahun verilindor, poshtë qytetit kishte plot dhoma sepulkrale e varre të grabitur. Midis këtyre rrënimeve ai kishte parë edhe blloqe gurësh të punuar me një faqe të harkuar.
Takimin e parë me monumentet e Plloçës K.Paçi e bëri në një varr monumental…Varri përbëhej nga dy kthina…Ajo sepulkrale kishte një planimetri katrore 2.78 m X 2.75m. Si parakthina dhe kthina janë ndërtuar me blloqe gurësh gëlqeror; kjo e fundit mbulohej me qemerë…lartësia e kthinës 1.90 m. Varri i përshkruar nuk ishte i vetmi, rrënime varresh të tjerë, me po atë ndërtim kishte aty pranë…këto rrënime dukej sikur ishin në të dy anët e një rruge, të tjerë shiheshin rreth e rrotull.
Teprica varresh monumentalë u gjetën, përreth kodrës së qytetit edhe në ekspeditat pas vitit 1949…Në një sondazh të bërë në vitin 1950, brenda një dhome sepulkrale…objektet e gjetura nuk mund të datohen më tej se shek. II p.e.s. Vështirë të mendohet se ky ka qënë takëmi i varrit monumental, ashtu si dhe shek. II p.e.s. koha e ngritjes së tij…
Rrënoja varresh të tillë janë zbuluar edhe në rrethinën e Amantisë (fshatin Gumenicë dhe Matohasanaj). Përtej kësaj rrethine, deri tani, nuk dimë të jenë zbuluar varre të tillë. Pra varret monumentalë të Amantisë mbeten një veçori e nekropolit të këtij qyteti dhe e rrethinës së tij.” [28]
Nga ky përshkrim i Anamalit mësojmë se qyteti i Amanties në lashtësi ka qënë shumë i pasur, dhe këtë e vërtetojnë numri i madh i varreve monumentalë të zbuluar deri kohët e fundit, madje, siç shprehet Neritan Ceka, aty gjendet një nekropol i tërë me varre monumentalë të panumërt. Por, varre monumentalë, pas atyre të Amanties, janë zbuluar edhe në Selcë të Mokrës, Bylis dhe në kalanë e Vilës (Persqop). Por, të gjitha këto sëbashku, nuk bëhen më shumë se tetë, ndërkohë që në Amantie kemi një nekropol të tërë.
Varr monumental në Amantia- zbuluar në qershor 2021.
Arkeologu Neritan Ceka, i cili në një ekspeditë arkeologjike në qytetin ilir të Selcës së poshtëme në vitin 1971, evidentoi pesë varre monumentalë (nga të cilët katër prej tyre u zbuluan gjatë kësaj ekspedite), katër me grryerje në shkëmb dhe një të ndërtuar me blloqe shtufi të latuar dhe me qemer. Pastaj ai përshkruan se ku janë zbuluar tipe të tillë varresh monumentalë: “…varri me qemer, është i njohur në një formë të kristalizuar mirë në Iliri dhe Maqedoni. Në vendin tonë ai njihet në një numër ekzemplarësh në luginën e Vjosës: një në Gumenicë, dy në Matohasanaj, një nekropol i tërë në anën perëndimore të akropolit të Amanties dhe një në kalanë e Vilës (Persqopit) në bregun e Erzenit, që shënon anën më veriore të këtij tipi…” [29]
Lidhur me kronologjinë e varreve monumentalë me qemer në vendin tonë arkeologu Neritan Ceka pohon: “Për varrin me qemer kemi pranuar se koha më e përshtatshme e futjes së tij në Iliri dhe veçanërisht në luginën e Shkumbinit duhet të jetë gjysma e dytë e shek. IV p.e.sonë…” [30]
Por kur ai flet për kronologjinë e gjetjeve arkeologjike në varret e Selcës, si kohë më të hershme të këtij vendbanimi, ai vendos periudhën e parë të hekurit. “Faza e parë, paraqytetare, përfaqësohet sot për sot (1972) vetëm nga qeramike tipike e periudhës së parë të hekurit dhe ka si cak të fundit kronologjik kalimin nga shek.V në shek.IV p.e.sonë.” [31] Mbi bazën e këtij përfundimi mund të themi, se edhe vetë këto varre monumentalë, përfshirë dhe Amantien me rrethinat e saj, si kohë të hershme të tyre, të paktën, duhet të kenë periudhën e parë të hekurit.
Varr monumental në Amantia- zbuluar në qershor 2021.
Arkeologët Elio Hobdari dhe Jamarbër Buzo, në ekspeditat e tyre në Amantie qysh nga viti 2011, 2013-2014, 2015 e deri më 2016, kanë shtuar numrin e varreve monumentalë të zbuluar aty. Midis tyre është edhe varri monumental në formë rrethore, i mbuluar si tumë, nr.107, i zbuluar në vitin 2014, si dhe varri monumental nr.3 i zbuluar në vitin 2016.
Por zbulimet më spektakolare në Amantie janë bërë nga grupi i arkeologëve të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, të cilit në vitin 2020 dhe 2021, rradhazi, kanë zbuluar dy varre monumentalë, ku më i rëndësishmi dhe më unikali është ai i vitit 2021. Më 23 qershor 2021 ata njoftuan:
“Gërmimet arkeologjike të shpëtimit në varrezën antike të parkut arkeologjik të Amanties surprizojnë përsëri, u zbulua e gjithë struktura arkitektonike e monumentit antik. Varri, i cili i përket tipit të mbuluar mee qemer është një ndër ekzemplarët e rrallë të këtij tipi, që i ruan pothuajse të gjithë elementët arkitektonik. Përmasat e mëdha, veçoritë në elementët e ndërtimit, si dhe veçoritë në elementët e mbulimit i japin monumentit vlera unikale.”
Arkeologët tanë të shquar, kur flisnin për qytetin e Amanties dhe gjithë krahinën nën juridiksionin e saj, tregonin se një nga arësyet e këtij zhvillimi dhe qytetërimi të jashtëzakonshëm, përveç disa faktorëve të tjerë shumë të rëndësishëm, ishte vendndodhja në një kryqëzim të strategjik rrugësh, që në perëndim lidheshin me portet në bregdet, dhe, në lindje, kalonin mes për mes pllajave dhe qafave të Kaonisë, si dhe nëpërmjet luginave të lumenjve të Vjosës dhe Shushicës, shkonin deri në thellësi të Epirit, në Dodonë, dhe deri në Maqedoni.
Besnik Imeri (marë nga libri “Epiri Pellazgjik”)
______
OLYMPE – QYTETI I ZEUSIT
Nga Besnik Imeri, Vlorë 9 Nëntor 2021
[1] Pierre Cabanes, “Disa çështje mbi Amantët”, “ILIRIA Nr.XXXV-2011, f. 78
[2] Skënder Anamali, “Kuvendi i I i Studimeve Ilire”,15-21 shtator 1972, ILIRIA Nr.2, f. 66-68
[3] Skënder Anamali, “Kuvendi i I i Studimeve Ilire”,15-21 shtator 1972, ILIRIA Nr.2, f. 68
[4] Luigi M.Ugolini, “Shqipëria e Lashtë” (Gjurmime Arkeologjike); “Albania Antica”,Vol.I, (Ricerche Archeologiche), S.E.A.I Roma-Milano,1927; Bot.Shqip.Migjeni, Përkth.Qemal Velia, red.Neritan Ceka, Tiranë-2009, f. 136
[5] Ago Agaj,“Lufta e Vlorës”,Shkruar në Mehdie,Egjipt-1962,B.TOENA,Tiranë-2002,f.20-22,29-30
[6] Skënder Anamali, “Kuvendi i I i Studimeve Ilire”,15-21 shtator 1972, ILIRIA Nr.2, f. 102
[7] Luigi M.Ugolini, “Shqipëria e Lashtë” (Gjurmime Arkeologjike); “Albania Antica”,Vol.I, (Ricerche Archeologiche), S.E.A.I Roma-Milano,1927; Bot.Shqip.Migjeni, Përkth.Qemal Velia, red.Neritan Ceka, Tiranë-2009, f. 132
[8] Skënder Anamali,”AMANTIA”, Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire, 15-21 shtator 1972, ILIRIA – 1972, f. 71-72
[9] Skënder Anamali,”AMANTIA”, Konferenca e Parë e Studimeve Ilire, 15-21 shtator 1972, “Iliria” – 1972, f. 67
[10] Luigi M.Ugolini, “Shqipëria e Lashtë” (Gjurmime Arkeologjike); “Albania Antica”,Vol.I, (Ricerche Archeologiche), S.E.A.I Roma-Milano,1927; Bot.Shqip.Migjeni, Përkth.Qemal Velia, red.Neritan Ceka, Tiranë-2009, f. 131
[11] Skënder Anamali,”AMANTIA”, “Kuvendi I i Studimeve Ilire”, 15-21 shtator 1972, Iliria – f. 101
[12] Skënder Anamali,”AMANTIA”, “Kuvendi I i Studimeve Ilire”, 15-21 shtator 1972, ILIRIA, f. 101
[13] Skënder Anamali,”AMANTIA”, “Kuvendi I i Studimeve Ilire”, 15-21 shtator 1972, ILIRIA, f. 101
[14] Skënder Anamali,”AMANTIA”, Kuvendi I i Studimeve Ilire, 15-21 shtator 1972, ILIRIA, f. 64
[15] Pierre Cabanes, “Disa çështje mbi Amantët”, “ILIRIA Nr.35-2011, f. 76
[16] S. Anamali, “Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire” 15-21 shtator 1972, “Iliria-2”, f. 84-86
[17] S. Anamali, “Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire”,15-21 shtator 1972, Iliria-2”, f. 66-68
[18] S.Anamali, “Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire” 15-21 shtator 1972, “Iliria-2”, f. 84-86
[19] E.Hobdari+J.Buzo,“Raporti i punës arkeologjike në Amantia (2013-2014)”, ILIRIA-XXXVIII, f. 318-319
[20] Skënder Anamali, “Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire” 15-21 shtator 1972, “Iliria-2”, f. 85, 87
[21] Luigi M.Ugolini, “Shqipëria e Lashtë” (Gjurmime Arkeologjike); “Albania Antica”,Vol.I, (Ricerche Archeologiche), S.E.A.I Roma-Milano,1927; Bot.Shqip.Migjeni, Përkth.Qemal Velia, red.Neritan Ceka, Tiranë-2009, f. 211-212
[22] S. Anamali, “Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire” 15-21 shtator 1972, “ILIRIA-2”, f. 81-82
[23] Skënder Anamali, “Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire” 15-21 shtator 1972, “ILIRIA-2”, f. 103-104
[24] Skënder Anamali, “Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire” 15-21 shtator 1972, “ILIRIA-2”, f. 83-84, 93
[25] Burhan Dautaj, “Kalaja e Mavrovës dhe identifikimi i saj me qytetin ilir Olympe”, “Iliria”-1981
[26] Luigi M.Ugolini, “Shqipëria e Lashtë” (Gjurmime Arkeologjike); “Albania Antica”,Vol.I, (Ricerche Archeologiche), S.E.A.I Roma-Milano,1927; Bot.Shqip.Migjeni, Përkth.Qemal Velia, red.Neritan Ceka, Tiranë-2009, f. 198-199
[27] Skënder Anamali, “Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire” 15-21 shtator 1972, “ILIRIA-2”, f. 64
[28] Skënder Anamali, “Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire” 15-21 shtator 1972, “ILIRIA-2”, f. 95-96
[29] Neritan Ceka, “Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire” 15-21 shtator 1972, “ILIRIA-2”, f. 171-172
[30] Neritan Ceka, “Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire” 15-21 shtator 1972, “ILIRIA-2”, f. 174
[31] Neritan Ceka, “Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire” 15-21 shtator 1972, “ILIRIA-2”, f. 154
I enjoy reading a post that will make people think.
Also, thank you for permitring mme to comment! https://asamigames.com
My coder is trying to convince me to move to .net from PHP.
I have always disliked the idea because oof the expenses.
But he’s tryiong none the less. I’ve been usig WordPress onn numerous websktes for about a year and am worried about switching tto another platform.
I have heard fantastic things aabout blogengine.net. Is there a
way I can transfer all my wordpress posts into it?
Any help would be greatly appreciated! https://Yaninagames.com/
I am really impressd together with your writing talents aand also with the layout in your blog.
Is that thjs a paid toppic or did you modify it yourself?
Either way keep up the exscellent high quality writing, it is rare to peer a great weblog like this one nowadays.. https://Bandurart.com/
each time i used to read smaller articles or reviews which also clear their motive,
and that is also happening with this post which I am reading at this place.