FAMILJA NDIHMON FAMILJEN“FNF” DHE HALIL AHMETI VEPRIMTARI NË PAQE DHE NË LUFTË
Nga Abas Fajzullahi
Nëse një bukë e ndajmë në 10 pjesë, për 10 të uritur, buka si e plotë apo tërësi, zvogëlohet, por rritet bamirësia, që përputhet me thënien në vijim: “BAMIRËSIA ËSHTË THESARI I VETËM, QË SHTOHET TUE NDA ME TË TJERËT ”
Serbia në vazhdimsi ka ushtrua dhunë ndaj shqiptarëve vendor, si dëshmi në vitin 1989 vendosi gjendjen e jashtëzakonëshme, pezulloi autonomin e KSAK. Në përditshmëri jetësonte veprimet e planifikuara me keqtrajtime, bastisje, helmime, burgosje, plagosje, vrasje dhe largimin e punëtorëve me dhunë nga vendet e tyre të punës. Fillimisht larguan xehtarët (minatorët) e Trepçës për kundërshtimet që i bënin regjimit të kryekriminelit Sllobodan Millosheviqit dhe për kërkesat e tyre gjatë Grevës së URISË (shkurt 1989) që tundën themelet e ish Jugosllavisë dhe çorrën maskën lidhur me propogandën e përditshme për bashkim vëllazërimin e rrejshëm mes kombeve dhe kombësive në Federatën Jugosllave e në veçanti në Republikën e Serbisë, e cila drejtonte edhe me Jugosllavi. Dhe në emër të saj kishte vendosur terrin informativ, për dhunën dhe terrorin e Serbisë në Kosovë dhe largimin e punëtorëve tjerë në të gjitha drejtimet me dhunë nga vendet e punës, sidomos në arsim e shëndetësi, tue i lënë pa të atdhura mujore me qëllimin e vetëm që përmes URISË, mendonin t’i gjunjëzonin shqiptarët për të pranuar nënshtrimin e dhunën e shtetit Serb, që vepronte sipas Elaboratit të Ilia Garashaninit, Vaso Qubrilloviqit, Ivo Andriqit dhe Memorandumit të përpunuar në hollësi nga ASHAS dhe KOS (Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë dhe Kisha Orthodokse Serbe )..!
Serbia për kundërshtimet (demostratat) e shqiptarëve të Kosovës dhe qëndresen e tyre për liri e pavarësi u shpalli luftën më të rëndë e më të ndyrë pa e bërë publike por tue jetësuar në praktikë LUFTËN E URISË për shqiptarët vendor të Kosovës hallemadhe…të shkaktuara nga Serbia qysh nga viti 1863… Në vitet 1990 kryepari i ASHAS në një emision TV mes tjerash shprehej: “…Se shqiptarët në Kosovë ose do ta njohin Serbinë si shtet të vetin ose do t’ ua japim në dorë shkopin e lypsit…”
Shqiptarët u vetorganizuan për qëndresë afatgjate përmes organizimeve të ndryshme, fillimisht me PAJTIMIN E GJAQEVE dhe organizimin e ndihmave gjithëpopullore përmes shoqatave të ndryshme e ndër to me ndihma të drejtpërdrejta ishte: FAMILJA NDIHMON FAMILJEN “FNF”, që më kalimin e kohës u shëndërrua në SHOQAT BAMIRËSE dhe me të njejtin emër është regjistruar nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës me datën 25 Korrtor (Korrik) 1995 nën numrin rendor 001|95.
Fillimisht përmes “FNF” në mënyrë të drejtpërdrejt dhe afatgjate u mbuluan familjet skamnore të xehtarëve të Trepçës të rrezikura nga URIA dhe pastaj u ndihmuan edhe familjet tjera skamnore të mbetura pa të ardhura dhe pa punë nga familjet në gjendje më të mirë ekonomike në Kosovë dhe nga kurbeti.
Shtrirja e veprimtarisë “FNF” krhahas Pajtimit të Gjaqeve përfshiu të gjitha viset shqiptare pa lënë anash edhe ndihmen e madhe nga kurbetçarët kudo jashtë atdheut.
Deri në pranveren e vitit 1993 nga të dhënat e paraqitura në mbledhjen e mbajtur në xhami në Lupç të Podojevës, nga të dhënat e paraqitura prej veprimtarëve nga terreni sipas komunave, ndihmoheshin mbi 8500 familje skamnore nga po aq familje me gjendje të mirë ekonomike në mënyrë të drejtpërdrejtë për çdo muaj me shumën e caktuar dhe në mënyrë afatgjate. Janë ndihmuar familjet skamnore për çdo muaj secila, s’paku me 150 Marka Gjermane sipas Fletdëshmisë apo gjithsejtë rreth 1 milionë e gjysmë Marka për çdo muaj për të gjitha familjet e ndihmuara skamnore…
Organizimet bëheshin në secilën komunë dhe përgjegjësitë që vepronin në terren ndërsa i merrnin dokumentacionin përkatës, këshilla e udhëzime nga Këshilli Qendror i “FNF”.
Foto e vitit 1992-03-11 në Xhaminë e Hoça Mahallës në Prizren në foto nga e djathta në të majtë Hoxha Xhevat Xhezairi, Abas Fejzullahi, Shadije Elshani, Profesor Bardhyl Qaushi, kryetar i LDK-së, Dega në Gjakovë i cili para të pranishmëve mbajti një ligjëratë lidhur me ngjarjet në Kosovë, tue analizuar fillimin e Kundërshtimeve (Demostratave) të 11 Larcorit (Marsit) 1981, Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrtorit (Korrikut) 1990 dhe Shpalljen e Kosovës Republikë nga kuvendarët e Kuvendit të Kosovës në Kaçanik më 7 Frytor (Shtator) 1990 dhe miratimin e Kushtetutës së RK e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.
Organizime për qëndresë afatgjate bëheshin edhe nëpër xhamit e tjera në Prizren dhe rrethinë edhe nëpër Bashkësitë Lokale, lidhur me organizimet e ndihmave përmes Sindikatave të pavarura të Organizatave punuese të Prizrenit, shtrirjes së aksionit gjithëpopullor Familja ndihmon familjen” FNF” që themelimin e kishte filluar në Prizren dhe kishte shtrirë veprimtarin tani më në tërë Kosovën dhe viset shqiptare dhe në kurbet, për ndihmë familjeve skamnore si dhe organizimeve tjera me rëndësi institucionale si përgatitjet sipsa udhëzimeve të MM etj.
HALIL AHMETI VEPRIMTAR NË PAQE E NË LUFTË
Është për lakmi, cilësia dhe përpikëshmëria e veprimtarisë shumëdrejtimshe e veprimtarit të mirënjohur Halil Ahmeti, në veçanti kujdesi dhe ruajtja e dokumentacionit me të dhëna e dëshmi për veprimtarit e kryera si në drejtimin e bamirësisë, arsimit, kulturës e trashëgimisë kombëtare, kujdesi e mbrojtja për popull e atdhe në të gjitha drejtimet.
Halil Ahmeti këto ditë mi përcolli përmes postës elektronike dokumente prej 28 faqe “FNF”, të rujatura me kujdesin e tij të cilat kanë shpëtuar gjatë luftës, nga djegia ku shtëpitë janë bërë shkrum e hi nga barbaria serbe. Në dokumente dëshmohet veprimtaria e tij organizative me bashkëveprimtarët tjerë vendas nga Gjakova me rrethinë, që përmes aksionit FAMILJA NDIHMON FAMILJEN “FNF” ndihmuan 763 familje skamnore në disa vendbanime të Kosovës, në Skënderaj, Prishtinë, Klinë, Fushë Kosovë, Lipjan-Magurë etj.
Në bashkëpunim të përhershëm, me lejen dhe autorizimin e Profesor Bardhyl Qaushit, kryetar i Degës së LDK-së për Gjakovë, Halil Ahmeti bashkë me Muhamet Thaqin që tani punon e jeton në Suedi, kanë paraqitur në Zvicër para kurbetçarëve në Bern, Luzern dhe Zyrih, në vitin 1991, veprimtarinë e tyre përmes “FNF” me të dhëna e dëshmi të sipër shënuara.
Shoqata Bamirëse” FAMILJA NDIHMON FAMILJEN” i është mirënjohës dhe falënderon shumë veprimtarin për bamirësi dhe çështje kombëtare Zotriun e nderuar Halil Ahmetin për punën e tij shembullore dhe ruajtjen e të dhënave me një rëndësi të veçantë për Shoqatën.
Në vijim dy dokumente si dëshmi nga 28 faqe dokumente me të dhëna e dëshmi dërguar nga Halil Ahmeti dhe disa dokumente të Shoqatës me të cilat Shoqata ka zhvilluar veprimtarinë.