TË BASHKUAR NË RUAJTJEN E GJUHËS AMTARE

Shkruan: Mustafë Krasniqi
Një thirrje për bashkëkombësit mërgimtarë, që jetojnë e veprojnë jashtë atdheut shqiptar, të cilët po përballen me të tashmen, ndërsa të ardhmen e presin me drojë: se si do të përfundojë vetë ata dhe fëmijët e tyre? Si do të ketë mundësi ta bindin veten për ta ruajtur kulturën, traditën, identitetin kombëtar dhe, mbi të gjitha gjuhën amtare.
Viti shkollor po fillon, zilja e shkollës do të bjerë, dhe ne si komunitet shqiptar në mërgatë shqiptare a do të tregojmë më shumë interes, këtë vit, për t’i dërguar fëmijët në shkollën shqipe? Duam apo nuk duam ta pranojmë, fëmijët po përballen heshturazi me harrimin e gjuhës së origjinës. Brezi i dytë sikur ka filluar ta belbëzojnë gjuhën amtare dhe po përballet me asimilimin e përditshëm. Një pjesa e madhe e tyre nuk ndjekin mësimin plotësues, ndërsa pjesëmarrja e atyre që e vijojnë është tepër simbolike. Ky është një realitet që duhet të na shqetësoj të gjithë bashkëkombësit dhe dy qeveritë e dy vendeve tona. Dhe, me keqardhje theksoj se kemi bashkëkombës që nuk ndiejnë asnjë përgjegjësi; madje shpesh, me sarkazëm, kundërshtojnë përpjekjet e atyre veprimtarëve të cilët si mision ka ruajtjen e gjuhës amtare. Mirëpo kjo përgjegjësi, pavarësisht atyre që e neglizhojnë, duhet të bjerë mbi secilin prej nesh; mësues, prindër, intelektual dhe institucionet tona shqiptare.
Prandaj kjo dukuri dhe që e përfshin mërgatën shqiptare duhet të jetë po ashtu shqetësim për të dy qeveritë e dy shteteve tona shqiptare, të cilat duhet të bashkëpunojnë ngushtë për realizimin e qëllimit dhe misionin për ruajtjen e gjuhës shqipe te fëmijët e mërgatës shqiptare.
Në bashkëpunim me institucionet, prindërit, përfaqësuesit, shoqatat dhe bizneset, duhet të bashkuar të hapim shtigje të reja për përhapjen e gjuhës shqipe kudo ku ka shqiptarë. Nuk duhet të heshtim duke kërkuar se kush është më përgjegjës që fëmijët nuk e ndjekin shkollën shqipe; përkundrazi, secili prej nesh duhet të jetë në ballë të kësaj kauze kombëtare. Edhe pse kemi mësues, vullnetarë të devotshëm që veprojnë prej kohësh, kjo nuk mjafton. Na duhet bashkim dhe veprim i përbashkët për të arritur qëllimin tonë në këtë mision.
Fatkeqësisht, ka mësues që shpeshherë kritikohen padrejtësisht nga individ me njohuri të kufizuara ose mungesë të idealit në këtë mision të shenjtë për ruajtjen e gjuhës shqipe. Kjo kategori, edhe pse e vogël në numër, shfaqet kryesisht në rrjetet sociale. Por, do të ishte shumë më arsyeshme që kjo kategori të krijojë vetëdije kombëtare dhe të gjejë kurajë për një bashkëpunim, që ta çojmë përpara vizionin dhe misionin tonë për rritjen e numrit të nxënësve dhe për t i motivuar prindërit për t’i dërguar fëmijët në shkollat shqipe.
Si kryetar i KKAD-së dhe koordinator i LAPSh-it në Bavari të Gjermanisë, përmes këtij shkrimi kërkoj të jemi më të unifikuar dhe të bashkëpunojmë ngushtë në interes të kauzës sonë të përbashkët. U drejtohem atyre që hezitojnë t’i bashkohen thirrjes sonë, se vetëm të bashkuar mundim ta mbrojmë gjuhën dhe identitetin kombëtar, të mbështetur në baza të forta didaktike, gjuhësore dhe shkencore.
Shtatori po vjen….
Shtatori po afrohet dhe nxënësit do të vijojnë mësimin në gjuhën e vendit ku jetojnë. Prandaj bashkëkombës kudo që jeni, në emër të KKAD-së dhe LAPSh-it në Bavari ju bëj thirrje të gjithë atyre që duan të kontribuojnë në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare: le të bashkohemi për t’i ndihmuar fëmijët tanë që edhe ata ta vijojnë mësimin plotësues, duke hapur edhe klasa të reja.
Të gjithë për shkollën shqipe, sepse kjo na nderon dhe ndërgjegjëson si komb!
——————————-
THIRRJE E KKAD – PËR PRINDËRIT SHQIPTARË NЁ MЁRGIM
DJEP KRYELEGJENDË
Ky djep kryelegjendë, hy ep o, hyeregjendë
Oj, nenë Shqiptare ëh, moj gjene shkripare
Moj, krene krenare hej oooj, drene drenare
Kaptjelli i flamurit e kashjelli ouh, i pragurit
Fushat ou, prej gakut o, prushat hej, pragut
Djepi ou, krye vatres e plepi ore, hye kaltrës
Bylbyl oooj legjendë, gylgyl heeej, regjendë
Nga fjalët më të para, a idealet me e mbara
Babë, nenë, atdhe o shkabe gjenë ouh, atkre
Prej gjirit ou, të nenës hej ore, Ilirit të gjenës
Nga Pellazgo ouuu, Iliria, na vëllazëro rihiria
Terë Iliria Shqiptare, gjerë rihiria o shkripzare
Anëmbanë trojet tona, zanemzanë hoje zona
Krye ou, kryelegjendare, hye o, hyeregjendare
Dielli ouuu, i krylegjendës, qielli o i hyregjendës
Dalë zot terë Shqiptarisë, fal mot e pipkavërrisë
Amanet qiellit dhe tokës, testamnet diellit lokës
Shqip shqipe o shekullit, shkrip shkripe tempullit
Nentë palë ou, qiellore e nentë valë ouh, diellore
Nenetë palë o nentokës, nentë valë oj nenë lokës
Ndërgjegja më grandëma, përgjegja nga Adema
Grandoja o krylegjendë, prandroja ou hyregjendë
Prekaza ou, edhe Kruja, Pellazga ouuu, edhe Buja
Oh, Gjergja më Adema; heeej, Gjergja më Adema!.
21 6 2025 New Jersey USA, vepra porsa botuar në
poezi Selman Dervishi-Mani: EPOPE LIRI SHQIPTARE