DR.MOIKOM ZEQO: KARL TOPIA DHE KULTI I GJON VLADIMIRIT

Tiranë, 03. 06. 2014 – Krishterimi tek shqiptarët është i vjetër i kohërave apostolike, d.m.th. përpara krijimit institucional të kishave dhe të kanuneve liturgjike. Ky krishterim pati dy vatra të mëdha në Ballkan, dy qytetet ilire, qytetin e Salonës në Dalmaci (Spliti i Sotëm) dhe qytetin e Durrësit ku ka apostoluar vetë Shën Pali dhe ku në vitin 57 pas Krishtit ka patur një Agape (komuniteti tipik i të krishterëve të parë) si dhe dy dishepuj ungjillorë të famshëm Shën Cezari dhe Shën Apoloni, pa harruar dhe martirin e madh Shën Asti. Është pikërisht forca tërheqëse e emrit të Shën Astit që ka bërë të mundur thithjen e legjendave dhe gojëdhënave si dhe një kult tjetër të krishterë, shumë të rëndësishëm për shqiptarët, kultin e Gjon Vladimirit.
Ç’përfaqëson kulti i Gjon Vladimirit? Kush është Gjon Vladimiri, përse kulti i tij para së gjithash nderohet nga shqiptarët? Literatura shkencore dhe ikonografike për Gjon Vladimirin është relativisht e gjerë. Studimi i albanologut të madh kroat Milan Shuflai për kultin e Gjon Vladimirit përbën një strukturë konceptuale, të pazëvendësueshme për këtë figurë. Sipas Shuflait kulti i Gjon Vladimirit përbën një nga kultet më të mëdha të krishtera për gjithë Ballkanin, ky kult është i çuditshëm dhe i pastudiuar deri në fund, nuk ka ende një studim përfundimtar dhe shterues. Ky kult i cili ka lëvizur vetëm në qarkun etnik shqiptar, brenda për brenda mjedisit shqiptar megjithatë është nderuar edhe nga sllavët e Jugut, edhe nga serbët e maqedonët edhe nga kroatët. Ka debate shkencore dhe fetare për Gjon Vladimirin, ka dhe falsifikime dhe pasaktësi të nisura nga politika shoviniste dhe të qëllimshme kryesisht antishqiptare. Por është fakt që kulti i Gjon Vladimirit ka qenë një nga legjendat më të mëdha dhe më të rëndësishme të Ballkanit, siç e ka quajtur Milan Shuflai.

Karl Topia, detal ikone, punë e Kostandin Shpatarakut në Manastir të Ardenicës.

Gjon Vladimiri ka qenë princi i krahinës së Krajës pranë Ulqinit një tokë me popullsi iliro-shqiptare e kahershme në shekullin XI. Gjatë një vizite që autori i këtyre rreshtave bëri në janarin e këtij viti pa me sytë e tij gërmadhat e shtëpisë princërore të Gjon Vladimirit në Krajë si dhe një pus të madh që mban emrin e gruas së Gjonit, princeshës Kosara. Gjon Vladimiri (i quajtur në burimet sllave si Ivan Vladimiri) iu nënshtrua Carit bullgar Samuil, kur ky pushtoi Shqipërinë Veriore. Mbasi u bë vasal i Carit Samuil, Gjoni u detyrua të martohej me vajzën e Samuilit, princesësh Kosara. Ky vasalitet u prish sepse Gjon Vladimiri u bashkua në aleancë me perandorin bizantin Vasili II. Cari bullgar Samuil e vrau në mënyrë të pabesë princin kryengritës të Krajës, Gjonin, madje së bashku me të shoqen Kosarën. Qe pikërisht kjo kryengritje kundër bullgarëve, martirizimi politik i Gjon Vladimirit, që bëri që shqiptarët në Krajë, në Anamal dhe në Ulqin ta quanin Gjon Vladimirin një martir në rradhë të parë për lirinë e tyre, që sakrifikoi kundër pushtuesve bullgarë, pra pushtuesve sllavë. Si martir qenë pikërisht shqiptarët që pa asnjë akt zyrtar kanunizues e shpallën Gjon Vladimirin një shenjtor të madh, një shenjtor që në fakt nuk u bë i tillë nga asnjë akt i shënuar incriptus nga kishat e krishtera, qoftë të ritit lindor ortodoks serb, qoftë të ritit perëndimor katolik të Romës. Është e habitëshme por është plotësisht e vërtetë që kultizimi dhe shenjtërimi i Gjon Vladimirit u bë në mënyrë popullore dhe në një mjedis tipikisht shqiptar.
Shumë dijetarë e quajnë Gjon Vladimirin me origjinë sllave, duke u nisur edhe nga fakti që në burimet sllave ai quhet Ivan Vladimiri. Por krahina e Krajës, madje mali i quajtur Katërkolë (shihni ju lutem këtë toponim, që përbëhet nga fjalë shqipe, nga fjala “katër” dhe fjala “Kolë”, që shpjegohet me emërtimin nga katër kisha e Shën Nikollës dikur në këtë mal. Pas Vdekjes eshtrat e Gjonit u ruajtën në kishën “Virgjëresha e Krajës” deri në vitin 1215. Gjoni u vra në vitin 1016. Mbas 199 vjetësh një sundimtar epirotas i quajtur Teodor Engjëll Komneni i mori eshtrat e shenjta të Gjon Vladimirit nga Kraja dhe i vendosi në Durrës. Që nga ajo kohë eshtra e Gjon Vladimirit në Durrës u nderuan nga besimtarë të dy kishave të Kishës Lindore dhe Perëndimore. Ky nderim në Durrës i shoqëruar edhe me panaire të mëdha nga më të mëdhatë e mesjetës ditën e 22 majit, që është dita e Shenjtit, vazhdoi për gati 1 shekull e gjysëm. Janë të shumta dokumentet që lidhen me Durrësin deri në shekullin XIV që tregojnë sesi reliket e Gjon Vladimirit nderoheshin madje duke i kushtuar vepra letrare fetare dhe dhurata të shumta exvoto. Nuk e dimë deri më sot se ku ka qenë kisha që ka strehuar reliket e Gjon Vladimirit në Durrës. Por mësojmë nga disa burime se në një nga katedralet e klerit domenikan të Durrësit nderohej së tepërmi martirizimi i Shën Astit, që u vra nga perandori romak Trajan në vitin 100 dhe vetë shenjtori Gjon Vladimiri dhe se për të dy këta shenjtorë kishte gojëdhëna të përafërta dhe tejet ekzotike, shoqëruar edhe në vargje në gjuhën latine dhe greke.
Karl Topia dhe manastiri në Elbasan
Një nga princërit më të rëndësishëm dhe më të kulturuar shqiptar të shekullit XIV, Karl Topia, në vitin 1381 i mori eshtrat e Gjon Vladimirit dhe i vendosi në kishën, që ai e ngriti dhe e ndërtoi së bashku me manastirin e Shën Gjon Vladimirit pranë Elbasanit. Karl Topia ngriti një nga manastiret më të famshëm, qendër kulturore e jashtëzakonshme për shqiptarët. Në këtë manastir kryet e vendit e kishte sarkofagu madhështor që kishte brenda pjesët e trupit të shenjtorit Gjon Vladimirit. Sipas një shënimi ka patur dhe afreske në mur ku tregoheshin ndodhitë dhe bëmat e shenjtit. Në fondin e dorëshkrimeve të manastirit, kishte kodikë, shënime arkivore, libra psallmik dhe me poezi në disa gjuhë për kultin e Gjon Vladimirit. Për fatin e keq kjo kishë u dogj nga gjermanët në 1944, çdo gjë u shkatërrua në një llahtari të papërshkrueshme, humbja kulturore siç mund të kuptohet është e pariparueshme, sot ekzistojnë muret akoma në këmbë në absidën e kishës së manastirit, ruhen gjurmë afreskesh, që dëshmojnë për një lavdi të madhe të dikurshme. Nga ky manastir është marrë porta monumentale e gdhendur në gur së bashku me emblemën stemën heraldike të princit Karl Topia dhe mbishkrimin trigjuhësh të Karl Topisë dhe sot ky monument shumë i rrallë dhe i jashtëzakonshëm ndodhet i ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar. Nga mbishkrimi mësojmë se manastiri u ngrit në vitin 1381 në vendin e një kishe më të vjetër, manastiri në të vërtetë u bë katër herë më i madh sesa kjo kishë e vjetër. Emblema e Karl Topisë është tipike dhe përbën një vepër arti të pazakontë në shekullin e XIV në historinë e artit tonë kombëtar. Emblema është në relief të hollë, ka në qendër si figurë kryesore luanin heraldik me kurorë mbretërore të ulur mbi një fron, nën të është forma e një libri të hapur pastaj ka një fushë dekorative ku duket skalitja e 20 kryqeve, 10 prej tyre janë mbyllur me rreth si dhe figurat e stilizuara të zambakëve si shenja mbretërore të fronit francez, konkretisht dinastisë së anzhuinëve të cilët më 1272b krijuan edhe shtetin e madh mesjetar shqiptar të quajtur Mbretëria Shqiptare (Regnum Albaniae) me kryeqytet Durrësin. Shenjat e zambakëve janë vënë në këtë emblemë për të treguar lidhjen e Karl Topisë me një origjinë të supozuar të tij, në fakt me një lidhje krushqie me një princeshë franceze. Nga ana tjetër politikisht Karl Topia ka luajtur me idenë e Mbretërisë së Shqipërisë së Anzhuinëve të shekullit XIII, sepse një shekull më vonë është Karl Topia që synon të quhet mbret i shqiptarëve. Sipas studjuesit Gjergj Frashëri fusha dekorative ka disa shenja që janë dëshmi e një kalendari grafik origjinal. Sipas këtij studjuesi me një gjuhë simbolike grafike është shënuar në emblemën prej guri data e ngritjes së monumentit, kjo tregohet nga një vijë e vetme horizontale, e cila tregon shifrën 1000, nga tri vija vertikale (secila nga këto vija tregon shifrën 100, pra të trija së bashku tregojnë numrin 300), nga 8 vizatime zambakësh, që tregojnë së bashku shifrën 80 si dhe nga një vizë e vogël vertikale, që tregon numrin 1. Kështu gjithsej dilet tek shifra 1381, pra një nga format më origjinale dhe më të çuditshme të patakuar deri më sot të shënimit të datës të një Kalendari nga shqiptarët. Duke parë me vëmendje fushën dekorative të emblemës së Karl Topisë mund të them se ajo nuk është studjuar plotësisht nga pikëpamja simbolike, ka enigma grafike të pazbërthyera dhe përbën në vetvete një kod enigmatik të fshehtash dhe simbolesh. Ajo që është më e çuditshmja dhe më e rëndësishme është se ky manastir i ka shërbyer në mënyrë barazimtare edhe katolikëve edhe ortodoksëve.

– Gjon Vladimiri – 

Manastiri i Gjon Vladimirit në Elbasan.

Dihet se Karl Topia qe një princ katolik. Atëherë pse ai ndërtoi një manastir të ritit ortodoks? Ai kishte kështu një vizio dhe politikë të sinkronizuar fetare, idenë e një kishe të përbashkët dhe të njëjtë nga pikëpamja institucionale si për shqiptarët ortodoksë ashtu dhe për katolikët. Për t’i bashkuar shqiptarët e dy kishave, ai përdori jo gjëra të rëndomta dhe simbole të çfarëdoshme por thesarin më të madh që kishte Shqipëria e shekullit XIV, eshtrat e shenjtit Gjon Vladimir. Shikoni pikat gjeografike të tri qendrave të nderimit të këtij shenjti. Kraja shqiptare, Durrësi shqiptar dhe Elbasani shqiptar. Nëse nuk merret parasysh ky realitet etnik nuk mund të kuptohet fare as procesi i shenjtërimit as prologu dhe deri diku as epilogu i historisë së eshtrave të shenjtit. Shumë apologje të kishës serbe si kudo në politikë dhe histori në shkarkimet e tyre e mohojnë pa asnjë logjikë mjedisin shqiptar nga fillimi deri në fund të nderimit të eshtrave të Gjon Vladimirit. Argumenti që përdorin serbët se Gjon Vladimiri është me origjinë sllave është një argument aprioristik sepse në të vërtetë deri më sot nuk ruhet absolutisht një dëshmi e sigurtë për origjinën etnike të Gjonit. Nga ana tjetër emri Gjon është emër tipik i përdorur nga shqiptarët, ai quhet kështu në rrethet e Ulqinit por dhe kudo në Shqipëri. Askush këtij shenjti nuk i thërret me emrin Ivan sipas sllavëve apo Johan sipas grekëve. Nga ana tjetër janë shqiptarët ata që kanë krijuar disa vepra arti të shkëlqyera madje kanë botuar edhe libra të veçantë kushtuar Gjon Vladimirit të mbiemëruar më pas edhe si elbasanasit (në të vërtetë ulqinakas, ose më saktë nga Kraja).
Librat për Gjon Vladimirin
Janë dy botime të quajtura “Akuilithe” kushtuar jetës së Gjon Vladimirit, të botuara në Venedik, nga tregëtarët nga Elbasani. Këto libra kanë jetëshkrimin dhe gojëdhënat lokale shqiptare për Gjon Vladimirin. Për këto dy libra ka bërë shënime bibliografike Prof. Dhimitër Shuteriqi. Më përpara, që në shekullin XIX, për njerin nga këto libra ka folur gjerësisht albanologu austriak Georg Hahn. Ai jep të shtjelluar madje dy legjenda për Gjon Vladimirin si njeri i shenjtë. Sipas këtyre legjendave Gjon Vladimiri u martua me Kosarën, vajzën e Samuilit, por kjo martesë “nuk u konsumua” mbasi shenjti vendosi të rrinte i virgjër. Kjo ngjalli zemërimin e Kosarës, vëllai i saj e goditi me shpatë Gjonin por shpata përkulej si dyllë sapo prekte trupin e shenjtit, ahere Gjoni duke menduar nderimin e martirizimit të tij të ardhshëm i dha vrasësit shpatën e vet dhe kështu vrasësi i preu kokën Gjonit. Gjoni me kokën e prerë në sqetull vrapoi dhe e çoi atë në kishën “Virgjëresha e Krajës” kurse vrasësi sipas dënimit hyjnor hëngri mishin e trupit të vet etj. Dy librat e shqiptarëve për Gjon Vladimirin kanë rëndësi të posaçme për të kuptuar atmosferën dhe procesin e mendimeve nga shekulli XIV deri në shekullin e XX. Ndoshta ka ardhur disa që këto libra në fakt të botuara në greqisht dhe me shpenzime të mëdha në Venedik të përkthehen edhe në shqipen e sotme letrare. Ndoshta dhe shumë në poezi dhe himne fetare që kanë bërë shqiptarët për Gjon Vladimirin të përmblidheshin në një antologji. Në të vërtetë akoma dhe sot shqiptarët ruajnë diçka materiale dhe konkrete, ruajnë kryqin e Krajës, është një kryq prej druri, i cili sot është pronë e një familjeje shqiptare në një fshat midis Tivarit dhe Ulqinit. Sipas gojëdhënës këtë kryq e hodhi nga qielli një skifter i bardhë, për Gjon Vladimirin kjo qe një shenjë hyjnore për të ngritur Kishën “Virgjëresha e Krajës”. Më vonë përballë kësaj kishe ka qenë akoma dhe një kryq akoma më i madh prej druri. Populli e merrte këtë kryq në 22 maj në mëngjes dhe me të shtegtonte mbi Malin e Rumisë në afërsi të Shkodrës. Shqiptarët pavarësisht nga besimi të gjithë tok ortodoksë dhe myslimanë, në ditën e Rushajave (Pentecostes) bënin procesionin e kryqit në Malin e Rumisë. Për fat të mirë kryqi i vogël i Kishës ruhet pra siç thamë përsëri në një familje shqiptare.
Ikona e Konstandin Shpatarakut
Në shekullin XVIII ikonografi gjenial shqiptar Konstandin Shpataraku bëri një kryevepër, ikonën e madhe të Gjon Vladimirit të perënduar më 1731. Kjo ikonë ka në qendër princin e Krajës, Gjon Vladimirin, i cili mban në dorën e majtë kokën e tij të prerë si dhe 12 skena rreth e qark figurës qendrore. Në njërën nga skenat është figura në këmbë e princit shqiptar Karl Topia, i cili tregon me dorën e djathtë tregon konstruktin arkitektonik të manastirit të Gjon Vladimirit në formën e tij fillestare. Ky portret i Karl Topisë është i vetmi portret historik që kemi nga shekulli XIV. Konstandin Shpataraku e ka bërë portretin e Karl Topisë duke u bazuar tek një ikonë e vjetër e Karl Topisë që ka qenë në manastir. Skenat e tjera tregojnë historitë e shenjtit. Kështu tregon shenjtin me kalorës në gjueti, skenën kur shenjti pa për herë të parë skifterin e bardhë që i hodhi kryqin, shenjtin në luftë me sa duket me bullgarët. Ajo që të habit është se një nga kalorësit mban një flamur të kuq, që të kujton shumë flamurin e shqiptarëve, skena të habitshme janë ato që tregojnë 16 francezë që siç thuhet nga gojëdhëna e Elbasanit donin të vidhnin eshtrat e Gjon Vladimirit, por mushka që ja ngarkuan këto eshtra ngordhi në vend etj. Për fat të mirë ikona e Kostandin Shpatarakut ruhet akoma edhe sot.
Kulti i Gjon Vladimirit
Milan Shuflai pyet: Kush ja tregoi kishës së Romës rëndësinë e kultit të Gjon Vladimirit, kjo nuk dihet por sido që të jetë duhet të ketë qenë një njohës i veçantë i gjendjes në Krajë. Shuflai na tregon sekretin e gjithë enigmës. Shuflai thotë se ka qenë një kishtar shqiptar i quajtur Pal Dushmani, metropolit i Krajës, i cili ka ndikuar edhe te kardinali domenikan nga Raguza i quajtur Gjon Stajkoviç. Pal Dushmani më 1440 ka qenë famullitar në qytetin Trevizo në Italinë e Veriut, në 1443 ka qenë peshkop në qytetin e Shasit pranë Ulqinit, në 1446 peshkop në Drisht. Ky kishtar shqiptar ka luajtur role të mëdha pranë Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ky njeri që ka ndikuar më së shumti për shenjtërimin e kultit të Gjon Vladimirit. Kjo histori e Gjon Vladimirit te shqiptarët tregon njëkohësisht dhe tolerancën fetare të shqiptarëve dhe përbën një nga legjendat më të mëdha, madje kryesoren për nga rëndësia siç e quan Shuflai të një shenjti në krejt historinë e Ballkanit. Vetëkuptohet që historia e Gjon Vladimirit nuk mund të kalojë në indiferencë dhe të mos bëhet element përbërës kulturor edhe në kohërat e sotme.


Gjon Vladimiri vepër e Konstantin Shpatarakut në muzeun e Durrësit

***
– DR.MOIKOM ZEQO –

DAVID SELENICA, GJENIU I IKONOGRAFISË SHQIPTARE I 1000 AFRESKEVE
HAPE: https://pashtriku.org/index.php?kat=64&shkrimi=2903

Total
0
Shares
107 comments
  1. Hello There. I discovered your blog the use of msn. That
    is an extremkely neatly written article. I’ll make sure to
    bookmark it aand return to read extra of your helpful information. Thanks for the post.
    I will certainly return.

  2. Simply wish to say your article is as surprising. The clarity in your post is simply
    nice and i could assume you’re an expert on this subject.
    Well with your permission let me to grab your feed to keep
    updated with forthcoming post. Thanks a million and
    please keep up the enjoyable work.

  3. That is really attention-grabbing, You are a very professional blogger.

    I’ve joined your feed and look forward to in the hunt for extra of your magnificent post.
    Additionally, I’ve shared your website in my social networks

  4. In the bustling city of Las Vegas, NV, the relevance of terms such as “Best DUI Attorney” and “Expert DUI defense attorneys”
    cannot be underestimated. Located in a vibrant area,
    Clark McCourt Criminal Lawyers serves communities like Amber Hills and Arts District,
    where such legal expertise is often sought.

    Clark McCourt Criminal Lawyers is based in Las Vegas, a city established
    in 1905 with a rich history. With a community of 646,790 (as of 2021) and
    240,462 households, it’s a center of activity.
    An interesting fact about this city is its proximity to
    the Las Vegas Beltway, a major highway.

    In Las Vegas, legal services, particularly in DUI cases, can have different price ranges.
    With temperatures in Las Vegas varying widely, from very hot summers to cool winters, dependable legal support is essential.

    Among the city’s attractions, AREA15 and Aliante Nature Discovery
    Park stand out. AREA15, for instance, is known for its immersive experiences, while Aliante Nature Discovery Park is famed for its natural beauty.

    Each provides distinct experiences, showcasing the variety Las Vegas has to offer.

    Choosing Clark McCourt Criminal Lawyers in Las Vegas is
    a smart decision for local residents. With their specialized
    knowledge in DUI cases and familiarity with the local community, they
    stand out as a top choice.

  5. This design is wicked! You definitely know how to keep a reader entertained.
    Between your wit and your videos, I was almost moved to start my own blog (well, almost…HaHa!) Excellent job.
    I really loved what you had to say, and more than that, how you presented it.
    Too cool!

  6. Today, I went to the beach front with my children. I found
    a sea shell and gave it to my 4 year old daughter
    and said “You can hear the ocean if you put this to your ear.” She
    placed the shell to her ear and screamed. There was a hermit crab inside and it pinched her ear.
    She never wants to go back! LoL I know this is completely off topic but I had
    to tell someone!

  7. Pretty nice post. I just stumbled upon your blog and wished
    to say that I have really enjoyed surfing around your blog posts.
    After all I will be subscribing to your rss feed and I hope you write again soon!

  8. We’re a group of volunteers and starting a new scheme in our community.
    Your web site offered us with valuable info to work on. You
    have done an impressive job and our whole community will be grateful to
    you.

  9. Fantastic goods from you, man. I have remember your stuff
    previous to and you’re just extremely excellent.
    I actually like what you have received here,
    certainly like what you are stating and the way in which in which you are saying it.
    You are making it enjoyable and you still care for to keep it sensible.
    I can’t wait to read far more from you. That is
    really a terrific web site.

  10. hey there and thank you for your info – I’ve certainly picked
    up anything new from right here. I did however expertise some technical
    points using this site, since I experienced to reload the site many times previous to I could get it to load
    correctly. I had been wondering if your web hosting
    is OK? Not that I’m complaining, but sluggish loading instances times will often affect your
    placement in google and can damage your high quality
    score if ads and marketing with Adwords. Well I’m adding this RSS to
    my email and could look out for much more of your respective exciting content.
    Make sure you update this again very soon.

  11. Pretty section of content. I just stumbled upon your website and in accession capital to assert that I get in fact enjoyed account your blog posts.
    Any way I’ll be subscribing to your augment and even I achievement
    you access consistently rapidly.

  12. This design is wicked! You definitely know how to keep a reader amused.
    Between your wit and your videos, I was almost moved to start
    my own blog (well, almost…HaHa!) Great job. I really enjoyed what you had to say, and
    more than that, how you presented it. Too cool!

  13. Наконец, задания №15 и №17-19 требуют не только ответа
    на вопрос, https://berforum.ru/gallery/image/8388-ogromnyy-assortiment-zadach-dlya-uchenikov-po-russkomu-yazyku/?

    Feel free to surf to my blog post :: http://277469.simplecloud.ru/blogs/1/obshirnyy-katalog-uvlekatelnykh-zadach-dlya-uchenikov-po-matematiki.php

  14. EnchagPT Blog to miejsce, gdzie można znaleźć interesujące artykuły i informacje na temat technologii sztucznej
    inteligencji. Jest to blog dedykowany wszystkim entuzjastom sztucznej inteligencji, którzy pragną zgłębiać swoją
    wiedzę na temat tego fascynującego tematu.

  15. Great blog here! Additionally your web site so much up
    very fast! What host are you the use of? Can I am getting your associate link on your host?
    I desire my web site loaded up as quickly as yours lol

  16. hello there and thank you for your info – I’ve certainly picked up something new from right here.
    I did however expertise a few technical
    points using this site, as I experienced to reload the website many times
    previous to I could get it to load properly. I had been wondering
    if your hosting is OK? Not that I’m complaining, but slow loading instances times will sometimes affect your placement in google and can damage your high quality score if ads
    and marketing with Adwords. Well I’m adding
    this RSS to my email and could look out for much more of your respective intriguing content.
    Make sure you update this again very soon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura