Aleanca historike Izrael–Serbi: Konsolidimi i një boshti politik, ideologjik dhe ushtarak nga vitet ’80-të e tutje

Nga Adnan Qaka
1. Origjina politike e afrimit serbo-izraelit (fundvitet ’80-të)
Në fund të viteve 1980, në kontekstin e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe riformatimit të nacionalizmave shtetërore, Serbia nisi një ripozicionim strategjik në politikën e jashtme, duke kërkuar aleatë jashtë kornizës tradicionale jugosllave. Një element qendror i këtij ripozicionimi ishte afrimi i qëllimshëm me Izraelin.
Ky ndryshim u sinjalizua qartë në Memorandumin e Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (1986), i cili e paraqiti popullin serb si viktimën kryesore historike në Jugosllavi dhe e legjitimoi projektin e Serbisë së Madhe përmes një narrative krahasuese me historinë e “hebrenjve”. Intelektualët serbë argumentuan se pretendimi serb për “tokën e premtuar” kishte bazë morale të barabartë me krijimin e shtetit të Izraelit, duke vendosur kështu themelet ideologjike të një aleance të re.
Në këtë kontekst, vuajtja historike u instrumentalizua politikisht për të justifikuar aspirata territoriale dhe projekte hegjemoniste, ndërsa Izraeli u paraqit si precedent moral dhe aleat potencial.

2. Shoqëria e Miqësisë Serbo-Izraelite dhe roli i Millosheviqit
Në vitin 1987, në Beograd u themelua Shoqëria e Miqësisë Serbo-Hebreje, e sponsorizuar drejtpërdrejt nga shteti serb. Edhe pse formalisht kishte karakter kulturor, funksioni i saj real ishte vendosja e marrëdhënieve të plota diplomatike dhe strategjike midis Beogradit dhe Izraelit.
Sipas dëshmive të themelueses dhe zëdhënëses së saj, Klara Mandiq, ky proces u realizua me miratimin personal dhe mbështetjen aktive të Sllobodan Millosheviqit, i cili e kuptoi rëndësinë strategjike të Izraelit për legjitimimin ndërkombëtar të Serbisë në prag të konflikteve ballkanike.
Delegacione të mëdha serbe, të përbëra kryesisht nga zyrtarë shtetërorë dhe figura publike serbe (jo jugosllave), vizituan Izraelin që nga viti 1990, duke ndërtuar rrjete të shumta bashkëpunimi, përfshirë krijimin e dhjetëra “qyteteve simotra”. Këto aktivitete kulturore shërbyen si mbulesë për thellimin e marrëdhënieve politike dhe ushtarake.
3. Mbështetja izraelite për Serbinë gjatë luftërave gjenocidale të viteve ’90
Gjatë luftërave të Serbisë në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, Izraeli u pozicionua si një nga shtetet që nuk e dënoi publikisht dhe në mënyrë të vazhdueshme gjenocidin serb, në Kosovë dhe veçanërisht në Bosnje.
Sipas një raporti voluminoz holandez (rreth 4000 faqe), vetëm tre shtete – Izraeli, Greqia dhe Rusia – ofruan forma të ndryshme mbështetjeje të plotë politike, ushtarake dhe strategjike për Serbinë, pavarësisht dokumentimit të gjerë të krimeve të gjenocidit serb në Bosnje.
Në vitin 1991, Serbia kërkoi furnizime të mëdha ushtarake nga Izraeli, në kundërshtim të drejtpërdrejtë me embargon e OKB-së (Rezoluta 713). Ish-zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes së Jugosllavisë kanë dëshmuar për marrëveshje të fshehta armësh mes Serbisë dhe Izraelit, të ndërmjetësuara nga figura të afërta me Millosheviqin.
Krimineli i luftës Ratko Mladiq ka deklaruar në një nga seancat e gjykimit të tij në Hagë se përfaqësues të inteligjencës izraelite (MOSAD) e kishin kontaktuar gjatë një vizite të tij në Greqi në vitin 1995 dhe i kishin ofruar ndihmë ushtarake dhe trajnim falas për forcat e armatosura serbe. Tekstualisht ai ka deklaruar: “Ata m’i ofruan të gjitha këto ndihma bujare, pa më kërkuar asgjë në këmbim.”
Edhe pse këto dëshmi janë mohuar zyrtarisht, ato përforcohen nga raportime të shtypit izraelit dhe perëndimor mbi përdorimin e armëve me origjinë izraelite nga forcat e armatosura serbe në Bosnje. Në vitin 1990, pikërisht atëherë kanë filluar vizitat e ndërsjella ndërmjet delegacioneve serbe dhe izraelite, gjë që përbën treguesin e parë të lidhjeve zyrtare ndërmjet Serbisë dhe Izraelit. Ajo që mund të kuptohet është se prapa “lidhjeve kulturore” qëndronin, në fakt, lidhje ushtarake.
Çetnikët serbë kishin armë të prodhimit izraelit; një pjesë e çetnikëve ishin trajnuar dhe mbanin uniforma izraelite, si dhe kishin lidhje te shumta me izraelin sidomos në aspektin financiar. Një nga grupet më të njohura çetnike që ishte trajnuar në Izrael ishte ai i udhëhequr nga Dragosllav Bokan, i njohur për krimet e gjenocidit serb në Bosnje.
Disa nga informacionet më të rëndësishme për lidhjet izraelito-serbe u dhanë nga profesori qifut i lindur në Jugosllavi, Igor Primorac, në një artikull të botuar në revistën Jerusalem Report në janar 1995, ku ai deklaronte se kishte shumë dëshmi për përdorimin e armëve izraelite nga ana e serbëve të Bosnjës. Më 3 qershor 1993, në gazetën izraelite Haaretz u raportua, në bazë të informacioneve nga inteligjenca perëndimore, se Izraeli kishte furnizuar serbët me armë përmes marrëveshjeve të reja sekrete.

Serbia u financua gjatë luftërave të viteve ’90 nga Izraeli përmes bankave të tyre në Beograd, si dhe përmes pastrimit të parave të fituara nga droga, si dhe nga bankat në Qipro. Në mars të vitit 1993 bankieri Serb Jesdomir Vasiljevic, kreu i JUGOSKANDIC BANK, iku ne Izrael. Shtypi zbuloi se kjo bankë kishte pothuajse 4 milion llogari me depozita që arrinin shifrat 2 miliard dollarë. Nga erdhën këto shuma? Përpara luftës, Jugosllavia kishte patur një turizëm të lulëzuar dhe një industri armatimesh që prodhonte kryesisht armë të lehta për eksport, por pas ripagimit të 14 miliardë dollarëve në borxhin e jashtëm, nuk kishin mbetur edhe shumê para. Turizmi ishte shkrirë dhe prodhimi i armëve përdorej për luftën. Qeveria Serbe përfitoi gjithashtu edhe nga zhvatjet në zonat e pushtuara, por, edhe kjo është shumë pak krahasuar me nevojat reale. Me rolin e tij në trafikimin e drogës nëpërmjet linjës së Ballkanit, Beogradi kishte fituar akses në sistemin e pastrimit të parave, dhe këtu mund të zbulohet burimi i fondeve. Aktivitetet në rritje të Mafias Serbe nga Beogradi në drejtim të Europes Përëndimore është një tjetër burim i sigurtë. Ne Beograd ndodhej një shkollë për vjedhësit, e cila mbrohej dukshëm nga sherbimet sekrete, dhe ata që diplomoheshin aty dërgoheshin në të gjithë Europën, ku ata u’a dorëzonin te mirat e vjedhura një rrjeti të mirëorganizuar blerësish. Është e vështirë të imagjinosh se ky burim financiar mund të mjaftontë për të mbuluar faturën e luftes së Serbëve, madje edhe duke patur parasysh forcimin e Mafias serbe në tregun e drogës së Europës Perëndimore. Të njëjtat fuqi që i dhanë dritën jeshile për luftë serbis i kanë ndrequr dhe financimet. Nuk po e organizonte Serbia këtë rrjedhje fondesh; janë mirëbërësit e saj. Egzistonte marrëveshje ku bankat lokale në Beograd apo kanalet matanë detit janë përdorur-për një pagesë të caktuar- për të pastruar mbi një bazë mujore një pjesë të parave nga tregëtia ndërkombëtare e drogës. Përfitimet e Beogradit nuk ishin fare të këqija. Interesi standart për pastrimin e parave ishtë me 3 dhe 7%, por duke patur parasysh shumat e mëdha të bëra në tregun botërore të drogës, kontrabandistët mund të paguanin deri 30% pa u dhëmbur fare. Israel Kelman nga Tel Avivi zotronte 25% të aksioneve të DAFIMENT BANK në Beograd. Fakti që Vasiljeviç i JUGOSKANDIC BANK iku në Izrael, tregon rolin e tij kyç në teknikën e financimit, të luftës. Sipas burimeve të policis Gjermane, gjatë hetimeve rreth Mafias Serbe në Gjermani , është mësuar se Beogradi nuk kishte ofruar ndonjë bashkëpunim policor ndërkombëtar, dhe, për këtë arsye, ishtë një vend më i mirë se Zvicrra për të pastruar para. Qipro, një qëndër bankare shumë e zhvilluar, ishtë baza operuese më e rëndësishme për bankieret e Beogradit.
Në vitin 2016, Gjykata e Lartë e Izraelit refuzoi publikimin e dokumenteve mbi furnizimin me armë të Serbisë gjatë gjenocidit në Bosnje, me arsyetimin se një transparencë e tillë do të dëmtonte interesat shtetërore izraelite – një vendim që përforcon dyshimet mbi përmasat reale të këtij bashkëpunimi.
4. Kosova, karta “islamike” dhe bashkëpunimi serbo-izraelit
Gjatë luftës në Kosovë, Izraeli, së bashku me Greqinë, luajti një rol politik në përpjekjet për ta paraqitur çështjen kosovare si kërcënim “islamik”, duke synuar të pengonte mbështetjen perëndimore për UÇK-në. Njëkohësisht, synonte përdorimin e kartës së “rrezikut islamik” në Tiranë, në emër të Serbisë, për ta mbajtur qeverinë e Tiranës larg mbështetjes aktive për UÇK-në.
Diskursi i qarqeve sioniste të vijës së ashpër në Izrael dhe SHBA e portretizonte një Kosovë të pavarur si rrezik potencial për sigurinë izraelite, ndërsa në prapaskenë, sipas dëshmive të ndryshme, vazhdonte bashkëpunimi logjistik dhe ushtarak me Serbinë. Qëllimi i vërtetë i këtij “argumenti” synonte po ashtu mbajtjen sa më larg të SHBA-së dhe NATO-s nga përfshirja gjithnjë e më e madhe në Kosovë.
Ekzistojnë pretendime serioze për përdorimin e armëve kimike kundër nxënësve shqiptarë në fillim të viteve ’90, armë që, sipas raporteve të delegacionit të Helsinkit dhe shtypit ndërkombëtar, ishin testuar më parë nga Izraeli kundër palestinezëve. Ky gaz ishte një lloj arme kimike që prodhohej nga Izraeli.
Revista mujore Izlenci, në një artikull të titulluar “Kosova, fushë e përgjakur”, iu referua këtij rasti dhe vuri në dukje përfshirjen e Izraelit dhe bashkëpunimin serbo-sionist. Në atë shkrim theksohej se oficerët serbë, pak para fillimit të luftës në Bosnje, shpesh vizitonin Izraelin.
Përfshirjen e Izraelit në këtë ngjarje e theksoi edhe ndihmëskryeministri i qeverisë së Bosnjës, Muhamed Cengiç, i cili kishte qenë në Turqi. Cengiç kishte deklaruar se Izraeli ishte i shqetësuar për përhapjen e Islamit në Bosnje dhe se përdorimi i gazit helmues izraelit në Kosovë ishte një shembull i bashkëpunimit serbo-izraelit.
Në vitin 1990, pikërisht atëherë kanë filluar vizitat e ndërsjella ndërmjet delegacioneve serbe dhe izraelite. Kjo ngjarje është treguesi i parë i lidhjeve zyrtare ndërmjet Serbisë dhe Izraelit. Ajo që mund të kuptohet është se prapa atyre “lidhjeve kulturore” qëndronin, në fakt, lidhje ushtarake.
Vlen të potencohet gjithashtu se ish- kryeministri izraelit, Ariel Sharon ka deklaruar se Kosova e pavarur mund të bëhej pjesë e Shqipërisë së Madhe, e cila mund të shndërrohej në qendër të terrorizmit islamik kundër Izraelit. Me sa duket, Sharon nuk ishte skuqur aspak kur kishte shkuar të takohej me kryeministrin rus Jevgeni Primakov, para të cilit e kishte qortuar NATO-n për bombardimin e Beogradit.
Po ashtu, vlen të potencohet se roli i Izraelit në ndihmë të Serbisë gjatë realizimit të krimit të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës ishte shumë i madh dhe në shumë sfera. Për këtë ka fakte dhe argumente të shumta, por ajo që vlen të theksohet është deklarata e vetë Stanishiqit në Hagë, i cili kishte pranuar se Izraeli e kishte ndihmuar Serbinë në forma të ndryshme për realizimin e krimit të gjenocidit në Kosovë në vitet 1998–1999.
Po ashtu, ka burime që tregojnë se Izraeli e ka ndihmuar Serbinë edhe gjatë luftës çlirimtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës (Kosovën Lindore), në forma të ndryshme, sidomos në aspektin logjistik.

5. Normalizimi pasluftës dhe vazhdimësia e aleancës
Pas luftërave ballkanike, Izraeli dhe Serbia vazhduan të zhvillonin marrëdhënie të ngushta politike dhe ushtarake. Serbia e ka mbështetur Izraelin në forume ndërkombëtare, përfshirë mosvotimin e përkujtimit të gjenocidit serb në Srebrenicë në OKB (2024).
Në të njëjtën kohë, raportet e bashkëpunimit ushtarak janë thelluar, duke përfshirë shitblerje armësh, bashkëpunim teknologjik dhe mbështetje logjistike reciproke, ndërsa Serbia është shfaqur si një nga mbështetëset më të zëshme të politikave izraelite në gjenocidin në Gaza. Fakti që klubet izraelite të basketbollit që nga viti 2023 i luajnë ndeshjet si vendas në Beograd nuk është vetëm çështje organizative apo sigurie, por dëshmon edhe afërsinë dhe aleancën e vazhdueshme mes Izraelit dhe Serbisë. Kjo zgjedhje reflekton bashkëpunimin politik, diplomatik, ushtarake dhe sportiv mes dy vendeve, duke treguar se lidhjet e tyre shtrihen në çdo fushë, përfshirë edhe sportin, ku Beogradi është shndërruar në një shtëpi të përkohshme për skuadrat izraelite.
Aleanca Izrael–Serbi, e konsoliduar që nga fundvitet ’80, nuk është produkt i rastësishëm kulturor apo diplomatik, por rezultat i një konvergjence interesash ideologjike, ushtarake dhe gjeopolitike. Instrumentalizimi i viktimizimit historik, mohimi ose relativizimi i krimeve të gjenocidit serbe dhe bashkëpunimi ushtarak në momente kyçe të konflikteve ballkanike e vendosin këtë aleancë në një kornizë thellësisht problematike nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare dhe etikës politike.
—————-
1. Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (1986)
(Memorandum Srpske akademije nauka i umetnosti – 1986)
https://de.scribd.com/doc/245143685/Memorandum-SANU
***
2. DRUŠTVO SRPSKO-IZRAELSKOG PRIJATELJSTVA
Shoqëria e Miqësisë Serbo-Izraelite
3. SERBIA KA BLERË ARMË TË SOFISTIKUARA PREJ IZRAELIT!
https://www.facebook.com/search/top?q=sheradin%20berisha%20izraeli%20serbia%20armet
***
4. Izraeli e mbështet agresionin serb në Bosnjë dhe Hercegovinë
© Pashtriku.org