BEHXHET SH.SHALA: MORALI NË POLITIKË DHE POLITIKA PA MORAL!

(Prishtinë, 26. XI. 2012) – Pse nuk e bëmë Shqipërinë ashtu si deshëm? Pyetje e rëndë e cila ofron përgjigje të lehtë. Sepse prej 100 vjetëve të pavarësisë së shtetit shqiptar, Shqipërinë plotë 83 vjet e kanë udhëhequr ata që nuk e kanë dashur as Shqipërinë e as shqiptarët. E mos të flasim sa e kanë dashur Kosovën. Ahmet Zogu një analfabet që e shpalli veten mbret të Shqipërisë me ndihmën e xhandarëve të Pashiqit… Enver Hoxha ishte diktator i cili për afërsisht 45 vjet të sundimit të tij të dhunës së tipit të Xhingis Kanit vrau shumë shqiptarë në ndërkohë që organet më të larta shtetërore i mbushi me vllehë, maqedonas, serbë, grekë dhe antishqiptarë të tjerë… Sali Berisha është diktator i “demokracisë“ . Po sundon në Shqipëri plot 20 vjet. Është i paskrupullt për pushtet.

Sali Berisha – diktator i “demokracisë“ ,

 Ahmet Zogu një analfabet… dhe dikratori Enver Hoxha.

SHYT MARECI dhe shytat e sotit:
Më është tëholluar burrëria ose, thënë më mirë kam rënë fare! Jam ftohur dhe mërdhirë sikur Termokosi! Prandaj, po shkoj prej përkujtimi në përkujtim të atyre që kanë dalluar nga ne dhe që vërtetë e kanë pasur përnjëmend kur ka qenë në pyetje angazhimi për komb dhe atdhe! Së paku ato çaste sa po zgjatë përkujtimi po e marr një dimension tjetër. Po ndjehem se po dukem ndryshe duke bërë përpjekje të identifikohem me ata që po përkujtohen. Mirëpo, jeta dhe realiteti nuk është i mëshirshëm sepse nuk pot a ndryshon përmbajtjen! Nuk po lejon burrërimin apo stolisjen me kurorën e trimërisë nëse e ke zemrën e pulës apo të lepurit! Mirëpo, ne edhe se popull e sidomos si individë jetojmë për çastin duke mos menduar për të ardhmën dhe duke bërë përpjekje ta maskojmë apo falsifikojmë të kaluarën. Duke e shkruar dhe rishkruar historinë ku roli ynë përcaktohet varësisht prej pozitës që e kemi në kierarkinë e pushtetit apo aftësisë për lëvyrje (shndërruar në jargë ) atyre që janë në pushtet për t’ua lagur gojën e tharë nga fjalimet e shumta dhe premtimet që bëjnë dhe nuk i plotësojnë. Midis disa përkujtimeve u përcaktova për:
1. Përkujtimi për SHYT MARECIN një nacionalist i përbetuar dhe luftëtar i pakompromis për çështjen kombëtare e sidomos për bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm Shqipërinë ashtu siç e ka thënë edhe vet Zoti! Një luftëtar, komandant, gjeneral dhe strateg i cili nuk kishte akademi ushtarake e as shkollë të kryer siç e kanë disa gjeneralë dhe komandantë të sotit të kallashit dhe gullashit. Ai e kishte betimin, vendosmërinë, besën, sakrificën për ta bërë maratonën patriotike me një të vetmin qëllim që , edhe nëse i vjen puna ngushtë, të mos i tradhëtoi bashkëluftëtarët dhe mos të bjerë në dorë i gjallë armikut! Ky ishte SHYT MARECI, një luftëtar epik dhe emër i përbuzur nga komunistët jugosllavë dhe shqipfolës për më shumë se 60 vjet. Madje edhe vet tregimi për luftën dhe qëndresën e tij ishte i dënueshëm në këtë periudhë kohore. SHYT MARECI e mbajti fjalën dhe betimin duke i liruar shokët e tij në kohën kur iu mbyllën rrugët dhe mundësitë e vazhdimit të luftës. Edhe vdekja e tij ishte mishërim i betimit të dhënë. Nuk u dorëzua i gjallë por e zgjodhi vdekjen ashtu siç deshi! Prandaj edhe kaloi në përjetësi. Është tragjike por edhe e turpshme që në këto manifestime marrin pjesë duke u promovuar edhe persona të cilët, po të ishte SHYTI gjallë do ta pësonin fatin e një çetniku apo komunisti sllav. Duket se horrat janë më të sofistikuar në përshtatje në të gjitha kohërat dhe të gjitha sistemet. Më të sofistikuar se vet kameleonët! Për SHYTIN dhe basahkëluftëtarët e tij flasim kot ne, shytat e sotit! Ai ka lënë vepra të cilat ne nuk i kemi! SHYT MARECI dhe të gjithë ata që e dhanë jetën për komb dhe atdhe do të jetojnë aq sa do të jetojë shqiptaria ndërsa ne, shytat e sotit kemi vdekur për së gjalli dhe si hijena vrapojmë pas kërrmes , interesit personal. Madje, nuk jemi as shyta por i kemi vënë vetes brirët me të cilat e therrim njëri – tjetrin . Për pushte të cilin realisht edhe nuk e kemi ! Përkujtimi u organizua në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dikur Pallati Boro dhe Ramizi që simbolizonte vëllazërim – bashkimin midis popujve të Jugosllavisë. Disi sikur sot multietniciteti !
2. Përkujtimi për SHABAN SHALËN një nacionalist gjithashtu i vendosur për çështjen shqiptare dhe bashkimin me Shqipërinë i cili edhe në çastet kur torturohej mizorisht brohoriste: ”O nuk është këtu as Jugosllavi e as Serbi por është Shqipëri“! Ishte veprimtar dhe luftëtar i orëve të para dhe vazhdim i lozës kombëtare të Rifat Berishës, Gjon Serreçit, Marie Shllakut, Mulla Idriz Gjilanit, Jahja Fushës dhe patriotëve të tjerë që me armë kundërshtuan robërinë e shqiptarëve. Fare i vogël, si fëmijë më kujtohej se flisnin për arrestime të shumta duke përmendur më së shumti emrin e Adem Demaçit dhe Shaban Shalës! Shtëpia jonë ishte shumë afër burgut në Podujevën e dikurshme dhe Besianën e sotme dhe mbrëmjeve dëgjoheshin klithje të lahtarshme të atyre që torturoheshin. Deri në orët e para të mëngjesit kur duket se lodheshin edhe torturuesit por edhe të torturuarit! Ish rruga JNA tash Zahir Pajaziti ishte krejtësisht e banuar me serbë , çetnikë të përbetuar që festonin këtë dhunë ndaj atdhetarëve shqiptarë. E vetmja familje shqiptare në atë rrugë ishte familja e babait tim të ndjerë Shaban Shalës apo siç e quanin Shaban Bajgora për shkak se prejardhjen e kishim nga Shala e Bajgorës përkatësisht nga fshati Kovaqicë! Në pyetjet tona, të fëmijëve se kush po bërtet tërë natën , as Babushi e as nëna nuk na tregonin sepse ende ishim të vegjël të kuptonim realitetin. Më vonë na treguan tërthorazi duke na qortuar që të mos luajmë me fëmijët e trajkoviqëve ( e as me Radën, sot deputeten e Serbisë në Kuvendin e Kosovës ) dhe dimiqëve ngase atyre nuk u zihet besë. SHABAN SHALËN nga Letanci, fshat afër Besianës ka qenë e pamundur ta frikësosh e lëre më ta detyrosh të tërhiqet nga veprimtaria kombëtare. Prandaj edhe e mbytën nën torturë duke e shndërruar në simbol frymëzimi për gjeneratat e reja. Edhe ai e fitoi pavdekësinë për dallim të atyre që e mbytën dhe vdiqën për së gjalli ende pa vdekur SHABANI. Në mesin e tyre edhe shqipfolësit e atëhershëm! Manifestimi u organizua në fshatin Letanc ku edhe u zbulua pllaka përkujtimore. Interesant ishte fakti se edhe në atë manifestim kishte njerëz që më mirë do t’u shkonte pjesëmarrja në përkujtimin e Ali Shukrisë dhe Rrahman Morinës. Po, kjo është kohë e horrave! Të dikurshëm dhe të sotit!
3. Përkujtimi për Metush Krasniqin një vigan i nacionalizmës shqiptare dhe bashkimit me Shqipërinë. I arrestuar pesë herë dhe i torturuar pas arrestimit të fundit deri në vdekje. Mbajë mend se gjatë vuajtjes së burgut (afërsisht nëntë vite) në burgjet e ish Jugosllavisë kishte ndarje në baza ideologjike. Në të djathtë dhe në të majtë. Të djathtët ishin patriotët pas përfundimit të luftës së dytë botërore apo pasardhësit e tyre ndërsa të majtët ishin ata që ishin deklaruar për marksizëm – leninizëm (shkaku se në pushtet në Shqipëri ishte Enver Hoxha) por që nuk iishin njohuri elementare, as për Marksin e as për Leninin. Në fakt, u mungonin njohuritë elementare për këtë ideologji të mbrapshtë dhe antikombëtare! Në këtë kontekst lakohej edhe emri i Metush Krasniqit i cili ishte i gatshëm të vdiste në çdo kohë për Shqipërinë dhe shqiptarët por jo edhe për Enverin. Dhe kishte plotësisht të drejtë! Sepse Shqipëria dhe çështja shqiptare nuk mund të shkonin përpara me Enver Hoxhën në krye! Paragjykimet ideologjike e kanë dëmtuar shumë çështjen kombëtare prandaj një kohë edhe Metush Krasniqi damkosej si nacionalist dhe kundërshtar i Enverit ! Të flasësh sot për Metush Krasniqin (si ideolog i (çështjes kombëtare) në kohën kur u përjetësua vizioni i tij politik se komunizmi si ideologji sllave e ka dëmtuar përmbajtësisht çështjen kombëtare është përpjekje për t’u shpëlarë nga një e kaluar e mbrapshtë! Të krekosesh para kamerave se dikur ke qenë me Metushin është shumë e pandershme kur dihet fakti se çdo gjë që e kanë bërë dhe po e bëjnë edhe sot disa në pushtet dhe ata afër pushtetit është pikërisht e kundërta e asaj për çka është angazhuar tërë jetën kolosi i çështjes shqiptare METUSH KRASNIQI. Dhe për çka ai e ka fituar amshimin dhe pavdekësinë! Ndërsa, disa që ishin në sallën e kinemasë ABC, vendi ku u organizua përkujtimi ishin kufoma të gjalla politike , kombëtare dhe morale!
E mira e këtyre përkujtimeve është se ndonëse organizohen, jo rrallë për qëllime të promovimit personal, së paku po informohen gjeneratat e reja se historia e qëndresës së shqiptarëve dhe lufta e tyre për bashkimin me Shqipërinë nuk ka filluar me fillimin e aktiviteteve të tyre apo me vitet 1968, 1974, 19981 e më vonë por shumë më heret dhe se kemi një histori më të gjatë. E mira tjetër është se aty po përmenden emra që kanë luftuar kundër interesit kombëtar e tash janë aziluar në institucione e Kosovës ku paguhen shumë mirë për aktivitetin e tyre të dikurshëm antikombëtar dhe mbase edhe tash e vazhdojnë këtë aktivitet. Por, thashë më lartë se është kohë e horrave dhe e korbave !
Pse nuk e bëmë Shqipërinë ashtu si deshëm
Pyetje e rëndë e cila ofron përgjigje të lehtë. Sepse prej 100 vjetëve të pavarësisë së shtetit shqiptar, Shqipërinë plotë 83 vjet e kanë udhëhequr ata që nuk e kanë dashur as Shqipërinë e as shqiptarët. E mos të flasim sa e kanë dashur Kosovën. Ahmet Zogu një analfabet që e shpalli veten mbret të Shqipërisë me ndihmën e xhandarëve të Pashiqit (nga i cili merrte rrogat) punën kryesore e bënte duke i vrarë patriotët e vërtetë shqiptarë! Duke e vrarë politikanin gjenialë për atë kohë, të Madhin Hasan Prishtina dhe patriotët e tjerë! Kur u desh të luftonte për Shqipërinë dhe “mbretërinë“ e tij ia mbathi pas 23 viteve të sundimit. Ai ishte kundër bashkimit me Kosovën dhe sa i përket politikës ndaj Kosovës ndiqte rrugën e Pashiqit. Prandaj llogaritet si i dështuar.
Enver Hoxha ishte diktator i cili për afërsisht 45 vjet të sundimit të tij të dhunës së tipit të Xhingis Kanit vrau shumë shqiptarë në ndërkohë që organet më të larta shtetërore i mbushi me vllehë, maqedonas, serbë, grekë dhe antishqiptarë të tjerë. Ai vrau apo burgosi më shumë se 50% të atyre që nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë në Vlorë apo pasardhës së tyre duke eliminuar inteligjencën patriotike dhe duke e zëvendësuar me mjelëse të lopëve, ngarës të kuajve, tredhës të demave apo kooperativistë të dalluar. Mbahet mend gjithashtu se dhunshëm e ndaloi fenë duke burgosur dhe vrarë shumë klerikë të të gjitha konfesioneve fetare ndreyshe patriotë të dalluar. Në kohën e tij shqiptarët u xhveshën nga vlerat njerëzore, kombëtare dhe morale. Prandaj edhe e patëm dhe e kemi një Shqipëri që e kemi. Ambalazhimin e kishte patriotik ( shqiptarë) ndërkaq që përmbajtjen e kishte jugosllave, ruse , kineze, vijetnameze etj. Partinë ia formuanë jugosllavët dhe serbët. Enver Hoxha dështoi në përmbushjen e misionit histork; mbrojtjen e shqiptarëve jashtë Kosovës dhe basahkimin e Kosovës.
Sali Berisha është diktator i “demokracisë“ . Po sundon në Shqipëri plot 20 vjet. Është i paskrupullt për pushtet. E ka plotë gojën bashkim kombëtar ndërsa kontributi më i madh i tij për bashkimin kombëtar është që ai mos të flasë për këtë bashkim. Bashkimin po e realizon duke iu lëvyrur Serbisë.
Në pika të shkurtëra këto janë arsyet pse e kemi një Shqipëri sikur kjo e sotit. Dhe prej kësaj ka lindë kjo Kosovë që e kemi sot!
Vëllau i Karla del Pontes përkah dëshira për të burgosur shqiptarë por edhe përkah dëshira për t’i dënuar për krime lufte por edhe si Italianë, Mauricio Salustro po e vazhdon maratonën e tij në Kosovë. Më parë , si kryetar i gjykatës së UNMIK-ut ishte shndërruar në ndjekës personal të Albin Kurtit duke bërë përpjekje ta dënojë me çdo kusht dhe për shkaqe politike. Tash, si prokuror i EULESH-it është shndërruar në ndjekës personal të Fatmir Limajt duke bërë përpjekje ta dënojë me çdo kusht. Emërues i përbashkët i Karla del Ponets dhe Mauricio Salustros është se kanë punuar kundër mafias italiane një kohë të gjatë. Duket se diçka kanë marrë nga ata sepse populli thotë:” me kend të rrishë, i tillë bëhesh “!
Urime Festa e Flamurit gjithë atyre që e duan flamurin kombëtar dhe që e kanë festuar edhe kur kanë qenë në rrezikë ndërsa haram u qoftë atyre që dikur :” janë angazhuar për bashkimin e trojeve etnike ndërsa tani e çkyejnë bothën për Kosovën multietnike “!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

KOHË E DJAJVE

KOHË E DJAJVE Nga Xhelal Zejneli Qiell i ngrysur, terr, errësirë, zhurmë tankesh, aeroplanësh, bombahedhës, murtaja, predha, nëndetëse,…