HISTORIA E QYTETËRIMEVE
Njohuri themelore
Historia e qytetërimit filloi në Afrikë, djepin e njerëzimit, ku Homo sapiens u shfaq rreth 200,000 vjet më parë. Njerëzit e hershëm u përhapën në të gjithë globin, duke zhvilluar bujqësinë dhe duke formuar qytetërimet e para.
– Egjipti i lashtë (rreth 3000 pes) u zhvillua përgjatë Nilit, me arritje në shkrim, arkitekturë dhe qeverisje.
– Në Mesopotami, sumerët krijuan qytetet dhe sistemet e para të shkrimit (rreth 3500 pes), të ndjekur nga babilonasit dhe asirianët.
– Qytetërimi i Luginës së Indus (rreth 3300 pes) lulëzoi me planifikim të avancuar urban.
– Në Kinë, dinastitë e hershme si Zhou (rreth 1046 pes) zhvilluan filozofi si konfucianizmi.
– Pellazgët (rreth 1000 pes) ishin pionierët e demokracisë dhe filozofisë, të ndjekur nga grekët (600 pes) dhe romakët (rreth 500 pes – 476 e.s.), të cilët ndërtuan perandori të mëdha dhe sisteme ligjore.
– Në Afrikë, Perandoria Mali (shek. 13 – 16) ishte e pasur nga tregtia dhe e njohur për udhëheqës si Mansa Musa.
– Në Amerikë, qytetërimet Maya, Aztec dhe Inca (rreth 1200 pes – 1500 e.s) krijuan shoqëri të përparuara me kultura të pasura dhe arkitekturë monumentale.
– Mesjeta (rreth 500 – 1500 e.s.) kishte ngritjen e feudalizmit në Evropë, ndërsa Epoka e Artë Islame avancoi njohuritë në shkencë dhe filozofi.
– Rilindja (shek. 14 – 17) ndezi një rilindje kulturore në Evropë, duke ndikuar në art, shkencë dhe mendim.
Këto qytetërime hodhën themelet për botën moderne, me ndikime të qëndrueshme në kulturë,, teknologji dhe jo vetëm.
_________
History of Civilization
https://libguides.ku.edu.tr/history/historyofcivilization
***
***
————————————
DROMCA TЁ HISTORISЁ BOTЁRORE
—
Sheradin Berisha © Pashtriku.org