NGA ITALIA NË VLORË
Mbesës sime Jolene A. Habazaj, që sot mbush 1 vjeçe
Nga Prof.Dr.Albert HABAZAJ
Ditëlindjet janë gëzime
Gëzimet na mbushin zemrën,
Sa gëzon kjo zemra ime
Me gjysh Halon po nis këngën.
*
Ka ardhur nga Italia
Jolene, mbeskëza ime,
Është mjaltë nga ëmbëlsia
E vogla, sa një thërrime…
*
Ditëlindjen për të festuar
Vjen në Vlorë, sikur na njeh,
Loz me këmbë e loz me duar
Qesh si diell, kur na sheh.
*
Edhe flet ca fjalë të ëmbla
Që i kupton veç ajo,
Ka ca tinguj, dritë me ëndrra
Kanarine domosdo…
*
Dy bishtaleca drenushe
Dy trëndafila kurorës,
Vjen thëllëzë e bukur fushe
Jolene e Lelit dhe Lonës.
*
1 vjeçe i mbushi sot
Si buzëqeshje trëndafili,
Bën të ngrihet, s’mbahet dot…
E njomë si gonxhe prilli.
*
Gugat kur i flas në emër
Dhe kthen kokën ëmbëlsira,
E kanë shpirt, e kanë zemër
Kushërinjtë e kushërirat.
*
Bën të flasë, sikur na thotë:
Në Vlorë datëlindjen e parë
Bëj me më të mirët në botë
Gjyshet e gjyshërit kanë ardhë…
Vlorë, 3 Nëntor 2026

