Pashtriku.org, 09. 11. 2013 – Përmbajtja e lëndës: – Zanafilla e UDB’ës famëkeqe; – Ali Shkukria prokuror i parë publik i “Kosmetit”!! – Kush e përgatiti Kuvendin e Prizrenit më 8 – 10 korrik 1945?! – Cilat ishin pikat e rendit të ditës në Kuvendin e Prizrenit? – Kush ishin delegatët e përzgjedhur të Kuvendit të Prizrenit?! – Sa shqiptarë u vranë e u persekutuan gjatë viteve 1941 – 1947?! – Kush ishin gjyqtarët e parë të “gjyqit popullor krahinor të kosmetit?!”
ZANAFILLA E UDB’ës FAMËKEQE!
Dihet mirëfilli se pas Luftës së Dytë Botërore, syri dhe veshi i regjimit jugosllavë ishte padyshim Shërbimi famëkeq UDB. Ku e kishte zanafillën kjo famëkeqja UDB për Kosovë, e cila ia nxiu jetën shqiptarëve?! Më 14 maj 1944 me vendim të Shtabit Suprem të UNÇJ-së, u formua OZN’a (Odelenjeza Zashtitu Naroda – Dega e Mbrojtjes Popullore) e cila fillimisht ka vepruar në kuadër të seksionit të MP të KANÇJ’së. Ky formacion shfarosës për shqiptarët, në Kosovë u themelua më 1 shtator 1944. Të gjitha dokumentet e kohës flasin se OZN’a për Kosovë është formuar me kërkesën e “Komitetit Krahinor të Kosmetit” dhe të Komitetit Qëndror të PKJ-së. Për formimin e saj, përgjegjës ishte Aleksandër Rankoviqi, i cili për atë ditë i kishte ftuar në një takim – në ishujt Vis të Kroacisë:
1. Miladin Popoviqin ( udhëton nga shqipëria për në Vis),
2. Dushan Mugoshën dhe
3. Spasoje Gjakoviqin.
– Miladin Popoviqi dhe Dushan Mugosha –
Në këtë takim u vendos që shef i OZN’ës për Kosovë të emrohej Spasoje Gjakoviqi. Me rastin e promovimit të OZN’ës në Kosovë, në radhët e saj ishin edhe tre anëtarë të “Komitetit Krahinor të Kosmetit”:
1. Ali Shukria,
2. Çedo Mijoviqi dhe
3. Sahit Bakalli.
Me rastin e formimit të të ashtuquajturës ‘Qeveri demokratike’ në mars 1945, OZN’ahyri në përbërjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa pas shpalljes së Kushtetutës së parë të Jugosllavisë së AVNOJ-it (janar 1946) ajo u shndërrua në UDB (Uprava Drzhavna Bezbednosti – Drejtoria e Sigurimit Shtetëror – DSSH). Me këtë emërtim UDB’a veproi deri në korrik të vitit 1966, kur në Plenumin e Brioneve u largua nga pushteti Aleksandër Rankoviqi. Pas disa ndryshimeve sipërfaqësore brenda këtij shërbimi, UDB’a u emërtua si SDB (Slluzhba Drzhavne Bezbednosti – Shërbimi i Sigurimit Shtetëror), por, pavarësisht nga ndryshimi i emrit, populli shqiptar deri në ditët e sotme e njihte si UDB. Krahas SDB alias UDB-së ka vepruar edhe një shërbim tjetër sekret i njohur si KOS (Kontra Obaveshtajna Sluzhba – Shërbimi Kundërspijunues). KOS’i ka vepruar në kuadër të Armatës jugosllave APJ. OZN’a/UDB’a/SDB dhe KOS’i ishin dhe mbetën shërbimet sekrete antishqiptare dhe më monstruoze në luftimin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë viteve 1945 – 1999…
Ali Shukria 1919 – 205
ALI SHUKRIA PROKUROR I PARË PUBLIK I “KOSMETIT”!
Ndonëse këto shërbime antishqiptare konsideroheshin si ‘Dorë e fortë’ brenda shtetit jugosllavë dhe si të tilla i ndiqnin, keqtrajtonin dhe i burgosnin pamëshirë shqiptarët, kudo dhe në çfardo forme që kundërshtonin regjimin e ri jugosllavë, më 3 shkurt 1945 në bazë të vendimit të Mbledhjes së AVNOJ’it mbi formimin dhe kompetencën e “Prokurorit Publiktë Jugosllavisë Demokratike Federative”, u formua edhe “prokuroria publike e Kosovës dhe Metohisë, ku prokuror publik u emrua punëtori i OZN’ës Ali Shukria”. Vendosja e administratës ushtarake në Kosovë më 8 shkurt 1945 (me një vendim të vaçan të të Titos) dhe vazhdimi i luftës së pakompromis i brigadave partizano – çetnike, së bashku me repartet e OZN’ës në Kosovë dhe viset tjera të etnikumit shqiptarë, ka dëshmuar qartë karakterin pushtues të regjimit të Jugosllavisë së AVNOJ’it ndaj popullit shqiptar nëtrojet e veta etnike, që mbetën padrejtësisht nën Jugosllavi.
KUSH E PËRGATITI KUVENDIN E PRIZRENIT, MË 8-10. VII. 19945?!
Derisa vazhdonin operacionet ushtarake të UNÇJ’s së Josip Broz Titos për ripushtimin e Kosovës me viset tjera shqiptare, qarqet politike të Jugosllavisë avnojiste bënin plane sekrete për ndarjen e saj. Kështu dhjetë ditë pas vendosjes së Administrimit ushtarak (08. 02. 45) dhe ende pa përfunduar Kryengritja e Shaban Polluzhës në Drenicë, udhëheqja më e lartë e KQ të PKJ-së, më 18. 02. 45 në Beograd, nxori përfundimin “që Kosova dhe Metohija t’i bashkohet shqipërisë, kurse Shqipëria të hyj në federatën jugosllave… por meqenëse rrethanat ndërkombëtare nuk janë të favorshme për një hap të tillë,… atëherë Kosova dhe Metohija si autonomi duhet t’i bashkohen Serbisë”.
Ky vendim partiak, që u morë pa u pyetur populli shqiptarë – (përveç Fadil Hoxhës me kompani), në mbledhjet tjera të mbajtura në periudhën mars – maj 1945, u shndërrua në program politik. Dhe ky program politik ndonëse me kohë u shndërrua në ligj shtetëror, krejt formalisht u shtrua për diskutim edhe në instancat politike, ushtarake e policore që administronin asokohe Kosovën. Akti i aneksimit (formal) të Kosovës – Serbisë federale përfundimisht u bë në mbledhjen e Këshillit Popullor të Kosmetit, të mbajtur më 08 – 10. 07.1945 në Prizren, që në histori njihet si “Kuvendi i Prizrenit”.
Si përfundim, po të analizohen me kujdes të gjitha zhvillimet politike e ushtarake në Kosovë, pas mbajtjes së Konferencës së Bujanit (31 dhjetor 1943 – 1 e 2 janar 1944), mund të konkludohet me lehtësi se, ky kuvend qe një farsë politike e përgatitur (në çdo aspekt) nga shërbimi famëkeq i quajtur OZN’a. Gjatë punës sime hulumtuese në Arkivin e Prizrenit kam gjetur një fotografi të mbledhjes së Këshillit Krahinor Popullor të Kosmetit, i mbajtur në ambientet e sallës së edukatës fizike në shkollën e Gjimnazit në Prizren.
Prizren, 08-10.1945: Mbledhja e Këshillit Krahinor Popullor të KA Kosovë-Metohisë.
CILAT ISHIN PIKAT E RENDIT TË DITËS NË KUVENDIN E PRIZRENIT?!
Sipas dokumentit zyrtar të lëshuar nga kreu i “Kuvendit të Prizrenit”, në tri sesionet e mbajtur të këtij kuvendi, janë shqyrtuar 11 pika të rendit të ditës: Po i referohemi procesverbalit, ku thuhet:
PROCES – VRBAL I SESJONIT TË I’rë TË RREGULLT TË LEGJISLATURËS SË PARË TË KËSHILLIT POPULLUER KRAHINUER TË KRAHINËS AUTONOME TË KOSOVË – METOHIS, MBAJTUN NË PRIZREN ME 8, 9 e 10 KORRIK TË VJETIT 1945
Më 8 korrik 1945 n’ora 9,45 kryetari i Këshillit populluar krahinuer Mehmet Hoxha, e hap sesionin dhe përshëndet këshilltarët, si dhe delegatët e qeverive të Serbis, Malit të Zi e Maqedonis. Fjalën përshëndetse e përkthen në sërbisht shoku Boshko Çakiq. Të gjithë të pranishmit, me ftesë të kryetarit, bajnë një minut heshtje si shej nderimi të luftëtarëve të ramë në luftën nacional – shlirimtare.
Mandej u zgjodh kryesija e punës, n’emën të së cilës Mehmet Hoxha propozon këtë rend dite:
1) Zgjedhja e komisjonit verifikues;
2) Raporti i punës së Këshillit ekzekutiv krahinuer;
3) Diskutimi rreth këtij raporti;
4) Referati për situatën politike;
5) Diskutim rreth këtij referati;
6) Projekt – rezoluta për aneksimin e Kosovë – Metohis Sërbis Federale;
7) Zgjedhja e debutetve për Kuvendin Populluer të Sërbis;
8) Zgjedhja e debutetve për Këshillin Antifashist të shlirimit kombtar të Jugosllavis;
9) Zgjedhja e këshilltarëve të këshillit populluar krahinuer;
10) Zgjedhja e Këshillit ekzekutiv krahinuer;
11) Zgjedhja e Gjyqit krahinuer;
Kuvendi pranoi njizanit rendin e ditës të propozuem.
11 pikat e rendit të ditës nga procesverbali në origjinal.
KUSH ISHIN DELEGATËT E KUVENDIT TË PRIZRENIT?!
Delegatët e rretheve për pjesëmarrje në kuvendin e Prizrenit janë përzgjedhur nga OZN’a.
Në kuvend morën pjesë:
I – Rrethi i Prizrenit:
1. Kolë Shiroka, ,
2. Ethem Zurnaxhiu
3. Ahmet Nalbani,
4. Vasa Bogdanoviq,
5. Predrag Ajtiq,
6. Gani Demiri,
7. Boshko Çakiq;
II – Rrethi i Gjakovës:
1. Elhami Nimani,
2. Sylejman Domi,
3. Ramadan Boshtri,
4. Qamil Luzha,
5. Tun Marku,
6. Ismail nga Suhareka;
III – Rrethi i Drenicës:
1. Muharrem Keseti,
2. Qemal Deva,
3. Fazli Vela,
4. Ibrahim Tërnavci,
5. Rrustem Selmani,
6. Gjoko Pajkoviq;
IV – Rrethi i Vuçitërnës:
1. Ilia Embaroviq,
2. Jetullah Jakupi,
3. Kadri Hasan Barileva,
4. Qazim Bajgora,
5. Rada Jovanoviq,
6. Xhavit Nimani;
V – Rrethi i Dragashit:
1. Ramadan Dauti,
2. Mursel Ashimi,
3. Rasim Musa,
4. Pavle Joviqeviq;
VI – Rrethi i Pejës:
1. Murat Bajraktari,
2. Janko Llakiqeviq,
3. Adem Nuradini,
4. Mark Krasniqi,(*)
5. Kiko Sfinjar,
6. Fadil Hoxha;
VII – Rrethi i Ferizajt:
1. Shaban Kajtazi,
2. Bogdan Gotovusha,
3. Tafil Fazliu,
4. Mursel Kabashi,
5. Kërsta Filipoviq;
VIII – Rrethi i Gjilanit:
1. Vesel Rexhepi,
2. Metë Nuredini,
3. Sinan Hasani,
4. Mehmet Krileva,
5. Dushan Jankoviq,
6. Aleksa Klariq,
7. Mita Milkoviq;
IX – Rrethi i Prishtinës:
1. Seit Haziri,
2. Rajko Demitroviq,
3. Ismaill Jusuf,
4. Nikodin Mirjaçiq,
5. Elmaz Dauti,
6. Dushan Mugosha;
X – Rrethi i Mitrovicës:
1. Janko Komoviq,
2. VasaKomadiniq,
3. Jetullah Dobrani,
4. Kadrush Aliu,
5. Blagoje Dorotoviq,
6. Milia Kovaqeviq;
XI – Rrethi i Istogut:
1. Sahit Zatriqi,
2. Zeqir Rexha,
3. Steva Samarxhiq,
4. Ali Ferati,
5. Ruzha Raiqeviq;
XII – Rrethi i Rahovecit:
1. Qamil Brovina,
2. Ismet Shaqiri,
3. Blagoja Miliq,
4. Faik Pruthi;
XIII – Rrethi i Kaçanikut:
1. Faik Xhemajli,
2. Halim Musliu,
3. Miqo Kërdiq;
XIV – Rrethi i Suharekës:
1. Jovan Petkoviq,
2. Emrush Ramadani,
3. Brahim Uka,
4. Asllan Fazliu,
5. Reshat Isa,
XV – Rrethi i Podujevës:
1. Shaban Selimi,
2. Shaban Lepaja,
3. Milica Ukmanoviq,
4. Riza Iljazi(Vokrri),
5. Sali Azemi,
6. Misha Miqkoviq.
( … )
Këta delegatë në ditën e tretë të kuvendit “miratuan” një “rezolutë” ku kërkohej “bashkimi” i Kosovës me Republikën Popullore të Sërbisë! Ata delegatë që e kundërshtuan një vendim të tillë, me vonë e pësuan me kokë, apo me shumë vite burg. Ky bashkim i dhunshëm i Kosovës me Serbinë, ishte vetëm një pjesë e padrejtësisë që i bëhej asokohe popullit shqiptarë, të mbetur jashta kufijve të Shqipërisë londineze, për vetë faktin, sepse Kosovës ju shkëputën jo vetëm trevat e banuara kryesisht me popullatë etnike shqiptare në Maqedoninë perëndimore dhe në Mal të Zi, por asaj ju ndanë edhe pjesët etnike shqiptare, si: Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, të cilat u përfshinë në kuadër të Serbisë jugore. Pra, populli shqiptarë në Kosovë dhe në trevat tjera etnike, u mashtrua rëndë nga premtimet demagogjike të udhëheqjes jugosllave dhe asaj “shqiptare” që ishin pjesë e këtij regjimi, megjithë gjakun e derdhur nga bijtë më të mirë të tij.
SA SHQIPTARË U VRANË E U PERSEKUTUAN, GJATË VITIT 1941 – 1947?!
Pas zyrtarizimit të aneksimit të Kosovës nga Serbia, u nxorën qindra ligje, dekrete e udhëzime interne për policinë dhe ushtrinë, për kthimin e kolonistëve të viteve 1912 – 1941 në Kosovë. Për t’i realizuar këto synime antishqiptare u hartuan listat prej 782 emrash të mësueve, arsimtarëve dhe profesorëve shqiptarë (kishte edhe nga Shqipëria), që duheshin likuiduar politikisht dhe fizikisht. Dhe, njerëzve të likuiduar si armiq të shtetit, duhej t´u konfiskohej toka për t´ua dhënë kolonistëve serbo-malazezë. Për këtë fushatë të egër shfarosëse ndaj shqiptarëve ka shumë burime.
– Xheladin Shyqri Hana –
Sipas të dhënave të Xheladin Hanës (anëtar i KNÇK, më vonë drejtor i gazetës Rilindja) rezulton se deri në vitin 1947 OZN’a dhe forcat pushtuese ushtarake jugosllave (lexo serbosllave) kanë vrarë mizorisht rreth 86.000 shqiptarë,
– prej të cilëve 36. 000 në Rrafshin e Kosovës;
– 23. 000 në Rrafshin e Dukagjinit dhe
– 27. 000 të tjerë në trevat etnike shqiptare në Maqedoni.
– Gjatë kësaj periudhe janë kryer 220. 000 bastisje në familjet shqiptare (duke përfshirë këtu edhe bastisjet e përsëritura në të njëjtat familje);
– pastaj mbi 200. 000 shqiptarë kanë kaluar nëpër duartë e OZN’ës famkeqe
– si dhe janë zhvilluar tetë operacione me përmasa të gjera ushtarake të ndihmuar edhe nga OZN’a (më vonë UDB’a) dhe të gjitha këto operacione janë kryer, kundër shqiptarëve, por jo edhe ndaj serbëve, malazezëve apo maqedonasve.
KUSH ISHIN GJYQTARËT E PARË TË “GJYQIT POPULLUOR KRAHINUOR TË KOSMETIT”?!
– Hivzi Sylejmani –
Për t´i shkatërruar e gjykuar “armiqtë e pushtetit popullor…, bandat kriminale balliste e bashkëpunëtorët e nazi – fashizmit” (siç cilësoheshin kundërshtarët e regjimit jugosllavë në Kosovë), për këtë qëllim kuvendi i Prizrenit zgjodhi edhe “gjyqin popullor krahinor të Kosovës e Metohisë”. Pika e 11 e rendit të ditës së Kuvendit të Prizrenit ishte “zgjedhja e gjyqit populluer krahinuer”, ku në procesverbalin e këtij kuvendi thuhet:
“Në gjyqin populluer krahinuer kuvendi zgjodhi:
Si kryetar Hivzi Sylejmani
Si antar të gjyqit:
– Millutin Pavliçiq
– Simon Kazhiq
– Ismail Gjinali
– Ibrahim Muhaxhiri
– Bozhidar Zuleviq
– Pajazit Abedini
Lexoni listën: Kryetari i Gjyqit: Hivzi Sylejmani me 6 anëtarë të tjerë!
Ndërsa si zhurista:
1. Sait Haziri
2. Ismail Jusufi
3. Elmaz Dauti
4. Qamil Luzha
5. Kemal Deva
6. Sait Haziri
7. Ibrahim Tërnava
8. Rrustem Sylejmani
9. Hasan Çitaku
10. Ramadan Dauti
11. Rasim Musaja
12. Miodrag Ajtiq
13. Maksut Skenderi
14. Shaban Kajtazi
15. Bogdan Gotovusha
16. Jovan Çakiq
17. Jovo Jovoviq
18. Vaso Kandiq
19. Jetullah Dobranja
20. Kadrush Alija
21. Bllagoje Gjorgjeviq
22. Metush Grezza
23. Ramadan Bosti
24. Tun Marku
25. Ismet Suhareka
26. Abdul Abdullah Jakupi
27. Qazim Bajgora
28. Rada Jovanoviq
29. Rexhep Butovci
30. Murat Bajraktari
31. Janko Lakiqeviq
32. Mark Krasniqi (*)
33. Niko Strugar
34. Ali Boletini
35. Metë Nuredini
36. Sinan Hasani
37. Dushan Jankoviq
38. Aleksa Klariq,
39. Adem Stançiqi
40. Sahit Zatriqi,
41. Zeqir Rrexha,
42. Stevo Samargjiq,
43. Ali Fetahu,
44. Ruzha Raiqeviq,
45. Kolë Shiroka,
46. Ethem Zurnaxhiu,
47. Ahmet Nallbani,
48. Vaso Bogdanoviq,
49. Predrag Ajtiq
50. Gani Demiri,
51. Osman Rifati,
52. Selim Shabani,
53. Shaban Lepaja,
54. Milica Vukiqeviq
55. Riza Iljazi,
56. Salih Azemi,
57. Misho Miqkoviq,
58. Faik Xhemaili,
59. Talim Muslimi
60. Miçko Krniq,
61. Jovan Petkoviq,
62. Emrush Ramadani
63. Ibrahim Uka,
64. Islam Fazlija,
65. Reshat Isa,
66. Qamil Sharki,
67. Ismet Kozeri,
68. Bllagoje Miliq,
69. Faik Pruthi.
Lexoni: Listën e gjyqtarëve të gjyqit populluor krahinuor!
Këta gjyqtarë e porotë, pa hezitim morën pjesë në ekzekutimin e dënimeve me vdekje (pushkatim) dhe dënimet prej 1 – 25 vjet burgim të rëndë, të përgatitura nga punëtorët operativë të OZN’ës famëkeqe, për mijëra shqiptarë, që ishin organizuar në kuadër të Lëvizjes Nacional Demkratike Shqiptare (LNDSH), dhe në shumë organizata tjera kombëtare, për ta luftuar regjimin pushtues jugosllavë.
________
( *) Në listën e delegatëve të Kuvendit të Prizrenit nga “Rrethi i Pejës” nën numrin rëndor 4 dhe në listën e gjykatësve “populluor krahinuor” nën numrin rëndor 32, figuron edhe emri i Mark Krasniqit, i cili pas luftës në Kosovë, ka qenë deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës si dhe anëtar i Komisionit, për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport…!!!
—————————————-
(Autori i këtij studimi në Arkivin e Prizrenit)