ABDULLA MEHMETI: PËR KË DUHET TË BIEN KAMBANAT?!

Shkup, 20. 07. 2016: (Në lidhje me Reformën në drejtësi në Republikën e Shqipërisë) – Sa poshtëruese dhe për keqardhje është sjellja e krerëve të politikës shqiptare të Tiranës, që i kundërshtojnë reformat në drejtësi! Ambasadori Donald Lu, i SHBA-ve, aleatit më të përkushtuar për nxjerrjen e shtetit dhe shoqërisë shqiptare nga kriza politike, ekonomike dhe morale, detyrohet ta udhëheqë i vetëm këtë fushatë për shpëtimin e institucioneve të shtetit nga kthetrat e bandave neokomuniste dhe të mafies politike.
Ku mbeti dinjiteti njerëzor dhe krenaria jonë kombëtare? Ku është zëri i intelektualëve, i qindra mediumeve të shtypura me tirazhe të mëdha, i mediumeve elektronike që lejojnë me qindra ,,analistë” dhe ,,ekspertë” për çdo ditë të shkordhen si t’ua dojë qejfi mbi të kaluarën dhe të sotmen e kombit tonë, të cilët sot heshtin si kufoma përpara një beteje shumë fisnike, reformave të domosdoshme në drejtësi, të iniciuara nga aleatët tanë nga jashtë, në vend se vetë ne t’i kryenim këto detyra të shtëpisë me nderë, për interesin tonë, të sotmen dhe të ardhmen më të mirë të shtetit dhe të kombit?!

Vini re se kush e kundërshton më tepër këtë reformë:
– ata që dyshohen për krime të rënda ndaj kombit dhe Atdheut;
– ata që nuk lejuan pastrimin me ligj të krimeve të komunizmit;
– ata që u bënë dorë e zgjatur e Serbisë për vrasjen e qindra veprimtarëve dhe luftëtarëve për lirinë e Kosovës;
– ata që ngritën, financuan dhe mbështetën falangat kriminale, në emër të luftës çlirimtare të Kosovës;
– ata që udhëtimet zyrtare në Beograd i konsiderojnë si pelegrinazh në toka të shenjta;
– ata që u ulën edhe me armiqtë tanë më të përbetuar për qëndrimin e vet në pushtet, duke e shitur me gjakftohtësi interesin kombëtar, me Millosheviqin, Gligorovin, Gjukanoviçin dhe shumë të tjerë;
– ata që çelësin e kryeqytetit ia dhanë për nderim një këngëtari serb dhe nuk gjetën mundësi t’i nderojnë me qindra patriotë shqiptarë, të shkapërderdhur në katër anët e botës nga mortaja komuniste;
– ata që e përgjakën Shqipërinë sa herë që vlonte përpjekja për liri dhe pavarësi në Kosovë;
– ata që çështjen Çame e konsideruan përherë si çështje private të një grusht çamësh të mbetur gjallë nga shfarosja;
– ata që e me helikopterë të ushtrisë shqiptare transportojnë drogë anekënd botës për interesa të veta dhe të mafies serbe, greke dhe ruse;
– ata që çështjen e Luginës së Preshevës e lanë në duart kriminale të mafies politike të Prishtinës dhe Beogradit;
– ata që çështjen shqiptare në Maqedoni e shkëmbyen me interesin e vetëm disa qindra sllavëve të mbetur në fshatrat kufitare të Shqipërisë londineze;
– ata që çështjen e shqiptarëve në Mal të Zi e shkëmbyen për përfitime personale nga kontrabanda me armë dhe karburante;
– ata që gati e përgjysmuan popullsinë shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe viset tjera shqiptare, në mënyrë të organizuar, vetëm brenda dy dekadave;
– ata që Kishës Autoqefale Shqiptare i vendosën kambanë greke me kriminelin Janullatos;
– ata që lejojnë dhe organizojnë martesa të mijëra vajzave shqiptare për vejanë serbë, malazezë, grekë dhe bullgarë, duke keqpërdorë varfërinë e skajshme të familjeve të tyre;
– ata që vodhën ndihmat e komunitetit ndërkombëtar për dy dekada me radhë, për t’u pasuruar vetë, derisa pjesa dërmuese e popullsisë vuan për kafshatën e bukës;
– ata që planifikuan dhe realizuam me qindra vrasje të kundërshtarëve të vet politikë;
– ata që dhjetëra kriminelë ordinerë, të ndjekur nga drejtësia ndërkombëtare, i emëruan dhe akomoduan në institucionet më vitale të shtetit;
– ata që lejojnë një pseudoshkencëtar turk t’i poshtërojë shqiptarët mu në mes të Lezhës heroike;
– ata që fshehin bustin e Skënderbeut dhe flamurin kombëtar përpara delegacioneve të huaja, në Tiranë dhe jashtë vendit;
– ata që lejojnë shitjen tokave shqiptare copa-copa, grekëve, serbëve, malazezëve dhe sllavëve të Maqedonisë;
– ata që Parlamentin, simbolin e pushtetit politik dhe moral të shtetit, e kanë shndërruar në cirk, për argëtimin e elitave të veta politike;
– ata që lejojnë një prijës fetar arab të drejtojë ceremoni fetare festive në kryeqytetin shqiptar, jashtë normave fetare dhe etike;
– ata që forcat ushtarake të Shqipërisë i shndërruan në njësi të kontrollueshme, sa për t’ia marrë lehtësisht helikopterët dhe pilotët për transportimin e drogës në të katër anët e botës, ku i kanë siguruar tregjet e përbashkëta me armiqtë e përbetuar të shqiptarëve;
– ata që shihet se nuk e duan Shqipërinë as shqiptarët, por e duan vetëm pushtetin, duke e siguruar atë me para të pista, propagandë, kërcënime dhe vrasje, me ndihmën e sigurimit serb dhe grek;
– ata që përkrahin dhe ndihmojnë të qëndrojnë në pushtet forcat politike më të paafta dhe të korruptuara në Kosovë dhe Maqedoni;
– ata që duhet të përfundojnë etje ku e kanë vendin, në rrugën pa kthim e në harresë të përjetshme!
Të gjitha këto dhe krime të tjera duhet ta marrin dënimin e merituar. Sa më parë aq më mirë, për shqiptarët dhe lirinë e Shqipërisë!
Këto banda që e shkatërruan vendin nuk dihet se bijë të kujt janë, kujt i shërbejnë dhe cilin e konsiderojnë Atdhe!
Zgjohuni shqiptarë! Bëhet fjalë për vendin tonë, se tjetër Atdhe nuk kemi!
Shkup, 19 korrik 2016

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura