PIKTORIT NUK I BËJNË PËRSHTYPJE KRITIKAT E SHQIPTARËVE

PIKTORIT NUK I BËJNË PËRSHTYPJE KRITIKAT E SHQIPTARËVE

Nga Kim Mehmeti, Shkup 30 korrik 2021

Piktori e shijon lirinë e plotë politike, sepse i mungon ndjesia e turpit!

Kryeministri i Shqipërisë, ai e Maqedonisë së Veriut dhe Presidenti i Serbisë janë takuar në Shkup nga ku do e çojnë përpara projektin e tyre të “Minishengenit Ballkanik’, e për të cilin edhe vetë qarqet serbe thonë se është hap i rëndësishëm drejtë realizimit të ‘Botës serbe (lexo: ‘Serbisë së Madhe’).

Dhe përderisa dihet se pa Beogradin, sllavo-maqedonasit ndjehen si fëmija pa nënën që e ka lindur dhe e ka mëkuar, shtrohet pyetja e logjikshme: ç’është ajo që Shqipërinë e bënë më të afërt me Serbinë, se sa me Kosovën?!

Ku ta dish, vëllazëria mes Piktorit dhe Presidentit serb mbase ka të bëjë me hallin e përbashkët që ata dy i bënë të mos e duan e ta kenë frikë BE-në: telashet që kanë me ligjin si dhe, dëshira që shtetet e tyre të mbeten ‘lopë’ të cilat i ushqen i tërë populli, por që i mjelin vetëm ata dy!

Por sidoqoftë, duhet pranuar: Piktori kurrë nuk e ka fshehur se më mirë ndjehet me kolegët e vet sllavë, se sa me ata shqiptarë. Pastaj tek ai qartë shihet një veçori për të cilën mund t’ia kesh edhe zili: atij nuk i bëjnë fare përshtypje kritikat e shqiptarëve dhe e jeton të plotë lirinë e vet politike. Ashtu siç e jetojnë vetëm ata të cilëve u mungon ndjesia e turpit.

Ku ta dish, mbase këto tipare janë ato që atë e bëjnë të duket se i ka të gjitha për ta pëlqyer Presidenti serb dhe thuajse asgjë për ta besuar shqiptarët. Tipare që atë e çojnë të besojë se politika është e kundërta e të vërtetës dhe ndershmërisë.

Por sidoqoftë një gjë duhet pranuar: Piktori vepron kështu sepse ka ende shqiptarë që e duan si të tillë dhe të cilët, nuk e kanë kuptuar se për dallim nga fatkeqësitë natyrore, pas të cilave bota bimore e shtazore ringjallet thuajse siç ka qenë më parë, pas fatkeqësive politike asgjë nuk mund të ribëhet e të ringjallet.

Po pra, në Shkup janë takuar ithtarët e ‘Mini Shengenit Ballkanik’: Aty mungojnë shumë liderë të këtyre hapësirave, mes të cilëve edhe Kryeministri i Kosovës, gjë që siç duket aspak nuk i pengon Piktorit.

Me çka tregon se është si i ardhur nga kohët kur drejtuesit e Shqipërisë, mburreshin kur i puthnin këpucët e ‘mbretërve’ serb, por nuk turpëroheshin kur e pështynin dorën e vëllait të vet shqiptar!

Total
0
Shares
1 comments
  1. Hi! Do you know if they make any plugins to assist with SEO?
    I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but
    I’m not seeing very good gains. If you know of any please share.
    Appreciate it! You can read similar text here: E-commerce

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura