Nga arkivi i facebookut tim, më 26 prill 2023
ABDULLAH PRAPASHTICA DHE OSMAN OSMANI FALSIFIKUESIT E DOKUMENTIT TË BASHKIMIT (LNÇKVSHJ + PKMLSHJ = LRSHJ) MË 17 SHKURT 1982 (6)
Nga Sheradin Berisha – Pashtriku, Maj 2024
Sheradin Berisha
KRAHASIMI FJALI PËR FJALI I DOKUMENTIT TË FALSIFIKUAR NË LIBRIN “VRASJA E TREFISHTË” TË NUHI SYLEJMANIT ME DOKUMENTIN ORIGJINAL TË BASHKIMIT MË 17 SHKURTIT 1982, I SHKRUAR NGA OSMAN OSMANI
Abdullah Prapashtica, Osman Osmani, Nuhi Sylejmani e Fitim Fitimi
Lidhur me dokumentin e 17 shkurtit 1982, në vijim sjellë fjali për fjali dokumentin e falsifikuar, të ndryshuar dhe heqjen e disa pjesëve të këtij dokumenti (të 17 shkurtit 1982), që është botuar në librin e Nuhi Sylejmanit “Vrajsa e trefishtë”, duke e krahasuar me dokumentin e njejtë nga dorëshkrimi origjinal i Osman Osmanit.
***
D O K U M E N T
Falsifikimi i dokumentit në librin e Nuhi Sylejmanit – Vrasja e trefishtë:
“Nga mbledhja e përbashkët në nivel të përfaqësuesve të KQ të LNÇKVSHJ dhe KQ të PKMLSHJ.”
Dokumenti nga dorëshkrimi origjinal i Osman Osmanit:
“Nga mbledhja e përbashkët në nivel të përfaqësuesve të KQ të LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ”.
***
– Falsifikimi i dokumentit në librin e Nuhi Sylejmanit – Vrasja e trefishtë:
“Në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara, më 17 shkurt 1982 rreth orën 21.00 filluan bisedimet për bashkimin e organizatave simotra, LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ.”
– Dokumenti nga dorëshkrimi origjinal i Osman Osmanit:
“Në orën 21.10 të datës 17 shkurt 1982 (në Ankara) filluan bisedimet për bashkimin e organizatave motra, LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ, gjegjësisht për shkrirjen e këtyre dy organizatave në një të vetme.”
***
– Falsifikimi i dokumentit në librin e Nuhi Sylejmanit – Vrasja e trefishtë:
“Organizatën e LNÇKVSHJ e përfaqësonin Sabri Novosella (Mërgimi) dhe Xhafer Durmishi (Shpendi).”
– Dokumenti nga dorëshkrimi origjinal i Osman Osmanit:
“Organizatën e LNÇKVSHJ e përfaqësojnë anëtarët e KQ Mërgimi (Sabri Novosella) dhe Shpendi (Xhafer Durmishi).”
***
– Falsifikimi i dokumentit në librin e Nuhi Sylejmanit – Vrasja e trefishtë:
“Organizatën e PKMLSHJ e përfaqësonin Abdullah Prapashtica (Kushtrimi) dhe Osman Osmani (Halimi). Në këtë mbledhje merr pjesë edhe drejtuesi i Organizatës së Rinisë dhe njëherësh anëtar i KQ të PKMLSHJ Faton Topalli (Qemali) si përfaqësues i këtyre bisedimeve.
Dokumenti nga dorëshkrimi origjinal i Osman Osmanit:
“Organizatën e PKMLSHJ e përfaqësojnë Kushtrimi (Abdullah Prapashtica) dhe Halimi (Osman Osmani), anëtar të KQ. Në këtë mbledhje merr pjesë edhe anëtari i KQ të PKMLSHJ Qemali (Faton Topalli) si përfaqësues i këtyre bisedimeve.”
***
– Falsifikimi i dokumentit në librin e Nuhi Sylejmanit – Vrasja e trefishtë:
“Në vrazhdën e këtyre bisedimeve delikate, përfaqësuesi i PKMLSHJ-së Osman Osmani (Halimi), doli me propozimin kompromis që dy organizatat të bashkohen në ”LËVIZJEN PËR REPUBLIKËN SOCIALISTE SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI” (LRSSHJ);”
– Dokumenti nga dorëshkrimi origjinal i Osman Osmanit:
“Pas afër tre muajsh bisedime dolëm me propozime konkrete. Përfaqësuesi i PKMLSHJ Halimi (Osman Osmani) doli me këtë propozim; të bëhet shkrirja e dy organizatave në një të vetme me emrin ”LËVIZJA PËR REPUBLIKËN SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI” (LRSHJ).”
***
– Falsifikimi i dokumentit në librin e Nuhi Sylejmanit – Vrasja e trefishtë:
“LRSSHJ të ketë një platformë, program e statut të vetëm, një Komitet si organ qendror, revistë apo gazetë.”
– Dokumenti nga dorëshkrimi origjinal i Osman Osmanit:
“LRSHJ të ketë një platformë, program e statut të vetëm, një KQ, një organ qendrore.”
***
– Falsifikimi i dokumentit në librin e Nuhi Sylejmanit – Vrasja e trefishtë:
“LRSSHJ të formoj organizatat e veta të brendshme; (ashtu siç i kanë Republikat tjera në Jugosllavi).”
Dokumenti nga dorëshkrimi origjinal i Osman Osmanit:
“LRSHJ të formoj organizatat e veta të brendshme; të gjitha organizatat që i ka një Republikë në Federatën Jugosllave.”
***
– Falsifikimi i dokumentit në librin e Nuhi Sylejmanit – Vrasja e trefishtë:
“Përfaqësuesi i LNÇKVSHJ Xhafer Durmishi (Shpendi,) u pajtua me këtë propozim.”
– Dokumenti nga dorëshkrimi origjinal i Osman Osmanit:
“Përfaqësuesi i LNÇKVSHJ Shpendi (Xhafer Durmishi) deklaroi: – Pajtohem që organizata në fjalë (LRSHJ) të ekzistoj si e tillë deri në momentin kur të realizohet kërkesa për formimin e Republikës.”
***
– Falsifikimi i dokumentit në librin e Nuhi Sylejmanit – Vrasja e trefishtë:
“Pas tij fjalën e morri përfaqësuesi i PKMLSHJ Abdullah Prapashtica (Kushtrimi) i cili deklaroi:”
– Dokumenti nga dorëshkrimi origjinal i Osman Osmanit:
“Përfaqësuesi i PKMLSHJ Kushtrimi (Abdullah Prapashtica) deklaroi:”
***
– Falsifikimi i dokumentit me shkurtesën LRSSHJ, në librin e Nuhi Sylejmanit – Vrasja e trefishtë:
“Pajtohem me propozimin e dhënë për bashkimin e organizatave tona dhe për mënyrën e organizimit të cilën e parasheh ky propozim. Gjithashtu jam i mendimit që organizata në fjalë (LRSSHJ) të ekzistoj deri te arritja e kërkesës së klasës punëtore dhe popullit shqiptar në Jugosllavi, për konstituimin e Republikës Socialiste Shqiptare në Jugosllavi.”
– Dokumenti nga dorëshkrimi origjinal i Osman Osmanit me shkurtesën LRSHJ:
“Pajtohem me propozimin e dhënë për bashkimin e organizatave tona dhe për mënyrën e organizimit të cilën e parashef ky propozim. Gjithashtu jam i mendimit që organizata në fjalë (LRSHJ) të ekzistoj deri te arritja e kërkesës së klasës punëtore dhe popullit shqiptar në Jugosllavi, për konstituimin e Republikës Socialiste Shqiptare në Jugosllavi.”
***
– Falsifikimi i dokumentit në librin e Nuhi Sylejmanit – Vrasja e trefishtë:
“Dhe së fundi, përfaqësuesi i LNÇKVSHJ Sabri Novosella (Mërgimi) deklaroi:,”
– Dokumenti nga dorëshkrimi origjinal i Osman Osmanit: “Përfaqësuesi i LNÇKVSHJ Mërgimi (Sabri Novosella) deklaroi:,”
***
Falsifikimi i dokumentit në librin e Nuhi Sylejmanit – Vrasja e trefishtë:
“– Duke pasur parasysh që propozimi i bërë nga Osman Osmani (Halimi) i përkrahur edhe nga Xhafer Durmishi (Shpendi) dhe Abdullah Prapashtica (Kushtrimi), kam bindjen se emërtimi i plotëson kërkesat e forcave patriotike revolucionare të popullit shqiptar që jeton në Jugosllavi; pajtohem plotësisht me këtë propozim dhe shtoj; që të dy komitetet e organizatave të mëparshme të përbëjnë Komitetin e LRSSHJ-së. Ai më tej propozoi:”
– Dokumenti nga dorëshkrimi origjinal i Osman Osmanit:
“-Duke pasur parasysh që propozimi i bërë nga Halimi (Osman Osmani) dhe i përkrahur nga Shpendi (Xhafer Durmishi) e Kushtrimi (Abdullah Prapashtica), kam bindjen se i plotëson kërkesat e forcave patriotike revolucionare dhe të popullit shqiptar që jeton në Jugosllavi; pajtohem plotësisht me këtë propozim dhe shtoj; që të dy komitetet e organizatave të mëparshme të përbëjnë komitetin e LRSHJ kurse udhëheqësia e Komitetit Qendror të zgjidhet në një mbledhje të ardhshme.”
– Falsifikimi i dokumentit me shkurtesën LRSSHJ, në librin e Nuhi Sylejmanit – Vrasja e trefishtë:
“Të formohet një komision nga anëtarët e këtij Komiteti për përpilimin e programit dhe statutit të LRSSHJ-së.”
– Dokumenti nga dorëshkrimi origjinal i Osman Osmanit me shkurtesën LRSHJ:
“Të formohet një komision nga anëtarët e këtij komiteti për përpilimin e programit dhe statutit të LRSHJ.”
***
– Falsifikimi i dokumentit në librin e Nuhi Sylejmanit – Vrasja e trefishtë::
”- Organi i LRSSHJ-së të mbetët “Zëri i Kosovës” dhe puna të vazhdoj me tekniken e përsosur të Jusuf Gërvallës.”
– Dokumenti nga dorëshkrimi origjinal i Osman Osmanit:
“Pasi që deri në momentet e fundit të jetës së tij që ra nga plumbat e shovinistëve serbomëdhenj e redaktoi dhe udhëhoqi me plot sukses e edhe pas tashit do të punohet me atë teknikë të përsosur të Jusuf Gërvallës, propozoi që organi i LRSHJ të mbaj emrin ”Zëri i Kosovës”, pasi ky emër shpreh Zërin e Kosovës, kurse organi i rinisë të LRSHJ të quhet “Republika”.
Në lidhje me këtë propozim Halimi deklaron:
– Jam i mendimit që këto dy organe të ekzistojnë por me një renditje tjetër. Për arsye se qëllimi i LRSHJ është Republika edhe organi i LRSHJ të jetë me po këtë emër, kurse si organe të rinisë së LRSHJ, pasi rinia jonë ndjek Zërin e popullit të Kosovës (në kuptimin e gjerë) emri i organit të rinisë së LRSHJ të jetë “Zëri i Kosovës”, dhe shtoi: Në udhëheqësi të LRSHJ të hyjnë edhe udhëheqësitë e dy organizatave tjera të njohura OMLK dhe FKP me bashkimin e tyre në LRSHJ.
Përfaqësuesi i PKMLSHJ shton (Kushtrimi):
– Sa i përket emrit të organit qendror të LRSHJ jam i mendimit se mund të botohet me emrin “Zëri i Kosovës” apo “Republika”, pasi që jam i mendimit që edhe njëra edhe tjetra e kanë kuptimin e Zërit të popullit shqiptar në Jugosllavi.
Sa i përket organeve të organizatave tjera të LRSHJ ato vetë të caktojnë emrin e organeve të tyre.
Përfaqësuesi i LNÇKVSHJ, Shpendi në lidhje me këtë problem deklaron:
– Duke patur parasysh se vet LRSHJ ka të bëjë me Republikë, ky titull të sintetizohet me kërkesën për Republikë. Mendoj se është e drejtë, kur të kihet parasysh se veç ekziston një organ për “Republikën e Kosovës” të cilën nesër mund ta kemi në radhët tona, organi qendror të quhet “Zëri i Kosovës”.
Përfaqësuesi i PKMLSHJ, Qemajli deklaron:
– Edhe pse në këtë mbledhje marrë pjesë si përcjellës i bisedimeve, jap mendimin tim në lidhje me çështjen e bashkimit. Pajtohem plotësisht që organizata e përbashkët të quhet LRSHJ dhe që brenda saj sipas mundësive të organizohen të gjitha organizatat që ka një republikë në federatën jugosllave. Në lidhje me organin e LRSHJ jam i mendimit që organi të quhet “Zëri i Kosovës”. Për emrin e organeve të organizatave tjera vendosin vet organizatat.
Mërgimi shton:
– Të lihet mundësia, gjegjësisht t’u bëhet thirrje edhe të gjitha organizatave, grupeve patriotike e revolucionare që veprojnë në tokat shqiptare në Jugosllavi të i bashkohen LRSHJ.
Me këtë propozim, d.m.th. për thirrje që t’i bashkohen LRSHJ të gjitha organizatat dhe grupet patriotike revolucionare pajtohen të gjithë përfaqësuesit.” (Kjo pjesë mungon – është hequr fare nga dokumenti i botuar në librin e Nuhi Sylejmanit “Vrasja e trefishtë”!!!)
V E N D I M
– Dokumenti nga dorëshkrimi origjinal i Osman Osmanit:
“I mbledhjes së përbashkët të përfaqësuesve të dy organizatave motra patriotike revolucionare LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ” (Kjo fjali mungon – është hequr nga dokumenti i botuar në librin e Nuhi Sylejmanit “Vrasje e trefishtë”)
***
– Falsifikimi i dokumentit në librin e Nuhi Sylejmanit – Vrasja e trefishtë:
“1. Organizata e formuar nga dy organizatat e mëparshme LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ të quhet Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ).”
– Dokumenti nga dorëshkrimi origjinal i Osman Osmanit:
“1. Organizata e formuar nga dy organizatat e mëparshme LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ të quhet Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSHJ).”
***
– Në librin e Nuhi Sylejmanit – Vrasja e trefishtë:
2. Organizatat e brendshme do të organizohen sipas shembullit të republikave tjera të Federatës Jugosllave.
– Dokumenti nga Dorëshkrimi origjinal i Osman Osmanit:
2. Organizatat e brendshme do të organizohen simbas shembullit të republikave tjera të Federatës Jugosllave.
***
– Falsifikimi i dokumentit në librin e Nuhi Sylejmanit – Vrasja e trefishtë:
“3. Të formohet komisioni nga anëtarët e Komitetit Drejtues për përpilimin e tezave të programit dhe statutit të LRSSHJ.”
– Dokumenti nga dorëshkrimi origjinal i Osman Osmanit:
“3. Më vonë të formohet komisioni nga anëtarët e KQ për përpilimin e tezave të programit dhe statutit të LRSHJ.”
***
– Falsifikimi i dokumentit në librin e Nuhi Sylejmanit – Vrasja e trefishtë:
“4. Në Komitetin Drejtues të hyjnë nga tre anëtarë të dy Komiteteve Qendrore të mëparshme, ndërsa dy KQ në përbërje të plotë, të hyjnë në Kuvendin e LRSSHJ.”
– Dokumenti nga dorëshkrimi origjinal i Osman Osmanit:
“4. Në KQ të hyjnë anëtarët e dy KQ të mëparshme në përbërje të plotë.”
***
– Falsifikimi i dokumentit në librin e Nuhi Sylejmanit – Vrasja e trefishtë:
“5. Organi i LRSSHJ të jetë ”Zëri i Kosovës” kurse organi i Rinisë të quhet ”Republika”.”
– Dokumenti nga dorëshkrimi origjinal i Osman Osmanit:
“5. Udhëheqja e KQ të zgjidhet në mbledhjen e ardhshme të KQ.”
***
– Falsifikimi i dokumentit në librin e Nuhi Sylejmanit – Vrasja e trefishtë:
“6. Procesi i bashkimit konsiderohet i përfunduar kur në LRSSHJ të bashkohet edhe OMLK!”
Dokumenti nga dorëshkrimi origjinal i Osman Osmanit:
“6. Organi i LRSHJ të jetë ”Zëri i Kosovës”.”
***
Qyteti, data, muaji dhe viti: “Ankara, më 17 shkurt 1982” është shtuar në dokumentin e botuar në librin e Nuhi Sylejmanit “Vrasja e trefishë”, ndërsa në dokumentin nga dorëshkrimi origjinal i Osman Osmanit nuk ekziston!
***
Radhitja e pseudonimeve:
– Qemajli (Faton Topalli)
– Shpendi (Xhafer Durmishi)
– Halimi (Osman Osmani)
Janë pa ndryshime në të dya dokumentet.
***
– Falsifikimi në librin e Nuhi Sylejmanit – Vrasja e trefishtë:
“Mërgimi (Sabri Novosella)”
– Dokumenti nga Dorëshkrimi origjinal i Osman Osmanit:
“Kushtrimi (Abdullah Prapashtica)”
***
– Falsifikimi në librin e Nuhi Sylejmanit – Vrasja e trefishtë:
“Kushtrimi (Abdullah Prapashtica)”
– Dokumenti nga dorëshkrimi origjinal i Osman Osmanit:
“Mërgimi (Sabri Novosella)”
***
VIJON ….
© Pashtriku.org
________________________________
Nga arkivi i facebookut tim, më 26 prill 2023
ABDULLAH PRAPASHTICA DHE OSMAN OSMANI FALSIFIKUESIT E DOKUMENTIT TË BASHKIMIT (LNÇKVSHJ + PKMLSHJ = LRSHJ) MË 17 SHKURT 1982 (7)
Nga Sheradin Berisha – Pashtriku, Maj 2024