(Prishtinë, 04. 11. 2012) – Ka kohë që njëri prej liderëve të ish Lëvizjes Vetëvendosje, tani Partia Lëvizjes Vetëvendosje, në një program nate të Radio Kosovës kishte deklaruar se truri i Kosovës gjendet jashtë Kosovës. Në dukje të parë kjo nuk kishte me lënë ndonjë përshtypje të veçantë po të mos ishte e vërteta nga historia e jonë, e cila dëshmon se nga periudha e Gjergj Kastriotit e deri te Ismail Qemaili dhe që nga Myslim Peza e deri te UÇK erdhën nga mërgimi brenda vendit për të luftuar dhe për ti shtyrë përpara proceset e çlirimit dhe bashkimit kombëtar.
Kjo nuk do të thotë se nuk ka ekzistuar edhe faktori i brendshëm, por se faktori i brendshëm ka marr jetë dhe energji vendimtare vetëm kur mërgimtaret patriot janë vu në lëvizje. Faktikisht pa bashkëpunimin e faktorit të brendshëm me atë të jashtëm as një hap përpara nuk do të ndodhte. Kjo edhe sot është aktuale dhe faktike. Lëvizja kombëtare brenda vendit dhe Lëvizja kombëtare jashtë vendit janë si dy këmbë të një trupi. Nëse nuk lëviz njëra këmbë trupi lëviz me vështirësi përpara nëse janë dy këmbët e pa lëvizshme, trupi i tillë është plotësisht i varur nga të tjerët. Nëse dy këmbët janë të shëndosha, trupi ecë përpara pa u varur fare nga të tjerët.
Edhe në afirmimin e Çështjes Kombëtare Shqiptare, në të gjitha periudhat historike, rol vendimtar ka pas mërgata patriotike. Popujt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Popujt e Shteteve të Evropës dhe të kontinenteve tjera as që kishin me ditë se ekziston një Shqipëri dhe një popull shqiptar i okupuar dhe i copëtuar nga shtetet armike, pa aktivitetin mërgimtarëve që nga Shoqata Patriotike shqiptaro-amerikane VATRA deri te LPK – Dega jashtë Vendit, si dhe të gjithë shoqatave e Lëvizjeve tjera dhe të patriotëve tjerë mërgimtar! Këtu, sigurisht që nuk e kam fjalën për ata ish veprimtarë që dështuan në rrugën e kauzës kombëtare, por vetëm për ata që i mbetën deri në fund besnik asaj, duke u përsërit të vërtetën atyre që nuk pritojnë t´i përsërisin gënjeshtrat e veta për ta legalizuar autoritetin e vet të rrejshëm apo pushtetin e vet ilegal. Prandaj të arratisurit politik duhet të kenë statusin e të ish burgosurve politik dhe duhet të jenë të përfaqësuar në institucione, sepse qëndrimi mospërfillës i institucioneve ndaj mërgatës patriotike do ti kushton vendit shumë shtrenjtë!
………………………………………………
Tani kur po heshtin patriotët brenda vendit si dhe mërgata patriotike jashtë vendit, procesi i zgjedhjes se çështjes kombëtare ka fillua të zbehet dhe vendi po fundoset nën një sundim të ri kolonial.
Kur flas për HESHTJEN nuk e kam fjalën për heshtjen individuale, sepse ashtu do t’u hyja në hak shumë veprimtarëve që kurrë nuk u ndalën së vepruari, por fjalën e kam për heshtjen kolektive, sepse ka kohë që nuk kemi protesta e demonstrata masive as brenda vendit as në diasporë edhe pse ka pas shumë arsye për veprime të tilla.
Sepse ky sundim i ri është shumë me perfid dhe më i rrezikshëm se sa të gjitha sundimet e perandorive të me parme. Sundimet e me parme e kishin prioritet arrogancën publike dhe dhunën brutale, ndërsa Perandoria Globaliste e Bashkimit Europian prioritete i ka dinakëritë dhe korruptimin e parive politike. Perandoria Globaliste e Bashkimit Europian e ka zëvendësuar me sukses ish Perandorinë e gëzofit të kuq të ish Bashkimit Sovjetik, me qyrkun e zi të feudalizmit të vjetër të maskuar e modifikuar, por me po ato qëllime që i kanë pas sundimtarët e shekullit të XVIII-të. Që sundimin e vet të shtrijnë mbi vendet e popujve tjerë, në emër të shuarjes së popujve të vegjël për “krijimin e popujve të mëdhenj”. Si dikur kur vepronte Stalini për krijimin e “kombit socialist sovjetik” dhe si po vepron tani Brukseli për krijimin e “kombit feudal europian”. Por, që në realitet në emër të integrimeve asimiluese i shuanin e po i shuajnë popujt e vegjël dhe ua përvetësonin e po ua përvetësojnë atdheun e tyre. Diktatura Stalinisite në Bashkimin Europian sovjetik quhet SUNDIM I LIGJEVE diskriminuese!
Pra, fjala është për sundimin diktatorial të ligjeve diskriminuese me të cilat favorizohet shtresa e pasura dhe diskriminohet popullsia e gjer. Me të cilat favorizohen shtetet e pasura në kurriz e shteteve të varfra.
Thamë se Perandoria Globaliste e Bashkimit Evropian armen kryesore e ka korruptimin e shantazhimin e elitave politike të vendeve tjera dhe instalimin e agjenturave të veta në udhëheqjet e vendeve tjera, duke i ber kështu këto vende politikisht plotësisht të varura. Përmes tyre pastaj edhe me ligjet e imponuara me dhunë nga Brukseli, legalizohet statusi kolonial e këtyre vendeve. Ky PARTNERITET mes reaksionit vendor me pushtetin kolonial të Brukselin është kolaboracionizëm klasik i maskuar KEQ pas “integrimeve evropiane”! Hapi i dyte është shkatërrimi i ekonomive nacionale të këtyre vendeve përmes të privatizimit kriminal duke i ber kështu këto vende ekonomikisht plotësisht të varura. Natyrisht se ata Që VAREN PREJ EKSPORTIT TË PRODHIMEVE TË VETA NUK LEJOJN QË VENDET TJERA TË PRODHOJNE VET, sepse kështu shuhen tregjet e shitjes së prodhimeve të tyre. Hapi tret është rrënimi i bazës sociale të popullsisë që njerëzit e shtyrë në kufijtë ekzistence sociale të mos kenë mundësi të organizojnë kryengritje ndaj sundimin e huaj kolonial e të vasalëve të brendshëm, i cili në emër të misioneve të përbashkëta e anëtarësimit në NATO e INTERPOL shtrin sundimin e vet brenda këtyre vendeve edhe në aspektin ushtarak edhe në atë policor e gjyqësor.
Perandoria Globaliste e Bashkimit Evropian po vepron kështu edhe ndaj vendit dhe popullit ton. Perandoria Globaliste e Bashkimit Evropian ka instalua në vendin ton një pushtet të marionetave të veta përmes të cilave po bënë përpjekje që t´a demolon dhe shuan edhe emocionalisht kombin shqiptar, duke e lidhur artificialisht pjese të copëtuara të tij me nocione gjeografike. Shembulli konkret është ky kur Brukseli i shpiku “kombin, flamurin e himnin kosovar”, përmes të pakos së Ahtisarit, për t´a shuar pjesën elite të kombit shqiptar, që ka luftua gjithmonë për çlirim dhe bashkim kombëtar në një shtet unik shqiptar.
…………………………………………………..
The European Union – the New Soviet Union?
…………………………………………….
NË EMËR TË IDENTETIT TË RRJESHËM SHTETËROR PO PROVOHET TË SHUHET IDENTETI I VËRTET NACIONAL I SHQIPTARËVE
Perandoria Globaliste e Bashkimit Evropian ka krijua një pushtet në vendin ton i cili është i pa aftë për zhvillimin e politikës dhe të ekonomisë së pavarur me të cilën do të ishte arritur përmirësimi i gjendje së mjerë sociale. Ky lloj pushteti nuk mund të zhvillon ekonomin vendore që vendi të mos importoi dhe as të hap vende pune me çfarë do arrihet mirëqenia sociale. Ky lloj pushteti zhvillon politika parazitare e sajon programe e ligje se si me e shfrytëzua sa me shume popullin e vet dhe se i me dhanë sa ma pak ati. Një pushtet i cili nuk ka aftës për organizimin e prodhimtarisë vendore dhe që vazhdimisht importon mallra të huaja është i gjykuar në varfëri e mjerim social.
Fjala është për pushtet tipik reaksionar dhe se dallimi mes reaksionarëve vendor me pushtetin reaksionar të vendeve tjera qëndron aty se atje në pushtet është borgjezia e mirëfillte, ndërsa te ne në pushtet janë llumperproletaret e korruptuar që dikur vepronin ose si titistë vërtetë ose si enverist të rrejshëm. E përbashkëta e tyre është instrumentalizlmi i shtetit si aparat të dhune në duar të reaksionit feudalit modern kur klasa sunduese jeton plotësisht në kurriz te shfrytëzimit të klasës prodhuese, pa bërë as një përpjekje për zhvillimin ekonomik e social të vendit.
Perandoria Globaliste e Bashkimit Evropian e ka rikthye në fuqi skllavërimin e punëtorëve. Punëtorët tani janë jashtë mbrojtës ligjore. Tani në vendet e Evropë tregtia me njerëz është legalizuar plotësisht. S´ka me ndërmarrje që punëson punëtor të rregullt, por gjithë punëtorët blihen e shiten nga firmat skllavopronare që quhet FIRMA PËR NDERMJETSIM të punësimit! Njësoj si firmat për ndërmjetshmin e prostitucionit dhe të tregtisë me njerëz. Tani Entet Shtetërore për Punësim që me kushtetutë janë të vetmet institucione për zbatimin e politikave të punësimit racional, janë jashtë funksionit. Në realitet ato janë shndërrua në shërbime të firmave private për punësim që merren me shit-blerjen e punëtorëve. Punëtorët e mjerë të pa mbrojtur nga askush detyrohen të pranojnë edhe këtë skllavërim për të siguruar ekzistencën biologjike. Ata me të ardhurat nga puna e vet ju sigurojnë jetë luksoze skllavopronarëve ndërsa për vete jetojnë në kufi të varfërisë së skajshme. Nëse marrin guxim të ankohen, ju hiqet edhe kjo mundësi dhe ju imponohet puna e quajtur 1 EURO punësim. Pra, punëtorët e pa punësuar në vende të rregullta pune jetojnë në varfëri të thellë duke ju siguruar vetëm streha dhe ushqimi ditor, ashtu si veprohet me kafshët shtëpiake që detyrohen të bëjnë punë të renda kundër vullnetit të vet vetëm sa për ushqim e strehë.
Kjo dëshmon rrënimin e marrëdhënieve parimore kapitaliste mes punëdhënësve e punëmarrëseve dhe për rikthim në marrëdhënie feudale skllavopronare. Dallimi mes kapitalistëve dhe feudalëve është aty se kapitalistet zhvilluan ekonomit nacionale ndërsa feudalet e ri të e Bashkimit Evropian po e rrënojnë atë, për ta shtrirë sundimin e vet jashtë kufijve nacional, sepse kufijtë nacional janë bërë pengesë për shtrirjen tregjeve të tyre edhe kur është fjala për tregtinë me njerëz.
PËRSE POPUJT E EVROPËS E REFUZUAN KUSHTETUTËN E BASHKIMIT EVROPIAN?
Kjo është oferta që Perandoria Globaliste e Bashkimit Evropian ju imponon Popujve të Evropës nën maskën e pseudo demokracisë. Popujt e Evropë e refuzuan Kushtetutën e Bashkimit Evropian sepse ajo godite interesat vitale të sovranitet nacional. Por, elitat reaksionare të pronarëve gjigant i kanë korruptuar dhe instrumentalizua aparatet shtetërore dhe përmes tyre, pa a përfillur vullnetin e popujve kanë sajuar KONTRATEN E LISABONES me të cilën shkelet vullneti e sovraniteti i popujve të Evropës. Vetëm Populli i Zvicrës ia arriti të shpëton nga mortaja e BE me përgjigjen JO anëtarësimit në BE. Vetëm Populli i Zvicrës pat guximin e diturinë dhe shpëtoi nga fundosja në pusin e madh të feudalëve të ri të BE. Deri para disa viteve Zvicra nuk ishte as anëtare e OKB dhe funksiononte më mirë de çdo shtet tjetër. Kjo dëshmon se janë gënjeshtra të kulluara mesazhet propagandistike të firmave plaçkitëse para-partiake dhe të tellallëve të tyre se mërgimtaret duhet të paguajnë haraç për sigurimin e automjeteve “….sepse Kosova nuk qenka anëtare e OKB…”!
Edhe në mesin e shqiptarëve u dëgjuan zëra të vetëdijshëm e të ndërgjegjshëm për sundimin e ri kolonial të Brukselit. Por, ata nuk hasën në përkrahje të duhur. Vetëm MESIA nuk u mashtrua, as nuk qau kokën as për kërcënime as për poste e flori të Brukselit! Pat thënë dikush me një rast:” … kur popujt janë të pa kënaqur me pushtetin dhe besojnë në demokraci, ankohen për padrejtësi me ankesa e protesta personale. Kur ankesat e protestat nuk bëjnë punë, ata ngritën në demonstrata dhe kërkojnë ndryshime. Kur as demonstratat nuk sjellin ndryshime pozitive, populli hesht. Kur hesht populli heshtja e tij përfundon me kryengritje përmbysëse për pushtetin…” ! S´ka rrezik që kjo do të vjenë as nga partitë lavire ahtisariane e as nga sindikatat e korruptuara vendore por vetëm nga një lëvizje e re rinore e punëtore që duhet ta përmbys këtë botë të vjetër të padrejtësive dhe ti siguron vetit një të ardhme më të sigurt e më humane, ku vlerat morale e etike do te jenë me të larta se vlerat materiale.
……………………………………….
David Icke new, European economy order…
………………………………………..
Në vendin ton me 10 shtator 2012 pushtetit vasal “ ju hoq mbikëqyrja e Brukselit” dhe ai tani mundet me e rrah popullin e vet kur te doi e si te doi. Por, pushtetit të vasalëve të Ahtisarit nuk ju ka heq fare mbikëqyrja kur është fjala për rrahjen e çetnikeve serb të cilët janë nën mbrojtën e Brukselit e të Beogradi edhe kur ata harbojnë e terrorizojnë shqiptarët . Bile edhe kur terroi shtetëror serb vret shqiptarët në gjumë në shtëpitë e veta në atdheun e vet, si ishte rasti i Mitrovicës. Por kur është kështu, vjen pyetja përse shqiptaret kanë guxim të rrihen mes veti për pushtet në Prishtinë dhe askush nga t´a nuk ka guxim me ndez një kapsollë kundër çetnikeve në Mitrovicë? Përse Bajram Rexhepi nuk i qon sejmenët e vet kundër çetnikëve në Mitrovicë po i qon me e rrah popullin e vet përse ai po kërkon vetëvendosje? Po këta të Partisë të Vetëvendosjes pse nuk shkojnë me u përpjek me çetniket e urava në Mitrovicë e në kufij, po rrahën me polic shqiptar në brendësi të vendit? Ndoshta këtë e shpjegon ndryshimi i statusit të saj nga lufta PER SHTET NË LUFTË PËR PUSHTET! Si ndodhi që një Adem Demaq të mos ketë qasje brenda institucioneve as si deputet? Pse VV dhe partitë tjera nuk e kandiduan Adem Demaçin as për president dhe as për deputet? I kujt është ky pushtet brenda të cilit nuk ka vend për Adem Demaçin ? Koha po shtron shumë pyetje të rënda!
Të bëjmë një kthim mbrapa në kohë e Myslim Pezës. Myslim Peza disa kohë pas lufte vizitoi Enver Hoxhën. Pasi që Enver Hoxha i dëshiroi mirëseardhje e pyeti Myslim Pezën se cila ishte arsyeja e vizitës se tij? Myslim Peza i tha Enverit se ka ardhur me e vra Enverin, sepse pushteti i tij, i tha Myslimi Enverit, “… po lejon të huajt që të na përziejnë e përlyejnë gjakun tonë, sepse misionarët e vendeve të traktatit të Varshavës po i mashtrojnë vajzat shqiptare, dhe po i lanë shtatzëna e po ikin pa gjurmë në fund të misioneve të tyre..”! Kjo tani po ndodh edhe me misionarët e traktatit të Brukselit në vendin tonë!
Tani përse po hesht MESIA? Kush është MESIA? A është Populli MESIA! Po Myslim Peza i sodit kush është dhe ku është? Po Avni Rrustemi…..? Po ku është Azem Bejta që binte në rrugë të Zotit do hafije të shkaut ja me pushkë ja me hu? Po Adem Jashari, Zahir Pajaziti e Luan Hardeinaj e ri të sodit ku janë? Atdheu ka nevojë për ta! A do të thotë kjo heshtje: se filloi nata polare shekullore e sundimtarëve të Portës së Lartë të Brukselit, si dikur të Portës së Lartë të Stambollit….? Por, nga ana tjetër urtësia nga legjenda po na thërretë: “… Nëno moj mos ke frikë…! Megjithatë kohës së llafeve po i afrohet fundi dhe po vjen koha e fjalës së Hasan Prishtines, që dikur pat than se: “… një krismë në male ka peshë më shumë se një mijë fjalë në parlament…”! Kaq poshtë ka ra parlamenti i Ahtisarit…. sa fjalët e Hasan Prishtinës të At Gjergj Fishtës, të para një shekulli e kanë sot po atë vlerë që e kanë pas përpara 100 viteve!