Shkup, 5 janar 2021: Fjala është për çmimin, lidhur me 112 vjetorin e Kongresit të Alfabetit. Prita të reagonin manastirasit, por kot. Megjithatë, e pashë të udhës të bisedoj me disa nga miqtë e atij qyteti. Së pari, iu drejtova njeriut, të cilit më së shumti i takonte ky çmim. Ai, ishte i prerë në përgjigje se: ,,Çmimet nuk i marrin ata që u takojnë por sahanëlëpirësit që ngarendin pas atyre shpërblimeve,,.
Nuk ka njeri që nuk i do këta lloj shpërblimesh, por ata duhet të jepen në mënyrë normale, e jo përmes dallaverave, ishte përgjigjia e historianit modest, jo karierist dhe aspak materialist.
Një jurist i këtij qyteti, lidhur me këtë ngjarje tha: ,,Manastiri, nuk do të llogaritet më vendlindja e Alfabetit, sepse ate na e mori Bitpazari i Shkupit,, dhe ai kshte plotësisht të drejtë, sepse, Skender Kaçaku me shokët e Bitpazarit, Manastirin e llogaritën si qytet i maqedonëve dhe Çairin e shpallën për Vendlindje të Alfabetit.
Miku tjetër nga Tetova, i burgosur politik, si puna ime, më tha: ,,Fituesi në fjalë është shpërblyer nga mikesha e tij që ishte kryetare e komisionit nga shkaku se ai dikur botoi një shkrim shumë ofendues kundër Skënderbeut me të cilin shkrim i gëzoi pa masë vëllezërit maqedonas dhe për ate duhej të shpërblehej.
Rastësisht u takova edhe me një mikun tim nga Dibra e Madhe, i cili kishte njohuri të thella rreth çështjes në fjalë. Fituesi, sipas tij, është mik i ngushtë i bashkëshortit të kryetares së komisionit, e cila, nën ndikimin e të shoqit, u detyrua që shpërblimin t’ja ndante Ali Babës.
Këto pra ishin prononcimet e miqëve të mij, të cilët më frymëzuan të paraqitem me këtë reagim, me shpresë se do të mirëpritet nga ata që e quajnë veten shqiptarë, dhe e kundërta nga shokët e tyre shqipfolës. Do harroja kumanovarin, me të cilin më 1991 hapëm shkollat e para të mesme shqipe në qytetet tona, të cilat shkolla na i kishte mbyllur Gliguri, e që lidhur me çështjen në fjalë, më tha: ,,Për këtë maskaradë të organizuar në Shkup, Mitat Frashëri e Gjergj Fishta, shtyllat kryesore të Kongresit të Manastirit, do të ngriten nga varri dhe do të na pështyjnë në fytyrat tona të skuqura nga virusi, të gjithë neve intelektualëve të Maqedonisë, posaçërisht, kompetentët tanë, mos flas për kryetaren dhe anëtarët e komisionit, që toleruan një maskarallëk të këtillë, i pa parë gjer më sot në trojet shqiptare,,.
Përndryshe, të ishte gjallë korespodenti i njohur i Manastirit, Qenan Hasani, do të reagonte edhe më ashpër, sepse, ai, ishte njeriu që e dinte kush ka sakrifikuar veten dhe familjen, duke mbrojtur dekada të tëra objektin e Kongresit nga huliganët e Manastirit, duke u ballafaquar me ta, si dhe me intelektualët albanofobë, të cilët u përpoqën që Kongresin ta trajtonin si një mbledhje të rastësishme e intelektualëve të huaj, kurse familjen Qiriazi ta paraqesin si vllehe etj.
Polemikat e këtij historiani me maqedonasit, lidhur me Kongresin e Alfabetit, kanë qenë të shumta, gjë që këtë nuk e gjen te asnjë historian ose intelektual tjetër shqiptar, prandaj dhe, sipas Qenan Hasanit, jo rastësisht, disa e quajnë ,,Baba i historianëve të Maqedonisë,, disa legjendë e Manastirit, pasardhës i Gjerasim Qiriazit, etj. Ky ishte edhe shkaku që Universiteti i Manastirit e largoi nga puna 20 vite para se ai të pensionohej kurse huliganët e Manastirit ja dogjën edhe shtëpinë gjer në themel. Emrin e tij, të cilin, për respekt, nuk e bëra publik, e që jam shumë i sigurtë se e ka merituar çmimin që u organizua dhe u nda në Shkup, mund ta zbuloni nëse në mobil shkruani fjalinë. Mburrem që nuk braktisa vendlindjen e Alfabetit, autore Delvina Kërluku si dhe fjalinë Autobiografi me porosi te Zemra shqiptare, kurse emrin e ,,patriotit më të madh shqiptar,, që ju nda çmimi do ta gjeni, nëse në mobil shkruani fjalinë Udbashët e Kosovës nga Maqedonia (nr.96) dhe Sheradin Berisha: Si u denancua Adem Demaçi, te Pashtriku.org.
Nuk mund të anashkaloj fjalët e një mikut tim, autor i shkrimeve satirike, kur e pyeta se çfarë përfundimi t’i vendos këtij reagimi, më tha, citoj: ,,Zotriu në fjalë, mos lozë me rolin e dhisë së zgjebosur, me bisht përpjetë, por të kërkojë falje, ashtu siç bëri bashkëpuntori i tij – historiani nga Kosova, i cili, i penduar për spiunimin e Adem Demaqit, la amanet që të varrosej pa e përcjellur askush tek varri,,.
Përndryshe, lexuesit, duke mos përjashtuar edhe autorin e këtij reagimi, nuk e dinë kush ishin autorët dhe komanduesit e Komisionit që e bëni këtë marri, prandaj, shpresoj që do gjendet ndonjë guximtar-patriot nga Bitapazari i Shkupit që t’i bëjë publik emrat e tyre, me qëllim që ta dijë populli, kush i udhëheq në këtë shtet të cilit për çdo ditë i ndryshohet emri.
Postime të Lidhura
INXH.ABDULLAH BEGOLLI: PROJEKTI KOMBËTAR ‘TREPÇA’ PËR NDALJEN E SHPËRNGULJES SË SHQIPTARËVE
Prishtinë, 29. 01. 2015 – Populli ka marrë ikën, po rrezikohet pa kthyeshëm e tashmja dhe e ardhmja…
FATIME XHAFOLLI: USHTRIA E NJERËZVE TË PAQES…
Prishtinë, 27 shtator 2017: Ushtria e njerëzve të paqes është dita-ditës në rritje. Pothuajse çdo ditë radhët mbushen…
REXHEP KASUMAJ: ‘SHRËDERISAZJA’ …
Berlin, 10 qershor 2020: (Një gjetje e gjatëpritur shpëtimtare) 1. Tash gjashtë vjet një miqësi e rrallë hynte…
PROF.DR.ABDULLAH MEHMETI: LIRI DHE DREJTËSI PËR POPULLIN SHQIPTAR NË MAQEDONI!
Tetovë, 31 tetor 2018: 1. Sipas nenit 130 të Kushtetutës aktuale: „Propozim për t’i hyrë ndryshimit të Kushtetutës…