(Pashtriku.org, 24. 10. 2012) – Në praninë e më se 300 pjesëmarrësve, kurreshtarë e të pasionuar në historinë e lashtësisë, më 12 tetor 2012, në Universitetin e Lausannës u mbajt konferenca shkencore e historianit të civilizimit të Greqisë së lashtë Doktor Mathieu Arefi, me temën: “Pellazgët – në zanafillën e qytetërimit grek”.
Mathieu Aref, i ndihmuar nga Labinot Bislimi, prezentoi para të pranishmëve tezën e tij thelbi i të cilës qëndron në faktet e dëshmuara nga Ai se “Grekët nuk kanë ekzistuar para shekullit VIII p.e.s, (në arealin e Grqisë së sotme) ata erdhën pas kësaj periudhe dhe morën perenditë, mitet dhe alfabetin e tyre nga Pellazgët. Pra nga koha e civilizimit Mikenian dhe në «Periudhën e errët» (- 1200 – 800 p.e.s) në Greqinë e lashtë zhvillohej një civilizim Pellazgë, pasardhësit e shqiptarëve. Po këtë tezë Profesor Doktor Mathieu Aref kishte mbrojtur në Janar të këtij viti përballë Jurisë në Univeristetin Sorbonnës – Paris, duke fituar titullin «Doktor shkence në Histori të civilizimit grek».
Mathieu Aref kishte mbajtur konferencën e tij të parë mbi këtë temë në Universitetin Profesional Ndërkombëtar të Lionit René Cassin, fal Shoqërisë BASHKIMI SHQIPTAR e udhëhequr nga Arban Bislimi. Një dokumentar i këtij promovimi ishte ofruar publikut me këtë rast nga shoqata e produksionit nga kantoni Vaud “Bicephale Production” dhe artikujt ishin botuar në gazetat shqiptare dhe të huaja. Historia nuk përfundoi me kaq. Nga ky bashkëpunim ndërmjet Lionit (Lyon) dhe kantonit Vaud, lindi ideja për krijimin e një dege në Zvicër; një bashkëpunim intelektual, kulturor dhe asociativ transnacional.
Promovimi i Mathieu Arefit në Universitetin e Lozanës u bë në bashkëpunim me Shoqërinë Bashkimi Shqiptar dhe Shoqatën e studentëve shqiptar (AEAUL), Kryetarja e të cilëve Jehona Osdautaj dhe Blerim Osmani për degën e Shoqërisë Bashkimi Shqiptar hapën solemnisht promovimin. Në Konferencë ishte edhe rast për një nisje të mbarë të degës së Shoqërisë “Bashkimi Shqiptar” në Zvicër, ku u prezentuan edhe pionierët e saj.
Dr.Aref Mathieu dhe kryesuesi i konferencës, Labinot Bislimi.
…………………………………………..
Ky aktivitet i përbashkët, ngriti në kulm imazhin e komunitetit Shqiptar. Gjatë tërë konferencës, në Amfiteatër zhvilloheshin vlerat e mendjes së hapur, të debatit, të demokratizimit të kulturës dhe të edukimit. Gjatë kësaj mbrëmjeje, personalitete shqiptare dhe zvicrane, pjesëmarrës kurreshtarë apo të pasionuar nga të gjitha prejardhjet ishin prezentë, ndër ta edhe Ambasadori i Shqipërisë Z.Mehmet Elezi dhe historiani Shqiptar i merituar Ramadan Pllana.
Konferenca e Mathieu Arefit, bashkonte në një sinkretizëm të paparë nivelin global dhe atë lokal, historinë dhe kulturën, të kaluarën dhe të tashmen, shqiptarët dhe zvicranët, studentë dhe ndërmarrës, të pasionuar dhe kurreshtar në një sinkretizëm të paparë rreth vlerave humaniste universale. Ajo u bëri nder jo vetëm pellazgëve të lashtë dhe komunitetit shqiptar, por edhe Universitetit të Lozanës dhe kulturës, dhe kjo si për nga numri i pjesëmarrësve të pasionuar si nga cilësia e prezentimit dhe të debateve me publikun.
I pasuruar dhe krenar, publiku mahnitës i bëri ovacion të gjatë Doktor Mathieu Arefit, i cili dukej i prekur nga kjo mbështetje pas tridhjetë viteve hulumtimi shkencor në vetmi dhe kundër të gjithë kundërshtarëve dashakeqës të çështjes Pellazgo-shqiptare. Gjersa një pjesë e organizatorëve të ardhur nga Lioni ktheheshin rrugës së gjatë me ndjenjën e detyrës së kryer, organizatorët vendor dhe të pasionuar vazhduan me Mathieu Arefin të qendrojnë deri vonë në mesnatë. Përkundër karakterit global të ngjarjes, afërsia, dashamirësia dhe mikpritja e shqiptarëve nuk munguan në këtë rast. Me përkushtim dhe shije studentët shqiptarë të Lozanës kishin përgatitur një koktej të zbukuruar me mbulesa të kuqe.
Një promovim që i kundërpërgjigjet shumë ideve të ngurta mbi historinë e Greqisë, por edhe mbi Pellazget e sotshëm, Shqiptarët, të cilët shpesh e përfytyrojnë vetveten më pak të organizuar se ç’janë me të vërtet.
Lausannë, 12. 10. 2012: Pamje nga konferenca shkencore “Pellazgët – në zanafillën e qytetërimit grek” të Dr. Aref Mathieut.
…………………………………..
Le të urojmë që studentët shqiptarë dhe rinia në përgjithësi do të na tregon edhe në raste tjera vlerat më të çmuar të kulturës shqiptare, dhe bashkërisht me Shoqërinë Bashkimi Shqiptar të vazhdojnë të prezentojnë bashkësinë shqiptare si komunitet të kulturës, edukatës, demokratizimit të qasjes në studime dhe të suksesit shoqëror falë meritës.
Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, mbajtja e kësaj konference me karakter shkencor duket sikur tregon vendosmërinë e shqiptarëve për të tejkaluar të gjitha ndarjet krahinore, fetare, politike e shoqërore. Kjo konferencë e realizuar falë punës në rrjet të aktivistëve nga Lozana, Lioni dhe Prishtina tregon se sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë aftësi dhe mundësi për të vepruar si forcë transnacionale në Europë. Siç ishte e paraparë në programin e Shoqërisë BASHKIMI SHQIPTAR në Europë ekziston sot një hartë e vërtetë e “Evropës shqiptare” të cilën ajo mendon se duhet aktivizuar dhe organizuar.
Një organizim horizontal ndërmjet komuniteteve shqiptare falë, bashkëpunimeve të tilla ndërmjet organizatave shqiptare nga vende të ndryshme, një organizim vertikal edhe me shtetet shqiptare për mbikëqyrjen dhe koordinimin e aktiviteteve në një nivel transnacional (Evropian). Duket se Shoqata shqiptare e studentëve të Lausannës (AEAUL) dhe Shoqëria Bashkimi Shqiptar punojnë në këtë drejtim, por a kanë këtë vullnet dhe këtë vizion dy shtetet shqiptare? Ky përfundim le të mbetet si një ftesë për zyrtarët tanë të ndërgjegjshëm dhe të ndritur për të institucionalizuar “Europën Shqiptare”, për të cilën bisedohet dhe veprohet ndër mendjet e ndritura të mërgatës dhe të cilën na e kanë përfolur aq shumë aktivistët Shqiptar të bashkuar në këtë ngjarje.