AFRIM MORINA: UÇK’ja DHE GJYKATA SPECIALE!

Prishtinë, 23 tetor 2019: Përveç gjykimeve që janë kryer nga UNMIK-u dhe EULEX-si, tash kemi valën e dytë të ftesave prej Gjykatës Speciale, e cila, vetëm de juro është e Kosovës, ndërsa, de fakto, është Gjykatë e të huajve, sepse, nuk mban asnjë shenjë në dokumente, për të dëshmuar se është e Kosvës.
Zanafilla e krijimit të kësaj Gjykate Speciale e ka fillesën tek Komisioni i veçantë i ngritur prej kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugva, për hulumtimin e krimeve dhe gjenocidit, që kanë ndodhur gjatë luftës çlirimtare të UÒªK-së dhe pas saj. Këtë e përforcon edhe deklarata e Veton Surroit, dhënë në “Pasqyra”. Kjo deklaratë është dhënë në zyrën e Llajosh Hethit, administrator i UNMIK-ut, ku sot ndodhet Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Në vitin 2001, në këto zyra gjendet një Dosje “TOP SEKRET”, ku janë një mori emrash luftëtarësh dhe ish të burgosurve politikë, në të cilën trajtohen çështje se kujt duhet lejuar punësimi, e cilin duhet hequr nga puna. Këtë punë të “vyer” e kanë bërë BIA e Beogradit, në bashkëveprim me shqipfolësit: Lulzim Basha, i dërguari special nga Holanda, Argita Berisha, e dërguara speciale nga Salih Berisha (babai) dhe Vjosa Osmanit (nga LDK-ja).
Këtë dokument, porsa më ra në dorë, e bëra publike, në Zyrën Rajonale të Punësimit në Prishtinë, para udhëheqësve të zyrave komunale dhe regjionale. Sipas këtij dokumenti janë larguar nga puna të gjithë të cilësuarit në ato lista, të cilët kanë qenë të akuzuar sipas këtyre personave të veçantë, për gjoja se kanë bërë krime lufte, dhe disa të tjerë janë arrestuar.

Siç më ka ndodhur mua, ashtu ju ka ndodhur edhe të tjerë persona në instanca më të larta, si deputetë, kryetarë kuvendi, ministra, kryeministra e presidentë, duke ua zgjatur për të zgjedhur shkopin apo karrotën, unë e zgjodha shkopin, (për këtë kam dëshmitarë dy punëtorë, të cilëve nuk ua ndërpreva kontratat e punës, pas tre muajve, sipas kërkesës së L.Hethit), pasoja, dy herë nga tre muaj i suspenduar dhe në mungesë argumentesh më kthejnë në punë, por në pozita më të ulta. Por shumica zgjodhën karrotën. Kjo bëri atë që në Kuvendin e Kosovës të votohet Ligji për Gjykatën Speciale, edhe pse, jam i bindur, që dokumentet e përmendura i kanë pasur në dorë edhe institucionalistët, me përjashtim vetëm të një pakice kuadrosh.
Nuk e përmenda rastësisht dukumentin e UNMIK-ut, “TOP SEKRET”, sepse edhe prokuroria e Serbisë, që e pranon vetë, me këto të “dhëna” e ka furnizuar Karla Del Ponten dhe Dik Martin. Kam kërkuar publikisht që institucionet e Kosovës të ngrenë padi për këto dy përsonalitete, por, kjo kërkesë imja hasi në vesh të shurdhër.
Edhe Sami Lushtakut, kur u denua për shkak të përgjegjësisë komanduese, ia pata tërhequr vërejtjen, se kjo u bë për të standardizuar masën e denimit, që do t’i përfshijë të gjitha instancat ushtarake të UÇK-së.
Dimë që Gjykata e Nürnbergut i uli në bankën e të akuzuarve përgjegjësit Nazist dhe u dha denime të merituara, ndërsa, kështu nuk veproi Gjykata e Hagës, e cila u mundua të baraspeshojë shqiptarët me elitën politiko-uashtarake pushtuese dhe kriminale të shtetit Serb, madje edhe t’ia kalojë Hitlerit. Thua se mbeti mangut gjykata e Hagës dhe tash Gjykata Speciale ka marrë për detyrë për ta ulur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në bankën e të akuzuarit si ushtri terroriste. Asnjë lider ndërkombëtarë apo të ndonjë shteti veç e veç, që kishin luftuar, bombarduar e shkatrruar Gjermaninë, nuk u ulë në bankën e të akuzuarve në Nürnberg, sepse, mortaja fashiste duhej shuar në çdo mënyrë. Ndërsa, në Kroaci, në Bosnje e Hercegovinë (boshnjakët) dhe ne, dolëm më të ndëshkuar nga ndërkombëtarët në vend që të ndëshkohej Serbia.
Evropa, përjashtuar disa shtete, i japin sinjale politikës serbe të Millosheviqit, sepse janë ministrat e tij që e drejtojnë sot Serbinë, për ta realizuar projektin për veriun e Kosovës dhe gjithnjë e më tepër bëhet trysni mbi shqiptarët, në plan të parë getoizimi (lexo:- gjunjëzimi), e, nëse nuk realizohet ky synim, do të kemi gjendje lufte në mes pansllavizmit e ortodoksizmit, (gjë që shihet ditën në diell, armatimi i Serbisë dhe simotrave të saja, përrreth nesh), në njërën anë dhe shqiptarëve, në anën tjetër. Kësaj valle për përflakje po i prin Franca, e cila është artikuluese e politikës sllavo-ortodokse, bashkë me Holandën, që përkundër largësisë gjeografike, nuk ka pse të ketë këtë urrejtje kaq të madhe, jo sot, por që nga Kongresi i Berlinit, kundër shqiptarëve.
Dihet se kjo Gjykatë ka për të dështuar, se nuk mundet një ushtri çlirimtare të dënohet, për teke të akcilit politikan, shtet, apo mercenar. Në lojën e mercenarëve kanë hyrë edhe individë të shteteve, që na ndihmuan në luftën tonë të drejtë, qoftë duke strehuar të përndjekurit politikë, në artikulimin politik edhe në mobilizim për luftë, siç është Zvicëra, siç janë dy të apostrofuarit më lartë (K.del P. dhe D.M.), por këta do të mbetën nën hijen e shteteve të tyre. Ndërsa mercenarët tanë, të luftës e pas lufte, do të mundohen të kalkulojnë me të dhënat, sikurse mundohej të kalkulonte Nazim Bllaca, që doli, jo vetëm të jetë rekrutuar e “punësuar” me dokumente në Serbi, por që kishte beneficione shtesë edhe nga ndërkombëtarët.
Prishtinë, 22.10.2019

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura