GËZIM MEKULI: FOTOGRAFITË ‘THAҪI-FLAMUR’, PROPAGANDË DHE MANIPULIM ME EMOCIONET E NJË POPULLI

(Pashtriku.org, 22. 11. 2012) – Mbaj mënd, se si Qeveria, për më shumë se 6 vite, bëri një luftë speciale e të sofistikuar kundër Flamurit dhe 28 Nëntorit. Ky veprim kundërhistorik bëri që, në një masë, populli të “frigohet” nga Flamuri dhe 28 Nëntori. Të pavendosurit dhe mendjelehtët filluan “të tuten” nga kjo ditëmadhe; Bile bile disa njerëz e shifnin edhe si kërcnim të demokracisë! … Fotografitë “Thaçi-Flamur”, që po na afrohen sot, i gjasojnë shumë reklamave të fazave të fundit të fushatave parazgjedhore.
Fjalimet janë të mërzitshme. Filmi dhe serialet televizive janë argëtuese. Shtrohet pyetja: çka bënë një njeri, nëse ai ka si qëllim të ndikoj e të tërhjekë shiquesit dhe votuesit për vete?
Ju kujtohet 28 Nëntori i vitit 2007, 2008, 2009, 2010, 2011? A mbani mënd se sa flamuj kishte vendosur politika në kryeqytet e në qytete e fshtara të Kosovës?
Mua më kujtohen shumë mirë këto vite; Propagandë e fuqishme e mediave të qeverisë për të larguar nga sytë e për ta harruar nga mendja Flamurin-identitet. Po, ishte mu kjo Qeveri e cila imponoj dhe «arkivoj» flamurin kombëtar.

A ju kujtohet koha kur një lëvizje politke, kur pa se politikat e Prishtinës nuk po e shënojnë 28 Nëntorin, muar vendimin që të stolisë Kosovën me flamurin kombëtar?
A mbani mend se si u rrahën dhe u dhunuan nga «Држава” ata djem e ato vajza, që ato ditë, në zemër, në mendje e në dorë kishin flamurin kombëtar?
Po, mua më kujtohet!
Këta patriot të sinqertë dëshironin që Flamuri-identitet të shifet, të preket e të jetë pranë popullit në ditëmadhen 28 Nëntori;
Si kundërpërgjgigje ndaj Qeverisë së Thaçit e kundër kësaj censure të rëndë, e të sofistikuar mediatike, dhe si mospajtim me këtë sistem shkombëtarizues politik – sistem që të detyron të harrosh e të shlyesh nga kujtesa historike pjesën e identitetit të kulturës sate – populli dhe kjo Lëvizje nuk u ndalua.
Po, unë mbaj mënd, kur Populli dhe Lëvizja u shigjetua dhe u anatemua për shumë kohë nga oborrtarët e Qeverisë. Veprimet e tyre për të rivendosur e për të rikthyer Flamurin dhe 28 Nëntorin e futur “nën dry” nga Qeveria Thaçit, e të ndihmuar nga propaganda e këtij regjimi, u quajtën “ekstremist”, “rrugaq”, “huliganë”, “Vetëfundosje” …
Po, mua më kujtohet se si Qeveria, me mediat e saja, për më shumë se 6 vite provuan e bënë çmos që të vendosë se cili Flamur, simbol dhe opinion “duhet” të dominoj në forumin politik e intelektual shqiptarë.
Mbaj mënd, poashtu se si Qeveria, për më shumë se 6 vite, bëri një luftë speciale e të sofistikuar kundër Flamurit dhe 28 Nëntorit. Ky veprim kundërhistorik bëri që, në një masë, populli të “frigohet” nga Flamuri dhe 28 Nëntori. Të pavendosurit dhe mendjelehtët filluan “të tuten” nga kjo ditëmadhe; Bile bile disa njerëz e shifnin edhe si kërcnim të demokracisë!
E kam në kujtesë, se si për më shumë se 6 vite këto media pak e shfaqen flamurin kombëtar: këto media propagandistike publikuan pak, shumë pak fotografinë e ngjyrat e flamurit. Po, ishte tandemi Qeveri – RTK të cilët sikur i frikësoheshin fuqisë shumëndikuese të flamurit – komb.
Pamorja nuk është diçka e re. Retorika dhe fotografia përsëri është në shërbim të politikës ditore. Shiqo se sa “afër” flamurit është sot Thaçi. Ndjeke me vëmendje se sa rëndësi i kushtojnë këtij elementi regjisorët partiak të RTK-së. Këta e dinë se fotografia ka ndikim të fuqishëm, dhe jo rastësisht, sot, Thaçi na prezentohet shumë afër flamurit. Flamurin që ky na e largoj; ditëlindjen e tij që ky na e manipuloj.
Fotografitë “Thaçi-Flamur”, që po na afrohen sot, i gjasojnë shumë reklamave të fazave të fundit të fushatave parazgjedhore. E kjo s’është e drejtë.
Nëse këta gazetarë e gazetare vazhdojnë në këtë mënyrë me ndërtimin dhe paraqitjen e lajmit në shërbim të Partisë, këta, duhet të japin llogari për thellimin e humnerës kulturore e politike në mes shqiptarëve. Dramaturgjia mediatike ka pasoja të mëdha në objektivitetin dhe transportimin e “realitetit”; e, sot në Kosovë, kjo dramaturgji mediatike ka pasoja akoma më të mëdha.
Përdorimi i Flamurit kombëtar për interese partiake është jo humane. Shfrytëzimi i flamurit dhe manipulimi me emocionet e një populli është edhe jo morale. Është fundamentalisht tragjike dhe e papranueshme që “larguesit” e flamurit dhe 28 Nëntorit, sot, të na paraqiten si “ruajtësit” e tijë. E kjo paraqitje në mediat e qeverisë nuk është asgjë tjetër pos propagandë dhe retorikë!
Këshilltarët e mediave të Thaçit e kanë “vetëm një problem”; Si ta manipulojnë – medialisht – në hapsirën publike faktin se, përse 28 Nëntori nuk është festë zyrtare në Kosovë?

______________________

SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG
PASHTRIKU: KUR HASHIM THAҪI E EDI RAMA MANIPULOJNË ME NDJENJAT E SHQIPTARËVE

(Pashtriku.org, 14. 11. 2012) – Kur kemi parasysh mosangazhimin, mohimin (mosbërjen) e Bashkimit Kombëtar nga Edi Rama dhe Sali Berisha dhe për më tepër kur kemi parasysh mohimin e Flamurit tonë Kombëtar (duke e zavendësuar atë me një leckë) dhe mohimin e 28 Nëntorit si Festë Kombëtare në Kosovë (të ndaluar edhe me Kushtetutën e Ahtisarit) – pikërisht nga HASHIM THAҪI dhe institucionet tjera të Kosovës, këto fjalime flasin ashiqare, për një manipulim skandaloz me ndjenjat e shqiptarëve dhe ikje nga përgjegjësia e tyre personale, morale, historike, kombëtare…, për ta bërë Shqipërinë e Ismail Qemalit, rrjedhimisht ashtu si e deshën dhe u flijuan mijëra shqiptarë në këta 100 vjet!

LEXONI MË GJERËSISHT KËTU:
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=979

================================================

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura