AGIM JAKUPI: KUSHTRIM, DUA TË THEMË…

Shkup, 15. 05. 2013 – Kushtrim. Nevoja që të flas… po më imponohet nga dëshira që të më kuptojnë të tjerët. Heshtja…po më imponohet nga mërzia dhe këtë të tjerët nuk e kuptojnë. Mendojnë ndryshe, ngase heshtja për ta ka kuptim tjetër.
Kushtrim, era fryen, mali nuk bën zë, pranvera na dhuroj jeshilen… istikamet janë të mbuluara jo vetëm me harresën po edhe me rrugaçësi. Të lëshoj zë, kam frikë… po frikësohem nga zërat e “komandantëve” që luftën e filluan më vonë. Kurse, sa për heshtjen, kam frikë se po më imponohet diçka e pamenduar…
Kushtrim, kjo botë qenka e mbushur me iluzione. Të flasësh për ate që ka shkuar, për ate që të mërzit dhe të lutesh për një përfundim të mirë është mirësi…kjo për shumë njerëz është vetëm humbje kohe. Sot, më shumë i duan njerëzit që heshtin! Ndoshta nga fakti se ata janë të dëgjueshmit besnik… pse jo mund të jenë nga ata që më lehtë manipulojnë.

Kushtirm, nëse shiqojmë nga një kënd tjetër, nga këndi moral. Do të mbetemi të vetmuar dhe të izoluar… nga një duzinë banorë që të thojnë: Ne jemi politikanë! Besoj se ti ke më shumë njohuri në këtë drejtim dhe e di për çfarë po flas. Kam qenë i bindur se morali ka filluar si moral politik. Jo, e kam gabim. Tek ne politika paraqet një pikturim që shpie në një rrënim kërcënues. I pamoralshmi e ka fjalën… Ai është edhe pasha edhe gjykatës.
Kushtrim, koha kalon dhe askush nuk mundohet të krijojë një botë ku do të kuptohen vlerat. Llogaritjet bëhen me numra imagjinar. Populli në këtë rast na paraqitet vetëm si një e panjohur… nuk ka interesim që të bëhet llogaritje dhe të kenë të qartë ku është bota e ku jemi ne. Ka shumë ngjyrime: disa janë të rritur si tiranë dhe sillen si të tillë, disa janë të rebeluar kundër vlerave kombëtare
Kushtrim, para disa vjetësh… më kujtohen telat me gjemba që kishin mbuluar dhe ia zinin frymën barit jeshil, si dhe guralecat që i zëvendësuan lulet. Nga ajo kohë deri më sot asnjë guralec nuk është lëvizur. Mund të përdoren vetëm nga politikanët pët t’ia nxjerrë sytë njëri tjetrit…
Kushtrim, po ashtu më kujohet edhe maji i përgjakur. Më kujtohet ajo vrasje…
Të lutem më kupto… ata janë shpirtrat e trazuar e të këqinjë që shiten me çmim të ulët. Janë mallëra…që do të përfundojn në korpën e plehërave.
Kushtrim dua të them: Pra, nuk është si më parë. Gjërat lëvizin drejt hapsirës së çudirave. Na udhëheqin të tjerët, kurse neve na imponohen duartrokitjet. Çudi, apo jo?!!

…………………………………………….

Fotodokumentar përkujtimorë për dëshmorët Harun Aliu – Komandant Kushtrimi…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura