DR.FADIL MALOKU: KUSH I PENGOI PUSHTETARËT E PASLUFTËS TA NGRENË NJË GJYKATË PËR KRIMET SERBE NË KOSOVË?

Prishtinë, 6 maj 2019: Kush i pengoi pushtetarët e pasluftës ta ngrejnë një Gjykatë për krimet serbe në Kosovë?! Askush! Ata tani po i hedhin këto iniciativa (ekskluzivisht protagoniste!) veç për konsum të brendshëm…e asgjë më shumë.
1. Së pari bashkësia ndërkombëtare, është vonuar shumë me këtë denoncim publik të Serbisë, sepse kanë kaluar dy dekada të tëra dhe asgjë tani nuk mund të rikthehet prapa (anipse, gjurmët dhe faktet e gjenocidit serb, mund të identifikohen edhe sot), shkaku i fokusit që e ka faktori ndërkombëtar në tema të tjera shumë më të rëndësishme (gjithnjë sipas gjykimit dhe sidomos interesave të tyre; gjeopolitike e diplomatike) dhe më dinamike, se sa kjo që neve na intereson dhe kemi interes.
2. S’dyti, klasa jonë politike e ka vonuar qëllimshëm për t’i hyrë në qejf “faktorit ndërkombëtar”, i cili edhe ashtu nuk e ka pasur si imperativ vazhdimin e demonizinit të Serbisë, sepse caqet strategjike u arritën me intervenim ushtarak, kurse me ato diplomatike u mundua dhe ende po mundohet “në emër të vlerave civilizuese” ta rikthejë Serbinë kah “kibla” përendimore”…
3. S’treti, Konfigurimet gjeopolitike, gjeostrategjike e sidomos ato politike, nuk janë të njëjta me disponimet e interesat e fundshekullit, apo kohës kur u bombardua Serbia…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura