Shkup, 24. 06. 2015 – Për të gjithë titulli i këtij shkrimi është i njohur: “Unë jam e kuqja”, romani i shkrimtarit turk Orhan Pamuk. Romani për të cilin autori mori çmimin nobël për letërsi dhe që zbërthen temën mjaftë të ndjeshme, ate të kulturës së Perëndimit dhe të Lindjes. Pra në mënyrë artisktike autori, me gjuhë të bukur i përshkruan ngjarjet ku në të njejtën kohë historia dhe e tashmja bëhen një. Ky roman ka të bëjë edhe me një realitet tonin, ate kush qëndron pas skenarëve, montimeve politike, vrasjeve, burgosjeve dhe pas këtij terri të padurueshëm. Disa miniaturistë punojnë në atelienë e një sulltani. Papritur, një prej miniaturistëve vritet dhe kjo ngjarje trazon jetën e njerëzve, vrasësi duhet të zbulohet. Te viktima gjendet një letër ku është i vizatuar një kalë. Për kapjen e vrasësit, hapet një konkurs për vizatim të kalit…
Kjo puna e kalit ka të bëjë edhe me realitetin tonë. Nuk di nëse duhet të shpallet ndonjë konkurs për të vizatuar kuaj?
Politika është dëmtuesja më e madhe e kulturës sonë, me çka është bë barrë për votuesit shqiptar se cilin duhet votuar. Ngjarjet pas konfliktit janë treguesja më e mirë se sa të paaftë janë “të besuarit” tanë për të çuar premtimet në vend, për të realizuar amanetin e atyre që dhanë jetën për ideale kombëtare. Mirëpo e njejta gjë nuk mund të thuhet edhe për jetën private të politikanëve, të cilët kanë arritur të krijojnë perandori në vete. Kjo u dëshmua me publikimin e “bombës” së 38 nga ana e kryetarit të opozitës maqedone. U pa se si frymojnë politikanët shqiptar, si manipulojnë, plaçkitin dhe kërcënojnë njerëz. U pa se dora e tyre është e zgjatur për krim. Në të njejtën kohë ra edhe miti për ndershmërin e Ali Ahmetit. Ai na qenka “burri më i shtrejtë” i pazarit të hajnisë dhe ne një gjë të tillë nuk e kemi besuar. Për ta është mëkat i madhë të kërkuarit e pjesës që i’u takon shqiptarëve, andaj kemi një buxhet qesharak për komunat shqiptare, kemi ndarje të buxhetit që tmerron Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Pas të gjitha padrejtësive, manipulimeve, burgosjeve dhe vrasjeve tradhëtare, çfarë duhet të bëjnë shqiptarët për të përmirësuar statutin në shtet, çfarë hapa duhen të ndërmarrin për të larguar të keqen që i ka mbuluar dhe çfarë duhet ndryshuar në vete. Nuk duhet të bien pre e manipulimeve dhe mashtrimeve parazgjedhore, ngase u pa se ata që thirreshin në patriotizëm janë përbuzësit më të mëdhenjë të kulturës shqiptare, harrues të historisë dhe dhunues të së tashmes. Mundohen që me të vdekurit të na mbajnë gjallë, e çfarë mund t’iu themi atyre që përkujtojnë të vdekurit dhe harrojnë të gjallët???
Dhe më në fund, ndryshe nga “Unë jam e kuqja”, pas shumë skenarëve a kemi nevojë për hapjen e një konkursi për gjetjen e intelektualëve që do nisin rrugëtimin politik për të lëvizur gjërat nga e mira?
Po të veprojmë ashtu sikurse në romanin në fjalë, me siguri në këtë konkurs do kishim dy fitues, Musain dhe Aliun, të cilët kanë frymëzim nga “shkopi” dhe “Kali i Shemës”.
– Kontakti me autorin: [email protected]