DILAVER GOXHAJ: ZOTI KULLA, MOS NA MERR NË QAFË BABALLARËT E KOMBIT!

Tiranë, 23 qershor 2017: Lexova shkrimin e shkrimtarit dhe publicistit Ndriçim Kulla, i cili e nxjerr në shitje votën e tij për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017 në Tiranë, dhe më befasoi. Pse më befasoi(?) do të më pyesni ju. Sepse ai kërkon ta konvertoi shitjen e votës, duke ua shkëmbyer me dhurimin e librave të tij të barazvlefshme me sasinë e eurove që do t’i afrojnë për shitjen e votës. Dhe thashë me vet: Kaq prapa kohe të jetë ky publicist e botues i nderuar që nuk e di ende se politikanët tanë po prekën libra me dorë bien në koma?! Nuk e di zoti Kulla që nëse bën një gjë të tillë dënohet me bugim të përjetshëm, pasi akuza do të jetë shumë e rëndë: Tentativë për vrasjen e baballarëve të kombit?! Prandaj do t’i lutesha shumë që të mos e bëjë këtë krim, se na merr në qafë jo vetëm Shqipërinë, duke e lënë atë pa baba, por edhe fëmijet e tyre, duke i lënë jetimë, pavarësishtë se të pasur. Aman, të keqen, mos na e bëj këtë tragjedi kombëtare, zoti Kulla, se na merr në qafë shqiptarët dhe Shqipërinë! Tiranë, 23.06.2017.

_______________________

NDRIҪIM KULLA: E NXJERR NË SHITJE VOTËN TIME!
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=6643

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura