Pashtriku.org, 06. 05. 2014 – (Refleksion mbi librin e autores, Zejnepe Alili Rexhepi – “Poetika e rrëfimit letrar – studime e analiza”, Tetovë 2014) – Poetika e rrëfimit letrar me studime dhe analiza, të cilat më së shumti kanë qenë tematika të koferencave letrare të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, vijnë si një përzgjedhje e artit estetik letrar të shkruar dhe hapin objeksion të ri në fushën e studimit analitik të veprës letrare, ose dritëthënies së autorëve në kohë dhe epoka të ndryshme. Në mënyrë krejt panoramike, autorja Zejnepe Alili Rexhepi, depërton në qerthullin e një shekulli drite, dhe nëpërmjet simbolikës, krahasimeve, epigrameve shumë dimesionalë, kushteve dhe rrethanave historike në të cilën është shkruar vepra letrare, por dhe deshifrimit të mesazhit ravijëzon autorë dhe risi të tyre krijuese, sjell modele dhe dhe lançon dritëhijet e tyre, me të gjithë ornamentin dhe oshilacionet që i kanë shoqëruar.
Dr.Zejnepe Alili Rexhepi
Për kohezionin e ri, ku kritika shqiptare duket se është në eranzë, ky publikim rizgjon dhe rikthen të tjera imazhe, përqas në mënyrë sinjikative sendërtimin e artit me pasqyrimin e universit të fjalës, kurbëzon semantikën e vargjeve me ekstratin dhe grafikat e zhvillimeve tërësore të artit. Është thelbësore që të citohet kategorizimi i panoramave estetike, si: panorama estetike e Rilindjes Kombëtare (sintezim artistik që vjen si ide dhe qëllim për pavarësi dhe gjeografi të njëjtë për gjithë shqiptarët), panorama estetike e Lirizmit (lajmotiv që shpesh nëpërmjet simbolikës “bukuri”, indentifikimin e vajzës hyjni, vajzës zanë, vajzës perri), panorama estetike e Traditës, (që shpreh më së miri zanafillën e historisë, fesë, folklorit, arkeologjisë, politikës, njohjeve mbi jetën, tipologjisë, etj), si dhe panorama estetike filozofike.
Panorma estetike filozofike e bën këtë vepër studimesh dhe analizash shumë të veçantë për faktin real të kompleksitetit të frymës dhe rrymave përafruese, për kultin e formëzuar të shkrimit me modelin krijues, për depërtimin analitiko-logjik dhe fuqinë shprehëse të argumentit. Në këtë vepër studimore gjen jo pa qëllim autorin P Coelho ose Charles Beudelaire, të cilët si sugjestionim dhe frymim modern e kanë drejtuar sot artin bashkohor letrar drejt frymave më të larta të mendimit dhe konceptimit, drejt postmodernizimit, paradokslaizmit apo teknikave të tjera eksperimentale, të cilat gjithësesi shprehin atributet e mendësisë dhe progresivitetit më të lartë njerëzor. Ndjesia dhe percepetimet, prekja e imazheve me frymë dhe përjetimet, njohja e thellë e stilistikës dhe burimet studimore, sintetizimi prurjes artistike me kompozicionin e veprës letrare, tedencat drejt moderaturës së re analizuese dhe natyra universale e rrëfimit filozofik bëjnë që vepra studimore e Zejnepe Alili REXHEPI, të radhitet në arshivën më të ndritshme të fushës studimore për librin tonë shqip dhe ti shërbejë të nesërmes tonë kulturë, si përqasje por dhe si hap drejt përsosjes, zhvillimit të pandërprerë dhe universalizimit të artit kritik dhe gjuhës tonë të bukur shqipe.