Tiranë 27 dhjetor 2020: Une nuk dua te bej cudira, por dua te flas per menyren se si I trajtojme ne sklleverit, te tregoj se sa te pa sjellshem jemi me ta, sa mizor dhe te padrejte. Seneka
Degjova Kryeministrin te flase shkurte per greven e naftetareve te Ballshit. I fshehte dhe magjik, genjeu dhe mashtroi si gjithmone. Ne Shqiperi, kryepartiaket futin hundet ne ato pune qe nuk I njohin me qellimin e vetem te mashtrojne popullin, te genjejne, te duken te zgjuar edhe ne shkencat konkrete. Kaq duan shqiptaret e mbaruar te rrezohen fare ne toke.
Perse te mos flasin specialistet? I therrisni dhe i degjoni. Uzina e Ballshit ka bolle specialist teknologe dhe ekonomiste te vjeter dhe te rinje. Ska perse Rama te greje Shkopin Magjik. Ja ketu fillon hilja, politika do te shkerdheje tekniken. Po partite dhe politikat nje dite shkojne ne banjo, ndersa teknika ngelet.
Kryeministri po mashton grevistet e Ballshit, naftetaret dhe gjithe shqiptaret. Bilez edhe specialistet me tituje shkencor qe presin te marrin ca qindarka me Statusin e Naftetarit.
Politika nuk ka lidhje me moralin, thote Makiaveli. Politika eshte hije e ekonomise. Boten e drejtojne shtetet me ekonomi te mire. Nga ta fillojme, nga vendet nordike, apo keto te tjerat ketej rrotull?
Sot une kutova qarte se Rama ka marre fund. Me shkop dhe pa shkop. Me BE apo pa BE, me NATO apo pa NATO. Sado ti nderroje gravatat, une ate e percmoj. Vertete sot une u ndjeva shume I pikelluar! Ama kjo nuk do te thote se jam me Bashen. Aforizmi thote, midis dy te keqijave zgjidh ate me te voglen, ose gjeje nje te trete.
Vini re: asne nuk flet per greven e naftetareve te Ballshit. Vetem ndonje lajme me pikatore, lajm pa nerv, kerkuar nga ndone shefi I ketyre dhjeterave kanale TV. Nje fillozof thote, kushdo qe nuk mund te kuptoje heshtjen tuaj, nuk mund te kuptoje as fjalet tuaja.
Ballshi eshte nje cope Shqiperi gati te eksplozoje. Kur te vjedhin, te poshterojne, c’mbetet tjeter? Ca kohe me pare naftetaret ishin edhe ne Tirane, po Rama nuk I priti, nuk levizi nga karrikeja. Kur te pelqen vetja, do rrezohesh, ose do te rrezojne, kudo ka shkalle.
Doni te dini perse kjo Shqiperi eshte katandisur keshtu? Gjeni dhe deshifroni gjithe ARSHIVAT E NAFTES DHE ARMO-s. Pyesni, kush e administron ARMON tani? Shikoni si e rrotullon penelin Rama, nderkohe qe Taci Oil, i pari qe mashtroi me ate uzine gjigante, bredhe neper bote se keshtu I kane thene. Here shfaqet ne Turqi, here ne Svicer, ne here ne Austri. Pra ne arshivat e Uzines se Ballshit ju do te gjeni paraden e hajduteve dhe “mis hajdutin Shqiptar”. Dhe bosat e tyre.
Politikanet shqiptare te biznesit, brenda dhe jashte, nuk duan qe uzina te punoje, nderkohe qe benzina dhe gazoili I prodhuar nga uzina ka standarte Europiane. Kete e thone specialistet e uzines, ata me Carbon ne gjak.
Prej kohesh shume punëtore te rafinerisë së Ballshit protestojnë për rrogat e prapambetura që nuk i marrin prej vitesh. Uzina ka ndërruar disa pronar që nga privatizimi i saj nga biznesmeni famëkeq Rezart Taçi në vitin 2008.
Sa trargjike duket fakti qe nafteatret protestojne per pagat e tyre te prapambetura!.. Ndersa
Kryeministri ngrihet dhe thote “Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm.”
Kryeminister i panegociueshem!
Ne Shqiperi denohesh per nje meter kateror toke, por jo per shkaterrimin total te industries se naftes. Me kohe hainat nisen te hane saracineskat, tubacionet, aparatet e presineve te larta, izolacionet, shtojne Squfurin, ulin Numurin e Oktanit, bejne gjithcka qe ta degraduar. Se keshtu, humbasin edhe detyrimet financiare. Ne fillim kjo Kryqezate u be me naften, tani i erdhi radha Uzines te Perpunimit te thelle te Ballshit!
Shqiparet brenda gardhit jane kunder shqiptareve jashte gardhit. Kunder nejri-tjeterit, nje pale me qeverine ne toke dhe nje pale me Perendine ne qiell… E tha mire serbi: mos u mundoni ti luftoni shqiptaret, se ata e lufojne vete njeri-tjeterin…
Kryeministri bene batuta karagjozësh. Kush duhet varur, pyes une. Pa dyshim ne fillim “Burri shtetit”, dhe me pas ky i perkedheluri Europes, artisti mbi 200 centimetra qe leshon perdite batuta si fishek zare, nderkohe qe shqptaret jane vene ne varg per te ikur jashte.
“Për të na fajësuar është e tepërt. Kemi bërë dhe do bëjmë çmos. Është një ndërmarrje që qysh në krye të herës, nëse kishte një arsye për ta privatizuar, ishte për ta rimëkëmbur, privatizimi ishte kriminal, dhe asnjëherë nuk u bënë investime serioze…Më vjen shumë keq! Por nuk mendoj që ka greva urie, për të më sensibilizuar mua. Grevat bëhen kur s’të dëgjon njeri” – thote Rama.
Po ti I them une, perse u fute dikur ne greve, aty ne qender te Tiranes? Pse? Po me kete “privatizimi ishte criminal”, kujt ia thua? Perse nuk veprove si shef i madh?
Me poshte ai shtone, se për çështjen e tyre kam takuar edhe presidentin e Azerbajxhanit dhe se sot do marrë informacione të tjera në lidhje me kompaninë… I gjithë shqetësimi i naftëtarëve ka nisur si pasojë e privatizimit kriminal të rafinerisë, ku asnjëherë nuk u bënë investime serioze. Unë jam i shqetësuar dhe i sensibilizuar, por nuk ka nevojë për grevë që të më sensibilizojnë mua… Do bëjmë çmos. Për këtë takova enkas presidentin e Azerbajxhanit për naftëtarët e Ballshit… Jam shumë i shqetësuar për situatën. Rafineria, problemi është se thelbi i është kalbur, do një investim të madh për t’u rimëkëmbur në themel…
E shikoni si dridhet rrufjani! Nuk te takon ty te flasish per investime, kete do ta thone specialistet teknolog.
Qeveria e Rames hesht per korrupsionin e Leonidha Cobos, e bosit te PETROMANAS-it. Rama mori edhe nje leter te gjate nga drejtuesit e kompanise. Po ai po hesht. Si gjthnje. Loni i PETROMANASIT, ka bere kerdine. Familja e tij me e kamur se familjet mbreterore. Dhe ku pa, brenda Shqiperise.
Z. Rama, jepua keto para naftetareve te Ballshit. Pra, zgjidhja eshte e lehte por djalli brenda liderave tane eshte I madh. Shqiperia eshte koncesinua. Ju kujtohet si u solle Rama me grevistet e Zharresit? Aliut ia ka fajin Kadriu, Kadriu duhet të heshtë se përballë është Saliu.
Mallakastriotet jane te durueshem deri ne nje fare pike, pastaj nuk te falin. Drejtesia sot ndeshjet me skllaverine. Carboni kunder Squfurit. Te gjithe luftrat behen per pasuri thote Platoni.
Shqiperia jone eshte ketu, brenda kesaj greve. Keto lloje qeverish, bene kerdine ne Gerdec, ne 21 Janar, vrane fshehur Trebicken, helmuan nipin tim, prokurorin Xhevat Hana…
Korrupsioni shqipare nuk ka per tu shembur kurre me humorin e Fiksit, Stopit, me dialogjed e mengjesit te Aldos, me paradat e Magjistarit, me kenget e Gjebres, me emisionet e Enit, te Fejzos, te Canit… Korrupsioni do plumb.
Habitem me K/Ministrin tone qe merre kuximin dhe flete per anet teknike te uzines se Ballshit, kur ai nuk eshte as teknolog nafte dhe as specialist nafte. Keshtu bene ky edhe kur shkon ne Sqepur, a gjetke ku eshte fjala per naften. Mode qe rrjedh qe nga koha e Enver Hoxhes.
Ka 30 vite qe ne Shqiperi vidhet dhe nuk eshte future ne qeli asnje pushtetar…Kjo eshte krejte ndryshe me situate e Turqine se para 200 vitesh kur hajduteve u krasisnin gishtat ose I varnin ne mes te qyteteve. Po liderave tane nuk u intereson te ngrene trekandesha.
Nuk ekziston pergjigje me degraduese se sa heshtja perbuzese. Jam naftetare, padyshim ndihem I poshteruar deri ne kocke. Qeverite shqiptare tallet me nafteatret. Kam punuar 35 vite ne nafte dhe marre nje pension 200 mije leke ne muaj. Nje leke per dite pune! Kryeminisri yne eshte djalle i pispillosur që magjeps të verbërit me hartime. Po jo mua! I pari, ishte i pusive, kurse ky i dyti i corapeve me lule, i memeve, i shallvareve… Te dy jane reversible dhe me valenca te njejta.
Z. Rama, shko puno ca dite ne Uzinen e Ballshit te kuptosh sa e veshtire dhe helmuese eshte puna atje. Une e di mire keto gjera se kam kam punuar disa vite ne Uzinen e Perpunimt te Naftes ne Cerrik te cilen juve dhe parardhesit tuaj e shkrite.
Greva e Mallakastres do te shkruhen ne histori. Mallakastra jone ka lisa, ka shkurre, ka kocimare, ka gure gelqeror. Gure edhe ne bark. Keta poshte jane me nafte, me barut. Miq, mos harroni: njerzit e pare ne toke kane luftuar me gure.
Do te shkaterrosh nje vend, shkaterro industrine e naftes. Ka 30 vite qe qeveritaret tane vazhdojne ta shkaterrojne dhe vjedhin naften duke lene te tille si Leonidha Cobon apo sjellin kompani te huaja qe e thethijne naften si lugeter dhe krijojne tektonika te reja. Tektonika eshte shkence e gjeologise. Dhe paturperisht me vone thote se keto jane kompani private, se ne nuk mund te nderhyjme(!!)
Leonidha Çobo Ish-drejtuesi i Bankers Petroleum Albania, ka shtrirë aktivitetin e tij kriminal edhe jashtë kufirit shqiptar. Miliarda janë shpërdoruar në koncesione gllabëruese. Abuzime ka ne AKBN, ne ALBPETROL, ne ministri. Emerat jane ne xhepat e Rames
Arti i penelit dhe i fjalëve, nuk do te thote se ke te drejte, se mund ta kalosh lehte lumen pa u lagur. Shqiperia eshte nje pike gjeografike, tha gjermani Otto von Bismarck ne fillimi shekullit te kaluar:
Nuk ka fjalë që e përshkruan tragjikomedinë e shqiptare. Kodoshët qeveritare, disa me vila në Lalz, a në Surrel, a ne Hollande, te gjithe merren me menute e votimeve te ardhesheme, sepse ata e dine mire se shqiptaret me lehte vriten me votime sesa ne kufi…
Uzina e Ballshit mund te perpunoje miliona tone nafte. Sa paradoksale duket fjalet e K/Ministrit kur flete per uzinen, per naften, per Azetet. Ndrekohe shikoj te afishohet “Planin Mareshall” i BE-se, per Shqiperine… Dridhem! Nga ta kapish Shqiperine. Jemi fatkeqe te lindur apo behemi, apo na bejne fatkeq?!
Ne vitin 1997, te huajt derguan ne Shqiperi 600 ushtare per te ruajtur shqiptaret te mos qellonin njeri tjeterin.
Cdo te ndodhte me Ramen sikur ai te mos paguhej disa muaj? Per peshkun “Burrin e shteti”, shkruhet perdite, por ate nuk e gjen gje. Ne kemi sot nje K/Minister te fiksuar pas mode dhe pas te huajeve, qe gjoja do rregulloje boten, packa se vendi tij po shkon ne xero.
Te dy vrasin dhe perqeshin, njeri ne pension, tjeteri ne fron. Ky I fundit thote se ka bere shumë po ende ka shumë për të bërë…
Perse Rama per problemet e naftes del para specialisteve te naftes? Pse? Pse?
I pandëshkuari dhe i korruptuari bejne sehir. Neqofte se ti do te dish vleren tende te vertet, hiqi menjane postet, shtepine, nderet. Shiko brenda teje, thote fillozofi.
Nje specialist I uzines para ca kohe thote se se kjo rafineri është në gjendje të mirë teknike, se ajo është në gjendje të përpunojë 1 milionë ton naftë vendi në vit. Mban 57% të nevojave për karburante në vend dhe siguron rreth 37% të prodhimit të vendit.
Nderkohe nje minister yni, nga keta qe emerohen shpejte e shpejte, thote se kemi pasur një kërkesë të kahershme, të realizohet një mundësi për një hetim nga momenti i privatizimit deri më sot. Kush ka përgjegjësi të mbajë përgjegjësi.
I madhi, Rama, kohe me pare ka thene, nuk dua të them as data, as afate, por jam shumë shpresëplotë, që shumë shpejt do të takohemi prapë, unë do të vij në Ballsh, siç erdha herën tjetër, për ta rivënë në punë rafinerinë tjetër. Për këtë po punojmë…
Provo te shkosh tani ne Ball, i them une, po nuk ke per te marre as nje vote. ASNJE!
Dhe tani si nje njeri qe ka luajtur menc thote, “Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume! Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje.”
Miq, kujde kur votoni, vota juaj kushton sa Uzina e Ballshit! Ballshi, kurban apo urban partish!