ALBIN KURTI E HAPI KUTINË E PANDORËS, NUK E MBYLLË MË DOT!

ALBIN KURTI E HAPI KUTINË E PANDORËS, NUK E MBYLLË MË DOT!

Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Kur mbjellë egjër , korrë therra :

Çdo ditë po publikohen përgjime , me kryepersonazhe nga LVV – ë dhe LS -a , njëra fituese absolute e zgjedhjeve të vitit 2021 kurse tjetra , LS – e , fituese absolute e të gjitha zgjedhjeve , që nga themelimi i saj , krejt falë partive shqiptare , pa veçuar asnjërën prej tyre. LS – a është parti parlamentare me të gjitha të drejtat dhe përgjegjësitë që ia njeh Kushtetuta e Kosovës prandaj edhe nuk mund të përjashtohet nga proceset politike përjashtuar rastet kur vetpërjashtohet. Të gjitha qeveritë para qeverisë Kurti 2 kanë bashkëpunuar me LS – e , kryesisht publikisht ndonëse nuk e përjashtoj mundësinë e marrëveshjeve jashtë syve të publikut. Për këtë , thuaja në çdo rast janë sulmuar verbalisht dhe fizikisht nga LVV – ë duke u cilësuar si tradhëtarë të kombit dhe shkatërrues të shtetit.  Dhe , mbi këtë bazë kanë fituar vota që , në zgjedhjet e fundit e kalojnë 50 përqind duke u veshur me pushtet absolut dhe mundësi për të bërë punë të mira për shtetin dhe qytetarët e saj , pa u penguar nga askush,  opozita ishte e vdekur klinikisht. Kufomë politike , pa vullnet t’i nënshtrohet procesit të ringjalljes. Albin Kurti dhe shërbyesja e tij Vojsa Osmani , mendermethënë presidente , nuk lanë gjë pa kapur , qeveri , Kuvend , presidencë , borde ,  diplomaci , arsim , shëndetësi , ndërmarrje publike e private , media , OJQ , kishë a xhami , mbi tokë apo nëntokë , aty ka frymon jeta dhe shpresa , për t’i mbytur përfundimisht , pa shpresë ringjalljeje , sikur opozita aktuale. Albin Kurti e bëri qeverinë dhe Vojsën presidente me votat e Listës Serbe , me dashamirësinë e vëllaut të Mimoza Kusarit , Millan Radojiçiqit. Nuk shoh asgjë të keqe pse Lista Serbe ka votuar dhe se i janë përputhur interesat me LVV – në , do të ishte jonormale t’i pamundësohej votimi. Edhe pse votat e LS – e ishin përcaktuese , nuk është e kundërligjshme. Në jetën e përditshme duhet të bëhet një dallim i qartë e sidomos në politikë midis ligjores dhe morales; shumëherë çka është e ligjshme , nuk përputhet me moralin dhe e kundërta. Bisedat e dekonspiruara midis Radojiçiqit dhe Mimoza Kusarit nuk janë në kundërshtim me ligjin dhe për këtë ( për aq sa janë bërë publike ) , Mimoza Kusari nuk mund t’i nënshtrohet përgjegjësisë penale , në asnjë rrethanë. Mund t’i nënshtrohet përgjegjësisë politike qoftë përmes shkarkimit , dorëheqjes apo mosvotimit , në rast se është rezultat i përgjegjësisë morale , personale , partiake apo institucionale . Mirëpo , pasi LVV – ë dhe koalicioni aktual qeverisës ka hequr dorë ( për shkak të pushtetit ) nga çdo parim njerëzor a moral , Mimoza del e pandëshkuar edhe në këtë rast sikur edhe për rastet në të ardhmën . Vet Mimoza , përgjegjësinë morale e ka shpallur non grata që moti dhe nuk i bëhet vonë për asgjë. Te koalicioni qeverisës dhe Mimoza mund të kërkoni ç’të doni përveç moralit politik dhe përgjegjësisë. Ate çka Albin Kurti ( lexo koalicioni qeverisës ) e ka keq – mirë – përdorur për të ardhur në pushtet , me të gjitha mjetet , nga patriotizmi krejtësisht i rremë e deri te luftimi i opozitës , luftëtarëve të lirisë duke i dërguar në Hagë përmes dhe me ndihmën e LS -e , tash po i kthehet me një çmim shumëfish më të lartë  , përmes LS dhe Millan Radojiçiqit , vëllaut të Mimoza Kusarit dhe jo vetëm të Mimozës. Problemi rreth çështjes Radojiçiq është se ai po del të jetë faktori vendimmarrës nëse bjen qeveria  , nëse kalon paga minimale dhe nëse veteranët e UÇK – së do të përfshihen në këtë pagë a jo. Sekseri në këtë ndërmjetësim që për mua është krim njerëzor , politik e moral ( kombëtaren po e përjashtoj shkaku se janë të zhveshur nga kjo përkatësi ) është Mimoza kurse porositësi është Albin Kurti. Dejona Mihali është ndërruese e pampersave ( pelenave ). Të pafytyrët.

Eminenca , jo gri por skëterrë e pushtetit aktual , Dejona Mihali :

Tema kryesore e opozitës , mediave dhe ” personave me ndikim ” në Kosovë , qe sa kohë është Dejona Mihali  , një e deklasuar në Shqipëri , e rilindur në Kosovë dhe e dashur në Greqi dhe Serbi. Në mesin e analfabetëve të LVV – së , sillet si kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve. Ua shkruan fjalimet , ua lexon fatin në filxhana , ua interpreton andrrat , i veshë me pushtet dhe i cullakosë nga pushteti , ua bënë terr para syve duke ua ndalur rrymën , politikat e thella antikombëtare i mbështjellë me patriotizëm grek dhe serb , blenë dhe shet rrymë dhe zhvillon aktivitete që me asgjë nuk e ndihmonojnë Kosovën dhe Shqipërinë. Edhe kësaj i dolën biseda duke e identifikuar si shefe të Albin Kurtit. Për anëtarët e LVV – së , që duan poste dhe karrierë , më shumë kushton një foto me Dejona Mihalin se me Kim Kardashian. Është i pabesueshëm niveli i vartësisë së vartësve të Dejonës ( lexo pushtetit aktual ) ndaj kësaj hipokrite e seksereje ku , edhe rrogëtari më i bindur del të jetë më me dinjitet ! Dikush thotë se Dejona është Kadri Veseli i LVV  – së , unë them se nuk është as sa një pordhë e Kadri Veselit. Kadri Veseli tërë jetën i ka kushtur luftës për liri , pavarësi dhe bashkim kombëtar , kjo farë Mihaliqka e ka bërë të kundërtën , për Kosovën dhe shqiptarët e as për Shqipërinë nuk ka bërë asgjë hiç përveç dëmit. Nga Kosova vetëm ka përfituar  , pameritueshëm dhe me një procedurë të korruptuar , shtetësinë , të mira materiale sikur që duket ka siguruar qëndrueshmëri afatgjate financiare në lijën terr – dritë të Bacës Martin ( Berishaj ) , sekser serb , me imunitet diplomatik të Vojsa Osmanit , Albin Kurtit dhe Donika Shvarc. Kjo seksere nuk e ka asnjë perspektivë , as në Kosovë e as në Shqipëri në kohën kur kungulli më nuk i shkonë mbi ujë.  Nuk ka pore institucionale që nuk i ka futur hundët , që nuk e ka shndërruar në kanalizim. Po mbrohet fort nga Albin Kurti , nga grupi i anarkistëve të Tiranës që duke tredhur miza në kafiteritë e Bllokut në Tiranë , marrin shumë para nga grazhdi i Albinit. Dejona Mihali nuk është nëntokë e Kosovës , është ferri vet për çështjen shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri , është eliksir i Greqisë dhe Serbisë. Është shqiptare për aq sa është edhe Fredi Beleri. Kjo Kosovën nuk e konsideron atdhe prandaj edhe do të largohet nga Kosova , jo si kapiteni i anijes ( e fundit ) por si minjtë e kanalizimit ( e para ) . Kjo evl ka marrë në qafë Albin Kurtin duke e drejtuar kah Greqia dhe duke e mësyrë kundër aleatëve dhe shqiptarëve të dëshmuar si patriotë. Kjo e ka mbjellur farën e urrejtjes midis shqiptarëve. Vetëm sa nuk e kemi luftën vëllavrasje. Me Grupin Anarkist të Tiranës – tredhësit e mizave që paguhen nga Buxheti i Kosovës ka shkaktuar përçarje , deri në hasmëri midis Albin Kurtit dhe Edvin Ramës. Përmes rrogëtarëve , pa fije dinjiteti po manipulon me Policinë e Kosovës , Forcën Mbrojtëse dhe AKI – në . Për t’i luftuar kundërshtarët politik dhe patriotët e vërtetë. Ka edhe të tjera për këtë të dërguar nga ferri për t’  ua bërë jetën  ferr shqiptarëve.

Po Albini..: Albin Kurti i ka shkelur të gjitha parimet dhe premtimet . Nuk e them se është spiun i Serbisë , është tepër e rëndë. Por , as nuk e them se ështe përfaqësues dhe mbrojtës i interesave kombëtare . As shtetërore. Jam bukur i sigurt se do ta kryejë çdo detyrë që i japin ndërkombëtarët , pavarësisht dëmeve , vetëm për të mbetur në pushtet. Edhe një mandat . Bashkimin kombëtar e la në duar dhe vullnet të Alim Ramës , Eden Atiqit dhe Nenad Rashiqit. Sikur edhe flamurin kombëtar që po e trajton si kondom , e vendosë kur i duhet . Për këtë aktivistë të LVV – së janë vrarë sikur që edhe janë vetvrarë . Albin Kurti më nuk po mbrohet nga patriotët e vërtetë por nga ata që qençe i kanë shërbyer Serbisë dhe Jugosllavisë . Me 360 gramë kokainë të përzier i bëjnë përmendore. Dhunuesit e baballarëve të tyre e quajnë Albin Baba. Del në fotografi me narkodilerë. Mbrohet nga analisti dhe profesori nga Amerika ndryshe rrogëtarë i Rrahman Morinës , njeri i keq që tërë jetën ka qenë në strukturat serbe dhe jugosllave. Gjeneratat e reja nuk e njohin të kaluarën e këtij horri antikombëtar. Mbrohet nga dhunuesit e të miturave , për turp tash avokat , nga të dërguarit e UDB – së në Shqipëri që për pak nuk u emrua ambasador në Shqipëri , nga bijt dhe bijat e milicëve dhe udbashëve të Serbisë dhe Jugosllavisë dhe kriminelë që kanë dhunuar , arrestuar dhe vrarë patriotë shqiptarë. Në rrethana normale patriotike , Albin Kurti nuk do të pranonte përkrahjen e tyre , në rrethana të egra të luftës për pushtet , ndihma e ture del të jetë e domosdoshme. Prandaj , në këtë zinxhir të patriotizmit kombëtar nuk ka vend për yjet e përjetshme si Bacë Adem Demaçi dhe Adem Jashari. Vendin e tyre e kanë zënë Simiq , Radojiçiq , Mimoza Kusari dhe Dejona Mihali. Turpëruese , deri në shashtisje ! Po Kutinë e Pandorës e ka hapur Albini , nuk e mbyllë më , nuk mundet edhe po të doje. Asnjëherë  nuk e kisha besuar këtë. Me Albinin askush nuk donë të bëjë koalicion , përveç Listës Serbe.  Prandaj , në funksion të saj , si vlerë e shtuar janë Mimoza Kusari dhe Dejona Mihali , sa për fillim.

Kosova , sipas një minoreni politik qenka përballur me rreziqe të mëdha dhe vetëm Peci e paska shpëtuar. Kurrë nuk kam besuar se një sen aq i vogël si peci luan rol aq të madh shtetëtor dhe kombëtar.

Nuk e di nëse ka përfunduar ultimatumi ndaj Abelardit nga një rregëzinë që jargavitej zvarrë drejt një posti që me asgjë nuk e meriton ! Vallë , çka do të bëhet pas kësaj ?!

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

16 tetor 2024 Prishtinë

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura