ALBINI, PA REFORMË NË STRUKTURËN E SISTEMIT – LE TA HARROJE NDRYSHIMIN!

ALBINI, PA REFORMË NË STRUKTURËN E SISTEMIT – LE TA HARROJE NDRYSHIMIN!

Nga sheradin Berisha, Pashtriku 9 Mars 2020

Ka disa vite që kam kërkuar një mendësi të Re politike e institucionale, e cila do të merret me ndryshimin e madh në strukturën e sistemit, e cila ka degraduar pothuaj se në të gjitha hallkat e zingjirit institucional. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dot deri më sot!

Ashtu sikurse nga qeveritë e kaluara edhe tani kërkojë nga qeveria e Re në krye me Albin Kurtin – që urgjentisht të bëhet:

1. Ndryshimi i kushtetutës së Ahtisarit;

2. Një reformë e thellë në sistemin zgjedhor,

3. Një reformë e thellë në drejtësi (gjyqësi, prokurori), në polici dhe në AKI, etj.

1. NDRYSHIMI I KUSHTETUTËS

Në kushtetutë duhet të ndryshohet shumçka e mbi të gjitha:

a) vendet e rezervuara për pakicat; dhe

b) 2/3 e shumicës së pakicave në Kuvend!

(Vendet e rezervuara dhe 2/3 e shumicës për pakicat nuk ekzistojnë në asnjë kuvend të shteteve demokratike, andaj pse duhen t’i ketë pafundësisht Kosova?!);

c. Të futet në kushtetutë referendumi …

2. REFORMË NË SISTEMIN ZGJEDHOR

a) Sipas Kushtetutës së Ahtisarit, Kosova është  aktualisht një zonë zgjedhore me sistem proporcional dhe lista të hapura, ndërsa për mendimin tim bazuar në parimin e përfaqësimit gjeografik, duhet t’i ketë pesë apo shtatë (5 – 7) zona zgjedhore;

(Shqipëria i ka 12 zona zgjedhore, aq sa ka dhe Kroacia. Ndërkaq Maqedonia veriore i ka 6 zona zgjedhore, ndërsa Sllovenia i ka 8 zona zgjedhore).

b) Kuvendi i Kosovës i ka 120 deputetë, ndërsa  duhet t’i ketë 100 deputetë.

c) Ҫdo zonë zgjedhore t’i ketë disa deputetë, varësisht nga numri i përgjithshëm i elektoratit në zonë! Në këtë mënyrë do të kemi përfaqësim më të gjerë (të të gjitha rretheve), dhe deputetë më cilësor në kuvend.

d) Kosova ka 95% shqiptarë dhe 5% minoritete; Mbi këtë bazë duhet të pasqyrohet dhe numri i deputetëve në Kuvend. Shumica shqiptare duhet t’i ketë 93 – 96 deputetë, ndërsa minoritetet t’i kenë 4 – 7 deputetë.

e) në zgjedhje të shqyrtohet mundësia e aplikimit të demokracisë pjesëmarrëse si, rrugë e mesme e demokracisë direkte dhe përfaqsuese. (Demokracia pjesëmarrëse aplikohet në Zvicër…). Kjo çështje duhet të rregullohet me kushtetutë!

3. REFORMA NË DREJTËSI, POLICI, AKI …

a) Një reformë substanciale (veting) në drejtësi (gjyqësi, prokurori) në polici dhe në AKI. Këto institucione të depolitizohen, sepse vetëm si të tilla mund ta luftojnë nepotizmin, korrupsionin dhe krimin e organizuar.

b) Të miratohet ligji i lustracionit: në drejtësi, në polici, në AKI, në legjislativ, në ekzekutiv, etj.

***

Albini, pa i bërë këto reforma substanciale në strukturën e këtij sistemi, le ta harroje ndryshimin e premtuar! Sepse ndryshe nuk mund të ndryshohet gjendja e rëndë, e krijuar nga qeveritë e kaluara, që kishin përdorur politika klienteliste, korruptive, nepotiste dhe kriminale!

Çdo fillim është i vështirë, prandaj këto reforma  kërkojnë kohë, durim e guxim!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura