ALEKSANDËR VUÇIQI – GEBELSI I MILLOSHEVIÇIT DHE I LLASTUARI I PERËNDIM – LINDJES!

ALEKSANDËR VUÇIQI – GEBELSI I MILLOSHEVIÇIT DHE I LLASTUARI I PERËNDIM – LINDJES!

Nga Sheradin Berisha, më 22 nëntor 2022

Hyrje

Aleksandër Vuçiq është trashëgimtari i politikës gjenocidale të Millosheviqit. Karierën politike e ka nisur si radikal në Partinë Radikale të Vojisllav Sheshelit, ndërsa gjatë luftës në Kosovë ishte ministër i propagandës në oborrin e nomenklaturës kriminale të Slobodan Milosheviqit. Pas luftësbnë Kosovë ai dy herë ishte në pozitën e kryeministrit të Serbisë, ndërsa sot është në mandatin e dytë si president i Serbisë! CIA amerikane dhe shërbimet tjera aleate, me vendime të politikës kanë rrëzuar nga pushteti shumë kryeministra e presidentë të shteteve në botë, të cilët kanë kryer krime kundër njerëzimit në vendet e tyre. Rrjedhimisht këto shërbime do ta kishin rrëzuar edhe Vuçiqin (lexo: Gebelsin e Millosheviqit) po t’i rrezikonte interesat e perëndimit në këtë pjesë të Ballkanit! Prandaj ky gebels i ditëve tona duke qenë i ulur në dy karrika, pa dyshim duket të jetë politikani më i llastuar i oborrit politik si, në perëndim ashtu dhe në lindje!

Veprimi dhe efekti i CIA-s në ndryshimin e sistemeve politike dhe të diktatorëve…

Pas Luftës së Dytë Botërore me vendime të politikës CIA amerikane me aleatët e saja ka përgatitur terrenin për grushtshtete (rrëzimin e regjimeve) dhe luftë për ndryshimin e sistemit dhe jo vetëm në shumë shtete të botës, si në: Kosta Rika 1948, Kore (1950 – 1953), Paraguay 1954, Guatemala 1954 e 1960 dhe 1967-1969,  Indonezi (1958), Kubë (1959 – 1961), Kongo (1964), Laos (1964 – 1973), Vietnam (1961 – 1973), Brazil 1964, Peru 1968, Kamboxhia (1969 – 1970), Kili 1973, Uruguai 1973, Argjentina 1976, Grenadë (1983), Liban (1983 – 1984), Libi (1986), Salvador (1980), Nikaragua (1980), Iran (1987), Panama (1989), Irak (1991), Kuvajt (1991), Somali (1993), Sudan (1998), Afganistan (1998), në Jemen (2002), Irak (1991 & 2003 dhe në vitin 2015), Afganistan (2001 & 2015), Venezuela: 2002 & 2019, Pakistan (2007 & 2015), Somali (2007 & 2008, 2011), Libi (2011 – 2015), Egjipt (janar 2011), Tunizi (2011), në Jemen (2012), Siri (2011 – 2015 …)

Në decenien e dytë të këtij shekulli (XXI) ndodhi e ashtuquajtura “Pranvera Arabe”, e cila u shkaktua nga shërbimet sekrete në krye me CIA-n amerikane. U rrëzuan shumë burrështetas të shteteve të Lindjes së Mesme, edhe pse kishin ardhur në pushtet kryesisht me ndihmën e elitës politike të perëndimit …

Pranvera Arabe nisi më 17 dhjetor 2010 në Tunizi me vetëvrasjen e Muhamed Bouazizit në qytetin e Ben Arousit. Ky akt nxiti protesta popullore të cilat rrëzuan diktatorin frankofon Zine el-Abidine Ben Ali.

Deri në fund të vitit 2010 Presidenti i Libisë, Mohamer el Gadaf’i ishte partneri kryesor i perëndimit në Lindjen e Mesme, ndërkaq nga janari i vitit 2011 ai, për miqtë perëndimor u shndërrua në “armik” numër një për atë pjesë të botës! Në tetor 2011 në Libi kryengritja u kthye në një luftë civile. Ndërhynë forcat ajrore amerikane, franceze, britanike dhe më 20 tetor të atij viti, Gaddafi u kap dhe u vra në mënyrë mizore.

“Revolucioni” më i suksesshëm i Pranverës Arabe ishte në Egjipt. Pak javë pas largimit të Ben Aliut nga Tunizia (janar 2011), protestuesit egjiptianë marshuan nëpër rrugët e Kajros dhe të mbarë Egjiptit. U kërkua largimi i diktatorit filoamerikan Hosni Mubarak nga pushteti, i cili më 25 janar të atij viti dha dorëheqje.

Më 27 shkurt të vitit 2012, Ali Abdullah Saleh, i cili kishte drejtuar Jemenin për 33 vjet, i dorëzoi pushtetin zëvendësit të tij Abdrabuh Mansur Hadi, pas një viti protestash…

Lufta Civile Siriane përbën kulminacionin e të ashtuquajturës “Pranverë Arabe”. Kjo luftë e cila nisi në mars 2011, përveç djegies dhe shkatërrimit të shtetit dhe varfërimit të popullit sirian, ka patur pasoja të rënda për gjithë lindjen e mesme. Lufta Civile Siriane që nisi si një përpjekje për demokraci, u shndërrua në një luftë fetare brenda llojit, të Islami Sunit me ndihmën e CIA-s kundër Islamit Shiit me ndihmën e Iranit dhe të Rusisë. Rusia dhe Irani si aleatë të presidentit sirian, al-Asad, filluan sulmet ajrore kundër rebelëve sirianë më 30 shtator 2015, duke ndryshuar rrjedhën e luftës…

***

Lindja dhe shkollimi i Vuçiqit

Aleksandër Vuçiqi ka lindur më 5 mars 1970 në Beograd. Shkollën fillore e kreu në Beogradin e Ri, të mesmen në Zemun në vitin 1988, ndërsa  Fakultetin Juridik e mbaroi në Universitetin e Beogradit në vitin 1994. Shërbimin ushtarak e kreu në Lukavicë afër Sarajevës. Gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, (1992 – 1993), vullnetarisht punoi si gazetar dhe reporter në “Kanal S” në Pale, ku përgatiti dhe realizoi lajme në gjuhën angleze, një bllok lajmesh nga bota, intervista dhe reportazhe.

Kariera politike e Vuçiqit

Aleksandër Vuçiq, karierën politike e nisi në vitin 1993 duke iu bashkuar Partisë Radikale Serbe (PRS) me kryetar Voisllav Sheshelin.

Një vit më vonë, në moshën 24 vjeçare, u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Radikale Serbe. Pas fitores së radikalëve në zgjedhjet lokale në Zemun në vitin 1996, u bë drejtor i Qendrës Kulturore Sportive “Pinki”.

Radikalizimi politik i Vuçiqit

Gjatë kohës së luftës në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë (BeH), së bashku me Sheshelin ka vizituar njësitë radikale – çetnike në zonat e luftës dhe ka bërë shumë deklarata publike me tone fashiste.

Në një seancë parlamentare nga podiumi i Kuvendit në Beograd, më 20 korrik 1995, radikali i ri deklaron: “Epo, ju bombardoni, nëse ju vrisni një serb, ne do të vrasim njëqind myslimanë, dhe le të shohim nëse bashkësia ndërkombëtare ose dikush tjetër mund të sulmojë pozicionet serbe, Dhe nëse mund të sillen kështu me popullin serbë”.

Këtë deklaratë monstruoze ai e bëri pikërisht në vazhdën e krimeve shumëditore në Srebrenicë që kishte filluar ushtria serbe më 11 korrik 1995, e që Gjykata e Hagës gjatë procesit gjyqësor kundër Millosheviçit e karakterizoi si gjenocid kundër njerëzimit.

Dëshmi:

VIDEO E HUMBUR: Aleksandar Vuçiq – Vritni një serb, ne do të vrasim njëqind muslimanë (IZGUBLJENI SNIMAK: Aleksandar Vučić Ubijte jednog Srbina mi ćemo stotinu muslimana)

https://youtu.be/rDmwnfx3Ab4

Vuçiqi në zonat e luftës me fjalime luftënxitëse

Vuçiqi me shefin e tij Vojosllav Sheshel nuk rrinin gjithë kohën në Beograd. Në mars 1995, ata shkuan në Bania dhe në Glinë të Kroacisë. Vuçiqi në Glina deklaroi se Serbia shtrihej deri në kufirin perëndimor në linjën Karlobag – Ogulin – Karlovac – Virovitica, dhe se “Krajina serbe” dhe Glina nuk do të jenë kurrë pjesë e Kroacisë. Banija nuk do të kthehej kurrë në Kroaci dhe se nëse Partia Radikale Serbe do t’i fitoi zgjedhjet, serbët do të jetonin në Serbinë e Madhe dhe askush nuk do të mund t’i dëbojë serbët nga ky territor.

“Qeveria e ustashëve nuk do të mund të vijë më kurrë këtu. Asnjëherë më me mjete të armatosura, kurrë më ashtu siç synonin… Bania nuk do të jetë më kroate”, bërtiste Vuçiqi, në prani të  Vojislav Shesheljit i cili ishte ulur në të njejtën tavolinë ku mbante ai fjalimin.

Pesë muaj më vonë, nga data 4 – 7 gusht 1995 gjatë Operacionit Stuhia (Oluja) “Republika serbe e Krajinës” në Kroaci u shua dhe serbëve të cilëve Vuçiq u premtoi se askush nuk do t’i përzinte, u dëbuan nga Knini me rrethinë…

Dëshmi:

Aleksandër Vuçiq flet për Serbinë e Madhe (Glina, Mars 1995)

***

https://youtu.be/o6DY4Eskp88

***

Vuçiq përshëndet Millosheviqin, Karagjiqin Sheshelin….

***

https://www.facebook.com/reel/139309859077494?s=yWDuG2&f s=e

Edhe në një fjalim tjetër në fillim të viteve 2000, Vuçiq i quajti Karlobagun, Ogulinin, Karlovacin dhe Viroviticën “qytetet serbe” dhe deklaroi se “ata [kritikët e partisë SRS] janë të lumtur që ustashët (kroatët) pushtuan tokën serbe dhe radikalët serbë duan që ne të sigurohuni që të mos ishte serb, se po flisnim marrëzi. (…) Ne duam atë që është e jona, serbe”.

Aleksandër Vuçiqi, ministër i informacionit (propagandës) në qeverinë e “Unitetit Kombëtar” gjatë luftës në Kosovë (1998-1999)

Nga data 24 mars 1998 (kur kishte ndodhur masakra në Prekaz dhe po zhvillohej sulmi në fshatin Gllogjan të Deçanit) e deri më 24 tetor 2000, Aleksandër Vuçiq ishte Ministër i informacionit (propagandës) në qeverinë e “Unitetit Kombëtar” të Mirko Marjanoviqit. Qeverinë e përbënte Partia Socialiste e Serbisë, Partia Radikale Serbe dhe e Majta Jugosllave e gruas së Millosheviçit. Kjo qeveri kishte 36 anëtarë, 23 ministra dhe 7 ministra pa portofol. Partia Radikale Serbe hyn për herë të parë në Qeveri me 15 vende ministrore. Në mesin e pesë zëvendëskryeministrave ishin anëtarët e Jul, SPS dhe Radikalëve: Vojislav Sheshelj dhe Tomislav Nikolić. Pas formimit të qeverisë Vuçiqi dha dorëheqjen nga pozita e drejtorit të qendrës sportive dhe afariste “Pinki” në Zemun të Beogradit, në krye të së cilës ishte nga viti 1996.

Vuçiqi ministër i propagandës – dorë e hekurt e Millosheviçit!

Vuçiqi gjatë kohës së luftës në Kosovë duke qenë ministër informacionit u bë dora e hekurt si zëdhënës i propagandës së aparatit shtetëror të Millosheviçit, ashtu sikur vepronte Josef Gebelsi (1897 – 1945) ministri i propagandës në kabinetin e Adolf Hitlerit gjatë LDB-së.

Gjatë mandatit të tij ministror, ​​ai nënshkroi Ligjin për Informimin Publik, ku vendosi gjoba të larta për gazetarët, të cilët binin ndesh me politikat e regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Gjobat duhej të paguheshin brenda 24 orëve, përndryshe do t’u konfiskohej prona. Si rezultat, redaksia e “Dnevni Telegraf”, “Evropljanin” dhe “Naše borbe” u mbyllën dhe u dënuan shumë media të tjera të pavarura.

Vuçiq si ministër, gjatë luftës në Kosovë, ushtroi presion mbi mediat përmes ndjekjeve penale dhe frikësimit,  si “spiunë” dhe “elementë të huaj”, veçanërisht të gazetarëve të pavarur që shkruanin për krimet kundër civilëve shqiptarë, si Dejan Anastasijević dhe Slavko Ćuruvija.

Qeveria me insistimin e Vuçiqit miratoi Dekretin për masa të veçanta në kushtet e kërcënimit të sulmeve të NATO-s, me ç’rast u anulua programi i Radio Indeksit, Radio Sentës, Kikindës, TV Pirot dhe Radio City në Nish. Të gjitha kanalet e huaja televizive u hoqën nga rrjetet kabllore dhe radiot dhe stacionet televizive tokësore u ndaluan të ritransmetonin shërbime të huaja në gjuhën serbe.

Pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, ministri Vuçiq ftoi redaktorët e mediave të Beogradit në një takim ku u njoftua se është e nevojshme të përdoren ekskluzivisht pikëpamjet dhe terminologjia e regjimit gjatë raportimit. Redaktorët ishin të detyruar t’i dorëzonin ministrisë kopje të teksteve dhe lejohej të transmetoheshin vetëm lajme nga mediat vendase që ishin nën censurë të rreptë.

Vuçiq i tha gazetës Argument se “një ditë ai do të hakmerret ndaj Slavko Ćuruvija”, gazetari dhe themeluesi i disa prej gazetave të zhdukura. Ćuruvija u vra më 11 prill 1999, dhe gruaja e tij deklaroi 15 vjet më vonë se Vuçiq ishte i përfshirë në vrasje dhe se ai ishte “jo vetëm krijuesi i ligjit për informimin, por edhe praktika e përndjekjes së gazetarëve”.

NATO pasi shpalli Radio Televizionin e Serbisë (RTS) si pjesë të “makinerisë së luftës”, e cila kryente propagandë pro regjimit dhe nuk raportonte në mënyrë adekuate për ngjarjet e luftës në Kosovë, më 23 prill u bombardua godina e këtij televizioni. Natën kur ndërtesa e RTS-së u bombardua, Vuçiq ishte i ftuar në emisionin e Larry King-ut nga studioja atje.

Vuçiqi: Clinton, Blair, Schroeder dhe Chirac janë kriminelë lufte, do të përgjigjen në Nurembergun e ri

Pikërisht më 23 prill 1999 kur u bombardua nga NATO godina e Radio televizionit të Serbisë (RTS),  Gebelsi i Millosheviqit, Vuçiq, deklaroi: “Kriminelë të tillë si Bill Klinton dhe Toni Bler nuk mund të kenë lindur nga ndonjë nënë. Dënimi do t’i arrijë ata. Ata janë kriminelët dhe bishat më të mëdha. Hitleri ishte vetëm një fëmijë i vogël në krahasim me ta.”

Në këtë drejtim nga pozita e ministrit të propagandës, ka bërë edhe këtë deklaratë:

“Në të njëjtën kohë, jam i bindur dhe shpreh bindjen e qeverisë sonë, se ata që janë kriminelë, dhe mbi të gjithë: Bill Clinton, Tony Blair, Gerhard Schroeder dhe Jacques Chirac, së shpejti do të përgjigjen në një Nuremberg të ri për të gjitha krimet që kryen mbi popullin serb dhe mbi këtë vend”!

Dëshmi:

Vuçiq: Klinton, Shrëder dhe Bler janë kriminelë, do të përgjigjen në Nurembergun e ri – VIDEO (Vučić: Klinton, Šreder i Bler su zločinci, odgovaraće u novom Nirnbergu (VIDEO)

***

Vuçiç për amerikanët (Vuçiç o amerikancima)

***

Dorëheqja e qeverisë së “unitetit kombëtar”

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund bombardimeve të NATO-s, vendosi protektoratin e OKB-së dhe pezulloi de facto sovranitetin e Serbisë në krahinën e Kosovës, ministrat nga radhët e Partisë Radikale Serbe dhanë dorëheqje nga postet e tyre, më 14 qershor 1999, por vazhduan të kryejnë detyrat e tyre.

Dëshmi:

Zëri i publikut (Glas javnosti), 15 qershor 1999

“Dje dorëheqje nga pozitat në Qeverinë e Serbisë kanë dorëzuar dy nënkryetarë dhe 13 ministra; nënkryetarët Dr. Vojislav Sheshelj dhe Tomislav Nikolić, ministrja pa portofol Maja Gojkoviq, ministrja për vetëqeverisje lokale Gordana Pop-Lazić, ministrja për transformimin ekonomik dhe pronësor Jorgovanka Tabaković, ministri për informacion Aleksandar Vuçiq, ministri për industrinë Luka Mitrović, për mbrojtjen e mjedisit Branislav Blažić, Ministri i Tregtisë Zoran Krasic, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Dragan Todorović, Ministri i Fesë Milovan Radovanović, Ministri i Marrëdhënieve me Serbët Jashtë Serbisë Milorad Mirčić, Ministri i Kujdesit Familjar Miroslav Nedeljković, Ministri pa portofol Čedomir Vasiljević dhe Ministri pa portofolin Paja Momçilov.

Vuçiqi: Serbia nuk e ka ruajtur sovranitetin e saj në Kosovë …

Ministri i dorëhequr Aleksandar Vuçiq më 6 korrik 1999 ka theksuar se qytetarëve duhet t’u thuhet se Serbia nuk e ka ruajtur sovranitetin e saj në Kosovë.

Vuçiq, 6 korrik 1999:

“Sovraniteti nuk ruhet! Është krejtësisht e kotë të gënjesh popullin dhe të thuash se e kemi ruajtur sovranitetin në atë territor. Populli nuk është budalla. Populli e di shumë mirë që nuk ka “S” në sovranitet. Problemi ynë kryesor sot është se disa njerëz në politikë dhe njerëz të caktuar në media mendojnë se është shumë bukur dhe shumë e zgjuar të gënjesh njerëzit. Tregoji atij përralla. T’i thuash trillime, t’i thuash sa e mrekullueshme është gjendja e vendit, sa të gjithë kënaqen, si gëzohen të gjithë… Nuk ka një gjë të tillë, të gjitha janë marrëzi. Nuk ekziston askund ajo llafe dhe fjalë boshe për sovranitet, përveç se në një vend të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së përmendet vetëm, por jo sovraniteti i Republikës së Serbisë, por RFJ-së”.

Humbja e Partive të Millosheviqit dhe Sheshelit në zgjedhjet e 24 shtatorit 2000

Në zgjedhjet e 24 shtatorit 2000, Partia Socialiste e Millosheviçit dhe Partia Radikale e Sheshelit (ku bënte pjesë dhe Vuçiqi) i humbën zgjedhjet! U mundën nga Partia konservatore e Vojisllav Koshtunicës “një nacionalisti i moderuar”.

Më 5 tetor 2000 Millosheviqi u detyrua të pranojë humbjen pasiqë në rrugët e Beogradit u mbajtën demonstrata të mëdha, të cilat shpërthyen për shkak të refuzimit të Millosheviqit për të njohur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 24 shtatorit.

Dëshmi: Protestat në Beograd, tetor – 2001

Dorëzimi i Millosheviçit në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë

Vojisllav Koshtunica (1944 – ) u zgjodh Presidenti i fundit i Republikës Federale të Jugosllavisë (2000 – 2003), duke pasuar Sllobodan Millosheviqin. Koshtunica ka shërbyer edhe dy mandate si Kryeministër i Serbisë, nga viti 2004 deri në 2007 dhe 2007-2008. Në kohën kur Koshtunica ishte president i RFJ-së, Zoran Gjingjiq ishte kryeministër i Serbisë, dhe ky i fundit më 28 qershor 2001

Sllobodan Millosheviçin e dorëzoi në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi në Hagë, edhe përkundër kundërshtimit të Koshtunicës dhe një pjese të opinionit publik në Serbi.

Dëshmi:

Dërgimi i Millosheviçit në Hagë, më 28.06.2001

https://youtu.be/inHKDCNVvks

Vdekja e Millosheviçit në qelinë e burgut, Vuçiqi akuzon Tribunalin e Hagës dhe fuqitë e mëdha, për vrasjen e tij!

Sllobodan Millosheviqi në orët e para të mëngjesit të datës 11 Mars 2006 vdes në qelinë e Gjykatës së Hagës në Scheveningen. Më 15 Mars kufoma e Sllobës sillet nga Haga në Beograd dhe në orët e pasdites së datës 18 Mars zhvillohet ceremonia e varrimit në Pozharevc, në oborrin e shtëpisë së gruas së tij, Mirjana Markoviç.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Radikale të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke i dhënë lamtumirën e fundit Sllobës, edhe në emër kryetarit të Partisë Radikale V.Sheshel (i cili ishte në Hagë) akuzoi Tribunalin e Hagës, fuqitë e mëdha, dhe shërbëtorët në Serbi, për shkatërrimin e Serbisë dhe vrasjen e Millosheviçit.

Ai me këtë rast thotë

– I dashur Slobo, më goditi lajmi se kriminelët e Hagës të vranë në një mënyrë kaq monstruoze. Të gjithë e dimë sot kush ju vrau. Këta janë ata që nuk e duruan dot mbrojtjen tuaj brilante para gjykatës së tyre inkuizitore, ata që bombarduan dhe shkatërruan vendin tonë, ata që duan ta shkatërrojnë Serbinë edhe sot, dhe për punën e tyre të pistë shfrytëzuan shërbëtorët në Serbi. Okupatori dhe shërbëtorët e tij pushtues vepruan së bashku. Me një detyrë të vetme, si ta shkatërrojmë Serbinë tonë sa më shpejt dhe me sukses. Ndaj u desh të të vrisnin edhe ty. U desh sepse ju e mbrojtët popullin tonë dhe vendin tonë me krenari, dinjitet dhe guxim. U desh të të vrisnin për të mbrojtur të gjithë ata në Serbi që e duan lirinë, të gjithë ata që e duan atdheun e tyre, sepse mendojnë se në këtë mënyrë do të shpallin si vlera më të larta tradhtinë kombëtare, krimin, hajninë dhe çdo lloj banditizmi. në Serbinë tonë, ashtu siç kanë sunduar në Serbi përmes satrapeve të tyre që nga tetori i vitit 2000″ përfundon Vuçiq.

***

Fjalimi i Aleksandër Vuçiqit në ceremoninë e varrimit të Sllobodan Millosaheviqit, më 18 mars 2006

https://www.facebook.com/watch/?v=679997726938448

***

Varrimi i Sllobodan Millosheviqit më 18 Mars 2006

Vuçiq promovues i imazhit të tij!

Në zgjedhjet lokale të vitit 2004, Vuçiq kandidoi për kryetar komune të Beogradit me moton “Vuçiq për metropolin”, duke u promovua si imazh urban i një të riu me ide dhe energji, ndërkohë që ai ishte Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Radikale Serbe (PRS) dhe kryetar i bordit komunal të Beogradit të Ri. Ishte deputet dhe nënkryetar i grupit parlamentar të Partisë Radikale Serbe në Kuvendin e Republikës së Serbisë, anëtar i Komisionit Administrativ dhe Komisionit për Çështje Kushtetuese dhe nënkryetar i Komisionit për Kosovë e Metohi dhe Komisionit për Kulturë dhe Informacion.

Vuçiq mbrojtësi publik i Ratko Mlladiqit

Para se të ndahej nga Partia Radikale e Vojisllav Sheshelit, Vuçiq publikisht festoi dhe bëri thirrje për mbrojtjen e Ratko Mlladiqit, një udhëheqës ushtarak i dënuar për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe për gjenocid. Në vitin 2007, ndërsa Mlladiqi ishte ende i lirë në Serbi, Vuçiqi shpërndau postera ku shkruhej “Shtëpia e sigurt për gjeneralin Mlladiq”.

Ai në seancën e Kuvendit deklaroi se Kuvendi i Serbisë gjithmonë do të mbrojë dhe do të jetë një shtëpi e sigurt për gjeneralin dhe se çdo shtëpi në Serbi që mban mbiemrin Vuçiq do ta mbrojë dhe strehojë Mlladiqin.

Po këtë vit, Vuçiq organizoi një protestë rrugore në të cilën tabelat e rrugëve të emërtuara sipas kryeministrit të vrarë Gjingjiq, u zëvendësuan me tabela në emër të Ratko Mlladiqit.

Ndarja e dyshes Vuçiq – Nikoliq nga Partia Radikale e Sheshelit!

Më 24 shkurt 2003, u paraburgos nga Gjykata e Hagës, për krime lufte në Kroaci dhe në BiH, Kryetari i Partisë Radikale të Serbisë Vojisllav Sheshelj, por jo edhe Sekretari i tij Aleksandër Vuçiq dhe nënkryetari i tij Tomisllav Nikolliq.

Dyshja Vuçiq – Nikoliq partinë radikale e drejtuan deri në shtator 2008. Pas disa mosmarrëveshjeve me Kryetarin e partisë, V.Sheshelj (i cili ndodhej në Hagë) më 6 shtator 2008 fiillmisht nga PRS dha dorëheqje Nënkryetari Tomisllav Nikoliq, ndërsa tetë ditë më vonë më 14 shtator u largua nga partia edhe sekretar i përgjithshëm Aleksandër Vuçiq.

Të nesërmen, Vuçiq njoftoi publikisht për tërheqjen e përkohshme nga politika. Por kjo nuk zgjati shumë!

Tomisllav Nikolliq pas një muaji (nga dorëheqja e tij) formoi Partinë Përparimtare të Serbisë (Srpske Napredne Stranke, SNS) dhe menjëherë i bëri thirrje Vuçiqit për t’iu bashkuar kësaj partie.

Më 6 tetor 2008, Aleksandër Vuçiq në një intervistë televizive konfirmoi bashkimin me Partinë Përparimtare e Serbe (SNS) të Tomisllav Nikoliçit dhe në Kongresin themelues më 21 tetor 2008 u zgjodh Nënkryetar i Partisë.

Ndryshimi radikal Vuçiqit, distancohet nga e kaluara e tij radikale …

Ngritja në partinë e re Vuçiqin e transformoi edhe në aspektin ideologjik – politik. Filloj të distancohet nga e kaluara e tij radikale…

Në vitin 2010 ai bëri deklarata të tilla si: “në Srebrenicë u krye një krim i tmerrshëm”, duke thënë se ndihej “i turpëruar” nga serbët që e bënin atë. Në vitin 2012 në një intervistë për AFP thotë: “Unë nuk e fsheh që kam ndryshuar. Jam krenar për këtë. Kam gabuar, mendova se po bëja më të mirën për vendin tim, por pashë rezultatet dhe kemi dështuar, duhet ta pranojmë këtë.”

Ngritja e Vuçiqit në krye të partisë dhe të institucioneve sipërore të shtetit

Vuçiqi tashmë po ngritet në shkallët politike dhe të pushtetit në saje të bashkëpunimit me udhëheqësit botërorë, të cilët gjatë luftës i akuzonte për krime lufte kundër popullit serb …

Më 24 maj 2012 Tomisllav Nikoliç pasi u zgjodh President i Serbisë dha dorëheqje nga kreu i partisë. Rolin udhëheqës të partisë e mori Vuçiqi deri në mbajtjen e kongresit të ardhshëm. Më 29 shtator 2012 Vuçiq u zgjodh kryetar i partisë, ndërsa Jorgovanka Tabakoviqi si zëvendëse e tij.

Aleksandër Vuçiqi nga 27 korriku 2012 – 27 prill 2014 ishte Zv.kryeministër dhe ministër i mbrojtjes, në qeverinë me Kryeministër Ivica Daçiqin, trashëgimtari i partisë së Millosheviçit, Partisë Socialiste të Serbisë;

Nga 27 prilli 2014 – 31 maj 2017 Aleksandër Vuçiqi u zgjodh Kryeministër i Serbisë;

Ndërkaq nga 31 maj 2017 – 31 maj 2022 ishte

Presidenti i Serbisë, ndërsa në zgjedhjet e 3 prillit 2022 u rizgjodh president edhe për një mandat pesëvjeçar, nga 31 maj 2022 – 31 maj 2027.

Bashkëpunimi i Vuçiqit me “kriminelët Clinton, Blair, Schroder dhe Shirak”!

“Bill Clinton, Tony Blair, Gerhard Schroder dhe Jacques Chirac, së shpejti do të përgjigjen në një Nuremberg të ri për të gjitha krimet që kryen mbi popullin serb dhe mbi këtë vend”, pati deklaruar radikali i Sheshelit dhe Gebelsi i Millosheviçit, ndërkaq në vitin 2015 Aleksandar Vučić si kryeministër e punësoi ish kryeministrin britanik, Tony Blair si këshilltar në Qeverinë e tij;

– Në vitin 2016 kryeministri Aleksandar Vuçiq dhuroi dy milionë dollarë për Fondacionin Clinton, të ish presidentit amerikan Bill Clinton;

– në vitin 2017 Presidenti Aleksandar Vuçiq fton ish kencelarin gjerman, Gerhard Schroderin në tubimin parazgjedhor të Partisë Përparimtare (SNS), pikërisht në përvjetorin e bombardimit të NATO-s.

Dëshmi: Vuçiq – Klinton, Bler, Shrëder, Shirak janë kriminelë, do të përgjigjen në Nurembergun e ri (VIDEO)Vučić: Klinton, Bler, Šreder, Širak su zločinci, odgovaraće u novom Nirnbergu (VIDEO)

——————

Burimet e shfrytëzuar:

Aleksandar Vučić, Wikipedia

https://sr.m.wikipedia.org/sr-el/%D0%90%D0%BB%D0%B5%D0%BA%D1%81%D0%B0%D0%BD%D0%B4%D0%B0%D1%80_%D0%92%D1%83%D1%87%D0%B8%D1%9B?fbclid=IwY2xjawGF80JleHRuA2FlbQIxMAABHYCCT__noJVpdjyBrRNwcXKxQeK722DKgJNxbvplhug4J3712vSbyNrjPg_aem_jQCs6aUjanzjX2XL0qBLlA

***

Kosova mbrohet vetëm me shkathtësi (Samo veštinom Kosovo se brani)

***

Serbia 20 vjet më vonë: Nga autokrati Millosheviç te autokrati Vuçiq, a ka ndonjë ndryshim? (Srbija 20 godina poslije: Od autokrate Miloševića do autokrate Vučića, ima li razlike)

https://faktor.ba/svijet/svijet/srbija-20-godina-poslije-od-autokrate-milosevica-do-autokrate-vucica-ima-li-razlike/67203

Total
0
Shares
1 comments
  1. “ALEKSANDËR VUÇIQ GEBELSI I MILLOSHEVIÇIT EDHE I LLASTUARI I PERENDIM-LINDJES!”
    FASHIZMI RUSE SERBE JUGOSLLAVE, KËSO GRUPE A NE, PËSO TURPE; NGA KARPATE RUSE
    OH, NGA TRAKTATE PUSE NA TRUSE, TERË KËTA PËR HATA, LYPSARË BOTË OR, GËRRYSARË
    KOTË OU SQOTE; GJËJA OR LYPSARË PËR LËMOSHË, KËTA GABELË GËRRYSARË O ÇANGELË,
    ËH, BAMIRËSIA TRADICIONALE PELLAZGE ILIRE SHQIPTARIE, ZOT PËRJETËMOT GADISHULLI
    ISHULLI PLOT E PLOT PASURI NËNTOKËSORE DHE MBI TOKSORE, QË STREHUAN ARDHACAKË
    KANIBALË E I SHPËTUAN NGA BORA E NGRICA E DIMRIT, DUKE UA NDËRTUAR SHTEPITË DHE
    DUKE U DHURUAR TOKË E PASURI; PORSE, KËTA KATASTROFALË, TEK UA NDRRUAN TAPITË E,
    ME DHUNË E PËRDHUNË, QË I PËRZUNË; JO NGA DERA PO, NGA DRITARJA; DUKE MASAKRUAR,
    KASAPRUAR, DUKE U NDËRRUAR UZURPUAR EDHE KISHA E PISHA, PASURI OU AMSHURI, DUKE
    I SHARË PA NDARË, DUKE I VRARË, PËRÇARË, DUKE I SHFARROSUR E VARROSUR, PËR SË GJALLI
    QË NA KALLI, DHE DUKE PROPAGANDUAR GJËJA NE JEMI PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIA A, TERË KËTA JANË ARDHACAKË, GARDHALAKË TURKE ARABE OUH, FURKE BARABE; QË DUHEJ
    TË I SHFARROSIM DHE VARROSIM EDHE ZHVARROSIM O, TË I HUMBIM DHE SHKRIMBIN TIM DHE FLAKË!” E ME PREKRAHJE TË FALLCEVE E TALLCEVE FASHISTE, KANIBALISTE EDHE MË ZI SE SA
    HILTERIANE, STALINIANE AHIII, EDHE TANI RINGRITJE, RISHQITJE TË FASHIZMIT, NACIZMIT RUSE
    SERBËE GREKË TURKE ARABE, QË DO RREZIKOJË E RREZILOJË, TERË EUROPËN E TERË BOTËN, SI
    PERENDIMORE DHE LINDORE, DUKE SHKATRRRUAR TERË E GJERË POPUJ KOMBET KOMBËTARE
    EDHE NDËRKOMBËTARE; PO DHE HEJ MOREEE, TERË KOMBËTARE PO EDHE NDËRKOMBËTARE!!.
    TË FALA REFUGJATË LUFTË NGA TERË TËRBIM PËR MERGIM, MARRSHIM, MASHTRIM, PA KTHIM,
    NGA BOTË SQOTA, KOTA, MË BIZARE; A NE GOLGOTA SHQIPTARE OH, MBARË KOMBËTARE, DUKE
    BARTUR EDHE KRYQIN MBI SHPINË, SIKUR TERË EDHE GJERË POPULL KOMBIN SHQIPTARINË!!.
    MANI NEW JERSEY USA 24 TETOR 2024 1:20PM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura