GJENOCIDI I PANDËSHKUAR, 1998 – 1999! HEZITIMI I INSTITUCIONEVE PËR TA PADITUR PENALISHT SERBINË PËR GJENOCID!

GJENOCIDI I PANDËSHKUAR, 1998 – 1999! HEZITIMI I INSTITUCIONEVE PËR TA PADITUR PENALISHT SERBINË PËR GJENOCID!

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 18 Nëntor 2021

Katërmbëdhjetë (14) vjet më parë, në maj 2007 (nëntë muaj para shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt 2008) derisa OKB me misionin e Marti Ahtisaarit po shqyrtonin e diskutonin për statusin e ardhshëm të Kosovës në Vjenë, në portalin pashtriku.org kam publikuar disa hulumtime për gjenocidin shtetëror të Serbisë, që kreu gjatë luftës në Kosovë, 1998 – 1999! 

Deri në vitin 2007 (por edhe më vonë) asnjë institucion i Kosovës (as qeveria, kuvendi, presidenca, policia, prokuroria apo gjykata), por as institucionet ndërkombëtare, KFOR-i, UNMIK-u etj., nuk u morën fare me ndejkjen, hetimin dhe gjykimin e kriminelëve serb të luftës, (1998 – 1999).

Përkundër këtij fakti të dhimbshëm, personalisht, vazhdimisht kam kërkuar nga institucionet vendore që të ngrisin padi penale kundër shtetit serbë, për gjenocidin e kryer në Kosovë.

Në maj 2007 kur kam shkruar për krimet serbe të kryera në Prizren dhe në disa fshatra të Pejës (në maj 1999) kam theksuar se “është imperativ i kohës ngritja e kallëzimeve penale kundër qindra kriminelëve, veç e veç, në grupe si dhe ngritja e një kallzimi penal kundër vetë shtetit serb.”

Në vijim i ftojë harrestarët dhe milionerët e politikës së pasluftës, të lexojnë hulumtimet e radhës për krimet e kryera në Prizren dhe në fshatrat e Pejës:

***

Me rastin e tetë vjetorit të masakrës së Tususit (26 Maj 1999)

SI NDODHI MASAKRA NË LAGJEN TUSUS TË PRIZRENIT?!  / Shkruan: Sheradin BERISHA

(www.pashtriku.org – 25.05.2007)

 * Shumë dëshmitarë që mbijetuan këtë masakër, thonë se, në këtë operacion të përgjakshëm, janë përfshirë forcat speciale të policisë, në koordinim me formacione të përziera militare e paramilitare serbe, të cilat kishin të veshur uniforma kamuflazhi (të gjelbra), një pjesë e tyre mbanin maska në fytyr, ndërsa të tjerët kishin të lidhur shamia përreth kokës.

***

Me rastin e tetë vjetorit të Masakrës së Qyshkut (14 Maj 1999)

 SI NDODHI MASAKRA E QYSHKUT?!

Shkruan: Sheradin BERISHA, më 14.05.2007

 * Meqë ekzistojnë të gjitha dëshmitë që provojnë inkriminimin e kriminelëve serbë në vrasjen e shqiptarëve në Qyshk, Reçak, Prekaz, Lybeniq, Izbicë, Abri, Krushë e Madhe – Krushë e Vogël, Therandë, Tusus, Rogovë, …, atëherë është imperativë i kohës ngritja e kallëzimeve penale kundër qindra kriminelëve të tillë, veç e veç, në grupe si dhe ngritja e një kallzimi penal kundër vetë shtetit serb. Nëse nuk ndërmerret një hap i tillë, jam i bindur se historia dhe gjeneratat e ardhshme do të gjykojnë rëndë këtë klasë të papërgjegjshme politike dhe institucionale!

***

Më gjerësisht lexoni 👇👇👇

https://pashtriku.beepworld.de/masakraeqyshkut.htm

© Pashtriku.org

____________

GJENOCIDI I PANDËSHKUAR I SHTETIT SERBË NDAJ SHQIPTARËVE DHE HEZITIMI PËR T’I NDJEKUR E GJYKUAR KRIMINELËT!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura