Tiranë, 29. 06. 2016: Nuk është hera e parë që po shkruaj mbi këtë çështje dhe nëse i shikoni me kujdes, ka koherencë ose ngjashmëri shumë të madhe mes analizave të mija. Kam thënë prej vitit 2008-09 në shkrimet e mija mbi gjeopolitikën, ndryshe nga shumica që janë të vënë në krizë me anë të trurit të djathtë me anë të të cilit e përceptojnë realitetin në mënyrë ‘racionale’ ose diplomatikisht. Kam thënë që do ndryshojnë ‘gardhet’ e Mesdheut, se Izraeli në fund do të rritet nga lumi Nil e deri në lumenjtë Eufrat dhe Tiger, duke futur në administrim këta tre lumenj me shumë shkretëtira rreth e rrotull. Kam thënë se do ndryshojë Siria, vendi ku konflikti dhe mosmarrëveshja mund të sillte një konflikt botëror të fuqive bërthamore, e cila tashmë u shmang me ndarjen e saj në tre pjesë, një prej të cilave e kontrollon Asadi, dmth Putini. Për Turqinë kam thënë që do të ndahet në Turqi Evropiane (të Bardhë) me kryeqytet Stambollin dhe në Turqi Aziatike (të Zezë) me kryeqytet Ankaranë. Turqia e bardhë do të marrë kufij nga Thrakia greke deri pranë Kavallës, përballë ishullit Thasos, ku futen edhe Xanthi dhe Alexandropulos. Turqia e bardhë do të hyjë në BE me euron dhe Turqia e Zezë me kryeqytet Ankaranë do të jetë një shtet militar.
Në veri dhe verilindje të shtetit të ISIS deri në jug të Irbilit irakian do krijohet Kurdistani, i cili do fillojë nga Turqia jug lindore, në territoret e banuara me kurdë me disa pika periferike:
– në veri lindje të Turqise ka qytetin e Erzurumit;
– në perëndim qytetin e Diarbakirit;
– në Iran ka në jug-lindje qytetin e Bakhtarianit.
Popujt kryesorë që i japin emrin dhe gjuhën zyrtare kombit, të organizuar në shtete me territore të popujve të tjerë, nuk i pranojnë skemat e reja të Elitës për ndryshime, në kohë paqeje, veçse pasi bien në kaos. Pjesë e kësaj skeme të dhimbshme por të vetme për të realizuar lirinë e kombit kurd, janë edhe Erdogani dhe elita e tij e lartë e brendshme politike ku hyn edhe ish kryeministri i tij Davutoglu. Këta të fundit po punojnë për këtë skemë. Kurdistani i pavarur sigurisht që do të jetë properëndimor dhe do destabilizojë Iranin,i cili ka burime të mëdha nafte dhe nuk pranon skemat globale të zhvillimit energjitik,por sheh vetëm interesin e ngushtë të shtetit të vet.
Prandaj mos u çuditni me Turqinë; pas saj zjarri do t’i vijë Greqisë, ‘gruas së perëndimit dhe dashnores së lindjes’. Përveç Thrakisë, ajo do të pranojë çamët dhe do të krijohet një federatë që mund të quhet latinia, nga Bosnja në Vageneti, ose deri në Prevezë. Kjo do realizohet për 2-3 dhjetvjeçarë,kur do të mbyllet cikli i rregullimit të Mesdheut. Një perde e re ndarëse do të krijohet mes dy Elitave, të lindjes dhe asaj ruse. Loja do vazhdojë deri sa të arrihet RRB (Rendi i Ri Botëror) ose qeveria botërore, ëndra e vjetër e Platonit.
***
SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG
Foto-Harta: Marrëveshja sekrete e 16 majit 1916 – në kulmin e Luftës së Parë Botërore – u nënshkrua nga diplomatët britanikë dhe francezë, Mark Sykes dhe Francois Picot. Ata caktuan kufijtë e zonave të tyre të interesit në Lindjen e Mesme, që atëherë ishte nën sundimin e Perandorisë Osmane. Kështu ata ndihmuar formësimin e kufijve të tashëm të Sirisë, Libanit, Irakut dhe Izraeli…