Gjenevë, 23. 03. 2021: Pas pak javësh do mbahen zgjedhjet në Republikën e Shqipërisë. Për dallim nga Kosova, atje nuk pritet ndonjë ndryshim. Atje gjithnjë flitet për rrotacion dhe asnjëherë për ndryshim. As këtë herë, sepse nuk ka forcë në horizont që mund të sjell ndryshimin.
Në mandatin e dytë të Edi Ramës, kur e fitoi “timonin” pritjet ishin që më në fund ligji do fillon të veproj. Kjo nuk ndodhi sepse sistemi prokurorial dhe gjyqësor ishin të korruptuar, kurse avokatët luanin rolin e sekserëve ndërmjet të akuzuarve dhe gjykatësve. Kjo u vërtetua gjatë procesit të vetingut me ç’rast u nxorën nga sistemi shumë nga gjykatësit dhe prokurorët, me gjithë rezistencën që bëhej nga përfaqësuesit politik, jo vetëm të opozitës. Megjithatë, qeveria Rama nuk mund tua shpjegon votuesve të vet pse për 8 vjet nuk u nxor para gjyqit askush nga peshqit e mëdhenj të përfshirë në aferat e mëdha siç janë ato të vrasjes në bulevard me 21 janar 2011, vrasja e dhjetëra qytetarëve në eksplodimin e Gërdecit ku, në të dy rastet ishte i përfshirë Sali Berisha apo anëtarët e familjes së tij biologjike. Mos të flasim për keqpërdorimet financiare ku vlen të përmendet vetëm Rruga e Kombit, vlera kontraktuese e cilës filloi me katërqind e ca milion euro për të përfunduar me mbi një miliard dhe me rrugë të papërfunduar. Edhe pse lënda u dërgua në gjyq, për shkak të zvarritjes u vjetërsua. Mund të ngrihen dyshimet se Rama qëllimisht nuk i hapi këto çështje që do të dekonstruktonin qeveritë e mëparshme të Sali Berishës. Pse? Siku Berisha të shkonte në burg apo s’paku të riaktuelizoheshin këto tema, autoriteti i tij përfundimisht do rrënohej dhe Partia Demokratike domosdoshmërisht do reformohej. Partia Demokratike e reformuar do bëhej rrezik për Edi Ramën. Kështu si është PD-ja, Partia Socialiste e ka të garantuar edhe një mandat. Po kur të kujtohen edhe gënjeshtrat e Berishës të tipit se “do i hap një milion vende pune”, se “Shqipëria do bëhet një super fuqi energjetike me central nuklear” apo parulla “me ne fitojnë të gjithë” gjatë lulëzimit të piramidave, me ç’rast nga shqiptarët u plaçkitën 1.2 miliard dollarë, ose 34.2% nga Prodhimi i Brendshëm Bruto, kurse gjatë trazirave të pastajme u hapën burgjet dhe u liruan rreth 5 mijë të burgosur, u vranë 1555 persona për arsye të ndryshme dhe u plagosën 10 mijë të tjerë ….
As Edi Rama nuk mund të dal i pafajshëm nga qeverisja e tij 8 vjeçare. Partneriteti publiko privat (PPP) është përcjell me klientelizëm dhe mostransparencë; oligarkët vetëm se kanë ndryshuar partner; reforma në drejtësi posa ka filluar të jap disa rezultate, nëse edhe këto nuk janë vetëm për reklamë para zgjedhjeve; rrënimi i Teatrit Kombëtar ka irrituar qytetarët; implikimi i tij në marrëveshjet e dëmshme Thaqi-Vuçiq dhe afera tjera sipas të gjitha gjasave do t’ia marrin nga dora timonin, të cilin pas zgjedhjeve do ta mbajnë edhe të tjerët. Megjithatë nuk janë vrarë qytetarët e pafajshëm gjatë qeverisjes së tij. Por kjo nuk mjafton që qytetarët e Shqipërisë të janë të kënaqur – përkundrazi, ata duhet të janë të dëshpëruar sepse nuk kanë alternativë për ndryshim.
Për këto arsye në këto zgjedhje, uroj që votuesit shqiptarë të mbjellin farën e ndryshimit që mund të vijë pas 4 viteve. Kjo farë janë 3 deputetë të cilët do të përkrahen nga Levizja Vetëvendosje në Shqipëri, Bojken Abazi, Kreshnik Merxhani dhe Ilaz Shehu.
Votuesit shqiptarë në anën perëndimore të Drinit le t’i marrin për shembull ata nga ana lindore.
Postime të Lidhura
MËRGATA, KOSOVA DHE DIALOGU …
Pjesëmarrja e KKAD-së në dy konferencat e mbajtura në Kosovë “Mërgata, Kosova dhe Dialogu” dhe në konferencën“Diaspora Flet”…
BEHXHET SH.SHALA’BAJGORA: PARIMET PËR BISEDIME PËR KOALICIONE PA PARIME!
Prishtinë, 09. 07. 2014 – (Koalicioni karikaturë i Lekë Dukagjinit) – Presidentja e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga e…
FATON TOPALLI: QEVERIA DHE MEDIAT ZVICERANE E BOJKOTUAN KRYEMINISTRIN THAҪI!
Zvicër, 02. 07. 2012 – (Nga Vizita e Hashim Thaçit në Zvicër) – /Një vizitë private dhe e…
SYLEJMAN PIREVA: DITA E BEKIMIT APO DITA E MALLKIMIT!
Prishtinë, 23. 02. 2017: Me plot te drejte presim qe shumica nga ju, deputete te nderuar te Kuvendit…