DILAVER GOXHAJ: NUK ËSHTË E LEHTË TË RRISH I HESHTUR ATËHERË KUR HESHTJA ËSHTË GENJESHTER!

Tiranë, 29 nëntor 2019: Me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë në Muzeumin Historik Kombëtar është hapur një ekspozitë fotografike, në të cilën të gjithë udhëheqësit kryesorë antifashistë botërorë, si dhe dy fashistët më të mëdhenj të njerëzimit, që i shkaktuan botës 56 milionë të vrarë, Hitlerin dhe Musolin. Kushdo që e njeh sadopak historinë e Luftës sonë nacionalçliritare habitet kur në këtë ekspozitë nuk gjen fotografinë as të ushëheqësit politik e ushtarak të saj, Enver Hoxhës, si dhe të asnjë komandanti dhe komisari të formacioneve të mëdha të Ushtrisë Nacionaçlirimtare të Shqipërisë.
Nuk është e lehtë të rrish i heshtur atëherë kur heshja është gënjeshër, prandaj dhe e shohim të arsyeshme të mos heshtim. Që të fitoshet një luftë,ajo kërkon jo vetëm armë e municione, por domosdoshmërisht organizim dhe komandim. Si rrjedhojë, pa komandim, nuk ka fitore në çdo lloj lufte qoftë. Edhe Lufta jonë çlirimtare dihet që pati organizim dhe komandim. Komandant dhe komisar i Ushtrisë Nacionalçlirimtare ishte Enver Hoxha. Nën udhëheqjen e tij u arrit ajo fitore. Dhe kur flasim për atë ushtri nuk ka të drejtën askush ta mohoi këtë fakt, qoftë edhe i vetshpallur Zeus. Aq më shumë në një shtet demokratik.
Ishte Enver Hoxha ai që udhehoqi forcën politike, e cila ngriti gjithë popullin në luftë dhe e fitoi atë, njëkohësisht edhe komandant i saj. Mirëpo, “Asnjë komandant nuk mund të arrijë sukses gjatë betejës, në qoftë se ai nuk arrin të krijojë lidhjet e tij me ndjenjën dhe forcën shpirtërore të luftëtarëve që ai komandon. Lufta pikësëpari fitohet në zemrat dhe në mendjet e njerëzve duke mbajtur gjithmonë lart moralin e tyre. Në qoftë se një komandant e humbet betejën që në zemrat dhe në mendjet e ushtarëve atëherë fitorja nuk do të jetë kurrë e tij”, shkruan një nga ushtarakët më të lartë anglez dhe më me përvojë i Luftës Dytë Botërore, Montgomeri (“Fushëbeteja-kujtime”, Tiranë 1994, f.287)

I pyesim këta zotërinj politikanë e historianë kundërshtarë dhe mohues të LANÇ-it: Cilët ishin ata komandantë e komisarë që u fituan zemrat dhe në mendjet 70 mijë fshatarë e punëtorëve partizanë, sikundër shprehet Montgomeri, emërat e të cilëve nuk pasqyroheni në kuadrin e festës së këtij 75 vjetori, ndërkohë që na jepen fotografitë e komandantëv të ushtrive qëpushtuan Shqipërinë?
Kjo ekspozitë shtetërore fotografike për nder të 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, tregon , se Qeveria Rama (ngjashëm kanë bërë edhe Qveritë Berisha) si dhe gjithë specialistët e tyre politikë e ushtarakë, ose nuk dinë ose nuk duan të kuptojnë gjënë më esenciale: që luftimet,operacionet dhe betejat që janë fituar nga formacionet e Ushtrisë Nacionalçliritare, gjatë viteve 1941-1944, para së gjithash janë fituar në zemrat e atyre partizanëve që janë vendosur në ato fotografi.
Këta zotërinj duhet ta dinë mirë se kur Shqipëria u ngrit në luftë të armatosur çlirimtare me çeta, batalione, brigade e formacion më të mëdha partizane, në të cilën morën pjesë me armë në dorë gati 10 për qind e popullit të asaj kohe, ato formacione ishin të mbushura plot e përplot me njerëz që vinin nga jeta civile, fshatarë e puntërorë të thjeshtë, duke mos qenë as një ditë ushtarë; ish-ushtarakët në ato formacione numuroheshin me gishta.
Ngaqë u kuptuan mirë dhe drejt nga të gjithë ata komandantë e komisarë, të gjitha pasojat që do të kishte Shqipëria nëse nuk ngrihej populli në luftë kundër pushtuesve, prandaj dhe nuk e patën të vështirë që t’ua fitonin besimin partizanëve dhe popullit për fitoren. Dhe qeveritarët dhe politianët e sotëm shqiptarë mundohen t’I fyejnë ato kuadro drejtuese e udhëheqëse të uftës me njëmijë e një mënyra!
Historia e gjithë luftrave botërore, lokale e kombëtare, guerile e ato me front të rregullt, kanë vërtetuar se, kur udhëheqja është paraqitur si jo e mirë dhe e papërshtatshme, gjithmonë mban me vete forcën e humbjes dhe të dështimit. ”Në luftë, shumica, ideali, vendosmëria, dështojnë para superioritetit organizativ dhe teknikës ushtarake.”, sikundër shprehet edhe një nga udhëheheqësit ushtarakë e politikë kryesorë të Ballit Kombëtar, sekretari i përgjithshëm i KQ të Ballit, koloneli Faik Quku, pjesmarrës në të dy luftrat botërore, në librin e tij “Qëndresa shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore”, Tiranë 2006 .
Dhe këtë aksiomë na e vërteton katërcipërisht edhe përvoja shqiptare, ushtria tjetër shqiptare e komanduar nga kolaboracionistët, ballistët dhe zogistët gjatë viteve 1939-1944.
Edhe ata shqiptarë ishin, por nuk patën përgjegjshmërinë e vllezërve të tyre partizanë; madje kolaboracionistët, ballistët e zogistët i patën të gjithë udhëheqësit e lartë poitikë e ushtarakë me universitete civile e ushtarake, por mbetën ashtu sikundër e pranon me ndërgjegje të qetësuar në vitin 1960, ushtaraku kryesor më i lartë i Ballit Kombëtar, koloneli Faik Quku, duke pohuar: “Balli absolutisht nuk donte të organizohej. Humbja e tij ishte ma se e qartë. Shileri thoshte: “Kundër marrisë, edhe Perënditë kot luftojnë… Kështu, me bashibozukë Balli po shkonte drejt vdekjes”.
Dhe, sikundër shihet, nuk është e nevojshme të citojmë as Enver Hoxhën, as Mehmet Shehun dhe asnjë drejtues tjetër të lartë ushtarak e politik të Lëvizjes Nacionalçirimtare, se si u arrit t’i fitohej zemra popullit dhe partizanëve që të bëheshin të vetëdijshëm për sakrifica sublime për atdheun, por po ia lëmë fjalën kundërshtarit të tyre politik e ushtarak, Sekretarit të Përgjithshëm të KQ të Ballit Kombëtar, kolonelit Faik Quku, i cili shkruan:
“Mbas një viti veprimtarie, Partia Komuniste kishte fituar pjekuni dhe mjaft prestigj në popull, aq sa të kapërcente nga veprimet individuale në veprime masive, prej përgatitjes në veveprim, prej përgatitjes revolucionare në luftë. Kështu u krijuan kushtet që Partia Komuniste të mobilizojë popullin në luftë kundër anmikut dhe të përfeksionojë organizimin e çetave dhe të njësive ushtarake… Për zbatimin e programit të saj, Partia Komuniste do të shfrytëzonte të gjitha format dhe të gjithë elementët, pa përjashtim, duke propaganduar se do të luftohej në emën të Shqipnisë dhe jo në emën të Rusisë Sovjetike, në emën të patriotizmit dhe jo të komunizmit. Për këto qëllime u krujue organizata e famshme, e quejtun Nacionalçlirimtare, vepra ma gjeniale e komunizmit.”
Dhe më tej ai vijon: “Parrullat e ditës të Nacionalçlirimtares përherë sillen rreth fjalëve: Shqipnia, fashizmi, bashkimi, lufta. As në statutin, as në trakte dhe as në propagandë nuk përmendet gja mbi programet shoqnore, mbi ideologjinë. Të gjitha organizimet, inkuadrimet, veprimet, luftimet e gjithçka tjetër që bëhet i atribohen Nacionalçlirimtares. Fjala komunist gati nuk përmendet fare, kurse motori i gjithçaje asht Partia Komuniste e mshehun mbrapa Nacionalçlirimtares. Zhvillohet nji propagandë e madhe në gjithë vendin, sikur i gjithë populli shqiptar ishte mbledhë rreth Nacionalçlirimtares… Partia vendos Këshilli Nacionaçlirimtar ekzekuton… Në të gjitha luftat, qeveritë nuk i ftojnë popujt me luftue për ideologjina, por për mbrojtjen dhe interesat e vendit. As Churchilli e as Attle nuk luftuan kundër Boshtit për program konservator a për reforma socialiste, por vetëm për Anglinë. Ashtu edhe Stalini… Ashtu edhe Bideany i Francës shkroi: “Mund të themi se kjo nuk është një luftë ideoogjike”. Edhe Partia Komuniste, popullin shqiptar e ka futë në luftë vetëm nën pretendimin e pushtimit të Shqipnisë”.
Politikani ushtarak Faik Quku krahason udhëheqjen Ballit Kombëtar, (idolin e Sali Berishës dhe të Edi Ramës), me atë të PKSH, ku emrin e kësaj të dytës qeveritë “demokratike” shqiptare e kanë fshirë edhe nga të gjitha tekstet shkollore e universitare: “Balli Kombtar kishte mbet mbrapa dhe inisiativën ia kishte lënë në dorë Partisë Komuniste. Me propagandën e saj të vazhdueshme për me luftue pushtuesin, të zhvillueme prej djemve të rinj në qytete dhe fshate, nëpër male e fusha, Partia Komuniste po fitonte simpatinë e përgjithshme, po shtonte radhët e saj dhe pasuesat; ndërsa Balli qëndronte në heshtje, jashtë fushës së veprimit … Si populli ashtu edhe elementi ballistë ishte impresionue para aktivitetit të djemnisë, të drejtuar prej Partisë Komuniste.”
Madje, Faik Quku na tregon edhe të vërtetën se si e ka udhëhequr Mit’hat Frashëri luftën për çlirimin e Shqipërisë, që kryeministri Edi Rama na këshilon të ulim kokën para veprës së tij “patriotike”: “Në Tiranë, në mbledhjen e Komitetit, në shtëpinë e Mit’hat Frashërit, mbasi fola për nevojën e organizimit, disiplinimit dhe drejtimit të çetave, u thashë shokëve që ne si Komitet Qëndror nuk na kishte hije me ndejë në Tiranë, por duhet menjëherë të delshim në mal dhe të formonim Komandën e Përgjithshme të çetave. Edhe pse fola me pasion, nuk mujta me i bind shokët, të cilët, të gjithë, kishin mendim të kundërt me mue. Teza e tyne ishte: dalja e Komitetit Qëndror në mal do të shkaktonte një përshtypje të madhe në popull dhe ngritjen e gjithë popullit në luftën vendimtar, para kohe, në kushte të disfavorshme… Ma në fund, propozova që të delja në mal vetëm unë dhe të formoja Komandën e Përgjithshme të çetave. Edhe ky propozim u refuzue me pretendimin se italianët, tue dijtë se unë isha në Komitetin Qëndror, do të veprojshin njilloj dhe bile do të ekzekutojshin të gjithë anëtarët e Komitetit Qëndror”.
Dhe, çuditërisht, të gjitha strukturat e Partisë Socialite, e riemërtuar “Partia e Rilindjes”, i kanë miratuar të gjitha këto shtrëmbërime dhe mohime ndaj LANÇ-it, përfshi edhe këtë ekspozitë turpi me rastin e 75 vjetorit të çlirimit nga nazifashistët, me heshtjen totale të tyre! E gjithë kjo garë anti-LANÇ, të len të kuptosh, se: si e majta edhe e djathta janë në unitet kundër Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Shqipqrisë, që do të thotë, se janë në unitet kundër epokës më të lavdishme të Shqipërisë.
Sikundër shihet, kjo nismë kundër Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare ka tre dekada që po vjen duke u thelluar e thelluar me sajesa dialektike, ku provat janë shpikur e po shpiken për ditë nga një mëndje e mbrapshtë, për t’i bërë akuzat e tyre të padrejta dhe mizore kundër LANÇ-it të duken të vërteta. Ka dhe raste që të “vërtetat” e tyre të jenë gjysëm të vërteta, i cii është aspekti më i pështyrë në histori, “fakte” që ata i pranojnë me aq sinqeritet, por, pas një vrojtimi më të kujdesshëm, rezultojnë të jenë të pasakta, të përmbysura ose të paekzistueshme.
_________
Shenim: të gjitha referencat e Faik Qukut janë marrë nga libri i tij “Qëndresa shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore”, vëll.2, ILAR, Tiranë2006, f . 88,153, 103, 105, 125, 136, 379, 401.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura