ANARKIA MORALE 100 VJEÇARE (1923 – 2023)

ANARKIA MORALE 100 VJEÇARE (1923 – 2023)

Nga Sheradin Berisha

Konfliktet verbale dhe grushtuese të depuetetëve në Kuvendin e Shqipërisë dhe në Kuvendin e Kosovës, polarizimi i tejskajshëm i (b)analistëve në debatet e përnatshme televizive, shto këtu dhe kazanin e rrjeteve sociale dhe jo vetëm, ma kujton anarkinë e tretë morale, (nga pesë anarkitë shqiptare) të Fan S. Nolit.

Anarkia morale e Fan Nolit (e vitit 1923) sikur është bërë normë normale në vitin 2023!

Noli thoshte (citoi): “këtu qeni s’njeh të zon; këtu karakteret dopësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyr ditën si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi. Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.” – përfundon citati.

Prandaj ndaluni o njerëz me karaktere të dobëta, ambicozë të sëmurë e injorantë pa kufi! Ndaluni o njerëz të qullosur që ndërroni formë e ngjyrë çdo ditë!

***

Më gjerësisht lexoni 👇👇👇

PESË ANARKITË E SHQIPTARËVE – SIPAS FAN NOLIT

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura