ANGJELINA GEGAJ: LAMTUMIRË (Poezi)

Shkodër, 9 mars 2017:

 

 

 

 

 

MËKATAR
Anës detit kaloj duke menduar
Bukuri e rrallë që Zoti ka krijuar
Ec në rërë, kujtoj ditët që lash pas
Pastaj flas: sikur koha të ndalet pak.

 

Flas me zogjtë që fluturojnë
Por përgjigje nuk me kthejnë
Tufa tufa seç kalojnë
Ato gëzojnë, asgjë nuk ndjejnë.

 

O male të larta, më dëgjoni mua
Sa i trishtuar ndihem tani
O ujë i pastër që rrjedh në krua
Sikur të isha pa ndjenja si ti.

 

Nuk do lëndohesha nga kjo botë
Unë zemërplasur i strukur rri
Shoh trishtim e derdh veç lotë
Pastaj bie si një stuhi.

O tokë e bekuar ti pse me mban?
Nuk jam i denjë të rri mbi ty
Se nga e mira shumë gjë më ndan
Jam mëkatar, ta them në sy.

 

SIKUR
Sikur të mos kishte varfëri
Sikur të kishte veç dashuri
Sikur djalli të mos luftonte
Sikur veç Zoti të ekzistonte.

 

Ah sikur të mos kishte ferr
Vetëm parajsë të ishte përherë
Sikur nata të mos ishte
Vetëm drite në këtë botë do kishte.

 

Sikur urrejtja të mos ish krijuar
Paqja çdo gjë do t’kish mbuluar
Eh,po të mos ekzistoja?
S’do të kisha ç’te ndyshoja
Por tani që ekzistoj
Ҫdo gjë dua të ndryshoj.

 

PERËNDIMI
Po shikoj këtë perëndim
Me dhimbje pa mbarim
Nga qielli bie ngadalë
Mjegull si vello e bardhë.

 

Anembanë heshtja ra
Rrugët bosh, as zë nuk ka
Diku larg vendin po braktis
Ҫdo fjalë që e shkruajta, tani po e gris.

 

Ҫdo hap me tregon
Se koha po kalon
Duke u larguar
Me vrap, pa u menduar.

 

E kujtoj atë natë
Se isha i pa fat
Tani mbaj si kujtim
Thellë në shpirt atë perendim.

 

LAMTUMIRË
Shikohet nga këtu si perëndim
Ai po ikën atje tutje
Nuk dëgjon as përgjërim
Asnjë fjalë, asnjë lutje.

 

Nga larg duket me pallto veshur
Ngadalë po shuhet, si qiri
Me armë në dorë, si pendë e zezë
Thellë në shpirt kërkon liri.

 

Gjurmët që la, një vijë e hollë
Sikur i mbushi me hidhërim
Rëra ngjitur pas këmbë si rrodhë
Se pa ikur s’kish shpëtim.

 

Pyes veten: a do kthehet më?
A do të rrojë vallë i lirë?
Sepse tani nuk besoj në asgjë
Vetëm në fjalën lamtumirë…

___________

ANGJELINA GEGAJ: BARIU I PAFAT
https://pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=5727
***
ANGJELINA GEGAJ: NËNË TEREZA
https://pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=5781
***
ANGJELINA GEGAJ: GUR I HESHTUR (poezi)
https://pashtriku.org/index.php?kat=47&shkrimi=6186

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura