Shkodër, 6 prill 2019:
MALLI IM DHE PAFAJËSIA
Jam udhëtar i pavdekshëm,
në këtë rrugë të lagjes,
mashmë i pandreqshem,
me zhurmat e shapkes.
Jam udhëtar i pavdekshëm,
po ec me përmallim,
a ma shpëton jetën,
jeten e shpirtit tim?!
Gjumin s’do të ta prish,
po shapkat bëjnë zhurmë,
jeta me është bërë si të ish….
se më merr malli shumë.
Në derë s’do të të trokas,
do thyej dhimbjen me sa fuqi të kem,
s’do flas as s’do bërtas,
rojtar i gëzimit tuaj do të jem.
Kur këtë lagje e lashë,
më hodhët një grusht dhe’,
gjë tjetër s’pashë
aty filloi një jetë e re.
Kjo është lagjja ku dikur,
hëngra buke, bëra pazar,
Ku për së vdekuri,
me shtrinë në trotuar.
A rriten vallë lulet të bukura si dikur?
Apo u hidhëruan e u kthyen në gurë?
E gurët lëvizën nuk qëndruan dot,
E mua me mbytën, me mbyten në lotë.
Kjo është lagjja ku shihemi rrallë.
Tashmë i vdekur, ringjallem me mall!
PAFAJËSIA
Rrugët e ngushta ku kaloj,
janë dimër qe më ftohin,
etje që dalëngadalë po me thanë.
Në djall kjo pafajësi.
Sa herë kujtimet po më mbysin,
edhe sa herë?
edhe sa herë?
a ka shpëtim, a ka?
Në djall kjo pafajësi,
më vrit ose me beso,
si të jetoj me barrë mbi shpinë.
si ta tregoj unë shpirtin tim?
në djall kjo pafajësi.
Angjelina Gegaj, Shkodër, 6 prill 2019
_________
ANGJELINA GEGAJ: GUR I HESHTUR
https://pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=6186