ANKESA E KANDIDATIT ZAFIR BERISHA, DREJTUAR GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS

Pashtriku.org, 16 shtator 2017: Sot, Kandidati i NISMËS për kryetar të Prizrenit (në zgjedhjet e 22 tetorit 2017), Zafir Berisha, ka bërë ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës, lidhur me vendimin për deçertifikimin e tij nga KQZ për këtë garë zgjedhore.
Z.Berisha, në këtë ankesë ka argumentuar mirëfilli, se vendimi i KQZ-së, për deçertifikim ishte i gabuar dhe si i tillë kishte karakter politik.
Në vijim lexoni Ankesën e plotë:
***
Për
GJYKATËN SUPREME TË KOSOVËS

Prishtinë

Kundër Vendimit të Panelit zgjedhor për ankesa dhe parashtresa (PZAP)nr. ZI. Anr, 18/2017 datë 15.09.2017, apeluesi Zafir Berisha nga Prizreni, si i deçertifikuar për kandidat për Kryetar të Komunës së Prizrenit nga Subjekti politik Nisma për Kosovën-NISMA, në afatin e caktuar parashtron
ANKESË
Me të cilën në tërësi e ankimon Vendimin e Panelit zgjedhor për ankesa dhe parashtresa (PZAP)nr. ZI. Anr, 18/2017 datë 15.09.2017 duke propozuar që i njëjti si kundërligjor të anulohet në tërësi,
për shkak të
Vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike
dhe
Aplikimit të gabuar të së drejtës materiale.
A r s y e t
Me Vendimin e Panelit zgjedhor për ankesa dhe parashtresa (PZAP)nr. ZI. Anr, 18/2017 datë 15.09.2017 është refuzuar si i pa bazuar apeli – ankesa e Zafir Berishës për anulimin e vendimit nr. 1623-2017 datë 12.09.2017 i Komisionit qendror të Zgjedhjeve me seli në Prishtinë, me të cilin parashtruesi i ankesës është DEҪERTIFIKUAR si kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit, nga subjekti politik NISMA, për zgjedhjet Lokale që do të mbahen më datë 22.10.2017.
Vërtetimi i gabuar i gjendjes faktike
Me vendimin e ankimuar të Panelit zgjedhor për ankesa dhe parashtresa (PZAP)nr. ZI. Anr, 18/2017 datë 15.09.2017 gabimisht është vërtetuar gjendja faktike.
Vërtetimi i gabuar i gjendjes faktike qëndron në atë se nuk janë plotësuar kushtet ligjor për deçertifikimin e ankuesit Zafir Berisha për kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit, nga subjekti politik NISMA, për zgjedhjet Lokale që do të mbahen më datë 22.10.2017.
Në bazë të Aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prizren P.nr. 504/2014 datë 20.08.2015 i formës së prerë më 12.10.2015 është gjykuar me dënim vetëm me gjobë në lartësi prej 140,00€ edhe me asnjë dënim plotësues.
Një dënim i tillë nga Gjykata Themelore në Prizren i kandidatit Zafir Berisha si kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit, nga subjekti politik NISMA, për zgjedhjet Lokale që do të mbahen më datë 22.10.2017, nuk është kusht ligjor që apeluesi Zafir Berisha të deçertifikohet nga kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më datë 22.10.2017 ngase në bazë të nenit 100 § 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Pasojat juridike të dënimit nuk krijohen kur kryerësit i shqiptohet gjoba, dënimi me kusht apo vërejtja gjyqësore ose kur kryerësi lirohet nga dënimi”.
Po ashtu me Nenin 63 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Gjykata ia heq kryerësit të veprës penale të drejtën për tu zgjedhur për 1(një) deri në 4(katër) vjet, nëse ai person, me qëllim që të zgjidhet, kryen ndonjë nga veprat penale kundër të drejtave të votimit ose vepër tjetër penale për të cilën është paraparë dënimi më së paku dy (2) vjet burgim”.
Pra as me dispozitën e Nenit të përmendur nuk janë plotësuar kushtet ligjor për deçertifikimin e ankuesit Zafir Berisha dhe se edhe në këtë Vendimi i ankimuar i Panelit zgjedhor për Ankesa dhe parashtresa Izl.Anr. 18/2017 datë 15.09.2017 është kundërligjor dhe i njëjti si i tillë nuk mund të qëndroj.
Po ashtu Vendimi i ankimuar i organit të shkallës së dytë është në kundërshtim edhe me dispozitat e nenit 45 § 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës me të cilën është përcaktuar se:
“1. Çdo shtetas i Republikës së Kosovës që ka arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, gëzon të drejtën të zgjedhë dhe të zgjedhet, me përjashtim kur kjo e drejtë kufizohet me vendim gjyqësor”.
Tek ankuesi Zafir Berisha dispozita e përmendur kushtetuese si akt i përgjithshëm juridik në parimin lex specialis derogat legi generali përjashtohet me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës neni 100 § 2 dhe Neni 63 siç i arsyetova më parë, ngase dënimi me gjobë i Gjykatës Themelore në Prizren kandidatin Zafir Berisha, këtu ankuesin nuk e deçertifikon për shkaqet e përmendura ligjore.
Po ashtu në bazë të nenit 29 § 1 pika nën p/ përcaktohet se cilido person emri i të cilit paraqitet në Listën e votueseve është i aftë për çertifikim si kandidat përveç nëse ai apo ajo (pika nën p/) me anë të vendimit të gjykatës, i është hequr e drejta për të qenë kandidat, e që në rastin e ankuesit Zafir Berisha nuk qëndron ngase me asnjë vendim të gjykatës nuk i është hequr e drejta për të qenë kandidat e as me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prizren P.nr. 504/2014 datë 20.08.2015 i formës së prerë më 12.10.2015, por vetëm iu ka shqiptuar dënimi vetëm me gjobë i cili dënim nuk e kushtëzon DEҪERTIFIKIMIN e vërtetuar nga organi i Shkallës së dytë me Vendimin e ankimuar ZI. Anr, 18/2017 datë 15.09.2017. siç gabimisht merret nga Organi i Shkallës së dytë me Vendimin e ankimuar.
Po ashtu Organi i Shkallës së dytë Paneli gabimisht dhe kundërligjshmërisht e refuzon ankesën e ankuesit Zafir Berisha duke u bazuar në nenin 29 paragrafi 29.1 pika nën “ q/ i shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri (3) vitet e fundit” në të cilën po ashtu gabimisht e refuzon Paneli ankesën e Zafir Berishës ngase për këtë e sqarova më parë se dënimi me gjobë nuk prodhon pasoja juridike në kuptim të nenit 100 § 2 (ngase pasojat juridikë të dënimi nuk krijohen kur kryerësit i shqiptohet gjoba, dënimi me kusht apo vërejtja gjyqësore ose kur kryerësi lirohet nga dënimi” e as nuk iu ka shqiptuar ankuesit Zafir Berisha dënimi plotësues.
Me vërtetim të gabuar të gjendjes faktike Vendimi i Panelit si organ i shkallës së dytë nuk mund të qëndroi.
Shkelja e ligjit
PZAP si organ i shkallës së dytë me refuzimin e ankesës të Zafir Berishës si ankues gabimisht i ka aplikua dispozitat e Nenit 45 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 100 §2 të K Penal të Republikës së Kosovës si dhe dispozitat e Nenit 29 § 29.1 pika nën p/ dhe q/ të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës dhe me një aplikim të gabuar të së drejtës materiale vendimi i ankimuar nuk mund të qëndroj.
Prizren,16.09.2017.
ANUKESI,
Zafir Berisha

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

JO ASOCIACIONIT!

Reagim i ShFHDK: Gjaku i dëshmorëve të na bashkojë kundër armiqëve në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të…