ARBËR A.REXHAJ: DEMAGOGJIA SI APOLOGJI E QEVERISË SË RAMADAN MUJËS

(Prizren, 08. 10. 2012) – Kur Aristoteli në “Techne retorica” flet për oratorin, artikulon edhe diskursin retorik, shpjegon edhe mënyrën sesi duhet t’i drejtohet masës, gjë që masa për të është një grup shoqëror. Me shembullin e bretkosës ndër të tjera flet për efektivitetin e demagogjisë. Sipas tij nëse masa mendon se bretkosa i ka pesë këmbë, oratori nuk duhet ta pohoj të vërtetën sepse në vend të simpatisë dhe mbështetjes e gjen të kundërtën.
Me shembullin e “Bretkosës” është brumosur edhe elektorati i PDK-së në Prizren. Gjatë dy mandateve të qeverisjes lokale në Prizren e vetmja apologji që mbetet është Ramadan Muja. Pikërisht kjo apologji për ta është vetë demagogjia. E demagogjia është mashtrimi sistematik i këtij elektorati pas kryetarit të Komunës së Prizrenit. Megjithëse tani më edhe kjo figurë e udhëheqësit të komunës është drejtë kuptimit të së vërtetës. Drejt demitizimit semantik.
Apologjia e mbështetësve të kësaj qeverie lokale qëndron pikërisht tek demagogjia. E kjo demagogji është vetëmashtrimi i tyre. Ideja se të gjithë drejtorët janë të korruptuar, me dosje për krime ekonomike në prokurorinë e qarkut, ndërsa Muja është i mashtruar dhe i keqpërdorur nga ta është gjuhë dashakeqe, sepse në këtë formë nuk mbrohet kryetari. Edhe po qe se është kështu ai është kryefajtori. E gjë që nuk është kështu!

Minir Krasniqi – drejtor i Administratës në KK të Prizrenit,

Hasan Hasani – drejtor i Shërbimeve Publike në KK të Prizrenit

dhe Dr.Ramadan Muja – kryetar i KK të Prizrenit.

………………………………………………………….

Një kryetar, i cili nuk mund t’i ndalë drejtorët drejt keqpërdorimeve, i cili është i keqpërdorur nga Minir Krasniqi – drejtor i Administratës, Nexhat Qoqaj – drejtor i drejtorisë për Arsim, Hasan Hasani – drejtor i Shërbimeve Publike, Sadik Paqarizi – drejtor i Urbanizmit dhe Nijazi Kryeziu – kryesues i Asamblesë në Prizren, vetëm si artikulim i apologjisë nuk mund të jetë i saktë, sepse të gjithë këta, prirë nga kryetari dhe drejtorët, të gjithë kanë dosje të keqpërdorimeve. 
Figura e të qenit i pastër në moçal, kryetarit të viktimizuar i cili vuan e këlthet nga sëmundja e personave që ka afër në asnjë mënyrë nuk krijon alibinë e mbrojtjes. Sepse logjikisht nuk e ka saktësinë.
Madje edhe vetë “Bretkosa” e Aristotelit, më nuk bën punë. Pa asnjë dyshim kjo qeverisje e korruptuar e tij tani më ka frymën e fundit. Muja e ka të konfirmuar aktakuzën nga prokuroria e qarkut për shumë shpërdorime, momentalisht gjendet nën hetime. Prandaj pa të drejtë ai, duke mos e merituar në asnjë formë qeverisjen e PDK-së në Prizren, puna e tij lere që ka sjellë një keq-qeverisje që nuk është mbajtur mend, por na ka rënduar gjendjen ekonomike duke keqpërdorur paratë tona.
“Bretkosa” e Aristotelit” nuk mund të dal nga moçali, sepse është në moçal, jeton dhe gërhet aty. Pa të s’është bretkosë. Prandaj është bretkosë…
– Autori është Kryetar i lëvizjes VV në Qendrën e Prizrenit.

=========================================
SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG
RAMADAN MUJA&CO. PO HETOHET NGA PROKURORIA!

Tashmë opinioni publik e di mirëfilli se, pothuaj i gjithë ekzekutivi i Komunës së Prizrenit në krye me Ramadan Mujën, (i cili është edhe kryetar i Degës së Partisë Demokratike në Prizren), janë duke u hetuar nga Prokuroria e Qarkut në Prizren dhe Prokuroria e EULEX’it, për keqmenaxhimin e buxhetit të Komunës, si dhe për shpërdorimin e pozitës zyrtare, duke kontraktuar (në kundërshtim me ligjin)pronat komunale me bizneset private, pa shpallur tenderë dhe pa ndonjë kompenzim për interesin e Komunës dhe qytetarëve të saj, tjetësimin e pronave publike etj! Aktvendimi për fillimin e hetimit kundër tyre është lëshuar më 15 shtator 2011… Më 23. 11. 2011 Prokurori i EULEX’it në Prizren, Cezary Michalezuk, i ka bërë një kërkesë Kryetarit të Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX’it, për caktimin e një Gjyqtari të EULEX’it për procedurë penale (PP.nr. 147/2011) kundër gjashtë zyrtarëve të Komunës së Prizrenit: Ramadan Muja, Njazi Kryeziu, Sadik Paçarizi, Avni Ademaj, Kadri Ukimeri dhe Abdullah Tejeci, ndërkohë që nga prokuroria po hetohen edhe drejtorë tjerë të qeverisë Muja për hajni e abuzim të buxhetit komunal….!

SA PËR ILUSTRIM:

KËRKESA E PROKURORIT TË EULEX’it CEZARY MICHALEZUK, PËR CAKTIMIN E NJË GJYQTARI TË EULEX’it, PËR PROCEDUR PENALE KUNDËR 6 ZYRTARËVE TË KOMUNËS SË PRIZRENIT:

……………………………………………….

SHTËPITË MILIONSHE TË NIJAZI KRYEZIUT – KRYESUES I KUVENDIT TË PRIZRENIT DHE MINIR KRASNIQIT – DREJTOR I ADMINISTRATËS NË KOMUNËN E PRIZRENIT!

Minir Krasniqi dhe Nijazi Kryeziu…

…………………………………………………..

Shtëpia luksoze e Nijazi Kryeziut, Kryesues i Kuvendit të Prizrenit!

 * * * 

Njëra nga shtëpitë gjigante të Minir Krasniqit –

drejtor i Administratës në Komunën e Prizrenit!

=============================================

(Shtojcën dhe ilustrimet i përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura