ARIF EJUPI: MEDVEGJA – ETNITET SHQIPTAR QË RREZATON DASHURI, DHEMBSHURI DHE SOLIDARITET

Gjenevë, 26. 02. 2014 – Komuniteti Shqiptar i Gjenevës, në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare Medvegja – Fully, mbrëmë në një nga sallat e Ansamblit “GËZUAR” të Gjenevës, dhe në pranin e një numri mërgimtarësh dashamirës të kulturës shqiptare ka bërë promovimin e monografisë “TRIDHJETE VJET NË SHËRBIM TË KOMBIT” të bashkautorëve Dr.Llukman Halili dhe Mr.sc.Dashnim Hebibi. Në këtë monografi të vëllimshme dhe me mjaft vlerë është përmbledhur me përpikëri kontributi 30 vjeçar i Shoqatës Humanitare Medvegja – Fully, dhënë çështjes shqiptare.
Kurbetçinjtë e Medvegjes kryesisht të përqendruar në qytezën Fully të Kantonit Valis të Zvicrës me një anëtarësi prej vetëm treqind veta kanë bërë një punë kolosale. Kjo do të ishte krejt e pabesueshme sikur ky aktivitet te mos përmblidhej me fakte dhe vërtetësi ne këtë studim qe trajton ne hollësi punën tridhjetëvjeçare te këtyre njerëzve solidar .Qoftë edhe një qindarkë e vetme e dhënë si kontribut nga këta mërgimtarë vullnetmire është regjistruar dhe ruajtur me kujdes në Kartotekën e kësaj Shoqate.
Prandaj hartuesit e kësaj monografie që po ashtu janë nga Kosova Lindore para të pranishmëve deklaruan: “ Puna plot sukses e bashkëvendëseve tanë ishte impuls që të gjitha përpjekjet tona t,i vëmë në konkretizimin dhe nxjerrjen në dritë sa më shpejt të kësaj monografie”.
Kurse kritiket e librit çmuan ruajtjen me zell dhe pedanteri te materialit nga njerëzit udhëheqës te Shoqatës “MEDVEGJA” .Ata vlerësojnë qe kjo monografi do te mbetet fener ndriçues për brezat e ardhshëm”.

Në të majtë: Dashnim Hebibi, Llukman Halili (bashkautorë të monografisë), Ali Mehmeti (kryetar i Komunitetit Shqiptar të Gjenevës), Zenel Neziri (Kryetar aktual i Shoqatës “MEDVEGJA”) dhe Fadil Selmani (sekretar i Shoqatës).

*   *   *

Në brendi te monografisë pasqyrohet jeta dhe vepra e Akademik Idriz Ajetit i cili vije nga fshati Tupallë i Medvegjes. Profesor Ajeti me punën e mirëfilltë shkencore u bë pjesë e jetës dhe e historisë së kombit shqiptar. Një emër tjetër i njohur me rrënjë po ashtu nga ky regjion është edhe lobuesi i Pavarësisë së Kosovës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Z. Xhim Xhema.
Kjo Shoqatë me një jetëgjatësi kaq të madhe dallon nga shoqatat tjera simotra në Zvicër,sepse në kuadër të saj veprojnë edhe sektorë të tjerë siç janë: SHKA “MEDVEGJA” e cila prezanton vlera të denja të folklorit dhe të kulturës shqiptare. Njohja dhe integrimi në shoqërinë zvicerane është një tjetër fushe suksesi e medvegjasëve. Për këtë më së miri flet rasti i zgjedhjes se Blerim Behes,në pozitën këshilltarë i Kuvendit Komunal në Fully, te Valisit ,në legjislaturën 2012-2016. Falë punës korrekte të udhëheqësve të Shoqatës “Medvegja” është krijuar një lidhje e ngushtë miqësie ndërmjet shqiptarëve dhe zviceranëve.
Gjatë festave këta dy popuj festojnë së bashku. Me ardhjen e vjeshtës,vije edhe” Festa e Gështenjave” dhe festa tjetër “Fully në Lëvizje”. Shqiptarët e Medvegjës tregohen të gatshëm për ndihme dhe organizim në mënyrë që këto festa të përfundojnë sa më mirë. Ky bashkëpunim është i ndërsjellë atëherë kur festojnë shqiptarët të pranishëm në festat e tyre janë edhe valesasit. Pjesëmarrja në festat shqiptare nis me pranin e deputetit nacional në Parlamentin e Zvicrës Z. Christoph Darbelley dhe të Kryetarit të Komunës së FULLY Z. EDOUARD FELLAY dhe përfundon me pjesëmarrjen e qytetarëve të rëndomtë të cilët ndihen shumë të kënaqur kur festojnë bashkërisht me medvegjasit të cilët vërtetë dinë të krijojnë atmosferë festive. Të rinjtë me prirje në sport talentin e tyre e praktikojnë në Klubet e qytetit dhe në turnirët e shumtë tradicional që organizohen nga Shoqata “Medvegja”.
Synim i kësaj Shoqata ishte dhe mbetet ndihma e të varfërve pavarësisht origjinës apo vendbanimit të tyre. Gjatë luftës në Kosovë kjo Shoqatë ka ndihmuar në të gjitha fushat. Kontributi i njerëzve të Shoqatës “Medvegja” është shtrirë ne çdo cep te trojeve shqiptare. Medvegjasit kanë qenë po ashtu kontribuues të rregullt edhe të Fondit të Republikës së Kosovës,apo ndryshe të ashtuquajturit Fond i Qeverisë Bukoshi. Fond tjetër që ka gëzuar ndihmë nga këta bamirës ka qenë edhe Fondi “Vendlindja Thërret”. Këta Atdhetarë të devotshëm dhe me energji pozitive janë munduar që ta njomin sofrën e çdo skamnori dhe të përvuajturi shqiptar. Dora e te mërguarve te Medvegjes gjithmonë ka qëndruar hapur ne përkrahje te shkollës shqipe, te spitaleve, te kulturës, te minatorëve te Trepçës te lënë dy dekada rresht ne rruge nga regjimi kriminal i Millosheviqit.
Veçmas janë ndihmuar familjet e heronjve te rene ne rezistence ne Kosove, Presheve e Maqedoni. Pa u harruar dhe te përndjekurit e eksodit gati te përmasave biblike te Kosovës qe mbeten udhëve te botes me kokën ne rrezik. Ndihma kane shkuar edhe te te sëmurit shërimi i te cilëve patjetër është dashtë te behet jashtë vendit. Medvegja trualli me i lashte Dardan eci seriozisht shtigjeve te lirisë dhe shkoqur tregoi respekt e dashuri ne mbrojtje te Shqipërisë Etnike.
Monografia” TRIDHJET VJET NE SHERBIM TE KOMBIT” gjithashtu është punë vullnetare e Z. Halili përkatësisht e atij Hebibi. Kjo monografi me plot artikuj dhe fotografi ka zgjuar interesim tek të gjithë shqiptarët që jetojnë brenda dhe jashtë atdheut . E, cilësuar si një thesar i çmuar ajo çdo fundjave po promovohet me mjaft sukses në vende të ndryshme të Evropës.

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura