ARIF EJUPI: NË ASAMBLETË KOMUNALE TË KANTONIT TË GJENEVËS, FITOJNË TETË SHQIPTARË TË KOSOVËS

Gjenevë, 20. 04. 2015 – Dje në të dyzet e pesë komunat e Kantonit të Gjenevës, janë mbajtur zgjedhjet e rregullta të ekzekutivit dhe ato të legjislativit. Në mesin e 1700 kandidatëve siç u kemi informuar edhe më herët, për pozitën e të ashtuquajturit Këshilltarë Komunal kanë konkurruar edhe nëntëmbëdhjetë shqiptarë të natyralizuar. Falë vullnetit dhe gatishmërisë së tyre për punë besimin nga votuesit për periudhën e ardhme pesë vjeçare e kanë fituar tetë veta në katër komuna të këtij kantoni.
Sami Gashi, me prejardhje nga Rrafshi i Dukagjinit, ka fituar postin e Asambleistit në Bashkinë e qytetit të Gjenevës. Fitoren e Gashit e kemi pritur të gjithë, ngase ai prej vitesh është aktivë në radhët e PDC-së. Ndërkaq në komunën Onex, Ismet Kurteshi, në një konkurrencë tejet të fortë si kandidat i vetëm nga radhët e shqiptarëve ka fituar mandatin e dytë me socialistët.
Po ashtu edhe një mandat të dytë në komunën Vernier e ka fituar zonja Valdete Abdullahu – Sopi, anëtare e Partisë Socialiste. Në këtë komunë të frytshëm me socialistët kanë dalë edhe dy studentë me mjaft perspektivë: Gëzim Ilazi dhe Leutrim Hebibi. Numrin në katër asamblistë të zgjedhur në komunën Vernier të Gjenevës, e ka çuar Z.Granit Metushi, i partisë së ekologëve (LES VERTES) i cili është befasia më e këndshme e këtyre zgjedhjeve. Kurse në komunën e Meyrin-it ka shkëlqyer studentja e shkencave politike në Universitetin e Gjenevës, Xhevrie Osmani.

Fitorja e kësaj të reje me rrënjë nga Anamorava, i ka pasuruar me ulëse në Kuvendin e kësaj komune socialistët. Pakkush ka parashikuar fitoren e djaloshit të vetëpërmbajtur e fjalë pakë Hysri Halimi po në Meyrin. Ai si debutues me socialistët shumëkujt ia ka prishur parallogaritjet. Debatet gjatë pesë vjetëve në vijim në komunën Meyrin do të jenë dukshëm më të nxehta falë ngadhënjimit të Z. Halimi, i cili nga bashkëpartiakët dhe kundërshtarët cilësohet si zë i rëndësishëm në kuvendin e kësaj komune.
Patjetër duhet theksuar se ky triumf i këtyre kandidateve ka rezultuar me sukses falë dhe sistemit të perfeksionuar dhe të paanshëm zgjedhor të kantonit të Gjenevës. Trajtimi dhe korrektësia e njëjtë ndaj të gjithëve, pa shikuar ngjyrë dhe origjinë e fuqizon akoma më shumë rolin e Gjenevës, në planin ndërkombëtar. Nga kjo qendër e diplomacisë botërore siç e dimë e kanë burimin dhjetëra Konventa të nënshkruara mbi respektimin e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

– Kontakti me autorin: [email protected].

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura