ASTRIT GASHI: TREMBËDHJETË VJET ZHGËNJIM

(Prishtinë, 14. 06. 2012) – I pavarur nga Serbia, vendi ynë sot është i okupuar nga humbja e shpresës, nga zhdukja e ëndrrave, nga optimizmi që u mbyt ditë pas dite, e vit pas viti nga korrupsioni, nepotizmi, keqqeverisja e mosqeverisja, e shumë gjëra të tjera. Nga stagnimi, nga kënaqja e të mësuarit duke jetuar në skamje e nën pushtim. Më gjeni një të vetëm banor të këtij trolli që sot ka nevojë t’ia rikujtojmë statistikat negative të vendit tonë? Vendi ynë sot është i lodhur e mosbesues te ajo fraza “ka me u bë mirë”, që mund të sfidohet fare lehtë nga një pyetje e thjeshtë: “Nëse këta 13 vjet nuk është bërë mirë, pse mund të shpresojmë hala se kjo të do ndodhë”?
Tash e 13 vjet me herët, secili kishte nga një ëndërr – pak dallim nëse aso me sy të hapur, apo me sy të mbyllur. Ëndërronim mbi lirinë, mbi shtetin, mbi zhvillimin personal e të përgjithshëm, mbi jetën. Njëri e shihte veten si artist, tjetri si mjek, një tjetër si inxhinier, si policë, ndërtimtarë e biznesmenë, aty – këtu disa edhe të bëheshin gazetarë e disa të tjerë edhe të punonin në dhe për shtetin. Sot 13 vjet ëndrrat e shumicës së tyre u shndërruan në zhgënjim.

_________________________________

Edhe më keq, shumë nga to u reduktuan në një dëshirë – të dalin jashtë shteti. Sepse, ato ëndrrat e lirisë së hershme iu plotësuan vetëm një pakice- zhelanëve që ëndërronin dhe ia arritën të bëhen milionerë përmes politikës e në kurriz të vendit e të njerëzve të tij, kriminelëve që i gëzoheshin lirisë, sepse po u hapej një treg i ri për zanatin e tyre, dhe interesxhinjve, që triumfin më nuk e matnin me djersën dhe mundin për lirinë, por me markat e eurot që mund t’ia merrnin këtij vendi.
Për ëndërrimtarët naivë vendi ynë është zvogëluar sa një bulevard. Në një “Bulevard të ëndrrave të thyera”, për të cilin dikur këndonin djemtë e bendit Green Day.
Sot, 13 vjet pas çlirimit nga Serbia, asnjëri më nuk jemi si ishim. Të gjithë sot jemi më të këqij, më vetjakë, me të mrrolur e më interesxhinj dhe asnjëri më nuk shohim përtej gishtave të këmbës sonë. Kush më shumë e kush më pak, jemi bërë të gjithë pjesë e një të keqeje – një ëndrre të thyer, të lënë përgjysmë për disa copa hekurash e monedhash. Dhe, të gjithë e kemi fajin. Copën tonë të këtij faji, të paktën. Rren kush thotë që faji është gjithmonë individual.
I pavarur nga Serbia, vendi ynë sot është i okupuar nga humbja e shpresës, nga zhdukja e ëndrrave, nga optimizmi që u mbyt ditë pas dite, e vit pas viti nga korrupsioni, nepotizmi, keqqeverisja e mosqeverisja, e shumë gjëra të tjera. Nga stagnimi, nga kënaqja e të mësuarit duke jetuar në skamje e nën pushtim. Më gjeni një të vetëm banor të këtij trolli që sot ka nevojë t’ia rikujtojmë statistikat negative të vendit tonë? Vendi ynë sot është i lodhur e mosbesues te ajo fraza “ka me u bë mirë”, që mund të sfidohet fare lehtë nga një pyetje e thjeshtë: “Nëse këta 13 vjet nuk është bërë mirë, pse mund të shpresojmë hala se kjo të do ndodhë”?
A jemi ne si vend, si shtet, si qytetarë, një shans i humbur?
Në qershorin e vitit 1999 na u dha shansi i parë. Më 17 shkurt na u dha shansi i dytë. Nuk jemi të humbur plotësisht. Ky shtet ende ka shans që të bëhet. 13 vitet e huqura nuk kthehen, e në jetë njeriu humb vetëm kohën. Ne nuk mund të presim edhe trembëdhjetë vjet… Sa kohë kemi për të humbur akoma?
Suksesin s’e kemi të garantuar.
Gëzuar lirinë – ajo është e pakthyeshme. A jemi të lirë sot ashtu si ëndërruam?
– Autori është kryeredaktor i gazetës “Zëri”.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura