AUREL DASARETI: KONFRONTIM OSE DIALOG?

USA, 4 maj 2017: Terroristët e VMRO-DPMNE të katrahurës FYROM, me urdhër të Kryekriminelit Nikola Gruevski, dhunuan Kuvendin duke masakruar deputetë dhe gazetarë shqiptarë. Këta nazistë, që me vite kërcënojnë jetën e shqiptarëve autokton me dëshirën përvëluese: “Digjni shqiptarët në kamerat e gazit”, vuajnë nga pabarazitë gjenetike, mendore dhe emocionale. Britmat barbare të tyre janë saktësisht identike dhe të huazuara nga idhulli i tyre Adolf Hitler, nazistët e të cilit gjatë Luftës së Dytë Botërore dogjën miliona hebrenj të pafajshëm në Kamerat e Gazit në Auschwitz; krim i tmerrshëm i njohur në histori si Holocaust.
***
Armiqtë e etshëm për gjak shqiptari kanë harruar se shqiptaria akoma nuk ka vdekur dhe se në realitet urrejtjet e tyre patologjike ndaj nesh janë impotente. Ne do të riorganizohemi dhe do të mbijetojmë. Njeriu nuk mund të bëjë një omëletë pa thyer disa vezë.
***
Urrejtja patologjike, e pabazë, nuk udhëhiqet nga mendja e shëndoshë e logjikshme. Urrejtjet e tilla mund të jenë personale ose kolektive dhe janë shtysë për një sërë veprimesh joracionale dhe konflikteve, duke përfshirë dhunën, racizmin dhe terrorizmin. Urrejtja e pabazë është gjithashtu një element i rëndësishëm i propagandës, për shembull, kur forcat politike ekstremiste dhe terroriste ndërtojnë imazhe armiqsh dhe motivojnë për luftë. Gjuetari i nazistëve, hebreu Simon Wiesenthal (1908-2005) ka thënë se e kundërta e dashurisë nuk është urrejtja, por indiferenca.

***
Shtet multietnik ose shtet shumëkombësh është emri për vendet ku popullsia është e përbërë nga dy ose më shumë kombe ose grupe etnike me kultura dhe gjuhë të ndryshme. Shtet multietnik është e kundërta e shtetit-komb etnikisht homogjen si Shqipëria dhe Kosova, ku shqiptarët autokton përbëjnë 99% të popullsisë.
Shembuj të ish shteteve multietnike: Perandoria Austro-Hungareze, Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia. Kurse tani: Mbretëria e Bashkuar, Rusia, Turqia, Irani, Indonezia, India, Serbia, Greqia, FYROM etj. Pra, vende multi-etnike ku historikisht jetojnë kombe të ndryshme dhe numerikisht përafërsisht të njëjtë.
Në rastin e rrëmujës FYROM, shtet multi-etnik i përbërë nga 45% shqiptarë, ka pasoja të drejtpërdrejta politike. Kjo katrahurë domosdoshmërish të respekton ligjet ndërkombëtare dhe shqiptarët autokton të mos mbeten qytetarë të dorës së tretë por të barazohen100% në të gjitha aspektet me ardhacakët, duke mos pranuar asnjë miligram më pak se kjo, ose ndarja. Pasi ardhacakët janë gënjeshtarë të ndritshëm përpiqen të na paraqesin si minoritet, prandaj artificialisht e zvogëlojnë numrin e shqiptarëve në 25%, kurse shqipfolësit kryelakra indiferent brenda dhe jashtë murit të arbrit, nuk reagojnë aspak kundër kësaj gënjeshtre të pistë, përkundrazi, e pranojnë si të vërtetë. Në një shtet multi-etnik është edhe një barazi absolute mes statusit të gjuhëve rajonale, duke përfshirë komunikimin administrativ në nivel kombëtar, një simbol themelor për barazinë e plotë të të gjithë banorëve.
***
Ne të botës pellazge/ilire/shqiptare akoma nuk e kemi pastruar oborrin tonë nga plehrat tona dhe nuk e njohim as veten as armikun tonë. Për sa kohë që kjo vazhdon, ne nuk mund të fitojmë, pa marrë parasysh se çfarë lloji të teknologjisë së armëve vetëmbrojtëse që kemi. Ne kemi harruar kush ishim dikur dhe çfarë ishte ajo që krijoi qytetërimin tonë qysh nga kohërat e lashta kur armiqtë shekullor strehoheshin diku larg këtij civilizimi. Ne gjithashtu dështojmë për të njohur një armik, madje edhe kur ai haptazi, me shekuj e deklaron veten se është armiku jonë.
Nëse ti e njohësh armikun tënd dhe veten tënde, ti nuk do të vihesh në rrezik, madje edhe në njëqind beteja. Nëse ti vetëm e njohësh veten, por jo armikun tënd, ti mund të fitosh apo të humbasësh. Nëse ti nuk e njohësh as veten as armikun tënd, ti gjithmonë e vënë veten në rrezik.
***
Vetë-disiplina nënkupton aftësinë për të përqendruar dhe motivuar veten për të kryer qëllimet dhe veprimet nën drejtimin e të tjerëve ose vetvetes. Ne të gjithë e kemi fuqinë për të marrë vendimet tona. Ne mund të kontrollojmë jetën tonë në drejtimin që ne duam. Për ta bërë këtë, ne duhet të përqendrohemi dhe të paktën të kemi një motivim për të kryer veprimet që janë të nevojshme për të arritur atje ku dëshirojmë. Askush prej nesh nuk arrin çdo gjë që duam, por ne mund të vendosim që të kemi një përqasje (veprim) që na sjell objektiva më të afërta. Për të mbajtur një përqasje të tillë, ne duhet vazhdimisht të kujtojmë veten për atë se çfarë duam në të vërtetë, dhe sa të rëndësishme janë qëllimet (objektivat) për ne.
***
Nuk është populli dhe votuesit për të cilët janë duke punuar politikanët shqipfolës! Ata vetëm i përdorin për të ardhur në pozitë dhe për të fituar pushtetin. Këta kriminelë antikombëtarë janë shkaktarët kryesor të tragjedisë tonë. Me bashkëfajtorët: pseudo-intelektualë, pseudo-gazetarë dhe pseudo-gjeneralë, e shitën tokën, e shitën ujin, e shitën ajrin, e shitën qiellin, e shitën diellin.
***
“Njeriu i pistë e josh të afërmin e vet dhe e çon nëpër një rrugë të rrezikshme”- thoshte gjyshi im (oficer i lartë).
Ka disa njerëz që unë i admiroj më shumë se të tjerët, për shkak se ata janë të ditur, atdhetarë, kanë integritet të fortë dhe qëndrojnë për vlerat dhe pikëpamjet shoqërore që unë i mbështes.
Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected]

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura