AVDI IBRAHIMI: A ËSHTË ATDHEU EDHE I IMI?!

Prizren, 03. 06. 2014 – Sipas mitologjisë antike një episod i “trimërive” të Tezeut, hero, na tregon për hanxhiun Prokusti, i cili i detyronte të gjithë kalimtarët të shtriheshin në një shtrat të shkurtër apo të gjatë, e kundërta e gjatësisë së tyre, për t’i vrarë të gjithë. Të shkurtrit i tërhiqte dhe i shqyente, të gjatëve u priste këmbët. Tezeu i tha atij, Prokustit, që të shtrihej vetë e t’i tregonte si duhej shtrirë e ndërkohë e vrau. Sot shtrati i Prokustit është sinonim i detyrimit për të mos menduar ndryshe.
Unë shumë herë pyes vetën, ore a është atdheu edhe i imi?
Kjo më kujton një episodë nga mitologjia tek “Edipi mbret”, kur njëri prej tiranëve po dërdëlliste duke pretenduar se kishte në dorë fatin e secilit njeri që i sundonte ai në mbretërin e tij, një prej personazheve i kthehet i nervozuar: “Ore zotëri a është atdheu edhe i imi”. Mbase duhet t’i pyesim liderët e partive politike në mbarë hapësirat shqiptare: A është Atdheu i të gjithë shqiptarëve?
Kam përshtypjen time se mentaliteti i pushtetarëve për sa kohë ata drejtojnë e qëndrojnë në pushtet kanë iluzionin se kanë githçka në dorën e tyre, ata mendojnë se janë gjithkush, ata dinë gjithçka çfarë është mirë e çfarë është keq, kurse ne vetëm duhet t’i bindemi fajlës së tyre, t’i dëgjojmë gojëhapur dhe tu duartrokasim si të mjerë, se këta politikanët – pasanikë mbase ndjehen zotër të vendit e të gjithçkaje që gjallon këtu brenda trojeve shqiptare, duke qenë përfaqësues edhe të të varfërve!

Është mbase e natyrshme që askush nga shqiptarët në Kosovë nuk kanë pritur dhe as që u ka shkuar ndonjëherë në mendje se pas gjithë atij gjenocidi që ka ushtruar Serbia mbi ta, pas gjithë atyre masakrave të tmerrshme që kanë përjetuar anë e kënd Kosovës nga serbët, tu ipen aq shumë të drejta minoritetit seerb, që na vranë e prenë gjatë luftës! Sikurse nuk kemi prituar e asesi nuk na ka vajtur në mendje se një liderë politik të negocioj me pushtuesin lirinë e fituar me gjak, mund e sakrifica të panumërta. Mbase nuk kemi pritur të hamë me lugë të artë pas çlirimit të atdheut, por të paktën kemi pritur që familjet tona ti ushqejmë me djersën e ballit, e jo të bridhet rrugëve të trojeve shqiptare dhe të botës në kërkim të ekzistencës. Kjo politikë defanzive me këtë personazh politikë tejet komik me veprimet dhe idetë e veta, shkon drejtë vetëdemaskimit, duke trumbetuar se vepron për interesat kombëtare, me atë që vepron dëshmon se është një antipatriot, sepse është konformist ndaj të huajve dhe vetë serbëve, duke deklaruar publikisht se Kosova ka bërë shumë kompromise të dhimbshme. Politikanë të tillë servil që udhëheqin sot në Kosovë, të cilët për ta ruajtur kolltukun bënë kompromise të dhimbshme me serbët në dëmë të interesava kombëtare shqiptare, kam përshtypjen time se nuk na duhen më. Mirëpo këtij personazhi sikur nuk i mjafton vetëdemaskimi, por kërkon që ta demaskojnë edhe të tjerët. Me të dëgjuar kritikat e të tjerëve, ky politikan pakurrizor i deridjeshëm, mbase edhe ky i sotmi, bëhet edhe më qesharak me veprimet dhe reagimet e veta, për kinse një rilindje të re.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura