AVDI IBRAHIMI: PUNA DHE DIJA I DUHEN SHOQËRISË SHQIPTARE

(Prizren, 12. 11. 2012) – Sot më shumë se kurrë ndonjëherë më parë, na është bërë e mundur dalja nga qorrësokaku, përmes teknologjisë së përparuar, të përcjellim jetën më intensivisht rreth zhvillimit të saj, që të kemi një politik zhvillimore ekonomike sa më të pasur nga ana profesionale, njëkohësisht të jetë përkah vlera dhe domethënia e vetë, politika aktuale shqiptare duhet të ketë materie të freskët jetësore mbarë shqiptare, që nxisin impulse reale mbi zhvillimet ekonomike dhe politike botërore.
Jeta sot i sjell mjaftë materie të këtillë politikës shqiptare. Një pjesë e shqiptarëve të robruar deri dje, disa të cilët ende ndodhën në robërin e fqinjëve pushtues, të cilët i bënte robëria analfabet, dhe disa të tillë nga skamja merrnin rrugën e mërgimit e disa nga këta shqiptar fatkeq përfundonin edhe në trafikant drogash e prostitucioni, disa nga këta shqiptar vërtet fatëkeq binin nën ndikimin e ekstremistëve fetarë islamik, sot mbarë shqiptarët duhen të heqin dorë nga të gjitha dukuritë negative dhe të përqafojnë metodat më pozitiviste të dijës shkencore dhe punës profesionale, të asaj pune të ndershme siç thoshte romantiku ynë i madh Naim Frashëri, që më aq vëndosmëri predikonte dhe përhapte kultin e dijes dhe punës si rrugdalje të vetme nga qorrësokaku dhe prapambeturia e shfrytëzonjësve të pamëshirshëm, për mbarë shqiptarët kudo ata ndodheshin.

Shqiptari të mos jetoj sot vetëm nga fjalët e mëdha se bëra unë këtë e atë, siç qirren për çdo ditë politikanët sundimtarë të sotëm në retorikat e fjalimeve të tyre, duke na dhënë fjalë boshe e demakogjike gjatë paraqitjes së tyre mediale, por si popull në tërësi, secili nga mundësia e aftësive që posedon, ti përvishemi punës me sinqeritetin ma të mundshëm profesional të japim kontributin tonë në të gjitha fushat e jetës, dhe në saje të fryteve të kësaj pune atdhedashëse të shikojmë dhe të ecim drejtë së ardhmës, për ndërtimin e një jete më të begatë për brezat që vijnë.
Shqiptari sot duhet të jetë i përgatitur krejtësisht ndryshe në të gjitha pikpamjet tradicionale morale politike kombëtare, që na sjell kualitete të reja në hap më kohën, që duke menduar për të mirën e vetë mendon edhe për të mirën e mbarë shoqërisë,e jo siç është kjo klasë sunduese politike në mbarë trojet shqiptare, që mendon vetëm për tu pasuruar për vetën dhe servilet e tyre.
Transformimi shoqëror në kohën që po jetojmë, lë të pësoj ndryshime të thella shpirtërore dhe jetësore, le tu sjell shqiptarëve vlera pozitive të barasvlerëshme dhe sociale, psiqike, morale, shoqërore në sasi të mjaftueshme.
Të jetosh në kohën e vlimeve të mëdha të padrejtësive shoqërore, ku një klan i vogël njerëzish të përbërë nga shtersa e politikanëve mafioz, servil e të korruptuar, që shumicën e shoqërisë shqiptare, nëpërmjet autoritarizmit duan ta fusin nën diktatin e tyre, kjo mbase është e padrejtë dhe e padurueshme, që në asnjë mënyrë këtë diktat totalitar nuk duhet kurrsesi ta kalojmë në heshtje, kur tashmë kemi alternativa politike të reja kombëtare të cilat veprojnë në mbarë trojet shqiptare. Nëpërmjet këtyre forcave politike kombëtare, të krijojmë një jetë më dinamike dhe plot pasione ndërtonjëse, që të shkojmë përpara, në mënyrë që të kompenzojmë vitet e tretura nga politikan mafioz, servil e të korruptuar. Në këtë rast kërkohet nga qytetari shqiptar të jetë aktiv dhe produktiv që të jetë në gjendje ta përcjell më ma shumë intenzitet punën e klasave politike sunduese, se sa ata kanë bërë punë të vlerëshme për shoqërinë shqiptare, në të kundërtën për mos punën e tyre të ndëshkohen me votën e qytetarit.
Nga e tërë kjo që thashë, më përshkon një ndjenjë se duhet të bashkohen dhe afrohen mes vete shtresat e varfëra dhe shtresat që u përfshin aktivisht në luftën çlirimtare, që luftuan për ngadhnjimin e demokracisë dhe lirisë në mbarë trojet shqiptare. Kjo mbase është porosia historike e gjithë atyre bijëve dhe bijave më të mirë të kombit që ranë në altarin e lirisë për një jetë më të mirë dhe më të dinjitetshme të shoqërisë shqiptare, se njerëzit e shfrytëzuar rëndom i bashkon përpjekja e përbashkët për ta dërguar në pension të përjetshëm klasën politike sunduese të korruptuar. Ashtu siç i bashkoi lufta çlirimtare kundër pushtuesve të huaj. Njihet historikisht, kur është treguar solidaritet i vërtetë i të varfërit me të varfërin, i të shtypurit më të shtypurin, i punëtorit me punëtorin, i veteranit me veteranin, i të pakënaqurit me të paknaqurin, (për shkak të padrejtësive politike që po u bëhet nga ana e klasës sunduese), i fshatarit me fshatarin, i qytetarit me qytetarin, e të tjerë, të gjithë bashkë krijojnë lumturin dhe ndryshimin pozitiv të shoqërisë shqiptare për një të ardhme më të mirë. Puna dhe dija i duhen shoqërisë shqiptare thoshte romantiku ynë Naim Frashër. Në këtë mënyrë realiteti funksionon njëmendësia dhe veprimi gërshetohen në arritjen e fitores mbi padrejtësinë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

TRIUMFI I KOMBIT

“TRIUMFI I KOMBIT”, KAPITULLI: ”DETYRA JONË, KONSOLIDIMI I PAVARËSISË DHE DEMOKRACISË QË PËRSHPEJTOJNË BASHKIMIN E KOMBIT (V.  2014)…