Prizren, 29.04.2016: Sipas pikëpamjeve të librave të shenjtë, ato na tregojnë se Djalli është një qenie e padukshme që sillet egërsisht dhe pamëshirshëm në planetin TOKË, njëkohësisht bënë vepra të liga? Por sipas studiusve të kohëve tona thonë se Djalli nuk ekziston, porse ai është vetëm pjellë e imagjinatës njerëzore.
Njerëzit me të drejtë pyesin nga erdhi kjo qenie kaq e ligë? Djalli nuk është emri që ju vu atij kur u krijua. Ky është një emër përshkrues, që do të thotë: – shpifës, mashtrues, kundërshtar i së mirës, armik i Perëndisë e njerëzimit.
Natyrisht se një kriminel përpiqet që në vendin e krimit të mos lërë asfarë gjurme. Por organet e rendit policor posa paraqiten në vendin e krimit ku është kryer një krim, ata kuptojnë se duhet të ekzistoj edhe një kriminel. Gjithnji sipas pikpamjeve të librave të shenjtë kanë identifikuar si kryekriminel Djallin që ka sjellë gjithë këtë botë të korruptuar.
– Pasojat e sundimit të tij përfshijnë hipokrizinë, gënjeshtrat, luftrat, torturat, shkatrrimet, si dhe krimet, lakminë e hajninë, që tash po e quajnë, “korrupsion”.
Ndaj dhe Përëndia e kishte flakur Djallin nga mbretëria qiellore në botën e errët të mbretërisë së Hadit, për ta vuajtur dënimin në Ferr.
Pra Djalli ishte mishërimi i së gabuarës, i së ligës, i së keqës, i asaj që më së shumti urrehet nga njerëzimi, e ai është mëkati e krimi. Në pëfytyrimin e njerëzve Ferri konsiderohet si vendqëndrim i të vdekurve që në tokë kishin bërë të liga, të këqia dhe krime.
Sipas mitologjisë: – Shpirtërat e të vdekurve i sillte në mbretërin e Hadit në ferr Hermësi, ky përcjellës i shpirtrave, i dërgonte atje në Ferr që të vuanin për krimet që kishin bërë në tokë.
***
Pa shihni këtë kalbjen politike si dhe hipokrizinë e disa prej politikanëve tanë në mbarë hapësirat shqiptare!
Ç’dreq hipokritë janë këta?
Sillen sikur të jenë sundimtarët tanë që duhet adhuruar si Perëndi?!
Ndërsa në realitet punët dhe veprat e tyre janë të ngjashme me ato të Djallit.
Në zemrën e tyre sikur ka zënë rrënjë ambicia egoiste që gjithçka nga pasuria e atdheut duan ta rrëmbejnë, ta zhvatin vetëm për vetën e tyre, për të afërmit, për familjet e tyre, për militantët e tyre partiak, që t’i kënaqin dëshirat e tyre për të jetuar në lukse të tepruar.
– Kështu ata po e sfidojnë të drejtën e popullit të varfër për të jetuar dinjitetshëm. Êshtë jetësore të punojë e bashkuar e gjithë shtresa popullore e të varfërve, e të paknaqurve, për t’ju kundërvu këtyre politikanëve mashtrues e të korruptuar në mbarë hapsirat shqiptare që ndodhën si në pozitë poashtu edhe në opozitë, për ta marrur me mjete politike e paqësore populli në dorë fatin e tij, që të marrë në dorë anën e drejtësisë.
– Deri kur të durohen mashtrimet e tyre, ata na paraqesin çdo ditë sikur Atdheu ynë po përparon e po lulëzon, e në anën tjetër populli po e shehë se gjithçka e vlershme kombëtare sikur po përmbyset nga antivlera dhe nga antikombëtarët, sikur po humbet në këtë proces ndryshimi demokratik.
Ku është tani Atdheu?
Ku mbetën doket dhe zakonet e mira mbi të cilën kishte ndërtuar jetën populli shqiptar? Sikur po humbasin!
Pse duhet të ndihen krenar të varfërit e të paknaqurit në atdheun e tyre, kur janë të detyruar të punojnë shumë e të fitojnë pakë në Ndërmarrjet e ndryshme të pronarëve privat, me vështirësi e jetojnë jetën, ndërsa tjetri që ka afërsi me pushtetarin jeton me salltanetet e tepruara?!
Ata, ato skamnorë dhe skamnore, ajo armatë e të papunëve, ajo armatë e pensionistëve, e njohin mirë trishtimin që fshihet në shpirtin e keq të pushtetarit të korruptuar, e të djallosur, të gjithë këta zonja e zotërinjë ndjehen si të papërshtatshëm në atdheun e tyre, e çfarë zonja e zotërinjë janë këta njerëz kur nuk gëzojnë jetë të dinjitetshme, kur shohin para syve lumturi të rreme, lumturi të shtirur, dhe shumica e këtyre njerëzve dëshirojnë të jetë e vërtetë ajo që thonë pushtetarët gënjeshtarë?
Nën dritën e këtyre të vërtetave, pyesin të vuajturit, pyesin skamnorët, pyesin të papunët, a’thua ky pushtetari shpirt-tiran e shpirt djallosur, – a do të vuaj, a do të shkoj në Ferr?
Unë mendoj, se problemi është që të kuptojmë dobinë e vërtetë të ndryshimit politik në të ardhmen.