AVDI IBRAHIMI: SHABAN BRAHA, EMËR QË NUK HARROHET

Prizren, 09. 12. 2013 – Me dhembje të madhe nga Prizreni historik i Lidhjes Shqiptare me datë 3 Dhjetor 2013, si rrufetë kur shkrepin nga malet e Alpeve Shqiptare, morëm lajmin e pikëllueshëm mbi ndërrimin e jetës për shkrimtarin historian, patriotin dhe veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare shqiptare, Shaban Jakup Braha.
Pas një sëmundje të shkurtër, në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë është ndarë nga jeta në moshën 85 vjeçare, Shaban Jakup Braha, i lindur në qytezën Bicaj të rrethit të Kukësit. Ai mori pjesë në LANÇ dhe nga kjo luftë çlirimtare familja e tij e përfshirë e tëra në këtë luftë me besim për çlirimin e plotë të kombit shqiptar, dha dy dëshmorë, vëllain Merimanin e motrën Lie. Bacë Shabani fare i ri njihej si arkivist dhe korrier në terrenet dhe çetat luftarake në linjën Sllovë-Kukës-Prizren, por më vonë ka jetuar dhe punuar në Tiranë, ku ka kryer fakultetin Juridik, e më tej fakultetin gjitharmësh në Akademinë Ushtarake. Sherbeu në Drejtorin e Përgjithshme të Arkivave Shtetërore dhe në Ministrin e Mbrendshme (në profil ushtaraku) duke ju përkushtuar Kosovës e tërësisë kombëtare.

 Bacë Shabani ishte mësues atdhedashës që mësoi qindra liridashës të Trojeve Shqiptare, i kishte mësuar dhe stërvitur ushtarakisht gjithë ata patriotë si ta duan dhe çlirojnë atdheun nga okupatorët jugosllavo-serb-malazez-maqedonas dhe helenizmi grek, e kështu ishte bërë udhërrëfyes dhe veprimtar i shqiptarizmit, idealist për lirinë dhe bashkimin e atdheut me shtetin amë Shqipërinë. Për këtë ideal ai u angazhua mes tjerash dhe u bë mbështetës, mësues dhe udhërrëfyes për Komitetin Kombëtar Shqiptar për Bashkimin e Trojeve, qysh nga viti 1991 e deri në përfundimin e luftës çlirimtare të UÇK-së, ku unë personalisht pata fatin të njihem dhe të bashkëveproj me këtë patriot e dietar të madhë të çështjës kombëtare.
Shokët e ilegalës që patën rastin të njihen dhe ti bashkërendojnë veprimet atdhetare në rrugën e lirisë dhe të bashkimit mbarëkombëtar shqiptar me bacë Shabanin e konsideronin si mësues, të ditur dhe veprimtar praktik të luftës çlirimtare i cili dha kontribut të çmushëm kombëtar. Njëkohësisht pati fatin ta shohë Kosovën, Trojet Shqiptare në Maqedoni, si dhe ato të Preshevës-Medvegjës-Bujanocit, paksa të lira, ai nuk kënaqej me këtë liri, sepse donte që shqiptarët të jetonin në një shtet të përbashkët me Shqipërinë. Por ja që vdekja papritmas e mori pa e realizuar këtë dëshirë.
Me këtë rast anëtarëve të familjes së gjërë dhe të ngusht BRAHA i shprehë ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të prindit, vëllaut, veteranit të luftrava çlirimtare, shokut e mikut të idealeve atdhetare dhe letërsisë historike shqiptare.
I qoftë i lehtë dheu i tokës shqiptare.
Lavdi jetës dhe veprës atdhetare të bacës Shaban!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura