AVNI UKSHINI: ANËTARËSIA E LËVIZJES VETËVENDOSJE NË DISA FSHATRA TË KOMUNËS SË GJAKOVËS TËRHIQEN NGA AKTIVITETET E LËVIZJES VETËVENDOSJE!

Gjakovë, 04. 05. 2015 – Në takimet me anëtarësinë e Lëvizjes Vetëvendosje -Regjioni i Komunës së Gjakovës, ana e Rekës së Lumit të Qetë (ish-Rekës së Keqe) si dhe Junik, pas diskutimeve mbi situatën alarmante e cila mbizotëron në Organizatë, dëshirojmë të njoftojmë opinionin e gjerë se për shkak të veprimeve të paramenduara diferencuese dhe linçuese nga ana e Kryesisë jolegjitime të LVV, kundrejt anëtarëve dhe strukturave të saj, morëm vendimin për heqjen dorë të menjëhershme nga aktivitetet brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
Rasti i mbylljes së zyrës në Junik pa asnjë motiv, përjashtimi i grupit të punës si dhe vala e përjashtimeve të antarësisë me motive politike, pa asnje spjegim, na bie në përfundim se ne me vlerat tona tradicinale dhe kontributet rreth arritjes së lirisë së Kosovës nuk përputhemi askund me qëllimet e Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo Lëvizje e kapur plotësisht nga disa individë, tash e tutje ka për qëllim jetën në një kaos institucional si dhe shkatërrimin e shtetit të Kosovës. Ne si popullatë e kësaj ane asesi nuk pajtohemi me qëllimet me të reja të kësaj Lëvizje. Kjo organizatë keshtu siç ajo vepron, nuk na meriton dhe nuk duam të jemi më pjesë e saj. Kjo organizatë me veprimet e saja është bërë destruktive dhe shumë e rrezikshme për vlerat e një shoqërie demokratike. Ne mbetemi si popullatë me vlerat tona tradicionale dhe ndjekim qëllimet e shoqërive perëndimore. Metodat staliniste të udheheqjeve shtetërore nuk janë asesi pjesë e vlerave tona. Për angazhimet tona si grupim politik do të ju njoftojmë në ditët në vijim, dhe falenderojmë të gjthë ata që na përkrahin këto ditë me mendimet e tyre rreth të ardhmes sonë organizative.

Koordinatori – Avni Ukshini:
I zgjedhur tri herë me vota të lira si kryetar dhe përfaqësues i LVV për 26 fshatra të Rekës së Lumit të Qetë (ish-Rekës së Keqe) të komunës së Gjakovës: Morinë, Popoc, Ponoshec, Brovinë, Mulliq, Batushë, Nivokaz, Berja, Stubëll, Smolic, Shizshma, Babaj Bokës, Necë, Duzhnje, Devë, Prush, Guskë, Koronicë, Oroze, Meje, Madanaj, Ramoc, Sheremetaj, Pacaj, Rracaj, Dobrosh
.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura