SHERADIN BERISHA: KUSH VENDOS PËR FINALIZIMIN E NEGOCIATAVE KOSOVË – SERBI, PRISHTINA, BEOGRADI APO BRUKSELI…?!

Pashtriku.org, 10 tetor 2018: Dihet mirëfilli se çdo zhvillim në fushën e ekonomisë planifikohet! Ngjashëm edhe në politikë, të gjitha krizat e mëdha politike planifikohen. Presidenti amerikan, Franklin D.Roosvelt (1882 – 1945), lidhur me krizat politike ka thënë: “Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht! Në qoftëse diçka ndodh duhet të jeni të sigurt se ajo është planifikuar në atë mënyrë”! Në këtë kuptim edhe shkrimtari hebre austriak Stefan Zweig (1881 – 1942) në një studim të tij ka theksuar: “Në jetën e vërtetë, reale, në fushën e veprimit të forcave politike rëndësi vendimtare nuk kanë, mendjet e ndritura e as bartësit e ideve të kulluara, por një racë shumë më e ulët e shumë më e shkathët – që janë njerëzit e prapaskenave. Kjo duhet theksuar patjetër për t’u ruajtur nga të gjitha llojet e naivitetit politik.”
***
Në filozofinë politike për shkaktimin e krizave politike ekzistojnë dy parime bazë:
1. ‘rregull nga shkaktimi i krizave’, dhe
2. ‘fitore përmes konfliktit’.
Këto parime padyshim harmonizohen nga doktrina trinomëshe e filozofit gjerman Georg Fridrih Vilhelm Hegel (1770 – 1831):
1. Teza (problemi)
2. Antiteza (reagimi) dhe
3. Sinteza (zgjidhja)
***
Pra, rrjedhimisht për të ndryshuar një gjendje politike, kërkohet shkaktimi i një krize politike, e cila eskalon dhe zhvillohet nga faktorët politik! Kush janë ata faktorë politikë?! Saktësisht janë të gjithë ata politikanë të ‘pushtetshëm’, të cilët kontrollohen dhe dirigjohen nga ‘njerëzit e prapaskenave’, ashtu siç ka thënë Stefan Zweig. Dhe kjo lojë teatrale politike gjithmonë zhvillohet (procesohet) sipas trinomit hegelian! Konkretisht shpejgohet: dy kundërshtarët e konfliktuar: pozita (teza – problemi) dhe opozita (antiteza – reagimi) në fund bashkohen në një kompromis (sinteza -zgjidhja).
Kjo dialektikë trinomëshe hegeliane, është përdorur gjatë shek.XX dhe vazhdon të praktikohet edhe gjatë këtij shekulli (XXI) nga njerëzit e fuqishëm të prapaskenave, për realizimin e agjendave të tyre, politike, strategjike, ekonomike, financiare etj!
* * *
Duke pasur parasysh këtë filozofi të shkaktimit dhe menaxhimit të krizave…, me lehtësi mund të zbardhen edhe krizat e shkaktuara politike në Kosovë.
***
Në gusht 2011, vetëm disa ditë pas intervenimit në veri të Kosovës, (më 25 korrik) nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës – ROSU, kam bërë një analizë studimore: “Si funksionon Serbia në Kosovë?! – STRUKTURAT PARALELE SERBE DHE FUQIZIMI I TYRE NGA UNMIK’u, KFOR’i, EULEX’i DHE QEVERIA E KOSOVËS (1999 -2011)”.
Duke u bazuar në politikbërjen e liderëve partiak dhe të institucioneve shtetërore të Kosovës, që sipas Stefan Zweig’ut janë “llojet e naivitetit politik”, të gjitha krizat e pasluftës në Kosovë, e me theks të veçantë kriza e krijuar pas 25 korrikut 2011 në veri të Kosovës (e cila hapi kapitullin e negociatave politike Kosovë – Serbi…) janë të mirëorganizuar dhe të menaxhuar nga faktorë të huaj politik, ekonomik, financiar, shërbime sekrete etj. të cilat në mënyrë të sinkronizuar synojnë hap pas hapi korigjimin gjeopolitik të kësaj pjese të Ballkanit dhe marrjen nën kontroll dhe shfrytëzim të pasurive miliardëshe nëtokësore etj., të Kosovës e më gjerë!
(Shikoni në fund hartat e një pjese të pasurisë nëntoksore të Kosovës)
Për negociatat politike Kosovë – Serbi që po mbahen në Bruksel, mediatikisht është krijuar përceptimi sikur Aleksandër Vuçiqi dhe Hashim Thaçi janë politikanët kryesor vendimmarrës në tavolinë!
A është vërtetë kështu?
Jo nuk është e vërtetë, për faktin sepse këto negociata kanë nisur dhe do të përfundojnë si agjendë ndërkombëtare, sipas trinomit hegelian:
– teza apo problemi,
– antiteza apo reagimi dhe
– sinteza apo zgjidhja.
Në këtë rast:
1. teza apo problemi është veriu i Kosovës – Zajednica…,
2. antiteza apo reagimi është Serbia, dhe
3. sinteza apo zgjidhja është Brukseli etj.!
***
Grindjet dhe polarizimet e lidershipit partiak e institucional të Kosovës, pozitë – opozitë, spektakli mediatik i Hashimit në liqenin e Ujmanit, pastaj akuzat e ndërsjella midis Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt etj., lidhur me korigjimin e kufirit, mbrojtjen e kufirit…, nuk janë asgjë tjetër veçse aktrime teatrale për manipulimin e opinionit publik, të cilat nuk çojnë peshë në finalizimin e agjendës së Brukselit dhe jo vetëm!
Kush nuk e kupton këtë fakt, vazhdon të ngushëllohet naivshëm “nga të gjitha llojet e naivitetit politik”, siç ka thënë hebreu i shquar Stefan Zweig!!!
____________________
Në vazhdim lexoni studimin:
Si funksionon Serbia në Kosovë?!
STRUKTURAT PARALELE SERBE DHE FUQIZIMI I TYRE NGA UNMIK’u, KFOR’i, EULEX’i DHE QEVERIA E KOSOVËS (1999 -2011) Shkruan: Sheradin Berisha – Gusht 2011
http://pashtriku.beepworld.de/veriu_i_kosoves.htm

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura