AXHENDA GREKE E “RILINDJES”, NJË FANTAZI APO NJË REALITET

AXHENDA GREKE E “RILINDJES”, NJË FANTAZI APO NJË REALITET

Nga Besnik Imeri, Vlorë më 22 prill 2022

Me të drejtë lexuesit, sapo shikon titullin e këtij shkrimi, mund t’i lindë dyshimi: Eshte e vërtëtë kjo, apo nje kritikë dashakeqe, e stisur, apo largqoftë edhe një përsiatje e çartur nga vapa e gushtit e autorit?!! Këtë po ja lemë lexuesit që ta zgjidhë. Ne po vazhdojmë rrugëtimin e mendimeve tona.

Sa për vapën e gushtit, nuk e zgjodha unë, fajin për atë e ka Shën Maria, e jëma e Jezusit, që i mbledh njerzit në piskun e vapës. Por pa gjynah nuk është edhe prifti i Manastirit të Zvërnecit, që gjen kohën të bëjë politikë alla Janullatosiane në këtë ditë të shenjtë. Që t’i biem shkurt sebepi i këtij shkrimi u bë një lajm në Top-Chanel (më falni që po e shkruaj në gjuhë të huaj, por ky TV të gjithë emrat e programeve dhe emisioneve i ka në gjuhë të huaj, sikur nuk është TV kombëtar shqiptar), ku prifti i këtij manastiri i kërkonte kryebashkiakut të Vlorës, i cili ishte i pranishëm në këtë festë fetare, që të jepte lejen e ndërtimit të një katedrale në qytetin e Vlorës. Deri këtu nuk ka ndonjë gjë të keqe. Po ku qëndron e keqja, do të pyesni me padurim ju? Në tjetër vend “fle lepuri”.

Po e fillojmë nga kreu. Ma do mendja, se nuk do të më kundërshtoni, kur unë të pohoj se Kisha Ortodokse Shqiptare është zaptuar, në daçi ju, pushtuar nga Kisha Greke që në vitin 1992. Dhe se Anastasios Janullatos, ky Shën Kozma i kohëve moderne, para se të jetë një shërbyes i fjalës së zotit, është një agjent me mision politik në Shqipëri, një zbatues i paepur, këmbëngulës dhe pasionant deri në ekstazë i Platformës antishqiptare të Vorio-Epirit. Por nëqoftëse Vorio-Epiri, pra Jugu i Shqipërisë, si territor ende nuk është pushtuar nga grekët; shpirtërisht, nëpërmjet besimit fetar, ortodoksët shqiptarë janë të pushtuar nga Kisha Greke. Dhe, siç duket, ata e ndiejnë veten mirë nën këtë pushtim. Por jo vetëm ata. Por edhe politika shqiptare që është puthadore e këtij uzurpatori me emrin Anastasios, e ndien veten mirë nën këtë pushtim. Jo do të thoni ju, nuk është e vërtetë! Dakort. Por vetëm i shikoni në çdo pashkë dhe në çdo krishtlindje dhe do të më jepni të drejtë.

Por Anastasios nuk ka ndenjur duarkryq këto 27 vjet. Ai si një misionar politik i Vorio-Epirit ka punuar mbi ‘dhe’ dhe nën ‘dhe’. Dale, dale, do të thotë ndonjë. Mos e ngatërro kryepiskopin tonë në ato thekra. Ai nuk merret me politikë. Nuk jam kundër. Por mos u tregoni kaq dritëshkurtër. A keni parë në televizione se sa herë që vjen ndonjë ministër i jashtëm grek, kryeministër, apo president grek, takon Anastasios-in tonë?!!! Ma do mendja që nuk do të më thoni, se ata nuk janë persona politikë dhe vijnë këtu për pushime. Po me Anastasin tonë çfarë pune kanë? Pasi ky është krypeshkopi i Kishës “Autoqefale” Shqiptare. Ata nuk janë priftërinj dhe dhespotlerë dhe medemek e kanë koleg, apo partner, dhe u duhet ta takojnë. Ata janë politikanë dhe ky është një klerik. Çfarë i lidh atëhere?!! Politikaaa. Vorio-Epiriii. Por ky është edhe shqiptar  tani!! Është edhe grek edhe shqiptar. Edhe i zi, edhe i bardhë. Edhe djall, edhe ëngjëll. Pra të dashur miq është në një rol të dyfishtë dhe vepron sipas nevojës; nën ‘dhe’ si grek dhe mbi ‘dhe’ si shqiptar.

Prandaj ju thashë, që ai nuk ka ndenjur duarkryq por ka punuar. Ai ka vendosur piketat e Vorio-Epirit. Pra, ka përgatitur pushtimin ushtarak nëpërmjet një prag pushtimi, ose pushtimi shpirtëror. Tani besoj se ju e dini dhe nuk është nevoja që t’ua tregoj unë, që e gjithë Greqia është e krishterë. Madje edhe në flamur, shenjën e kryqit kanë. Por një Vorio-Epir me shumicë myslymane sikur na e prish terezinë. Jo vetëm, por nuk na zë gjumi mor aman. Na ka hequr oreksin. Si t’ia bëjmë që të duket ndryshe edhe për sytë  e botës. Vendosim ca kryqe të mëdha. Po kush janë kryqet e mëdha do të pyesni ju me habi? Po katedralet mor të bekuarit e Perëndisë. Jo moree!!! Po more.

Katedralet e ngritura në Korçë, Berat, Fier, Tiranë, dhe kjo e fundit që duan të ngrenë në Vlorë, janë gurët e sinorit të Vorio-Epirit. I kini parë se ku janë ngritur? Hapini sytë. Në Korçë, Tiranë, Berat, Fier, në mes të shesheve dhe në qëndër të qyteteve. Përse duheshin ngritur këto objekte kulti ortodokse gjigande dhe të përmasave të mëdha. Ndërkohë, që historia kishtare ortodokse në Shqipërinë e Jugut njeh si praktikë ndërtimin e kishave (të vogla dhe të mëdha) dhe jo të katedraleve. Katedralet, po të kishin qenë të nevojshme, do të ishin ngritur, ashtu siç janë ngritur në vëndet perëndimore, por edhe atje në qytetet e mëdha, që sot janë me popullsi milionëshe. Ndërsa qytetet ku janë ngritur këto katedrale, me përjashtim të Tiranës, nuk e kalojnë 100 apo 150.000 banorë. Pra nuk janë të nevojshme. Por pas Janullatosit, në këto ndërtime gjigande, qëndron Kisha Greke dhe vetë shteti grek. Ato janë ngritur të mëdha për “sytë e botës”. Për t’u dukur. Për “sytë e botës”. Të botës politike perëndimore. Por edhe për turistët që vijnë, ta marrin vesh që në këto qytete dhe këto territore kanë të bëjnë me një popull ortodoks të besimit lindor (alias grek). Dukja pra. Por Sokrati, Platoni dhe Aristoteli, këtë grekë të lashtë të gjithëditur, na mësojnë se dukja nuk është e vërteta, por është gënjeshtra. Ajo është një imazh i rremë.

Prandaj edhe priftin e manastirit të Zvërnecit nuk e kishte zënë gjumi, që t’ju jepte shqiptarëve një sihariq të tillë. Ai po i kërkonte publikisht kryebashkiakut të Vlorës ngritjen e katedrales. Jo se kryebashkiaku nuk do që ta jap lejen. Por që  “t’i dalë turpi” këtij, këtë ja kërkon prifti, dhe që ta marrin vesh këta shqiptarët dhe vlonjatët, që unë (kryebashkiaku) këtë nuk po e bëj nga vetja. Por, se po ma kërkojnë këta të kishës. Kur i pashë aty të dy bashkë, priftin dhe kryebashkiakun e Vlorës; ky i fundit mu duk si prift i Janullatosit, vetëm kamillafi i mungonte. Ku për hir të së vërtetës, kamillafi do t’i shkonte shumë, sidomos me pamjen e fytyrës. Nejse shaka është, mos e mirrni për të vërtetë. A jeni dakort me mua tani, që prifti i manastirit të Zvërnecit është një agjent politik i Janullatosit. Ja e shtjellojmë. Ç’punë ka prifti i një manastiri dhe për më tepër i një grade të ulët kishtare,  ku nuk ka mandat kishtar në asnjë pjesë territori të Vlorës (me përjashtim të manastirit); madje as në fshatin Zvërnec, të cilin e mbulon në juridiksion prifti i Nartës; të bëjë një propozim të tillë?!!! Po ka, se ai është i dërguri fuqiplotë dhe i besuari i Janullatosit në këtë manastir, megjithëse juridiksioni i territorit të tij si prift ndodhet në rrethin e Durrësit!!!

Tani t’i lemë të qetë priftërinjtë në punën e tyre dhe kthehemi tek politika dhe politikanët tanë, duke u munduar që t’i japim njëfarë përgjigje pyetjes që shtruam më lart. A keni vënë re se, dy vjet pasi erdhën në pushtet, më 2015, në Jugun e Shqipërisë, Shkumbin e poshtë; pas një reforme territoriale me minibashki greke, të “ringjallurit” tanë ndërruan disa kryetarë bashkish. Shumë mirë. Po nuk ju ra diçka në sy, që të larguarit, nga pikëpamja e origjinës së besimit ishin myslymanë; ndërsë të këmbyerit, zëvendësuesit, ishin të krishterë, madje ortodoksë. Mos harroni dhe më falni që jua kujtoj, se jemi në territorin e Vorio-Epirit. Pra në Vorio-Epir drejtuesit e pushtetit vendor duhet të jenë me dosmosdo ortodoks, që të kemi gojë dhe të gërthasim në institucionet europiane: Ja shikoni populli është ortodoks (grek) dhe të parët e tij i ka zgjedhur ortodoks (grek).  Iku Baftjar Zeqo i Fierit dhe u zëvëndësua me një ortodoks, madje nga një fshat, banorët e  të cilit e mbajnë veten për grekë. Iku Nasufi i Beratit dhe u zëvëndësua nga një ortodoks. Iku ai i Përmetit dhe u zëvendësua përsëri nga një ortodoks. Iku Flamuri i Gjirokastrës, po në mes u fut “Lesh e Lija” dhe nuk kuptuam si vajti puna. Ndërsa Korça ka harruar se ka myslymanë në rrethin e saj, ose nuk i ka në refene fare. Madje ajo është në ballë në këtë drejtim, por edhe në atë të ndërtimit të Katedrales dhe hapjes së shkollës greke. Iku Shpëtimi i Vlorës, që më 2011 “shpëtoi” Vlorën, dhe u zëvëndësua me një të shkollepsur në Greqi, dhe të punësuar në spitalin grek të Tiranës, Hygea. Kuptohet pra që është “dora jonë”.

Mund të pyesë ndonjë. Po mirë, pse Vlora mbeti e fundit pa katedrale? Mos nuk ishte e zonja, apo nuk e kishte për zemër Anastasios. Asnjera nuk qëndron. E para ka qënë frika nga opinioni atdhedashës në Vlorë dhe Labëri, i cili ka ndierë në vitin 1914 masakrat e andartëve grekë në Kurvelesh dhe ato në Kallarat. E dyta, dashje padashje, si për çudi pengesë ka qënë ish kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika. Prandaj edhe u këmbye, se nuk u vinte pas midesë grekërve, por edhe Anastasit. Madje as misionarëve të tyre në rradhët e të ringjallurve. Tani tregojnë, dhe kjo me sa di është e pasqyruar në një TV rajonal, se para do kohësh një ambasadore greke, i vajti në bashki këtij që zëvendësoi Shpëtimin, dhe të dy bashkë u shkrinë në muhabet greqisht. Ambasadorja u shkri nga kënaqësia dhe i shkonte goja vesh më vesh. Nuk ishte shaka. Për herë të parë Bashkia e Vlorës po fliste greqisht.

Që të ngasim muhabetin këto këmbime nga i pari i të ringjallurve u justifikuan para popullit me faktin, se këta “derdimenë” kishin nga tri mandate dhe ishin “matufjepsur”. Por Vangjush ortodoksi i Durrësit po bëhej gati edhe për të pestin dhe nuk kish ndonjë pengesë. U bë bela ajo dosja 339 dhe çengeli nga Amerika, se  për kryetarin ai tani do të ishte kryebashkiak.

Tani vijmë tek thelbi i bisedës sonë. A ka vërtet nevojë Vlora për një katedrale? Po ti kthehemi historisë së objekteve të kultit në qytetin e Vlorës në fillim të shekullit të XX, atëhere do të dallojmë gjashtë xhami dhe dy kisha. Sot kemi dy xhami, nga të cilat vetëm njera është funksionale, pasi tjetra, ish xhamia e kuqe, e sakatuar nga vitit 1967, ku ju shkatërrua minarja, është sa për numër me një minare prej betoni; dhe një kishë, atë të Shën Theodhorit.

Xhamitë:

-Një xhami, siç tregojnë edhe fotot e kohës, ka qënë në qëndër të sheshit të Flamurit, aty ku ndodhet  ish Dega e Bankës Kombëtare. Kjo xhami u shërbente shtëpisë së Vlorajve. Por ajo u prish në kohën e rregjimit të Zogut për t’i hapur rrugë ndërtimit të Bankës Italiane. Ashtu si u prishën edhe sarajet e Vlorajve.

-Një xhami tjetër, shumë e bukur, ngjasonte me atë të Ethem beut në Tiranë, ndodhej tek sheshi përballë godinës së bashkisë sot. Por fatkeqësisht ajo u shkatërrua, dhe akoma më fatkeqësisht, para vitit 1967. Nëqoftëse ajo do të ekzistonte sot, sheshi do të kishte një pamje të bukur dhe mjaft tërheqëse për turistët. Por si ndodhi, do të pyesë ndonjë kureshtar? Kjo ka ndodhur në vitet 1961-1962. Atëhere Vlora kishte një sekretar të parë të komitetit të partisë së rrethit, një ortodoks. Kuptohet, që nuk është rastësi prishja e xhamisë, pasi kësaj xhamie të bukur (madje pa u ndaluar besimi fetar) ja zuri vendin një godinë banimi, që është edhe sot. Kush është kureshtar mund të shikojë se sa e bukur është kjo godinë banimi sot dhe do të kuptojë arësyen e vërtetë të prishjes së kësaj xhamie.

-Sot në funksion si objekt kulti është xhamia e Muradies që vlonjatët, por edhe gjithë shqiptarët, me atë identifikojnë edhe vendin ku ndodhet ajo, me toponimin “Xhamija”. Këtë xhami 500 vjeçare, siç tregojnë, e ka ndërtuar Sulejmani i Madhnueshëm rreth vitit 1530, apo 1560. Por të dhënat tregojnë, se kjo xhami është rindërtuar mbi një kishë paleokristiane; dhe vetë kisha mbi një tempull të lashtë, me shumë mundësi i Artemisës, pasi aty pranë në vitin 1916 nga ushtriua italiane është gjetur një shtatore mermeri e Artemisës.

Kishat:

-Njera kishë ka qënë ajo e Shën Vllasit. Një kishë e vogël , por shumë e bukur, sidomos nga brenda. Kjo ndodhej në qëndër të qytetit, pranë hotel “Sazanit”. Nuk kam dijeni për kohën e ngritjes së saj, por nuk duhet të ishte shumë e vjetër, pasi të krishterët në Vlorë (me sa kam dëgjuar nga të vjetrit e tyre), shumica e tyre, kryesisht kanë ardhur rreth viteve 1900. Pjesa kryesore nga Berati, të cilët kanë qënë edhe zanatçinj. Por edhe nga Myzeqeja. Madje Myzeqeja e Vlorës ka qënë çiflik i familjes Vlora. Por kohë më parë, në atë para Ali Pashë Tepelenës, edhe Berati ka qënë në zotërim të familjes Vlora, ku një nga pinjollët ka qënë Ibrahim Pashë Vlora, vjehërri i Ali Tepelenës, njëkohësisht edhe i dënuari i këtij të fundit. Kuptohet që duke qënë në një territor kaq të gjerë të zotërimit nga familja Vlora, ata, të krishterët, mund të lëviznin lirisht dhe mund të nguleshin në qytetin e Vlorës. Por në Vlorë kanë ardhur të krishterë edhe nga zona të tjera të Jugut të Shqipërisë, si ata të Poliçanit, etj. Për ta mbyllur, këta të krishterë kanë kontribute në jetën qytetare të Vlorës, sidomos në shekullin e XX. Madje ata i kanë dhënë një frymë qytetare dhe civilizuese qytetit të  Vlorës. Nga rradhët e tyre kanë dalë intelektualë të shquar. Kjo kishë, pra e Shën Vllasit, u prish në vitin 1967 dhe me prishjen e saj u hap një rrugë e gjërë që lidhte rrugën që vinte nga bashkia tek Muzeu me rrugën që vinte nga hyrja e qytetit nga veriu.

-Kisha tjetër është ajo e lagjes Varrosh, kisha e Shën Theodhorit, e cila është më e re se ajo e Shën Vllasit. Pas vitit 1967 ajo u kthye në një repart zjarrfikësish. Sot është në funksion. Por nga Kisha e Tiranës dhe Anastasios është lënë pas dore.

Pra sot në Vlorë kemi një kishë dhe një xhami në shërbim të besimtarëve të tyre; ku për hir të së vërtetës nga besimtarët e të dy palëve nuk ka patur ndonjë shqetësim për mungesë objektesh kulti. Kësaj po t’i shtojmë edhe faktin se Vlora banohet në shumicë nga myslymanët, ngritja e një katedraleje të madhe, mund të merrej nga pala tjetër si një provokim dhe nxitje për ngritjen e një xhamie të madhe si ajo e Tiranës; gjë që nuk do të ishte e dobishme për harmoninë fetare në qytet. E shumta mund të ngrihej një kishë e re e Shën Vllasit, pranë vendit ku ka qënë e para; si dhe një xhami e vogël në një pjesë tjetër të qytetit. Dhe ky muhabet duhej të mbyllej këtu. Ngritja e një katedraleje të madhe nga megalomanët grekë, uzupartorë të Kishës Autoqefale Shqiptare, do të konsiderohej një provokim grek në Vlorë. Prandaj, kryetari i bashkisë dhe kryeministri duhen të tregohen të kujdesshëm në këtë drejtim, pasi kumbullat e tharta greke kanë për t’u mpirë dhëmbët dhe nuk do të flasin dot qartë me qytetarët e Vlorës.

Por që të çeplendiseni dhe të mos thoni, se po ja fusim kot për punë axhendash, po u japim edhe një ëmbëlsirë në fund. Një foto të rrallë, ku i pari i të Ringjallurve merr bekimin dhe një dekoratë të lartë bash nga kryedhespoti i Greqisë. Dhe kjo ndodh në Shëndre të vitit 2015, bash pasi ai ka përfunduar Reformën Territoriale të Pushtetit Vendor, ku ka “Ringjallur” dy minibashki greke në Jug të Shqipërisë.

Foto dhe shkrimi EDI RAMA KALORËS I KISHËS GREKE  janë të Arben Llallës.

Më poshtë kemi shkëputur një pjesë nga ky shkrim.

“…Pra, në 12 Dhjetor 2015, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga disa ministra të besueshëm që i fyen ditë e natë, që nuk bëjnë zë, bëri një vizitë në Jeruzalem dhe gjatë kësaj vizitë ata u ndalën në Patriarkanën e Kishës Ortodokse Greke. Kryeministri Rama u betua si Kalorës i Kryqit të Madh, të Urdhërit të Kalorësve të Varrit të Shenjtë. Ky titull u jepet personaliteteve të Greqisë, pra me kombësi greke të besimit ortodoks, në raste të veçanta u jepet edhe personaliteteve me kombësi jo greke që kanë dhënë një kontribut të çmuar për ortodoksinë greke.

Çertifika e Urdhërit të Kishës Greke dhe Kryqi i Urdhërit të Kalorësve të Kishës Greke, marrë nga Edi Rama.

Në fjalime jemi mësuar që Ramën ta dëgjojmë tek i kapardiset Greqisë, por dhënia e këtij Urdhëri e vë atë në rresht në veprimtarinë politike dhe shoqërore, i cili i ka të thella rrënjët e “dashurisë” me fqinjët, përderisa vite më parë është financuar nga Fondacioni i Greqisë të Sokratis Kokkalis. Urdhëri i lartë i jepet vetëm personaliteteve ortodokse që kanë kontribuar për Kishën Greke. Tani mbetet për t’u zbuluar kontributi i vyer që ka dhënë Edi Rama për Kishën e Greqisë që të meritonte medaljen

Marrja e këtij Urdhëri të Ortodoksisë Greke në atë kohë nuk iu bë me dije publikut të gjerë, por u mbajt i fshehtë. Akush nuk e shpjegon përse gjithë kjo fshehtësi nga Edi Rama?…”.

Shënimet e mësipërme janë befasuese dhe nuk kanë nevojë për koment: Këmborët bien për ata që kanë veshë dhe dëgjojnë.

Vlorë më 20 gusht 2019.

P.S.

E dhëna e studiusit dhe publicistit A.Llalla për Sokratis Kokalis, që ka financuar Edi Ramën për ardhjen në pushtet, vjen më e plotë tani pas ‘pandemisë’ nga avokati Altin Goxhaj, i cili, këto vitet e fundit, është persekutuar deri në palcë nga pushteti sorrosjan në Shqipëri.

Altini, në bazë të kërkimeve që ka bërë, tregon se Sokratis Kokalis drejton një institut në Kanada, i cili ka për detyrë projektimin dhe zbatimin e platformave antishqiptare të “Megaliidhesë” dhe “Naçertanies”: për shfarrosjen e shqiptarëve, rrënimin ekonomik të Shqipërisë, destabilizimin politik të Shqipërisë dhe Kosovës, përçarjes së tyre politike, sjelljen në pushtet në Shqipëri dhe Kosovë të veglave të Xhorxh Sorrosit, shpopullimin e trojeve shqiptare me të gjitha format dhe mënyrat, rrënimin e identitetit shqiptar dhe shpërbërjen e racës shqiptare dhe kthimin e trojeve shqiptare me një popullsi multietnike nëpërmjet sjelljes së popullsive me ngjyrë nga Afrika dhe Azia (negër, egjyptianë, indianë, arabë, çifutë), rrënimin, shkatërrimin dhe zhdukjen e burimeve të jetesës së shqiptarëve, përfshirë edhe burimet e ujit, pyjet, lumenjtë, përrenjtë nëpërmjet ngritjes se H/C dhe formave të tjera.

Dhe, së fundmi, si qershia mbi tortë, Altini na tregon se ky institut antishqiptar në Kanada financohet nga Xhorxh Sorrosi. “Doni më për Behlul Gjeraqinën”?!

Besnik Imeri. Vlorë më 22 prill 2022.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura